Dienstag, 26. März 2013

Tri poezi nga Brahim Avdyli


PËRFYTYRIMI  I  DETIT

 


Shpesh më fanitet deti

si sofër e madhe

shtruar nën hënë-

 

përreth të heshtur

përtypen shkëmbinjtë

kafshoren duke e njomur

në atë verdhësi të largët...

 

Asgjë nuk më duket

më e pikëlluar

se shkëmbijtë e kërrusur

në vetvete,

 

e gropëzave të tyre

po të isha gomë

e fatkeqësive të botës

hijën e mosbesimit

do ta zhbija

 

dhe trishtimet e shtruara

në atë sofër!...

 

           Shifra: Goma e fatit

 

 

 

ORËT E MALEVE

 

Sa herë shetis nëpër male

pres të takohemi së bashku

pas ndonjë lisi të gjatë

pas ndonjë pishe

 

ju, nimfave të Zeusit

nëpër Iliri, Epir dhe Maqedoni

ua këndojmë oreadat në Shqipëri

edhe në shekullin XXI.

 

Tani, kur pi uj e freskohem

nëpër stërkalat e burimeve

sikur ndëgjoj pëshpëritjet tuaja

nëpër vallëzimet magjike

 

sa të pushtetshme i keni kodrat

sa të rralla shpellat e maleve

sa të freskëta hijet e lisave...

 

Merreni një sofër pishe

dikund në pishnajat e larta

e silleni në Dukagjin

 

të ulen këmbëkryq Zotrat!

 

           Shifra: Dukagjinasi

 

 

 

 

KUJTIMET E KËSAJ BOTE

 


Dal papritmas në breg të këngës

shoh Naimin të copëtohet për qiririn që digjet,

shoh Asdrenin që martohet me vetminë

                 për të mos e përsëritur veten,

shoh çajupin të nxjerrë zemrën

                 e të gjej Stefanin të gjallë

duke u martuar përfundimisht me dhembjen…

 

Migjenin e ndjej në veten time sikur të isha mësues

të më digjej zemra me leckat e Lulit të Vocërr

dhe hijen tonë që shet veten

               për pak qindarka nëpër botë

dhe botën e madhe të vendlindjes e lë me vetminë…

 

Unë, i njëqindti fyell i kësaj botë jam

nga Deti i Zi e deri në Oqeanin Atlantik-

Naim Beu, ti Asdren, i mjeri çajup

më pritni kur të vi me Migjenin e Vocërr për dore

 

e të qajmë së bashku kujtimet e kësaj bote!

 

               Shifra: Dhembja e gjallë

Pesë poezi nga Sinan Kërpaçi

 
 
DITËS T`I LË NJË KUJTIM

Kur dua ditës që më ikën t`i lë një kujtim
shkoj te bashkëshortori dhe shtrihem për së gjeri:
gruaja të jetë e detyruar të më zgjojë
mua symbyllurin në zgjim,
e unë të bëj vend për atë duke bërë sikur
hidhem si zog i trembur te vendi im.

Këmbët e mardhura dimrit t`i nxjerr pak nga shtrati
këto ditë ku marsi mendon të kthehet në prill.
Kam gjysmë shekulli në shpatulla
e në dashuri më shtohet dëshira
për të mbetur yll.

Gruan do ta pres sa të mbarojë telenovela turke
për një Sulltan me harem, me shumë gra.
Do shkoj te shtrati të shtrihem tërthor:
kur ajo të vijë me një Princ në mendje
perpendikular të më ketë në krah.

Marsi në të ikur do ta sjellë një prill, një maj...
Eja e dashur t`i lëmë ditës një kujtim perpendikular,
pastaj të humbasim në gjumë nëpër natën e thellë:
të flemë e dashur, të flemë.

Nesër në mëngjez dritaren hape ti dhe më thuaj:
dita sot, o Yll, ka ardhur më e bukur...
...si për prill, si për maj, si për yll të këputur.

Biblioteka Kombëtare, 18, 3, 2013
 
 
 
 
DASHURIA RROFTË !

Sa femra desha, sa më deshën e sa nuk,
sa seriozisht e sa në mënyrën më kot!

Ca u dashuruan me mua kur u pëlqeva,
(dikush, kur pati, derdhi dhe lot)
ca u dashuruan me vargjet kur i kisha me dy kuptime,
(mbase menduan: Poeti isha unë)
ca u dashuruan me paratë kur më vinin lumë,
(në sytë e tyre në seks isha Tomorr)
ca më duan dhe me xhepat bosh si tani që mendoj
se mund t`i mbush me vjersha, (të tilla s`bëhen shumë)
vetëm njëra, ajo që e rrëzova nga gardhi në Zululand
dhe e putha si me zor më do si e desha.

E rrëzova atëherë kur e kisha emrin Dashuri,
tundja zilen e saj kodër më kodër.

S`e lashë të binte në tokë, e mbajta në ajër,
si “ student Tirane” e putha fort, fort,
derisa ajo i dorëzoi, i hodhi armët te ai që e sulmoi
dhe tha : Dashuria Rroftë!

Jepi varkës, lëvizi lopatat të shëtisim bashkë
në hapësirën e dashurisë, në atë pa fund:
tund një zile kodër më kodër,
një zile që s`më lë të humb.
Ti e dëgjon, thua e thua: Dashuria Rroftë!

Të puth në ajër, të mbaj në det, s`të lë të prekësh tokë.


Gjiri i Lalsit, 17. 6. 2012
 
 
 
DITËLINDJE

Sonte më solle prapë te kjo ditëlindje
me moshën që e kam kaq sa ti:
njëzetë vjeç e ca minuta, vajza ime.

Njëzetë vjet e ca minuta flasin Jola
te ky çast, te kjo darkë,
njëzetë vjet e ca minuta jemi bashkë.

Ti fiton e fiton pa ndalur centimetra
te shenja që po bashkë e kemi vënë
duke mos harruar ditën,
ditën që ece në këmbë
me një zë që të merr pas.

Vitet e mia i pjeston me dy
dhe bëhemi në një moshë: njëzetë vjeç,
ose unë vetëm sonte sa ti.

E nesër të jem prapë po ai baba:
me thinjat, me moshën time, me tënden,
me murin e shkallëzuar në kuzhinë,
me centimetrat e fituara deri tani
plus ato që na shtohen të dyve
kur më rri në krah...

Dhe zërin tim që të merr pas,
kur jam baba, Jola, kur jam baba.

Biblioteka Kombëtare, 16, 3, 2013
 
 
 
 
MALLI FLET NË TELEFON

Miqtë e mi i ndaj: miq që i dua shumë
dhe miq që i kam këto kohë më pak miq
në mënyrën si vijnë dhe si ikin nga unë.

I kam miq, i kam miq! Jo të gjithë, jo të gjithë!

Të bangës, vërsnikët m`i merr vetëm vdekja.
Kam të tjerë që as me ilaçe s`i mbaj dot në jetë;
kur i bie telefonit se i dua më thonë:
jemi në një vdekje, të marrim vetë më vonë,
dhe pastaj më harrojnë,
bien në gropën ku futin të ndjerin.

Vë mallin dhe u flet në telefon;
unë i kërkoj se i dua, ata zgjedhin të vdesin.

Lokal “ MATEO”, 14, 3, 2013
 
 
 
 
SI NA NDODH

Te përroi
që merrte gardhin e nënës
dhe hante pritat e babait
vjedhurazi ato kohë
dy të florinjtat me aroma
t`i lakmova shumë:
lageshim,
dallgëzoheshim,
ktheheshim në shkumë
si na ndodh gjithnjë,
në atë çastin
kur bëhemi lumë
e dalim nga shtrati.

. . . s`na nxë më krevati.

Shtatë poezi nga Vasil Tabaku

 
MBOLLA NJË PEMË

Unë mbolla një pemë
Një lule,
Lash mbi puthjen tende…
Nje pemë,
Ku ëndërrat e mia
Rriten bashke me degët…
Por dikush vjen
Dhe i pretë krahët e blertë
Dikush
Thyen bisqet
Dhe vret zërin tim…
Dikush, një I paemër
Një anonim pa portret.
Unë pash
Si vdiqën ëndërrat.
Pash
Si m’i vranë shpresat
Dhe lulet të pikonin lotë…
Unë mbolla një pemë,
Tani
Ajo nuk është më…
Në vend të pemës
Rritet egër një ferrë
Ndanë rrugës
Ku përlotet
Heshtja ime prej gjethesh
Dhe zëri im prëj lulesh
Tashmë i vrarë…
Megjithatë
Unë
Mbolla një pemë tjetër…
 
 
 
PRISHTINA

Miqeve te mi poet te Kosoves

Nje toke
E bere prej shpirtit tim
Prej dhimbjes dhe krenarise
Prej drites dhe zjarrit te zemres sone…
Prishtine.
Emri I identitetit tim shqiptar
Fjala e dashurise sime te madhe
Dhe puthja prej qielli
Ku perqafohen horizontet…
Kam rene ne gjunje para teje
Qytet I lirise.
Neper guret e rruges
Lemoj hapat e heronjeve
Jeta e tyre
Eshte shendruar ne buzeqeshen tende
Na mallin tend,
Ne perqafimputhjen
Dhe lotedritezimin tend Prishtine…
Jam dashuria jote
Jam zeri yt prej pike loti
Dhe grimca lumturie pakufij
Jam zambaku I celur ne kraharorin tend
Prishtine,
Frymemarrja jote
Mbush qiejt
I jepe jete gjithe bijeve te KOSOVES
Nepre krahet e plagosur te rruzullit
Ata si zogjte
Presin tu forcohen krahet
Per te rendur ne nje fluturim pakthim
Drejt teje Prishtine…
Epokat
Shfletojne horizontet
Si flete te histories
Perms gjemimeve te viteve
Gishtat e mi te drojtur
Shkruajne kryeemrin e paqes
Prishtine…
 
 
 
 
TIRANA

Oqean drite,
Zera
Gjithe dashuri
Dhe shprese
Te ftojne
Ne bulevarin e madh
Mespermes
Sheshit “Skenderbej”
Tirana
Nje univers dashurie
Me enderra te bukura
Nje zgjim shpresash
Mbi rruget prej qielli…
Tirana
Vajze capkene
Me biciklete
Veshur me buzeqeshje
Te ofron nje puthje…
Floket e saj
Jane mimozat bjonde
Ngatrruar
Neper gishta djemesh…
Tirana
Magjistarja e heshtjes
Perendeshe
E muzgjeve
Dhe psheretimave te fshehta,
Me Henen
Si dajre e dridheshme
Dhe stuhi vallesh
Neper kalldremin e yjeve.
Tirana
Me zenka politikanesh
Vetura luksoze
Dhe lypsa
Ne skaj…
Tirana
E Dajtit te thinjur
Dhe pranveres marramendese
Lozanjare
Mahnitese
Tirana
E monumenteve
ABC-ne e historise shfleton
Dhe madheshtine e se sotmes
Tirana ime
Mikja ime prej drite
Shpirti im prej qiejesh
Me duart e blireve te gjelber
Dhe buzet
E dhimbjes se embel
Dhimbjes
Drites
Heshtjes
Zhurmes
Dashurise
Shpreses
Tirana ime
Zemra ime prej tingulli
Dashuria ime
Prej ajri
Prej gjinjesh mahnites
Perqafime horizontesh
Dhe puthjesh
Te shpernadara
Neper pemet e celura…
Tirane
E munguara ime e madhe
Fryma ime
Dhe loti im
Malli qe kurr nuk shuhet
Zjarri qe me djeg se brendeshmi
Dhe me bene te rilind…
 
 
 
 
ZEMËR…

Një buzëqeshje,
Një ëndërr
E sapozgjuar,
Një dritë vezulluese
Një shpresë që regëtinë,
Një fjalë
Ende e pathënë
Një fjalë që presim
Një përqafim,
Një vezullim sysh
Janë ZEMËR
Ashtu
Sikundër unë
Jam ZEMËR
Në dorën tënde të vogël
Plotë drithërima
Belbëzime
Dhe dashuri
Të patreguar
Plot mistere
Dhe magji…
Ti je ZEMËR
Harku I rrufesë
Mbi përqafimin tonë
Vetëtima e puthjes
Dhe breshërima e yjeve
Mbi shpiritn tonë
Ndërsa Bota
Shëndrrohët
Në një ëndërr
Prej balte
Lotësh
Dritash
Shpresash
Lulesh
Dhe dashurie të pa fund…
Ne
Jemi vet ZEMËRA njerzore…
 
 
 


EPOSI SHQIPTAR
 
Nje dedikim ne kuadrin e 22 MARSIT Dites se bekuar te triumfit te DEMOKRACISE ne Shqiperi...

Një Yllësi
Në formim e sipër.
Nebuloza e fjalëve
Vërtitet midis telave te lahutës
Në goditje madhështore
Me emrat e Mujit e Halilit,
Me vajin madhështor të Ajkunës
Një qarje
që rrëqeth planetët dhe njerëzit
Me qumështin mitik të Zanave
Dhe pluhurin qiellor
Të kuajve të kreshnikëve...
Bota
ka shtangur
Dëgjon këngët hyjnore
Nga gurrat e zërave të aedëve popullor.
Gjithçka
është në vazhdim e sipër.
Turravrapi i Kreshnikëve të Jutbinës
Shkund Tokën.
Krijimi i Botës
nuk ka mbaruar ende,
Ashtu dhe Eposi
Punëtorët e këngës
E latojnë,
e gdhendin,
e përsosin çdo ditë...

Nga sqetullat e Bjeshkëve
Si prej Brinjës së Adamit
Dalin Kreshnikët e fundit...
A mund të jenë të fundit?
Trualli i Eposit
Çdo shekull,
lind Kreshnikët e vet.
Një truall zjarresh
dhe pasionesh të mëdha
Me shpërthime ndërplanetare
Në Yllsinë tonë
Mbi krahët e zogjve
Shtegtojnë drejt legjendave
Emrat e djemve shqiptarë
që mbajnë mbi supe
Historinë dhe të vërtetat e mëdha...

Tokë e Dardanisë
Stuhitë
të puthin fytyrën prej drite dhe bore
Re të mëdha
Shpalosin
ëndrra si flamuj këngësh
Mbi blunë drithëruese të qiellit...
Kori i Zanave
Pagëzon përjetësinë e djemve
Ata
janë bërthama e Kreshnikëve
Agime polare të dashurive të pashpallura
Energji kozmike
Të ndrydhura
Brenda hapit elegant te vajzave si trille bukurie
Fytyrat e tyre
Janë zemra e yjeve
Me regëtima provokuese
në largësi shekullore
Vetëm në Epos,
brenda Eposit
Dhe njerëzit e trojeve epike të Shqipërisë
Mund ti prekin
Ti puthin
Ti marrin ndër duar
fytyrat e yjeve
Kujdes
Zjarri i tyre
është ende në veprim të plotë

Bota
Vazhdon krijimin e mrekullive
Gjithçka
Është ende në fillimet e veta,
edhe eposet...
 
 
 
DRITHËRIMË

Ndër duar
një e qarë fëmije,
një tufë dënesash
ngrihen nëpër hapësirë
si një tufë zogjsh
ku dikush ka qëlluar më armë...

Mbi duart e mia
copëra belbëzimesh dhe drithërima
nuk di nga binin...
Diku
një fëmijë qante
mbase për lodrën e tij,
ndoshta për një trill
apo thjeshtë për bukë...

Një e qarë fëmije
vrapon nëpër rrugë
duke u penguar nëpër gurë...
 
 
 
BRENGË E MERGIMTARIT

Kam ikur…
Nuk jam më ai që kam qënë
Dashurinë e parë
Lash harruar mbi krahët e zogjëve,
Puthja
Është shëndruar në një vetëtimë
Me qerpikët e rënduar nga vesë e lotëve…
Kam ikur…
Dhe dua te jem ai që kam qënë,
Por ah, nuk qënka e mundur
Buzëqeshja ime
Endet nëpër rrugë,
Si nje encacak i vetmuar
Që nuk e njeh askush…
Gjethet e pemeve janë mplakur
Ndersa retë në qiell
Krejt qënkan thinjur…

Pesë poezi nga Ymer Nurka

 
I VARFËRI GJITONI IM

Përmëndësh ke mësuar rrugët e qytetit,
Herët në mëngjez me sy mbyllur çohesh,
Vonë në mbrëmje, koke-ulur më kthehesh,
O punëtor i papunë, ku dhe shpresën ta kursejnë!
Ja dhe milingona në cepin e shtëpisë tënde
(marrë me qera)
Më tepër gaz po çoka në folen' e saj,
Fytyra jote, dikur një diell i shndritshëm,
Lind e perëndon zymtë në familje...

Mbrëmje, më mbrëmje,
Tek vështron ekranin në heshtje,
Më e madhja përqeshje, të përplaset në fytyrë
Kyy sy gjigand i tmerrshem, si pasqyrë,
Çuditërisht ngjan me shumë-qelizorët
E në fakt përbëet nga mijra sy-qorrë
Të kërrusur nga pesha e “mirnjohjes“
Mbajnë ekuilibrin, me patericat e pushtetit,
E lëshojnë reklama, për sofrat e mbretit
Në kulm te qametit.

Në vatrën tënde të mekur nga uria,
Mbuluar nga hiri i shpresave të djegura,
Me sy fëmijësh që pikojnë në heshtje,
O Zot, ç'paradokse sjell në horizonte,
Si mund të përqafohen kështu,
Luksi dhe verbimi.?

Ata që thonë; “Nuk jemi në kohë skllevërish„
Ndërsa gjithçkaje i vënë çmim:
Me kohë të paskan shitur,
I varferi gjitoni im.
Tek vërtitesh të bësh xhiron e kotësisë,
.Në udhëkryqin tënd,
Humbur paskam fillin e vështrimit.
 
 
 
 
O MJALTI NË HOJË

Dora gjë s'të prek, këmba gjë s'të shkel,
Ta mbuloka shtatin, fustani me tel,
Tash që hyri Vjeshta dhe Vera po del,
O mjalti në pite, vallë kush të vjel?

Si në mijra lule, gatuar nga dora,
E pjekur nga Dielli, freskuar nga bora,
Njëzet vitet shkuan, ja tek erdhi ora
Nga ç'princ prej qielli, do vihet kurora?

Cili e ka fatin, kush do të provojë,
Të të shtrydhë me buzë, të të shkrijë me gojë?
Si melhem për shpirtin , pika të pikojë,
O mjalti me pite, o mjalti në hojë!

Kur të rrjedhësh tinë, moj u bëfsha enë!
Në një cep të Botës, atje le t'më venë!
Ne të rrimë zgjuar, kur të tjerët flenë
Tretur të dy bashkë, si malli me ngenë...
 
 
 
 
KËNGA E TRETË

Agu erdh 'e zbardh Sarajin, ndriti dhe kalanë,
Kush guxon dhe zgjon Pashain, o Zot gjen belanë...
Ja tek rrinë ashtu pas dere, me zemër në dorë,
Presin me të verdhën çehre, dyzet shërbëtorë...

Të dyzetët mbajnë radhë, me ndere të larta,
Veshur me kostum të bardhë, të bardhë, si karta,
Pjatat plot me mjaltë në hoje, vën' mbi tabakara,
Me shurupët lloje-lloje, plot kupat e lara...

Ndihet brënda koll' e rëndë, hungërrimë luani,
Gjithë Janina brof më këmbë, ditën çel Divani,
Kryet unjin yzmeqarët, servirin sherbetet,
Ja Veziri pret Të Parët, me gjithë salltanetet

Vijnë hafijet mbi postiqet, të sjellin oguret,
Dhe kur japin sihariqet, prap mbushin poturet,
Një nga një fjalët shkoqiten, të drojtur nga gafat
Luten kokat, se mos priten, me satër nga qafat...

Nëpër oda s'ka më urdhër, s'ndihen as nallanet,
Veç qatipët, si kukudhër, po shkruajnë fermanet.
Rrëshket pena e argjendë, rrëshket, pas çdo shkronje,
Gjersa shtrin hijen e rëndë, shtati i një zonje...

E kush tjetër është kjo zonjë, veç Vasiliqisë,
Që dhe pse nuk është leonë, Plakun mban në sisë,
Teksa fal dy, a tri naze, prapë fjala gjen fillë,
Karafil i çelur taze, buza jep këshillë,..

Dhe levendi prap çuditet, nga fjalët e thëna,
Ndërsa vajza pran' avitet, e qeshur si Hëna
“Më kot folkan njerëzia, kur gjërat s'i dinë
Gjoja s'paska bukuria, motër mënçurinë!„

Tek Pashai me ngadalë, derdh hiret e saja,
Peng lë belin porsi ngjalë, mbi duart e mëdhaja,
Si ndër putrat e ariut, ja drenusha lutet,
Nëpër shpullat e Aliut, hepet e s'këputet...

Fërgëllon sa për nën mjekër, gusha e fildishtë,
Dor' e trimit porsi kthetër, zë gudulis mishtë,
Tek tërheq flokët e gjatë, të çmëndur si jelet,
Pëllëmba që mban një shpatë, bukur dhënka dhelet..

Iku ditë e trëndafiltë, muzgu merr Sarajin,
Sikur çel e shkon e prilltë, endrra që zgjon Majin,
Nëpër rrugë ndizen fenerët, ndizen dhe shandanet,
Ndërsa gazi lëshon frerët, brenda në hamamet...
 
 
 
 
MARGARITAR...

Këmbë-shkelura në vesë,
Ç'deshe, që më re në pjesë
E ma bëre ditën ters?!
Më le peng e më dhe shpresë...

Unë një hap e ti hedh pesë,
Më lodhe mike, për besë,
Më bëre burim, në djersë,
Më ndave rrugën, në mes...

Pritmë moj, që të të pres...!
Shuamë, që prapë të ndez !
Si top-bore, do të tres,
Do të lë, veç syt' e zes...

E për perla, do t'i shes,
Të blej dit' e të mos vdes...
 
 
 
 
UNË LËVDOJA MAJIN

Udha për thëllëza, shtegu për bilbilë,
Pse ky fat për mua, çne ky fat i tillë?
O me katër gjethe, ç'ma deshe tërfilë?
Moj ç’ma prishe mëndjen, ç'ma këpute fillë..

Unë dridhem në ethe, ti më ndez kongjillë,
Pse ky fat për mua, çne ky fat i tillë?
Të puthsha sokakun, që çel trëndafilë!
Seç ma prishe mëndjen, ç'ma këpute fillë.

Detet t’i dhashë blu, ti m’i do jeshilë,
Pse ky fat për mua, ç’ne ky fat i tillë?
Unë lëvdova Majin, ti më shave Prillë,
Moj ç’ma prishe mëndjen, ç'ma këpute fillë.

Unë të zgjova ëndrrën, ti më flake trillë
Pse ky fat për mua, çne ky fat i tillë?
Ç’naze i bën botës, lëri për bandillë!
Seç ç’ma prishe mëndjen, ç'ma këpute fillë.

Me një rreze syri, ç’ma dogje fitilë,
Pse ky fat për mua, çne ky fat i tillë?
Po më shteri vaji, ç’e dua kandilë?
Moj ç’ma prishe mëndjen, ç'ma këpute fillë.

Danel Cana: ZGJOHU EMIGRANT

 
ZGJOHU EMIGRANT

Njëzet vjet në emigrim,
Për jet të mir në Greqi.
Askund nuk gjete drejtësin,
Gjithmonë fajtor mbete ti.

Fajtor gjithmonë ti mbete,
Përgjigje nuk ke të kthesh.
Se kurrë nuk begenise,
T’a bësh jetën përshesh.

Me kokën të ulur në punë,
E ballin djersitur në jetë!
Akoma beson, mor lumë,
Se greku do të jap të drejtë!

Se prishe kurrë terezinë,
Të delje në rrugë dhe ti!
Vet grekët braktisin shtëpinë,
Në rrugë kërkojnë “drejtësi”!

Në jete s’pranove kurrë,
Që faqen t’a bëje rrogoz...
Politika se do kështunë,
Që me fatin tonë loz!

Tjetër “drejtësi” ata njohin,
Atë të forcës dhe dhunës...
Me syrin shtrëmbër shikojnë,
Njeriun e ndershëm, të punës!

Atje gjithmon ka fituar,
Ai që bërtet me shumë,
Gjithmonë të humbur kan dalë,
Të urtët si ti dhe unë.

Se populli e ka një shprehje,
Këtë t’a them edhe unë...!
“Sa te mendohet i mënçuri,
Budallaj ka mbaruar punë”

Kujtim Stojku: KOMPROMIS NË ËNDËRR


 
KOMPROMIS NË ËNDËRR

Sa herë kokën e vendos mbi jastëkun e butë
Gjumi ëmbëlsisht m’i mbyll ngdalë qepallat
Nëpër ëndrra endem n’çdo vend e skutë
Për çudi bota ka ndryshuar,s’është ajo që lashë
Në shtigje t’panjohura më çojnë ëndrrallat.

Pastaj bashkë me agimin unë qepallat hap
Rrëfej ëndrrën fill e për pe, për t’i kuptuar fshehtësinë
Ata që m’dëgjuan, n’sytë e tyre u bëra qesharak
Qeshën me ironi, bota s’kish ndryshuar, por m’u shfaq
Përsëri me të gjithë egërsinë.

Pas k’tij zhgënjimi m’duhej t’gjeja qetësinë shpirtërore
Që trupi t’mos më lëndohej por ta kisha pendë të lehtë
Gjumi trupin ma bridhte n’vegimet ëndrrore
Kur trupi çlodhet, shpirti pa pushim vetëm ec.

E prap vazhdoj ëndrrën time duke treguar
Para filxhanit me kafe natën ëndrrash bredhur
Televizionet, gazetat shkruajnë për ëndrrën e pa treguar
E, unë k’to t’gjitha nëpër vegime i kam bredhur…

Liman Zogaj: ANEMIA E BUZQESHEJEVE

 
ANEMIA E BUZQESHEJEVE

Me bukur
do te dukeshin
yjet me ylber
a-vetetimat nene diell.

Duke e pertypur
me dhembet e thyer
mjerimin e Malsise trime
buzqeshja ime merr anemi.

Ne laboratorin e shpirtit
acidi i ka djege eprovetat
qe i doja si oaze
per lulet e pranverave.

S ka as breg
qe i ndane
as ure qe i bashkon
lotin dhe Buzeqeshjen.

OtoRinoLaringologu:
-Jan shkrumuar
telat e zerit
as bubullimat si degjon me.

Anemi edhe Buzeqeshja ime
ne kete kohe
pagjakesia vret
ne Dasmat e vonuara.

Arqile Gjata: NJË ZOT TJETËR DO PIKTUROJMË

 
NJË ZOT TJETËR
DO PIKTUROJMË...!

Dhe Zotat kanë këngët e tyre...
Nëpër to gërmojmë fatet tona,
duam ta shohim atë Zot!

Thonë...
Dikush e ka prekur dhe Perëndinë!
Sigurisht, ka qenë i lehtë në peshë,
jo i rëndë...sa një anije fluturuese!

Ne jemi të gjithë zota
zjarrin duam ta ndezim,
kur të kapërcejmë yjet
e mrekullira me oksigjen, në se mundemi
në hënë,
një Zot tjetër do pikturojmë!

Mars 2o-të 2013

Xhemajl Rudi: LEKURA JOTE

 
LEKURA JOTE

 Lekura jote me therret pas
dhe ne hije me ve zvarre
dhe me ndeze, e me malle me perkedhele
ti je hije qe ve flaken, ne zemren time e hap plagen
dhe me bene te te vuaj,dhe pas teje te te vije, dhe deshiren te ta shuaj
Kush je ti moj e uruar,
qe me merre me ato duar,dhe me trete diku si ftua
dhe harroj gjithçka ne mua,
se pas teje kam haperuar, jame verbuar,
je e nemur ti e bekuar, apo mallkim je - moj e harruar

Pesë poezi nga Miltiadh Davidhi

 
TULIPANI ME VJESHTË

Tulipani i pritjes me vjeshtën
Në trup e në shpirt
I zverdhi gjethet e durimit
E nisi t’i rrëzojë
Si fletëza të parezistueshme.

A thua të kemi jetuar ndonjëherë
Në një pjesë
Të syrit të kohës,
E në dritëzën e lotit të saj
Të kemi qeshur,
Apo jemi në një ëndërr trëndafilash
Të freskët dhe erëmirë
Mbjellë nga duart e Tua
Në të dy anët e rrugicës
Së shtëpisë së dashurisë,
Që digjet në flakët e mallit?!

Gjithsesi, Tulipani i pritjes
I zverdhi gjethet e durimit
Dhe po gjuan
Si me copëza shpirti, me frutat
E fundit të ndjenjave
Hapësirën e pafund me mure erërash,
Dhe largësinë e kohës
Që e ndan nga Ti.
 
 
 
 
KUR TI BUZËQESH

Erërat vijnë
përkëdhelëse nga brigjet,
e barërat e shpirtit tim
dallgëzojnë
si dallgët e detit.
Më shumë valëza të bardha
çelin si petale lulesh
në degëzat e syve të mi,
duke lajmëruar
detin e dashurisë,
se pranverën e ka më pranë.
Të falem dashuri!
Në një degëz të pemës tënde
mund të jetoj
për mijëra vjet.
 
 
 
 
LE TË SHLODHET MALI

 Kurrizin ul mali i Noçerës
si deve e lodhur, e unë e një re
mjegulle e butë
përkëdhelim gungën e fortë
në shpinë të tij,

gungën vrarë
e përgjakur në rrufera e
stuhira qiejsh.

Nga dashuria e mbuluam me
tis të butë mjegulle,
nate e dashurie
dhe me dritë hëne
nga hëna e shpirtit të qiellit.

Le të shlodhet mali deri
në mëngjez!

Nesër ka sërish udhëtim të gjatë
nëpër kohë, dhe ëndrrat tona
shpërndarë Universit me ajërin,

peshën e qiejve e rrufetë
do i ketë mbi shpinë,
si udhëtare të përjetshme.
 
 
 
 
ZERI IM

Bèhu erè,krahè drite
e fluturo dhe njèherè
nè pyllin e èndrrave tona,
e thirr atje emrat e shokève,
tè gjithève,dhe tè atyre
qè janè kthyer nè zèra nate.
Shtro njè gazetè
mbi vesèn e barit tè kujtimeve
qè tè mos lagesh,si dikur,
e lexo me zèrat e bilbilave
e luaj si dikur me njè top llastiku
e mos qaj,
po thirr emrat e shokève,
se ti je po ai djal i ri,zeri im,
dhe zèrat e tyre po ashtu janè,
ndonèse ndonjè èshtè shndrruar
nè trèndafil dhimbje
e mèrmèrimè ere mbi pllakè varri,
po ti thirrja,thirrja emrin
me mall e dashuri.
Kujtimet e drurèt po tè presin,
se ata drurè tè pa prerè
ende nga sopata e kohès,jemi ne,
dhe janè po ata bilbilat
qè na presin me lotè nè sy
e kèngè nè buzè.
 
 
 
 
UNIVERS BRËNDA UNIVERSIT

Brënda një pafundësie të madhe
kam ngritur një pafundësi të vogël,
i kam dhën formën e universit,
të materies ku jetoj
dhe formën e trupit tim,
një shpirt brënda shpirtit,
dhe buzëqesh për ta bërë më të bukur
dhe trupin dhe shpirtin.
Eh,ëndrrën ia njoh,
por vdekjen kurrë.
Jam grimcëz e vogël drite e jete
brënda grimcëz më të madhe të saj
ku mar dhe jap shikime,
ndaj më shikoni dhe ju shikoj,
por diellin kurrë se kam parë në sy
se mbjell verbim,
veç hënën e përkëdhel me sy çdo natë.
Jam kafkë mendimesh
brënda një kafke të madhe,
sy brënda syrit,
trup brënda trupit,ndjenjë brënda
ndjenjës,dashuri brënda dashurisë
dhe frymë marrim që të dy me ajër e dritë.
Të komplikuar jemi me grimcëza
planetesh e yjesh të pafund,
e jetën ngjizim që të dy,
por vdekjen jo,
vdekjet i marrim me vete
si varre të vjetër
ku varrosim veç kufomat tona,
dhe krijojmë buzë të përflakura
agimesh mbi buzë hëne,
yje të veshur me dritë,tinguj e fjalë,
jetë të reja,lule e planete të rinj.
E unë nisa të shkruaj kur kuptova që
si unë pafundësia e vogël,dhe ai
pafundësia e madhe s’ishim gjë tjetër
veç formë balte,natyrisht
dhe diçka më tepër, që flisnim,
seicili në mënyrën e vet e të përbashkët.

Pesë poezi nga Ramadan Mehmeti

 
NËSE S’KTHEHEM

Nëse s’kthehem
Mos ma fal gjakun Kosovë
Verbomi sytë
Mos ma jep hakun

Nëse s’kthehem
Zhdukma farën Kosovë

Nëse s’kthehem Kosovë
Bajlozi të lodrojë në fushëbetejë
Varrin e Nënës therrat ta mbulojnë
Dhe emrin le të ma harrojnë

Kosovë plagë e moçme
Në trupin tim të plagosur
Vrama fëmijën palindur
Nëse s’kthehem Kosovë

Nünberg
19 prill1999
 
 
 
 
 
RIKTHIMI

Atje
Ku të parët pushojnë
Ku njerëzit varret numërojnë

Atje
Ku loti tokën djeg
Ku foshnja në prag shtëpie këlthet

Atje
Ku bajlozi kalon detin
Ku Gjergjelezi në trap e pret

Atje
Ku fëmija kërkon sisë
Ku trimnesha gjiun e vet ia jep

Atje
Ku toka digjet në flakë
Ku njerëzit ndajnë një kafshatë

Atje
Ku perëndia të parët i mallkoi
Ku bajlozi atin shaloi

Atje
Ku vatra thërret
Dua të shkoj edhe vetë

Perëndi
Ç’u bë me bajlozin e Zi

Nünberg
18 prill 1999
 
 
 
 
 
NJERIU IM

Ti ecën
Në ecje tinëzisht buzëqesh
Bashkë me dhembjen tënde

Sa mrekulli
Kur njeriu ha vetveten
Nga mëria

Ujk i tërbuar
Lodron në lëmën tonë
Ku mbet Zoti thërret fëmija

E sheh
Malet lotojnë
Nga uria

Medet
Një dhembje në shpirt
Një në vatër mbet

21 prill 1999
Günzburg
 
 
 
 
UDHËTIM

Kur bota udhëton
Nata nuk pushon

Udhëtimi në Dardani
Herë në ndarje
Herë në fatkeqësi

E ky popull nget e nget
Prej askundi në askund

Günzburg
29 prill 1999
 
 
 
 
ZARI

Kur e hedh zarin
Zog i ëndrrës
Mendja vret ndërgjegjen
Për bukën e ngrohtë në vatër

Sa çudi
Njerëzit vrapojnë nëpër botë
Për një mrekulli

Vallë
E sheh Zoti
Cili është djalli
E kush pjella e tij

Kur zarin e hedh
Nëpër fatkeqësi
Zogjtë e mi kafshohen mes veti
Si qen të këqinj

Günzburg
27 prill 1999

Pellumb Syku: SPLASH



Splash

Na thanë,
“jeni të lirë, tani”, na thanë,
pastaj na dhanë,
 krahë të rremë për të vërtetë na i dhanë
e ne besuam,
për një çast të vetëm në jetë, besuam
se fluturuam
dhe drejt qiellit t’pafund u lëshuam,
por na ranë,
të zamkosurat pendë prej krahësh ranë
e iu kthyem tokës,
me tepër vrull iu kthyem tokës,
ish fundi i botës,
për ne shpirtbrishtët ish fundi i botës,
na kaluan sysh
me shpejtësinë e dritës na kaluan sysh
lloj-lloj marrëzishë,
që përjetuam, prej fëmijërisë
n’lule t’rinisë,
a n’skaj t’pleqërisë
- lloj-lloj marrëzishë.
Dhe po me shpejtësinë e dritës,
“splash”!
për faj të fizikës.

Donnerstag, 7. März 2013

Po të ishte gjallë, Jusuf Gërvalla


BRAHIM AVDYLI

Ideali Ynë

 PO TË ISHE GJALLË,
JUSUF GËRVALLA !

 Mikut, poetit, luftëtarit
 dhe dëshmorit- Jusuf Gërvalla!

1.

Ah, po të ishe gjallë
e midis nesh, Jusuf Gërvalla
për ti bërë shtatë netë në Dubovik
në atë kullë që i ra territ si pirg drite
me dyer të ngjyera si pranvera,

sa do ta gëzonim Loken,
sytë e stisur nga dhembja
do t`ia mbushnim njomësi-
pikëllimi i ndarjes sate e ka lodhur vëlla,

gjyshi do të na mësonte, përsëri
si maten shekujt me orën e dashurisë..

Paj, edhe gitarës do t`ia ngjisnim
at tel të shkretë, këputur në mesudhë
trollit tonë dhembjet për t`ia qarë

deri në mëngjesin e purpurtë!


2.

Jusuf, vëlla,
nuk e di çka do të bënim në dimër
pa këngët tua,
pa fjalët që shkrinë damarët e dheut;

a do të kishim pranverë ndër fushat tona
a do të cicëronin maleve zogjtë e mendimit,

mbi plepat e vetmuar a do të zbriste
ndonjë dallëndyshe me fletë...

paj, edhe ashtu të vonuar e kemi pranverën,
mezi u rriten lulëkuqet në këngë,
mezi u përplasen ujëvarat e fjalëve;

tashmë, shelgjet buzë përroit
ngjyrën e vargjeve tua e kanë marrë,
ndër livadhet e egra bari ndihet i lënduar

sa herë e dridhë malli për ty!


3.

Po të ishe gjallë, do të niseshim përsëri
rrugës që ke ecur dikur me libër në dorë,

do t`i përqafonim blirët me kurora të buta
faqet do t`i lanim te kroi në mes të fshatit-
ai që nuk ka ngrirë në dimër, as shterruar në verë,

dhembjet trollit do t`ia lanim burrërisht
sepse vetëm ai e ka mësuar të vërtetën e shekujve

vetëm ai e di sa e thellë është rrënja e bimës sonë,
çka pëshpërit damari ynë kur vie nëpër tokë
për të freskuar dheun me dëborën e bjeshkëve!...


4.

Po të ishe gjallë, bre Jusuf Gërvalla,
edhe më mirë do t`i mësoje nënëloket tona
brumin e lirisë të gatuajnë në pogaqe dielli

ta pjekin pastaj në një çerep prej dheu
dikund në oborret tona

e kreshnikëve të Dukagjinit forcën t`ua përtërijnë!


5.

Pastaj, kur të bie muzgu i parë
me një këngë të re t`i zgjonim stinët e fjetura,
burrat t`i ushtronim deri në ag
bajlozin e mallkuar ta shtrijnë për dhe

e në temelet e vjetra ta ndërtojmë
atë shpëpi që pate nisur atëherë
me dritare të mëdha, ballë për ballë diellit!


6.

Sa herë i drejtohem portretit tënd
si të ishe gjallë kërkoj të mi dëftosh
të gjitha lojërat që luhen prapa kurrizit tonë,

edhe atëherë kur druhem se nuk e di
ku është fshehur kokrra midis kapuçash!

Lotët më shkojnë kur s`ta dëgjoj zërin,
mendoj se ke marrë inat e s`më përgjigjesh,

nuk guxoj të shtrihem as për një çast para teje,
më duket se më qorton me vetullat e mbledhura,
"nuk kemi kohë të çlodhemi", sikur më thua

e dridhem nga shqetësimi
i viteve të vjedhura ndër plagë!


7.

Në çdo skutë të dheut të marr me vete
bashkë me gdhenlën e një lisi dukagjinas,

habiten kur i shohin ata që nuk dinë
sa e thellë është fuqia e trollit tonë,
sa e çuditshme natyra e kësaj dhembje
që të përcjell kudo, edhe përtej botës

dhe vetëm ajo të jep shkas
të jesh ai që duhet të jesh;

habiten, sepse nuk e dinë magjinë e fjalës
lidhjet e saj me nëntokën-
atë dhe mbi të cilin kemi nxjerrë
fletët e para të frymimit!


8.

Kur ma prekin Kosovën
më zënë gurët e bjeshkëve tona
e gjëmoj si t`i kisha nëntë plagët e Gjergjit!

Asnjë mjek nuk e di rrënjën e kësaj sëmundje
diagnozat e gabuara më mundojnë,
e të thërras në ndihmë Jusuf, vëlla,
që t`më japësh forcë ta shkruaj vargun-

një varg që nuk i nënshtrohet të keqes;
që s`i trembet plumbit edhe kur e nxjerr i paudhi
ai që mallkuar e ka qumshtin e nënëlokes

e fyer trollin e të parëve
sa të mos e pranojë dheu!


9.

Nuk u mbaj inat as kur më godasin fshehtas,
e di se vjollcat dalin midis therrash
dhe u mjafton përmasa e vet
për të kundërmuar pranverën,

"lulet paskan vetëm fatin tënd"-
të këputen papritur, aq dhimshëm,

kjo i shndërron në kurorë të blertë-
në kujtim të pashuar bukurie!


10.

Kur të shoh në pankarta
mas kolonën pas teje.

Shpesh dyshoj se të mbajnë
ata që s`të duan,

ata që mbi emrin tënd e rrisin veten
e nuk dinë asnjë varg nga vjershat tua,
as ç`lajme sillte lajmtari i parë...

ndaj moti ngatërruar i kanë
anët e horizontit!


11.

Atëherë rebelohem
e mbushem vrerë,

orvatem t`i bie
rrotul të keqes,

t`ia mas konturat e ta zbuloj
ku fshihet fara
e kësaj stine të ligë!


12.

Por, kur kthej sytë
e veneroj nipat tu-
hallkën e tretë të gjakut,

gëzohem që ta përtërijnë emrin,
që mbajnë nëpër duar
flakadanin e fjalëve tua
ani se i ramë rreth e rrotull botës
e u kthyem, kaq vonë,
në themelet e kullës së braktisur!


13.

Tash, zgalemi i fjalëve tua
nuk është i vetmuar nëpër qiell,
çdo qelizë e jona po niset kah dielli

por, vetëm ty të kemi
kanuashë të verdhë-
lajmëtarin e parë të gjelbrimit!


14.

Një ditë, sërish do të mblidhemi
te pema që po piqet
me hovin e mendimit-

besoj se i kemi gjetur shkronjat
që deshifrojnë
gjuhën e dheut

ndaj kemi zgjuar pranverën-
të vdekurit e të gjallët nëpër vargje!


5.

Ajo shishe gjak
që kishim në damarë
mjafton ta kryejmë
deri në fund këngën tonë,

sofra e shtruar
po na pret në vendlindje
ani se ke dalur në at qytet të panjohur,

era e misrit, o vëlla,
t`asaj bime të vonë-

të pavdekshëm do ta mbajë
fluturimin e fundit!

__________
-Kjo poemë e bukur ështe marrë nga libri poetik «Gjuha e dheut tim», Albin, Tiranë, 1999 


Nga www.brahimavdyli.ch

Dienstag, 5. März 2013

Ardi Omeri: STINË DASHURIE

 
STINË DASHURIE

Shpirti nuk ka stinë të ndara,
shpirti është një stinor...
E ndjen kur të flet dhe të çmëndet zemra,
aq sa nuk do të rrijë në kraharor!

Mos loz me ëndrrën,
moj pëllumbeshë flokë artë!
Por puthe,
Puthe me epsh dhe pije me fund,
kur e ndjen të zjarrtë...

Kam lindur me katër njësha,
Ndaj gëzohu që rrembeve një poet!
Linda të këndoj pa moshë e breza,
më bëri të tillë, Perëndia vetë!

Këndomë me zërin e çdo stine,
Bëmë dhe një herë të fluturoj...
Kam kohë që nuk hipi mbi re,
dhe për dashurinë,
Asnjë perëndi si unë, s’di të këndojë!