Donnerstag, 26. Mai 2011

Pilo Zyba: ZHANETA


ZHANETA

Perpara te kisha ne bange Zhanet,
Floket metafore derdhur permbi flete.

Pas tyre i teri isha i dashuruar,
I perkedhelja me sy, nuk mundja me duar...

U flisja, me flisnin, me levizje, trillime,
Zemren me merrnin, shpirtin n'enderrime...

Kur binin mbi gjoks, vera puthte boten,
Mbi to doja jetes te vendosja koken...

Dhe te enderroja mijra fluturime,
Neper qiellin tend, te lumturise time...

Lumi jetes rrodhi mbi fusha e mbi gure,
Por imazhin tend, s'e permbyti kurre...

Ne galeri te shpirtit ka mbetur gravure...

Kujtim Stojku: FYELLI



FYELLI

E dua melodinë e magjepsur të fyellit
Kur e dëgjoja duke i rënë ulur nën hije
Zëri i magjishëm ushtonte në mes pyllit
Dhe zanat e malit përrreth i mblidhte.

Kur valë valë përhapeshin k’to tinguj gazmor
Dhe era i përhapte lehtë lehtë
Ndalej drenusha dëgjonte tingujt melodioz
Tingujt e magjishëm ngjiteshin deri n’re.

Kur fyellatri pushonte i lutesha t’më tregonte
Se si i bie kaq bukur mor aman
Çjan’ këta tingij që gjakun t’ndezin,ëmbël t’dehin
Dhe ti kaq bukur i bie sa me lot e qan.

Po ja m’thoshte fyellatari,kjo melodi është mall e brengë
Këtu janë gurrat krojet, zalli, këtu buçasin rrufetë
Këtu i kemi të gjitha stinët, malet me dëborë vjeshtë e behar
Ky u këndon të gjitha luleve, lëndinave plot me bar.

Por po ta dëgjosh me kujdes ai s’këndon veç gçzime
Ai vërtetë shpirtin ta ndez me këngë dhe vajtime
Dhe këto vaje prej tij dalin si ujëvarë
Prandaj të dridhet shtati e shpirti t’gufon dallgë dallgë.

Montag, 23. Mai 2011

Diellza Bajrami: SHITBLERJE


SHITBLERJE

Mëngjesi pllakosi
në mjerimin shpirtëror,
ënderr platonike,shtegun e luftes
kapërceu,u venit si meteor.
Gumëzhima e jetës nis te thur
një polifoni te re,nga hiçi.
Ditë tregu...
Tezgat mbushur cilësi,dështime
sinqeritet,besnikeri pa vlerë,
dhembje dashurish...
Shpresë këmbëzbathur...
Vetëm në arkivin e trurit
mendja neutrale,imune ndaj abuzimit.
Ulërijnë këto qenie gjysmake
gjymtojnë karakterin,
me çmime sa një thua.
Në pritje të ndonjë grykesi
vrasin kohën pamëshirshëm.
Presin si çiliminj,
paranë rrënimtare në duar me çdo kusht,
fat i perbuzur ne ankand,
vapë financiare,përvëluese në gusht.

Xhelal Ademi: TRI POEZI


PËR TY DHE JETËN
 
E kotë më qe udha në këtë botë të zhveshur
Mbi sfond të vetvetes qesh shtrirë sikur hije
Shpejt u tret magjia, hapi Yt i ngjeshur
Ndër copëza kujtimesh kur shkoje dhe vije
 
Ndaj udhët e korbëta heqin zvarrë këtë terr
Mbi themele kotjesh një ndjejnë më rri varë
Përse daulle t’huaja përreth ndjellin ferr
E më fikin diellin që kurrë s’e kam parë
 
Ah jetë që kalërohesh dehur si fërshëllimë
Je ëndërr që këputesh ndër qiell të pa anë
Herë hapesh herë mbyllesh, mjegull e vetëtimë
Ndaj pak të lëvduan, shumkushi të shanë
 
 


Për ty dhe jetën
 

E kotë më qe udha në këtë botë të gjveshur
Mbi sfond të vetvetes qesh shtrirë sikur hije
Shpejt u tret magjija, hapi yt i ngjeshur
Ndër copëza kujtimesh kur shkoje dhe vije
 
Ndaj udhët e korbëta heqin zvarrë këtë terr
Mbi themele kotjesh një ndjejn më rri varë
Përse daulle t’huaja përreth ndjellin ferr
E më fikin diellin që kurrë se kam parë
 
Ah jetë që kalrohesh dehur si fërshllimë
Je ëndërr që kputesh ndër qiell të pa anë
Her hapesh herë mbyllesh,mjegull e vetëtimë
Ndaj pak të lëvduan ,shumkushi të shanë
 
poezi
 
 
 
 
Të përgjigjem 

Themelura që ndërtuam mes dy brigjesh ishte prishur
Hijezeza e pat tretur a vallë lumi e kish grishur
Që të dilja me të ecur, megjithmend e kisha kot
Vallë të fleja këtej bregut por a mund të rrija dot
 
Ndaj u nisa nëpër dallgë siq merr udhën lundra vetë
Kur kusari ka mbyllë sytë ka kërcyer n’tjetrën jetë
Kështu valët më kanë rrahur por si dola nuk e di
Seq mu shpif në mendje fare dora jote për çudi
 
Atbotë rroka nga së largu dorën tënde gjith shtërngim
Shpejt më shpuri përtej bregut tek ka gjëmën malli im...
 
poezi

Samstag, 21. Mai 2011

Pilo Zyba: NESE


NESE

Nese vargu mike spaska
Embelsine e buzes tende,
Me rrembim hidhe perjashta
Si nje rrobe te grisur menge…

Po nuk pati ngjyre e shije
Qe ka syri yt i bukur,
Ne mallengjim e kote te bie
Artist s’behesh me te lutur…

Nese vargu nuk kendohet
S’ka rrahje si zemra jote,
Vepra shpejt do te harrohet
Ne rrjedhen e kesaj bote…

Nese veten tuaj s’shihni
Neper kenget qe kam ngritur,
Rrugeve ato i grisni
Dhe me quani, te lajthitur…

Dhe me thoni pa pase dhimbje;
- Paska vdekur qe ne lindje…

Mittwoch, 18. Mai 2011

Vullnet Mato: KU I KEMI HERONJTË E SOTËM



KU I KEMI HERONJTË E SOTËM

Ku janë guximtarët e bëmave të mëdha heroike?
Ku i kemi heronjtë e sotëm të vetëflijimit fitimtar?
Flenë moteleve me dashnore e kurvicka histerike,
pinë “Viagra” dhe injektojnë “Heroinë” në damarë.

Mbushin faqet e shtypit dhe ekranet me ngjyra
disa prototipa të rëndomtë të llojit “Big Bradhër”,
që kacafyten tre muaj dhe bëjnë tualet në pasqyra,
për të fituar miliona duke puthur vajzat e radhës.

Palosin lojëra fjalësh në mikrofona opinionesh,
oratorët që shfaqen njëmijë herë në njëmijë ditë.
Mohojnë me nihilizëm bëmat pozitive të çdo kohe,
dhe pompojnë pareshtur të paaftët për “mrekullitë”.

Nderohet kush zotëron mirë mjeshtërinë e shpifjes,
kush zbraz për rivalët helm më të fortë se gjarpri.
Kamera spiune peshkon heronj video-përgjimesh
dhe hajduti milioner del nga lypsarët më i varfri.

Çmohet kush pa turp i rrëshqet moralit të elitës,
kush durimin njerëzve ua shkërmoq me daltë.
Ngrihet lart në qiellin ashiqare të mesditës,
kryevepra e atij që shkel ligjin, sa e bën baltë.

Quhet kryetrim ai që përdor lirinë si pronën e vet,
dhe nga milli i rebelimit të gjakut nxjerr shpatën;
sulmon të drejtën e të tjerëve egërsisht dhe godet,
duke plagosur rëndë kushtetutën dhe gjykatën.

Mendjehollët më të mprehtë po dalin gënjeshtarët,
që shpikin shfajësime duke pasur dështimin kalikiçi,
që fshehin si disa gra jastëkun te barku i barrës,
dhe në përfundim pjellin hiçin nga mitra e hiçit.

Ku janë guximtarët e bëmave të mëdha heroike?
Ku i kemi heronjtë e sotëm të vetëflijimit fitimtar?
Flenë moteleve me dashnore e kurvicka histerike,
pinë “Viagra” dhe injektojnë “Heroinë” në damarë.

Fran Tanushi: ILUZIONISTI

 

Djalli   puthisë
bindjen kryeneqe
bri definimit  dyshues

Në tryezë kur  ul
shenjeten dhe djaj
në kërkimin  e  moralit  shperfilles

 Shpirterave   të shtjerrur
 ju ngulitë bindjen
e ushqimit  shijehidhur
 duke  mbetur argat

i frymzimit boshatises
me mirësi iluzioni

Me   realizimin e   synimit
të profitit mbresëlënës
tkurr polet imagjinuese

Nën siglen e  proklamimit
të së  pa mundures  së  mundur
 çelsin maxhik e dredh

Iluzion -
iluzionisteve dhuratë

Sonntag, 15. Mai 2011

Kujtim Stojku: LAKURIQ


 
LAKURIQ

Zhvishi rrobat e tua dhe rri vetë lakuriq
Gati t’hidhesh në lumë për t’kaluar në anën tjetër
Rrobat do t’mbeten në këtë breg hiç mos u mërzit
E nesërmja përpara të prêt pa zhelen e vjetër.

