Samstag, 20. April 2013

Lumo Kolleshi: SA ÇUDI,MOJ COPE E LETRES




 SA ÇUDI,MOJ COPE E LETRES!

Marr ne dore copen e letres,
Fletezen e bardhe si qumesht,
Mbjell aty nje pjese te zemres,
Gjithkush i qete t'i vere buzet.

Keshtu si une e merr ne dore
Fleten e bardhe dhe nje zyrtar,
E shkel pastaj si nje debore
Çizmja e vules ne sirtar.

Dikujt i mbjell veç turbullime
E nje rrebesh derdhet mbi lume,
Diku ne zgaver shkretetire
E ben sakaq oaz pa gjume.

Sa çudi,moj cope e letres,
Ti,moj bijez e blerimit!
Nje dore te beka pranvere,
Tjetra briskun e thellimit.
 
Nga libri "DERDHEN VETETIMAT"





MERITE E DASHURISE

Një fjalë ti, një tjetër unë,
Në dhomë heshtje pas kësaj.
Për hiçmosgjë duket u zumë,
Të dy kishim e s’kishim faj

Ti u bëre re e sertë
Në një qiell më tej se gri
Edhe unë u bëra vjeshtë,
Por jo dimër, kurrsesi.

Pas pak e trembur u fik drita
Kur na shikonte ashtu të zënë,
Vjedhur në terr çarçafin ngrita,
Asgjë pa prekur, asgjë pa thënë.

Dhe ishim pranë, oh, sa pranë,
Det edhe breg, valë dhe shkëmb;
Inatet si statujat ranë,
Paqja e shtrenjtë prapë u përkëmb.

U dashkan zënkat ndonjëhere,
Ku s’hyn gjykatsi, drejtësia.
Mëritë e krevatit ndoshta vlejnë,
Aq sa vlen në jetë dhe dashuria.

 
Nga libri "MARS"

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen