Dienstag, 30. April 2013

Vjollca Tiku Pasku: YLLI I MËNGJESIT

 
YLLI I MËNGJESIT

O yll I vatrës mëngjesore!
Shkëlqimi I parë I diamantit në cak të errësirës.
Me sytë e tu cepak zgjon agimin.
Në dritën tënde vesh fustanin vesa,
ku shkund rimelin e ftohtë
në çdo centimetër të gjelbër.
Drita jote e brishtë,
përvijon majat e kërcet e maleve,
këndell lëkurën e deteve e brigjeve,
endet në enën e gjuhës së lumenjve,
ndrinë unazat likenore argjend,
në krahët dhe fundet e pemëve.
Përkëdhel butë me lustrën tënde vajin e horizontit,
e bën dritë në mesazhet rol të valëve që hapen,
nga fjongo e shkumës së bardhë.
Era lozonjare pi brishtësinë tënde,
përkund djepet e reve,
kolovitet ne lirën ajrore ngjyer me petale hëne..
Ti frymon në ajër ëmbëlsinë e bardhë,
derdh në shpirtra imazhet më të bukura të ëndrrave.
Drita jote depërton në qënien time.
Si një peshk fluturues ndihem
në ujvarën tënde qelibar..
Duajt e ajrit më ngrenë drejtë qiellit.
Imazhi I ëndrrës time sapo ka filluar të ndizet
Fryma e kristaltë më tërheq në paqen e artë.
Bukuria jote më mbështjell çdo mëngjes,
shpuplon dritën e më puth lehtë në agun e ditës.
Vjollca Tiku Pasku.

Fakete Rexha: LULJA NE DRITARE

 LULJA NE DRITARE

Asaj nate mengjesore, gjarper i zi se ç'mu be rruga
qe ma le pas shpines sate kur me puthe ike e shkove
faculetes e mbeshtolle, xhepit majte brenda e vure
fjalen tende qe e shkele, syte kur more n'pellembe dore.
s'ka njeri qe t'me ujis, lule m'mbolle pres dritares
fjale e fundit ishte kthimi, pritja jote vaj m'rri buzes.
finje me bere m'a dhe shkopin, degdis botes me harrove
dashurine qe n'bese ta lash, nuk e vrave sa e deshperove.
pranveren qe m'a verbove, m'theve veren shpirtit thelle,
u thafte dora edhe lulet,para teje qe m'hynin n'dere.

Montag, 29. April 2013

Ali Sh. Berisha: PELLGU I FERRIT

 
Ali Sh. Berisha

PELLGU I FERRIT

Po nisej kolona me bekim të satanës
në Frontin e Adriatikut për të ndjekur erë të derrit
po nisej kolona pa bekimin e atmes
për në pellgun e ferrit

Qeleshebardhët lëviznin
si të ecnin majet e gurta të bjeshkëve
dhe vetëvetën mërtypnin
ngapak mish dhije te kripur me tym eshke

Lëviznin qeleshebardhët skaj Drinit
të përvëluar nga etja
iu falnin opingat e grisura shkrepave e vërrinit
tabanët e përgjakur shpuar në thepa

Udhës së Pajtonëve ia falnin ndonjë qeleshe
të shpuar nga krismat e zeza
ndonjë buzë të djegur peshqeshe
ndonjë sy të shkimur bukureza

Një qeleshe mësyente kroin zemërzhuritur
po plumbi ia vriste diellin
ujin ende pa arritur
të njomte gojën shkrum pa parë ylberin

Kolonës së qeleshebardhëve për kujtim i ndalte
secili shkrep nga nje copë lëkurë
toka e ëndërruar gjakun ia pinte
Ia shkimte ylberin Shkodra e shpresës si kurrë

Tufa e qeleshebardhëve po ecte drejt flijimit
në kampin e "Monopollit"po ngujohej
me plumba e bajoneta ngriteshin në kult të krimit
në Tivar etja për jetë po shitohej

Po fikeshin yjet me bekim të satanës
që qizme pushtuesi luleqeleshbardhët të shkilte
po zbardhej deti me bekim të rrotës s'amës
që tokën e begatë të tyre ta milte

Të gjallë e të vdekur heshtnin
vetëm Tivari e deti me kasapët llokoqitnin
që diellit ia përlyenin faqet e arta
ndërsa hënës e shkrepave faqet e akullta

Sonntag, 28. April 2013

Sinan Kerpaçi: ATDHEU I VARUR


ATDHEU I VARUR

Dy fatkeqësitë e mia e shpallën fitoren: rozë, blu,
të tjerat pa fund poshtë sqetullës së tyre
nuk guxojnë të thonë: çfarë bëhet kështu?!

S`e kam lyer ende gishtin me bojë e ju më numëruat,
unë dhe komshiu votën të rëndë nuk e lëshuam,
jemi ende duke lëpirë të dy
filxhanin pesëqind lekë të kafesë.
Ju dolët, dolët te semafori të veshura si ato
për t`i rënë çangës me një stap: fituam!

Tundni e tundni flamurin – teserë partie andej-këtej
në erë, në erë.
Te ngjyrat tuaja keni lënë edhe pak nga ai i Kastriotëve,
te ngjyrat tuaja dalë mode për të më mashtruar,
pak vend, pak vend për Skënderbeun;
tundni bezen e vjetëruar mbi kokën time
në shtyllën ku pa gjyq keni varur Atdheun.
Rruga pa rrugë, 26, 4, 2013

Raimonda Moisiu: KËRKOJ


Raimonda Moisiu

KËRKOJ

 Kërkoj një dritë,kërkoj një strehë,
Kërkoj një ëndërr të më njohë.
Në jam e dehur,të më zhdehë,
në jam e ftohur,të me ftohë...

Kërkoj një shpirt si shpirti im,
Të më gazmojë, me fol e qesh,
Ta kthejë hidhërimin në gëzim,
Ta puth te buza që i qesh...

Seveme Fetiqi: GRUAS SHQIPTARE

 
GRUAS SHQIPTARE

Mbi krahët e tu u zgjeruan degët e gjata rrënjësh
Mbi flokët e tua vitet qëndisen gjergjefe vuajtjesh
Por bora kurrë nuk e ngriu asnjë fije floku
Heshtja ta zbukuroi fjalën kur të murosën me mure
Gjiri yt ushqeu fëmijë të uritur shekujve
U bëre kurban i urave të dashurisë
Sytë e tu shpuan edhe shkëlqimin e diellit
Përtej çdo dashurie zemra jote arrijti
Me arna qetaz i arnove plagët e mosbarazisë
Në barkun tënd rrite trima legjendash
E dora jote përkundi sa e sa djepa guximtarësh
Ti linde Skenderbeun, Azem Bejtën, Shote Galicën
Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën
Humbe bijë e bija e ja fale Tokes se bekuar
në pragun e shtëpise qëndrove krenare
Me shaminë e zezë të lidhur në kokë
E prite mëngjesin me pushkë në dorë
Duke i përshëndetur shqiponjat e pranverave të lirisë
Jetën ia dhurove të shenjtes ardhmerisë
Prite përcjelle shumë stine e stuhi të rënda
Duke gatuar mirësinë e urtinë në magjen tënde
Në sofër shpesh i servove lotë të padukshëm të varfërisë
Duke i mbedhur zogjtë e tu me pëqafim në prehër
Netëve dhurove dashuri pa kursyer lodhjen tënde me zemër
E në oxhakun e prushtë ndeze çdoherë zjarrin e atdhedashurisë
Dhe te mallit për ata që i kishe në rrugët e kurbetit
Me durimin tënd ia ndërtove kulmin shtëpise sate
Me fustan të çkyer nga pagjumësia i kërkove varret
Për ti gjetur të dashurit e tu mos pushojnë dikund
Prap ditën dole me korrë bukën e gojës t´i ushqejsh të gjallët
Edhe kur tradhtitë ta trokitën derën ngrite kokën
Se me forcën tënde grua shqiptare ti e sjellë Botën!

Nikolla Spathari: VAJZËS ME EMRIN LUMTURI

 
NIKOLLA SPATHARI

VAJZËS ME EMRIN LUMTURI

Buzët e tua,
Që më erdhën si nga një reliev lulkuqesh të Kosovës,
Këtu në bregdet, mu kujtuan sot,
I nisa një mallkim botës për atë që i ka shpikur ikjet,
Se i ikur kaq larg nuk t’i puthi dot…

Një zë melodioz
Dhe dy sy të mbushur tej mase me dashuri,
Në kujtmet e mia, nuk mundëm t’i ndaj,
Tani e kuptoj se egziston lumturia
Gjersa ti mban emrin e saj.

Qyteti yt është i vogël,
As sheshe gjigande
As monumente madhështore nuk ka,
Por je ti që e bën aq modern,
Më modern se metropolet e mëdha…

Në Kaçanikun ku linde,
Idriz Seferi…
Ndezi flakë çdo gur e çdo përrua,
Të jetë bërë vallë gjithë ajo luftë e madhe
Që të vinin kaq ëmbël buzët e tua !?

---------------
Shenim:
Kjo poezi fitoi Çmimin e Parë në Konkursin Mbarëkombëtar në Gjilan.

Hyqmet Hasko: NJË DASHURI PËR DASHURINË


Hyqmet Hasko

NJË DASHURI PËR DASHURINË

Dita me gjen tek syri yt,
kur ti akoma je duke fjetur.
Natës i them nga ti të ik,
si pikë vese nga qielli i tretur.

Sharmin tënd rri vështroj,
aty janë stisur gjithë bukuritë,
do të vi nga gjumi të të zgjoj,
se të janë mbledhur gjithë yjësitë.

Vij si fllad dhe futem brenda,
dhe ti më hap njërin sy,
tjetri lundron nëpër ëndrra,
tek një dashuri për dashurinë.

Unë varem lehtas te buzët e tua,
si pika e vesës përmbi fletë,
të pëshpëris ngadalë: -të dua...
dhe nis një ditë për një jetë.

Kështu na vijnë vitet me radhë,
herë të lumtur e herë me fjalë,
ajo që mbetet dhe kurrë nuk tretet,
mjalti i shpirtit kur ka mallë.

Nga kjo jetë marrim sa duhet,
atë që duam nga drita e shpirtit,
dashuria me fjalë kurrë nuk thuhet,
se nuk mban zemra kufi të infinitit.

Te një dashuri për dashurinë,
vitet qëndrojnë të patretur,
jeta ka përherë vazhdimësinë,
kur një shpirt shpirtin ka gjetur.

Agron Shele: MUZA IME

 
MUZA IME

Muza ime!
Ç´bukuri fsheh brenda muzgjeve?
Ç´ëndrra rilinde përtej lirishtave?
Ç´këngë këndon honeve të gremisura?
Ç´rreze kërkon mbrëmjeve të ngrysura?
Muza ime!
Qëndroj majë shkrepit të heshtur,
heshtjen godas mes të përjetshmes tretur.
Ngado shoh perëndim të plakur,
më shfaqet kudo agimi i ringjallur.
Muza ime!
Vitet dhe thinjat si vetë kreshtat,
zbardhin nën mjegullat e fshehta.
Shpirti i gdhendur nga pena thatime,
dridhet, griset, tutje humbëtirave.
Muza ime!
Mos erdhe si mallkim ndër deje
a si lojë luajtëse marramendshe?
Kundroj sy vashe fshehur brenda teje
dhe lotkthyerin në smerald.
Muza ime!
Si frymë e shenjtë shtyn në harrim,
pse poetë u gdhimë në agim.
Vegimeve të paqta jeta në vlim
Dita shpejton dhe rrëmben pa kthim!

Freitag, 26. April 2013

Fehmi Ajvazi: SAN SIRO

 
SAN SIRO

Aty shkojmë bashkë
Të varfër e të braktisur
Aristokrat e vrasës
Mashtrues e gjeni
Të klithim një çast
Të bëhemi një

Edhe kur dielli ngroh
Edhe kur frynë me shi
San Siro na bënë një

Rrëke vjenë ëndërrimi
Klithma e dëshprimi
Nga jehet dhe heshtja
Nga lufta e trishtimi

Aty në rrafshin sfidues
E njohim fitoren-humbjen
Tek e kuptojmë esull
Emblemen e lojës

Lojë është në San Siro
Lojë jemi ne këndej
Në botën e klithmave
Në rimat e sfidimit

Veç s’është e lehtë
Të luash deri në fund
As ta mbroshë fitoren
As ta pranosh humbjen…

Kujtim Stojku: PËRMES VEGIMEVE

 
PËRMES VEGIMEVE

Mendim që strehohesh edhe n’folenë e skifterëve
Përzihesh me retë, askërrkund s’mund të zësh vend
Pastaj rend duke shaluar për kalë erën
N’tokë kthehesh me bulëzat e vesës sumbullargjend.

Po kështu sypatrembur bredh nëpër muzg
Me një shpirt t’ dalldisur n’çdo anë e kënd
Mendim që bredh lule më lule
Pastaj n’mes vargjesh plot hijeshi zë vend.

Shpërthen mendimi përmes ëndrrave vegimtare
Stërpiket me gjak fushave t’betejave ku bie hero
Toka me dhimbshuri n’gjirin e saj i mbante
Ëndrrat bashkë me shpirtin më nxisin kudo.

Dhe sot mendimet jetojnë, flenë t’qetë në muzg
Perms reve t’kthjellta agu vjen me pikat e vesës larë
Prej thellësive të shpirtit kënga del e ëmbël dhe e butë
Ngandonjëherë del me zë të çjerrë e ty rrimë duke t’sharë….

Donnerstag, 25. April 2013

Alexandra Adami: Cikël poetik



ZJARR PRANVERE

Erdhi tek unë pranvera
më duket shumë më ngjan,
si lule shumëngjyrëshe
ashtu ndihem se jam...


Mendjen mos ma merr
mos ma merr të lutem shumë,
Lermë pranverë të lulëzoj,
e vetmja lule për ty të jem unë.


Erdhi kjo pranvera
Më e bukura nga të gjitha stinët
Më ngriti lartë në qiell
zjarr më ndezi si diell....



 

MË I BUKURI UDHËTIM

Me shpejtësi, kjo zemra ime rreh,
nesër për mua do jetë një ditë e re,
nesër do të ndodhem në Shqipëri,
aty ku kanë lindur prindërit e mi.


Kur udhëtimi fillon, zemra pëlcet,
gjithë autobusi, gjuhën shqipe flet.
Jam mes Shqiptarësh, oh sa lumturi!

Nesër në mëngjes dojem në Shqipëri.

Kufijve u afrohemi,hyjmë në tokën tonë,
zemra rreh tik-tak, ndjej tjetër aromë.
Arome Shqipërie, aromë mrekullie,
sa gjë e bukur tëjesh prej Shqipërie!...


Shqiponja me shoqëron, kudo ku shkoj
kuq e zi janë flamujtë që aq shumë i adhuroj
si flamuri që mbaj me vete në gjoks e shtrëngoj
në më të bukurin udhëtim, që kurrë s’e harroj.





 
E NGRIRË SI AKULLI

Dielli buzëqesh, njerëzia gëzon,
pranvera në rrugët e lulëzuara i fton,
por në një qoshe, diku e strukur

rri një çupë, nga njerëzit e zhdukur.

Ej, erdhi pranvera, vrapo si shoqet e tjera,
hap dritaret e zemrës, lere të fryj era!...
Por si e ngrirë në akull, ajo nuk lëviz,

sikur brenda saj, ka vdekur çdo qelizë.

Nuk mundet të shohë, as të dëgjojë,
se bota njerëzore me vdekje e dënojë.
Ajo ka vdekur edhe pse është gjallë

për jetën njerëzore nuk ndien më mall.

E vratë ju, që vetëm qeshni pas shpine,
si sorra të egra që i rrëmbeni ëndërrimet,
ju që është pak t’ju them keni zemër katile,

ju që bëni akull çdo shpresë, të asaj jetimje



 
NËNA IME SHQIPËRI

Oj Nënë Shqipëri
A smë thirrë- unë do të vij!
Se aty ndjehem shqiponjë
Kur ti hap unë krahët e mij.

Oj Nënë Shqiperi
Jemi katandis në megrim të zi
Por zemra ime po rrah shqip
Se bija yte të përkas ty...


Sdua më aq larg të rri
Dua t´kthehen e të hy në gji,
Ta flas me ty gjuhën e bukur
Në mes shqiptarësh sa lumturi!

Oj Nëna ime Shqipëri
Merrëm në krah si një fëmijë,
Krenare këngën e këndoj për Ty
Për më t´bukurën SHQIPERI!!!




MREKULLIA IME

E kush tha shtatë mrekullit jane tetë
harruat mrekullin e vërtetë,
atë që mes dhimbjesh të solli në jetë,
atë që edhe ditën e bën natë,
atë që edhe jeten mund ta jep.


Mrekullia më e madhe je ti o nëna ime,
je drita,je shpresa, burim i qenies time.
Nëna ime e dashur, skam fjal të të përshkruaj
se çdo fjal është pak, vlerën ty të ta ruaj.

Ndaj më fjal të thjeshta, të them *TË DUA SHUMË*
Përherë do të mbetesh një mrekulli te unë...




 
I LOVE ÇAMËRI

Nuk jetova në Çamëri
por shumë dëgjova për ty,
pash lotët të derdhen si lumë
dhe mall´ që të prish gjumë.

Ahh  Çamëri e bukura ti
kaq kujtime mban në gji,
je e bukur si magji
ndaj dua të vij tek ti....

Dua të shoh me syt e mi
atë çka me kan thënë për ty,
të vrapoj tamam si erë
aromen tënde për ta ndjerë.


Ahh Çamëri e bukura ti
janë shumë njerëz larg nga ti,
brengë të madhe për ta ke
Të kan xhan tëkan atdhe.


Që nga larg të vështrojn
me lot gëzimi të ledhatojnë,
e kan të ndaluar ndajlotojnë
të shkelin token që dashurojnë.


Presin presinnn,,viite e presin,
pa te pare sduan te vdesin.
Disa iken nga kjo jete,,
po as dheu sdo i trese...




 
HER FËMIJË E HER E RRITUR

Her fëmijë e her e rritur
shkallët jam duke ngjitur
her me gaz e her me lot
po rritem unë në këtë botë.

Pran meje njerëz, dhurat perëndie
po me mbajnë në shesh të mos bie,
kam hapur krahët e fluturoj
në qiell lart gëzimi më çoj.

Her fëmij e her e rritur
boten jam duke soditur,
për një çast jamë mahnitur
gjërat ndodhin kaq papritur.

Sdua më femijë të jem
unë u rrita po ju them.
Ndjej zemrën të rrah fort
fluturo-jeto  më thot.

Her fëmijë e her e rritur
shkallet jam duke i ngjitur...





 
PËR AGIM GASHIN

Në shratin e dhimbjes, lag në Gjermani,
Fluturoi një flutur dhe erdhi tek ty…
Ngrije koken lart, syt hidhi nga xhami
nga larg erdhi flutura edhe tek ty ndali..

Të kam sjell urime, edhe shumëëë dashuri,
hapma pak dritaren se do t´vij tek ty.
Nga pran nuk të njoha, po shumë kam dëgjuar
edhe pse me dhimbje ishe gati për të më ndihmuar.

Me një pikë loti që rridhte nga syt,
më the bija ime, këtu jam unë për ty.
Nuk ndihem mirë, sot shkoj për spital
por është detyra ime rinin ta mbaj gjall.


Ndaj si flutur e bukur, kam ardhur sot tek ti
të të them nga afër se ke shumë dashuri
të të sjell urime thell nga zemra ime
dhe ti lutem Zotit sot unë për tyyyyy…



 

Aleksandra Adami është një trembdhjetëvjeçare e cila jeton në Greqi. Lindi më 21 nëntor të vitit 1999. Prindërit i erdhen nga Vlora e Ismail Qemalit dhe ruajten gjithmonë krenarinë e të qenunit shqiptar. Këtë krenari e dashuri ia mbollen edhe bijës së saj Alexandres e cila filloi të merrej me poezi që nga mosha dhjetëvjeçare.  Bashkpunon me poeten Anna Nazaraj e cila i ka ndihmuar dhe i ndihmon akoma. Duke lexuar poezitëe saja, Alexandres i lindi dashuria që të shkruaj edhe ajo. Lexon shqip, shkruan shqip dhe mendon shqip. Vijon mësimet në gjimnaz, viti parë. Shpresojmë se Alexandra do të bëhet një poete e madhe që ne si popull do të krenohemi me të.
Nga zemra i dëshirojmë rritë të mbarë, shëndet dhe suksese në mësime e në poezi!
 
Përgatiti: Agim Gashi

Adem Gashi: PUÇËRR POLITIKE

 
PUÇËRR POLITIKE

Ndërtesa e lartë e qeverisë
lartësohet sa mandati i saj
në strukturën e leshtë të shtetit
me xhepa shumë.

Që andej me sy e mërzi perëndish
në perspektivë zogu
Ata, shohin thnegla përposh.

Këta, që jemi Ne,
në perspektivë bretkose
shohim pasqyrim shtëllungash të reve
në një qiell të xhamtë reflektimi.

Në luftën e pashpallur
mes tyre e shkrimtarëve që s’blihen as shiten
gëlojnë motivet e pabëra dramë,
Më kot
pret skena e Teatrit Kombëtar
matanë.

Një kokërr vote
s’është veçse një puçërr politike
në teorinë e demokracisë.

Lumo Kolleshi: SYTE KERKIMTARE DO SHPIKNIN DIELLIN

 
SYTE KERKIMTARE DO SHPIKNIN DIELLIN

Me kerkon aty ku s'ndodhem,
Mosardhjen tende rri e pres,
Veç malet s'dine te takohen,
Gryka dhe hone ndajne ne mes.

Me vjen çudi me zemren time
Si nuk pushoka ne vetmi,
Nje lule çel permbi thellime,
Ylberi porten hap ne shi.

N'eklips te diellit kerkoj drite
E syte s'di se ku t'i mbaj.
Hyr papritur qe lotesite
Te behen vese neper maj.

Me fare yjesh mbillma qiellin,
Nuk ka kuptim me boshesia,
Syte kerkimtare do shpiknin diellin
Dhe te mungonte gjithesia.

Agim Metbala: NË MES TË GJALLËVE E TË VDEKURVE

 
NË MES TË GJALLËVE E TË VDEKURVE

Zbraz kupën me gjithë dhembjen
E ditës së sotme
E kamarieri me buzëqeshje të ftohtë
Si një diell dimri
Në mënyrë gjeometrike
Në mua shton indisponimin…

Tavolinë e pare
Një piktor e një shkrimtar
Njëri me ylber nën sqetull
E tjetri me diell n’qepallë
Pëshpërisin me këngën e zogut
Trasojnë armdhërinë
Lakmia më përqafon…

Tavolina e tretë
Pesëmbëdhjetë a njëzet veta
Zgërdhihen e lidhin kontrata
Mbi shpinën e popullit
E shkronjat që moti
U kanë ikur
Përqafohen me gjuhë plot therra
Hanë e pine si hiena…
Unë n’tavolinën e dytë
Së dyti here zbrazë kupën
Me gjithë dhembjen e ditës së sotme
Në mes të gjallëve e të vdekurve

1998

 

Agim Desku: Tri poezi

 
VARGJE NGA AGIM DESKU
 

SI TË LUNDROJ

 
( mikes se shndërruar në TANAGRA)


Si të lundroj
Mbi këtë emër
Që kam si zemër
E kam si lot
Dje e sot
Në çdo mot
Këmbas eca
Valëdrinit kryeneq
Të dhimbjes e krenarisë
Të mallit e të magjisë
Se sonte u ngrita
Mbi secilin djall
Fytas edhe me Bajloz deti
Mbi cilat valë u bëra
Vullkan zemre
E lopatë barkash
Vetëm sonte nuk e dua mbytjen
Më shpeto vetëm ti
Dora jote të më mbaj
Se vetëm sonte e dua jetën
Për pak mila jam ,Ti
TANAGRA
Eh sa më dhëmb ky det
Kjo natë
Ky engjëll
Fluturim më rri
Përqafimit tim
Vargun ma shkruan
Në shpirt
O zot si të dëgjoj
Në cilën valë deti
Ma trete kujtimin
Në cilën pulëbardhë
U shndërrove
Ma thuaj se sonte
Do je mike shpirti
Ose shndërrohu
Në fluturë pranvere
Ta vëj emrin tim
Të plasur
Për vargun tënd
O det o det
Pse nuk më merr
Edhe mua
Thellësive tua
Më fundos
Aty tek Titanku
Të degjoj simfoninë
Të më të bukures
TANAGRA
Ah,cili poet nuk do fundoset sonte
Të bëhet valëdrin
Dashurish të krisura
Siq je ti o djall
Eh,cili do ta përmbyes
Botën sonte
Cili do të luftoj
Me secilin përbndësh
I bërë vullkan deti
Se sonte jam zgjuar
Të krijoj melodinë për vargun tim
Të shenjtë si aroma më e bukur
E secilit trëndafil ah ,të kopshtit tënd
Sonte pse e shoh lotin faqeve të mia
Përse më mbyet ky varg
Sonte vallë a jam ëndërr
Në cilën udhë jam më drejt
Të iku nga kjo botë e ndyrë
Pse vargun tim nuk ma sjell
Aty ku shpirti im rron
Atty ku vetëm unë e mbaj
Këtë VARG të shënjtë
Këtë varg ngjyrë engjëlli
Sonte nuk di ku mbeta
Në cilin varg po mbes
Ndoshta vargun tim
Ma vjedhen djajet
jooooooo
Do të kacafytëm me secilin
Të krisur e rebel
Se do te bëhëm hi zjarri
Do të e përmbys botën
Eh,do të bëhëm edhe unë
Djalli vetë
Jo nuk dua më të jem njeri
Pse rri më të çmendurit
E një botë të krisur
Siq ësht shpirti im
Po,dua të jem vetëm aty
Ku nuk mundem të jem
Eh,bëheu agim djall
Bëhu edhe lot
Plagë shpirti siq u bëre
Dje e sot
Nësër ku ta di
Në cilin yll varri jam
Kur e kujtoj
Një ditë fluturimi
Për këtë jetoj.

Më.22.4.2013




 
KUR FESTOHEJ
(Bukurisë se vargut tim)

 
Sonte kur festohej
Eh,sa ngritej dollia
E një shpirt diku i strukur
Mi merrte mendet e mia.
Sa qenka e rëndë kjo natë
E hëna më mbeti kujtim
Vargun e lash të ti mike
Ti mos të kesh më hidhërim.
Ma shëro vetëm sonte
Këtë varg të të sjell gëzim
Të mbijetoj këtë festë madhështore
Të të bëhej i vetmi urim.
Vetëm sonte nuk u bëra poet
Nuk e dëgjova as shpirtin tim
Sonte e mbaja tërë natën pa gjumë
Dorën e engjëllit si të vetmin kujtim.
Sa bukur qëndisi flamur zemre
Edhe ëndërrën seq ma shëron
A ka kjo botë engjëll më të bukur
Si Tanagra këtë fjalë sa e mëriton.
Një ëndërr diku në botë
Ma e mira për këtë jetë
Erdhi si fluturë pranvere
Erdhi shpirtit si shigjetë.
Si kam jetuar deri tani
As vetë nuk e di
Nuk qënka as ëndërr
Ky vullkani e Ri.
E shoh çdo ditë
Në çdo nyje jete më rri
E marr me mendë
Kjo ëndërr si me dhëmbë.
I besoj shpirtit sonte
Se sa bukur fluturon
Në Vatikan arritëm mbrëmë
Një lutje seq ma kërkon.
Një uratë për engjëllin tim
E kam sjellur këtu tek ti
E ndjej shpirtin e saj
Të vetmuar kudo që rri.
Jo,nuk ka shpetim bota
Pa fjalët më të mira
Pa bashkimin shpirtëror
Të vargjeve të lira.
As pa lirinë e secilit emër
Që ta merr engjëllin e vet
Ta mbaj mu në zemër
Ashtu,eh ashtu siq do kjo jetë.
Vetëm kështu është bota
Botë e vërtetë
Që i ruan dashuritë
E kurrë nuk i tretë.
Kështu shërohet zemra
Kështu bota lulëzon
Me engjëllin pranë vetës
Eh,kështu shpirti rron.
 
Vatikan, 22.4.2013.
 
 
KUSH MA SOLLI KËTË VARG
 
Sonte
Në zërin tim
Kush ma solli kët varg
Pse më erdhe si hije djalli
Kur e ruajta fjalën tënde
Më shumë se botën time
Në djall ma shndërrove emrin
Në ëndërr ma more kujtimin
Pse,pse më erdhe si hije djalli
Pse më shndërrove në hi zjarri
Pse ma solle këtë varg varri
Si e deshte fundin tim
Edhe në djall më shndërrove
Për të vetmen fjalë të humbur
Nuk e di ku do të mbetem
A do të jem ma varg poeti
Përse me dergove urrejtje zemre
Çfarë kam unë me engjëjt e shpirtit
Që shkrova vargje e fjalë i fala
Për të vetmin emër që më rri si pasqyrë
E kujtimet mi hudhi në thellësi detrash
Mi humbi ëndrrat vargun ma thikoj
Asnjë pikë loti nuk ma fali për kutjim
Të shndërrohem në lotin tim
Pse e ruajti këtë natë si të fundit
Ma mori edhe botën e luleve
Më vuri gjëmba ferrash
Ah,si gjemba loti
Ku ti ruaj tërë këto
Në tërë këtë botë mëkatare
Apo unë i këtyre lojërash
U futa i gjallë në dhe
As uratën nuk e meritova
Kur vijnë engjëjt sonte
Të më mbrojnë a të më mbyesin
Në secilin varg mallkimi
Se sonte po nisem në një ferr pakthimi
Mos loto ma për ëndrrat e tua
Mos rri ma me njerëz të llojit tim
Ik nga faqja e dheut në do gjen shpetim
Vetem aty ku ska as botë as njeri
Nese e takon ndonjë shpirt si unë
Ik edhe nga ai nga magjia e ti
Sonte
Ty nuk të takon kjo botë
Asnjë varg shprese
Asnjë zemër e urrejtur
Sonte vetëm mallko këtë natë
Edhe hënën po deshte
Pse rri e mbyllur
Mallko mëkatarët e fatit
Ëndrrave mos ju beso
Sonte
Kush ma solli këtë varg
Kurr mos paftë dritë
Kush më mallkoj sonte
Emrin tim
Kurr varg mos lexoftë
Kush më hodhi sonte në varr
U bëftë vetë varri i kësaj nate
O zot edhe sonte dua të përgjerohem
Nese jam fator mos më jep uratën
Më ndeshko me ferr,me gjemba pylli
Mos më falë asnjë trëndafil a lule
Merrma edhe vargun tim hudhe në thellësi deti
Më hudhë vargun tim të secili bajloz deti
Ma ruaj vetëm këtë fjalë rrëfimi
Që nuk isha fajtor në asnjë botë kujtimi
O zot e dëgjova fjalën tënde mike
Unë ,,mëkatari,,i dhimbjes e vargut tim
Nuk e di pse isha poet,pse nuk isha vetë djalli
Pse jetova në lot e dhimbje shpirti
Pse të deshta shumë o varg
Psee,pse nuk të urrejta
Siq më urrejti ky varg i sjellur sonte
Nga djajet,nga cila botë mëkatare
O zot unë të falëm e ti mos më falë
Nëse jam mëkatar vargu
A mëkatar shpirti
Më mallko.

Më.16.4.2013



 

VARG O VARG

( Takim vargu)

Eh,si do të doja sot
Të jem varg
O varg poeti
Bashkë me sytë e tu
SI sy shqiponje
Dhe të rri mbi cilën gotë
Të dehem vetëm sonte
Mbi gotën me verë
Aty ku ti je si pasqyrë shpirti
Sot vetëm sot
Seq u bëra engjëlli vet
O sdi çfarë u bëra
Me të vetmin syvargu udhëtova
Nëpër secilën fjalë
Të shndërruar në varg ëndrrash
Sot u bëra lot malli
Herë sy buzëqeshje
O përendi cili isha sot nuk e di
Ma thuaj vetëmm ti
Në cilën gjuhë mbeta
I kryqëzuari shqip
Si e puthem vargun
Pse nuk fluturova sot
Pse nuk u bëra shqiponjë ëndërrash
Përse,ma thuaj ti o shpirti im
Vetem sot isha TI
Dhe sot ishe unë
Të dy të shndërrruar
Me mijëra ngjyra ylberi
Secila ngjyrë ishte më e bukur
Më e dashur,me e fuqishme
Eh,varg o varg kujtimesh
Sa i mirë je
Me ty rritëm çdo ditë
Nga nje pëllembë pranvere
Me ty çdo sekond
E zgjedhi aromën më të bukur lulesh
O varg o varg
Edhe unë si ti
Sot në këtë ditë prilli
Shndërrohem në varg poeti
Sone dua ta shkruaj një kujtim
Për këtë ditë madhështore
Po,do të shkruaj vargun më të bukur
Që kurr bota ime nuk e ka shkrue
Një varg që me hyri vetëm shpirtit tim
I shndërruar në secilën aromë lulesh
I shndërruar në secilin ngjyrë ylberi
Eh,sa bukur ecën ky varg sot
Kur sytë e tu e shkruajnë me lot përqafimi
Kur fryma e jote është vargu i tij
Sa bukur shkruhen vargjet sot,ecin lehtas
Më cilën dorë shkruhen
Ma thuaj ti o syri i vargut tim
Unë e them me dorën tënde
Ti e thua me dorën time
Po vargun e shkruan vetëm një dorë poeti
E ajo është syri i shpirtit tim
Eh, sa do të doja sot në këtë ditë
E mërkurë ,më 24 prill 2013
Ta mundi tërë botën e secilës fjalë vargu
Për dashurinë tënde që i falë vargut tim
Për mijëra ngjyra ylberi
Ku mbete o varg o varg
O yll o yll
Hynë edhe ti sonte
Në gotën time
Se sonte dua të ngriti dolli
Mbi fatin tonë me ty o varg o varg
Me engjëjt bashkë po ecim
Mbi secilin det e valë deti
Mbi secilën fjalë e varg dashurish
Mbi secilën këngë e këngë zemre
Sonte do të udhëtoj mbi secilin yll mbrëmje
Mbi secilën hënë vargu
Mbi secilin ylli Davidi
Sonte do të gdhendi në skulpturë Afërdite
Mbi diellin do të vëj vargun
Të shndërruar në pasqyrë trëndafilash
Dhe një varg shpirti merre nga unë
Si kujtim për vargun tënd prej ëndrash
Ma shkruaj në vargun tënd emrin tim Agim
Ma shkruaj bashkë me emrin TANAGRA.



Dienstag, 23. April 2013

Ruzhdi Berisha - Rudi: TI LIND ÇDO DITË LULE GJAKU

 
Ruzhdi Berisha - Rudi

TI LIND ÇDO DITË LULE GJAKU*

Kujtim për Tahir Deskun

Breshëri plumbash nuk e mposhtën dot lirinë
Atdheu jetoi edhe pas gjithë atij pushkatimi
Mali i Malësisë gjithandej frymon i gjallë
Dëshmor në rrugën e stërgjatë të përjetësisë

Vigani i pamposhtur pi përjetësisht ujë të pastër
Ai nuk nënshkruan marrëveshje kundër kombit
Dallëndysheve të vrara nga pushka e barbarit
Po shqiponja vret korbin edhe me dy të shtëna

Delet ç’kullosin në tokën e pushtuar nga brenda
E gjaku yt lind çdo ditë lule me njatë ngjyrë të kuqe
Si guxoni t’i këputni lulet me aromë varresh
Po përse shkelni mbi gjakun e iliro-dardanëve

Unë iu lashë të lirë edhe pse ika kur erdhi liria
Mua më bartin engjëjt e lirisë në krahë drejt amshimit
Edhe pse sytë i kam të hapur për vajzën time për djalin
Por shpirtin ia fala tokës pellazge - tokës Shqipëri

Mos më qani në liri e nëse doni flisni disa fjalë për mua
Më lavdëroni vetëm për hir të Zotit e të vërtetën thoni
Unë jam i gjallë jam vetë Tahir Desku e jam këtu me ju
Engjëjt më sollën në rreze lirie dhe qirinjtë më bëjnë dritë

Jam këtu me ju dhe ju dua shumë vëllezër dhe motra
Nga dëgjoj këtë zë të Tahir Deskut që më flet nga lart
Të mos heshtim ta dëgjojmë mirë porosinë e këtij burri
Gjaku që nuk lind kryetrima po është një gjak i humbur

O Tahir - Tahir Desku gjaku juaj a s’është vetë liria
Diell që ngroh dhomën time e hënë që natën zbardh
Se je engjëll i lirës së Atdheut histori pene e pushke
Je vetë Shqipëria ndaj ju kujton gjëmëmadhe Shqiptaria

*Kjo poezi u nderua me Çmimin e parë në manifestimin
“Ora e Tahir Deskut” në Klinë më 7 shtator 2012

Samstag, 20. April 2013

Arben Gjeka: LARG

 
LARG

Ikur je
udhes nga lindin ylberet.
Kopshtet e mallit
po çelin trendafilat
tek dritarja jote.

S'qenka e lehte
me pamade kengesh
nuk zbutet shpirti.
Ti ikur je
me avionin
e nje luleje prilli.

Kjo hene
e ndryshkur nga pritja
rruget i mbush me trishtim.

Dhe neteve
ah' neteve ...
I vetmuar
angullin malli im !

- Myzeqe, me 24 mars 2013 -
 
 
Marrë nga "Sofra poetike"

Poezi nga Xheladin Hamza:


 
LENI NJË QIRI TË NDEZUR

Jeta dhe vdekja
Janë një
Që të dyja
Kalojnë nëpër të njëjtën portë
Të kapur dorë për dore si fëmijë
Në vallëzim të valles hyjnore
Drejt kozmosit pafund!

Dashuria për varr
Më ritet për çdo ditë nga pakë
Aty më pret shtëpia ime
E përjetësisë...

Në një skaj të varrit
Më leni një qiri të ndezur
Të mos mbetem në errësirë
Ai me flakën e tij magjepse
Do të më ndritë në lutjet e mija
Drejtuar vetëm të madhit Zot!

Qiriri si shpirti im
Në qetësi të heshtur
Le të digjet ngadalë
Dhe le të më ndritë
Tërë jetën e përjetësisë!
 
 
 
 
PEIZAZHET E QILLIT

Ndjenjat bashkohen ne kupe te qiellit
Vallezim i kodrave pa mbarim
Brigjet e qytetit derdhen si dallge
Ne luginen e heshtjes se vdekur

Peizazhet qe kujtojne
Bukurine e diellit ne agim
Zhduken nga piktura e qiellit

Megalomania e perbuzur
Ne gjume te thelle fle
cmenduria e kohes
Kafshon ditet ne ikje

05. 03. 2007.
 
 
 
 
 
VDEKJEN E PRES

Ne muzgun e jetes
Pleqeria fuqishem
Eshtrat e mekura
Mi shtrengon

Ditet i numeroj me pertese
Shpirti lendimet vajton

I shtrengoj duart
I shtrydhi kujtimet
Si ngjyrat e mjerimit
Radhazi nje nga nje...

Ne qetesine e kesaj nate
Me duar te hapura
Vdekjen e pres ne vetmi...
 
 
 
 
 

NENES SIME

Ne endrren e nates qe iku pa kthim
Ti nena ime, mendimet mi perkedhele
I bere te mendafshte
Si flladi i veres ne mbremje...

Kujtimet per Ty
Zbriten qerpikeve te mi
Te lare me lot

Mbi varrin tend u perkula
E hapa porten e zemres se djegur
Ajo u gjunjezua totalisht

Elhamin zeshem ta kendova
Shpirti me dridhej si ne ankth
E fjala me mbeti ne fytin e thare...

Mbi mollezat e faqeve
M'u rrokullisen lot dhembjeje
Rane mbi varrin tend
Me lule mbuluar
Ku ti rehatshem fle, nena ime!

11. 01. 2007
 
 
 
 
 
NË RRUGËN E JETËS

Në rrugën e jetës
Furtunë deri në kupë të qiellit
Përsëri ditë e plagosur...

Zogjtë pa krih fluturojnë me mua
Apo unë jam vetëm një leckë
E shkëputur nga ngjyra jete...

Me krahët e saj të tërbuar
Pamëshirshëm era më valëvitë
Unë i heshtur presë errësirën e natës
Ndjenjat e kohës të varrosen në qiell...
 
 
 
 
DËSHIROJ

Sonte dëshiroj të jem
vaji i qiriut të djegur
që shkëmbëllen ngjyra dashurie
...
Sonte dëshiroj
të ndriçoj si margaritar
medaljon mbi kraharorin tënd

Dëshiroj sonte të jem
aromë më e këndshme
e luleve te bukura për Ty

Sonte dëshiroj të ngopem
me freskinë e trupit tënd
deri në agun e parë.



Zyba Hysa: MONEDHE E ARTË

 
MONEDHE E ARTË...

Kur jeta më pushton me rrjedhën e saj,
E mendjen as tek vetja s’e kem,
E shoh dashurinë,
Rrëzuar mbi tokë pa frymë...
Qëndroj...
Panik...
Rrëzohem...
Thua se po jepja shpirt...
Për të shpëtuar veten,
Në çast rimarr fuqi,
Gojë më gojë i bëj frymëmarrje,
Gjer zemrës t’i dëgjoj rrahje...

Fillon pulson symbyllur...
I këndoj më pas ninullën e saj:
“O Hyjnesha ime,
Që hirin e marr nga Ti,
Mos ik... mos më lër jetime,
Dhe shpresën ta kam veshur ty...”

Lotkënga e zgjon nga përgjumja,
Plot hijeshi stinore... ripërtërirë,
Dhe këngës sime,
Me këngë iu kthye si trime:
“Të gjithë flasin për dashurinë,
Të gjithë me etje ia pinë ëmbëlsinë,
Po dashuria e ka një çmim,
Monedhë e artë... PËRKUSHTIM!”

Hekuran Miraka: KOHE PLEQSH

 
KOHE PLEQSH

Dominote i kemi ne tavoline.
Po luaj me femijet e mi.
Jemi kater, une, vajza dhe dy djemte.
Gruaja numeron piket.

Kuptohet qe dopiogjashta kerkohet rob,
E fshehin femjet , e shtyj dhe une me shkop.

Gruaja si gjithnje ne opozite.
-Bete me hile ! I fshehet piket?

Eshte kohe e lire
. Ka humbur vemendja e Vjollces.
Mbreteron vetem inati i femres.
Pa kurrekurreshtje per nenen e dopiogjashtes.

Dhe nen dopiogjashte ,
Jemi ne meshkujt gjumashe.

 Hekuran Miraka, 17 prill, 2013
Nju Jork






STINE TJETER NE VERI

Me kishin thene se zogjte kendonin ne pranvere.
E besova deri vone.
Po ketu ku stinet ndahen si gjysemtorte,
Me ngjau si nje shfaqje publike e epsheve.

I degjoj. Jane jashte dritares sime.
Cirren te betuar ne besnikeri fisnike.
Per here te pare me duket vetja si nje adoleshent korcar,
Qe per telat e kitares zgjedh floke vajzash.

Ka ikur gjysma e tortes.
Eshte prill.
Po cirren zogjte pas serenates.
Si djem xhentil.

Hekuran Miraka, 16 prill 2013
Nju Jork

Lumo Kolleshi: SA ÇUDI,MOJ COPE E LETRES




 SA ÇUDI,MOJ COPE E LETRES!

Marr ne dore copen e letres,
Fletezen e bardhe si qumesht,
Mbjell aty nje pjese te zemres,
Gjithkush i qete t'i vere buzet.

Keshtu si une e merr ne dore
Fleten e bardhe dhe nje zyrtar,
E shkel pastaj si nje debore
Çizmja e vules ne sirtar.

Dikujt i mbjell veç turbullime
E nje rrebesh derdhet mbi lume,
Diku ne zgaver shkretetire
E ben sakaq oaz pa gjume.

Sa çudi,moj cope e letres,
Ti,moj bijez e blerimit!
Nje dore te beka pranvere,
Tjetra briskun e thellimit.
 
Nga libri "DERDHEN VETETIMAT"





MERITE E DASHURISE

Një fjalë ti, një tjetër unë,
Në dhomë heshtje pas kësaj.
Për hiçmosgjë duket u zumë,
Të dy kishim e s’kishim faj

Ti u bëre re e sertë
Në një qiell më tej se gri
Edhe unë u bëra vjeshtë,
Por jo dimër, kurrsesi.

Pas pak e trembur u fik drita
Kur na shikonte ashtu të zënë,
Vjedhur në terr çarçafin ngrita,
Asgjë pa prekur, asgjë pa thënë.

Dhe ishim pranë, oh, sa pranë,
Det edhe breg, valë dhe shkëmb;
Inatet si statujat ranë,
Paqja e shtrenjtë prapë u përkëmb.

U dashkan zënkat ndonjëhere,
Ku s’hyn gjykatsi, drejtësia.
Mëritë e krevatit ndoshta vlejnë,
Aq sa vlen në jetë dhe dashuria.

 
Nga libri "MARS"

Brahim Avdyli: TEATËR I DHEMBJES SË PAFUND

 
TEATËR I DHEMBJES SË PAFUND

Është vend i shpalljes së dhembjes
marr frymë thellë në damarët e qenies sime
dhe e lëshoj rëndë në përkushtimin e vargut
me një pikë loti bebëzavë të heshtjes
që ngrihet i gjallë deri në pafundësi...

Gjakova është vendi i dashur i fëmijësisë
me të gjitha dhembjet e ndarjes së pakthim,
me lotë e shoh zhdërvjeljen e filmit të fëmijësisë
dhe nuk kam kohë të ndalem me therrjet
nëpër mushkëritë e djegura të mendimeve-

është botë e veçantë e përplasjeve të mëdha
mbrenda zemrës sime tërmetet prore rrënojnë
prap një vistër i përtërirjeve ngritet me diell,
mbrenda një çasti shprehen të gjitha stinët
e nuk ndalen bubullimat e mëdha të dheut tim
duke i ndjekur vetëtimat e përdalura të brejtjes.

Dita dhe nata nuk kanë fare kuptim të mirë
e keqja dhe e mira mbeten prore në dyluftim,
i mbledhë cuklat e fijeve të këputura papritur
e të gjëj fillet e dhembjes që piketon gjak-

gjak, gjakova dhe gjaku që nuk ndalet kurrë
për një ditë të bukur ulur këmbëkryq nën bli
me plisin e bardhë të një plaku të ndjenjave
që gjithëmonë e shoh të ulur në pikëtakimet tona
të asaj malësisë që i jep pore shpirt e madhëri,

gjak i kuq është gjaku i shenjtë i lirisë
që vetëm në Gjakovë është në çdo gemb të ri,
edhe fëmijët që vinë të shëndetshëm pas këngës
duke qarë thekshëm me lotë të përzier gjaku
e m`i ngrisin mua flokët peshë deri në vdekje
nëpër muranat e shumta të dëshmorëve...

A e dini ju sa herë jam rrëzuar nëpër metropole
duke qajtur me lot kalldrëmin e rinisë në Gjakovë,
ka mbetur e përhershme kinoja dhe teatri i gjallë
që lozin tragjikomeditë e dhembjes së pandalur-

prap do të rrëzohem në Paradeplaz në Zürich
apo në Rapperswil, në Stuttgard, München e gjetiu
trotuaret e pagjetura përmallshëm në ëndërrat e mia,

liria është ndjenjë që çel sythin e përmbajteve
me pranverën rritet e me dimrat e shumtë zhduket,
rreth e rreth zgjerohen në pafundësi këngët e saj
që si fëmijë të rritur dhimbshëm më rrënqethin

prore i kam kënduar, por çuditërisht më janë zhdukur
dikund në ndërdije ka mbetur ia zë i qartë kënge
se Gjakova është teatër i shpalljes së dramave

e i dhembjes së pa fund të përkryer të burrërisë!

Fatos Ashiku: KENGA E KUMURIJES

 
KENGA E KUMURIJES!

...Mikja jone kumurije
çohet heret qe pa gdhire,
ja nis vajit ja nis kenges
... nis kujton njerezine,

...lajmetare pertej detit
nis e sjellin ane mbane,
ç'i ka derte plot nje shpirte
sa gezime nis e vijne...

...kumurijen tek e shihni
e takoni apo percjellni,
mos e ngani mos e vrini
ka nje shpirte plot me dhimbje,

...kumurijet miket tona
paq na sjellin ne zemrat tona,
preokupimet na i kujtojne!

Fatos Ashiku 19 Prill 2013

Donnerstag, 18. April 2013

Haxhi Morina: TRIMAVE TË GJAKOVËS

 
TRIMAVE TË GJAKOVËS
( Nga diaspora e vendi )

Këtu na ke Gjakovë
kem ardhë nga Diaspora,
se ta dëgjuam vajin largë ,
dënesjen dhe ofshamën e shpirtit,oj Nënë!

Dhe shumë shokë me vete kam marrë
për me ardhë e Zot me t ' dalë.

Kam marrë "Abejen" e Sadedinin,
Bardhylin e Ben Gaxhën
e Besë Bistazhinin ,

Besnikun nga Amerika,
djem që s 'dinin
çka është frika .


Të të themi mos ke frikë
se gji na dhe nga trupi ytë
këtu i gjetëm shokët tanë
që do vdisnin për Vatanë.

Ish Përmeti, ishte Ylli
ish Iliri e Eltoni
ish Hyseni dhe Benoni
e shum të tjerë.

Do të mbajmë në duar, Nënë
t' mos rrëzohesh
e nga dhëmbja
t' sakatohesh


Nënë e dashur, po ti ç'ke ?
të betohem n'gjakun tonë,
mos u quajt as gjak as Gjakovë
të humbur mbetshim përgjithmonë
nëse t ' lamë të biesh përdhe !

Erdhëm shpirtin të ta falim,
Nënë e dashur, tokë e vjetër,
morrëm vajzën edhe djalin
se më shumë nuk patëm tjetër !.

Qazim Muska: PERTEJ SHPRESES

 
PERTEJ SHPRESES

Zëri im kumbon
Në hapsirën e heshtur që s’përgjigjet,
Sepse ti je larg,
Shumë larg.
Përtjej së pritshmes
Përtej së ardhmes,
Përtej dhimbjes së humbjes së një dashurie je.
Je përtej shpresës.
Por unë i pashpresi i marrë
Shpresoj në shpresën e përtej shpresës
E pres jehonën të më pergjigjet
Si një fantazmë
Që pertëj reales më jep mistershëm
Kodin e ringjalljes...

E të ndjej një mendim larg,
Një vegim larg,
Një lot,
Një ngashërim larg.

Kështu më vjen e më tretesh nën lekurën
Që më hollohet kur jemi brënda të dy
E më bëhesh ujë,dritë,zjarr,
E gatshme për një ringjizje...

Por yjet
Heshtur digjen sërish në mbrëmje
E unë i marri i pashpresë
Shkoj të vdes në ëndërr
Duke përshëndetur Hënën.

Fatmir Gjestila: HIJE

 
HIJE

Lëviz si hije në erë…
Kërkon diellin,
T’i falë një teshtitje – kënaqësi e çastit,
Dhimbje e së nesërmes.

Apshuuuu!

Kënaqësi e hedhur tej
Nga harku i një sekonde…

Apshuuuu!

E…
Dielli në punë të vet,
Ai në punë të vet,
Rrugëve të hallakatura të kryeqytetit,
I papunë.

Apshuuu!

Ende lëviz si hije.

Hamit Taka: GJENIU

 
GJENIU

Kam një merak, më përpin për së gjalli,
Shpirtin ma bren me vuajtje perëndishë:
Kujt t’ia besoj, kujt t’ia qaj sot hallin
Kur jeta gënjeshtrën me lule e stolis?

Si Perëndisë i besoj shpirtit të fëmijëve-
Ky det me brilante, korale madhështore…
Në mijra diej mes tyre ndahet dita naive,
Nata çukit vezët e agimeve pranverore;

Ah, s’ia dinë fëmijët misteret kësaj jete,
Ç’është intriga, ç’është puthja buzëkallkani,
Në trille loje zhytur, të flijuar i jepen
Gjumit të bardhë me ëndërra jargavani;

S’e dallojnë buzëqeshjen ironike të hënës,
Kur të mëdhenjtë luajnë lojrat tinzare,
Kur babai i aktron përgjërime nënës
Dhe mashtrimin qëndis me dhele bujare;

S’e njohin ata Makbethin, thikën pas shpine
As helmin në vesh për mbretin e urtë;
Shtriga vjen e qeshur, me sjellje intime
U dhuron mollën magjike, të ëmbël, të butë;

Si u dridhet buza me lëvizje ëngjëllore
Dhe loti kristal u rigon nëpër faqe…
Kur mes hijesh misteri me aroma qiellore
Shpirtin e gjyshit e përcjellin në paqe…

I ftohtë është dhe zjarri i largët hyjnor.
Në shpirtin e tyre lus të mos arrijë dot acari,
Mos ta prekin plagët me lulëzim madhështor
Gjersa prej tyre një Gjeni të dalë i pari;

Kujtim Luma: SYTË E DASHURISË

 
SYTË E DASHURISË

Thonë se e verbër është dashuria
Ç'fjalë e padenjë, karem për të marrë!
Në rrugët e jetës kund nuk u rrëzova
Dhe pse gjithmonë me sytë e saj kam parë.

Sytë e dashurisë janë sytë e shpirtit
Nuk janë pasqyre nuk janë dot mostra
Për të gjithë ata që nuk e ndjejnë këtë
Vlenë fjala latine ''Terra Nostra''.

Shqiptar Oseku: ULKONJA

 
ULKONJA

na mori lumi

s'e mposht dot ujin
rashë copë nuk shkon

lypet bishëri
më rëndojnë këlyshët

na mori lumi

t'i lëshoj
këlyshët e mi

vdesin

të bie me ta

i mbroj nga rënia
thehem nën ta

na mori lumi

po bie me ta
po bie me këlyshët

rashë
rënie e lirë

u bëftë mirë

Ramadan Asllani: LAMTUMIRË VARGU I SHARRIT

 
LAMTUMIRË VARGU I SHARRIT!
(Bedri Hysës)

Kaloi vigun vargu i Sharrit!
Me polen lirik i hyri varrit.
Nga maja e deri në Grykë,
Këmbëkryq në Kaçanik!

Lisi, tisi, plisi, fisi!...
Zakonisht vargjet i nisi,
Tokë e kokë s’maten me okë!
Lamtumirë - vargje e shokë!...

Shkurte Nekaj: TI PO ME DHUROJE NJE EMER

 
TI PO ME DHUROJE NJE EMER

Ngadal po ecja territ te paemer
princ me ishe ber,ulur po qendroje
Malet ishin qendisur bukur si ne enderr
Luft po behej ate nat,betejat i sfidoje

Ne qiell yjet kishin hyre ne valle
Henen nuse e kendonin
Ti po sundoje qete pa bere llafe
Mbreterise tende i gezonin

Lakmitaret digjeshin ne shpirt
Admiruesit tane uronin
Me nje emer me pagezoje ate dite
Ujrat e paster kristal ne lumenj buronin

Gezimi im asaj nate iu be fuqi drite
Ti vije tek une me kurore ne duar
Do beheshim ashtu sic ti gjithmon prite
Princesha jote ate nate une jam kurorezuar.
____________
Marrë nga "Sofra poetike" në FB

Dëshira Haxhi: JEHONE BARDHESIE

 
JEHONE BARDHESIE !

Ne zemren e qiellit
sot kaq cuditshem lindi dielli
perkedhelur nga pafundesia e nje ujvare.
Fshehur rri ne gjirin e fjales tende !

Degjohet ajo melodi
kur kullon shkelqimin e qiellit
pike-pike petaleve te zemres sime...

Lirshmeria ne shpirt
bardhesi qe verbon pranveren
klithjeve pa ze te nje zgjimi te perjetshem .

Ndjenja te bardha perkundur ninullash !

S'humbas kohe
ne ndjekjen e strehezes se mendimeve te lira
dhe digjem cmendurise tende...

Kjo jehone
si pelerine e derdhur bardhesie
le te percjelle kryqezimesh si driten e shpreses...

Ulerimen e fundit,te lemerisur te ringjalljes.

(16-4-2014)