E nesërmja do të shkëlqejë nga dielli flakërues
Krenar dhe plot dritë lind ai në agim
Sytë e tu si dielli janë zhibrues
Flakën përzhitëse mban në duar me guxim…

Samstag, 14. Mai 2011

Dhimiter Kokaveshi: NEÇO MUKOS


NEÇO MUKOS
 
Αnijes, detit dhe dallgëve…
Guxoje! Përplaseshe, jetës
Kuvertës së anijes ku dehjet,
I përkisnin… thellësisë.
 
Me kaltërsinë e valës, jeta!…
Të mashtronte dhe shtronte
Ç’do moment mbi Neçon,…
Një mendim.
 
Ledhatime jetës s’tu afruan
Dhe pse mes vargjesh
Zbraze nur… të bukurisë.
 
Dallga mes bregut endet
Përjetuar dhe pse përballë
Teje krenohej dhe shpaloste…
Energji.
 
Gjithë kaltërsinë
E shpirtrave gjykoje
Dhe reagoje mes trazirash
Qe ushqenin pa trishtim.
 
Gjendja, jeta dhe dallga
Daltave përballej
Gdhëndur skulpturës
Së natyrës reagonin…
Hidherim.
 
Ajo!…serish anijen
Po sulmonte
Dhe përgojonte e pa denjë
Mbi vëllim.
 
Uji!… Mbi ty?…
Guximit nuk deshtoi
Mes pikave tentoi
Reagimin dhëmbit
Tëndë, pa përtim.
 
Si paralajmerim!… E theu
Dhe jetës tënde reagonte
Mbi provokime qe të çonin
Kohëzgjatjen, në mërgim.
 
Ajo!…Nxitimit jetë…
Mbi dhëmbin të synonte
Vitet, u trëmbën, si vite
Në mbarim. Ajo!…
Pa maturi mes përkushtimit
Reagonte,… pa maturi.
 
Jetës!…
Një monument lavdie
I ngrite vargje, mbi to!…
Skalite bregun me ledhatime
Dhe melodive Himarjote
Qe hymnëzoje u dhuroje
"Vajzën e valëve" dhe grupin
Pentatonik, polifonik.
Mes tyre dhe Ti!… po vezulloje
Përjetësisë.
 
 
 
Poezi nga Dhimitër Kokaveshi

Neço (Nestor) Muko ishte daja i babait të poetit Dhimitër Kokaveshi. Mbi kujtimet qe babai i ka lënë mbi Neçon poetit, ishte dhe një pikë qe u përplas kuvertës së anijes në udhëtim dhe pika... i shkoi në dhëmbë duke ja thyer atë. Në bazë të këtij informacioni poeti i ngriti vargjet "Feniksit" Himarjot".
 
Për "Sofra poetike": Kujtim Stojku

Montag, 9. Mai 2011

Naim Gallopeni: SHTEGUN MOS MA MBYLL


SHTEGUN MOS MA MBYLL

(Ilir Konushevcit)

Na zuri shtegun
Orteku nga mali
Nuk më la të shikoj
Andej ku e kam vëllanë

Më ndau nga motra
Më ndau nga nëna
Kur do të rrezon ai diell
Të ma hap shtegun dimëror

Rrezo o dielli im rrëzo
Kalitmi eshtrat për liri

Një pranverë doemos do vjen
Me gjoksin tim shtegun do hap
Tani askush nuk mund
Shtigjet për liri ti mbyll.
1998

Poezi nga libri im''Buzë Liqenit''2010

Hajdin Morina: MAGJIA E DURRËSIT


MAGJIA E DURRËSIT

Qiell e det seç përqafohen
Me zjarr me kaltërsi
Lundroj nëpër ujëvara flokësh
Lundroj nëpër ujëvara sysh

Mes qiellit dhe detit jetoj
Nuk jam në tokën e vogël
Që nuk vërehet fare

Jam mbështjellë me kaltërsinë
Dhe me lirinë që ta fal qielli
Dhe ta merr toka

Mes qiellit dhe detit do ta lë
Fytyrën kujtimin për Nënën
Poezinë dhe gjithë bukurinë

Sonntag, 8. Mai 2011

Tahire Xani: SI XHAMI I THYER


SI XHAMI I THYER

Kaluan ato ditë
Kur lulëzojë dashuria
Kaluan edhe ditët
Kur dielli shkëlqente
Mbi dritaren e dashurisë sonë.

Por një furtune pa pritur
Theu xhamin e dritares

Ku ne thurnim
Të shenjtën dashuri.

Pas kësaj furtune
Asgjë nuk mbeti
Vetëm copat e xhamave
Që të thernin

Sa herë i kapnim në duar
Mbeten copa kujtimesh
Që më nuk mund
Ti bashkonim
Që do të mbesin si një ëndërr
Në rrugët e Parajsës.

Vullnet Mato: GJUHA E URREJTJES


GJUHA E URREJTJES

Pse o njeri flet fjalën e keqe,
sikur të kam vrarë babanë,
sikur të kam zënë ndër leqe,
të kam prerë në besë vëllanë?

Pse më shan me degë e rrënjë,
kudo ku shkon e u flet njerëzve,
sikur përgojova në nder tët ëmë,
sikur të kam rrahur për vdekje?

Pse harxhon aq shumë të holla
të më nxish më të zi se blozë,
sikur të kam marrë disa miliona,
duke të bërë hile në bixhoz?

Pse më ndërsen çdo lloj briri,
bën zagarë njerëzit e shkretë,
sikur zgjidha qenin nga zinxhiri,
dhe të copëtoi këmishë e brekë?

Pse më urren bre kot së koti,
kur mund të jemi miq për kokë,
kur mund të qeshim e të lozim,
pa të pimë dhe ndonjë gotë?

Gërmo pak për etërit shekullarë,
se mund të dalim dy degë në lis,
mund të kemi një gjak në damarë,
me ata që nderuan shpatat e Arbërisë.

Zgjidh në fjalor fjalë dashurie,
goja e hidhur të kullojë musht,
pastaj bijtë e tim biri dhe sat bije,
mund të na bëjnë edhe krushq.

Sikur gjuhën ta ëmbëlsonim bashkë,
të gjithë sa jemi në të shenjtat brigje,
të na pikonte goja vetëm mjaltë,
do na kishte bota në krye të miqve...

Ramadan Xhinovci: VJERSHA PER NANEN


VJERSHA PER NANEN
1.

Nane moj...,
e di se sa veshtire, ti Nane e ke,
se vite te shumta, ato ty po te rendojn,
nga jeta e rande, fryma shume t'eshte zan,
dhe ashtu e krrusur, ti ende qendron,
se supet si ke ma te drejta, si i kishe dikur,
shume derte e halle, tani ty te kane ra,
se ne keto vitet e fundit,
ato te jane shumefishu,
sikur shinat e Pranveres,
si perrocka ne vershim,
por ti kurr su dorzove,
ende qendron...,
e nuk perkulesh...,
para dallgeve te terbuara,
te ngjarjeve pafund,
te viteve te shumta...,
te jetes qe te tradhetoi,


2.

Nane moje...,
ty prap te tradhetuan,
pa deshiren tande, udheve tjera t'quan,
dallget e jetes, ato keqe te rrembyen,
asgja nga jeta, nuk t'lane te kuptojsh,
ne margine te jetes, ne terr te lan,
vakti ashtu deshti, thojshin ata ateher,
ata qe me fatet e njerzve kane luajte,
ata qe koha, si gjakepires i tregoi,
si bisha te egra, te pangopura me gjak,
ata qe kohes, rrjedhe tjeter i dhan,
e koha qe po vjen, rand do t'i denon,
ata edhe mua, rrugen ma kane zan,
e shkopin e lypsit, ne duar ma dhan,
mirepo ky shkop,
une mire e di,
do t'me ndriqoi rrugen,
shpejt atje do t'vije.


3.

Nane moj...,
prej se largu kete leter t'a shkruaj,
per mallin qe me djeg, e me ka qorru,
per dhimten qe po mundohem, t'a ndaj me ty,
per djemt e tu, qe ata tani shume larg i ke,
per mallin tand, qe per t'a te djeg si zjarr,
qe Nata te zene, e Agimi zgjuar te gjene,
per deshiren tande, qe si anderr te mbet,
qe dikur e pate ne rini, e ne pleqeri t'u tret,
per Lirin e pritur, qe ti shume i kendove,
per dasmat e djemve, qe ti kurr si martove,
e per shumeqka tjeter...,
Nano moj e di,
Dora nuk me ban pune,
ndjenjat me tradhetojn,
syni ngadal lotin,
poshte faqes leshon,
Nane moj, Nane moj, Nane moj...


Korrik, 1994
Heigenbrücken, Gjermani