Sonntag, 18. Mai 2014

Poezi nga Edgar Alan Poe


Një ëndërr brenda ëndrre

Këtë puthje në vetull merre
Dhe, në ndarje prej teje tani
Kaq le të zotohem
ti gabim nuk je, kur e quan
Se ditët e mija ëndrra kanë qenë

E prapë, nëse shpresat vanë e shkuan,
Në një ditë a natë
Në një fanitje, a kurrë të tillë
Vallë prandaj më e pakta ka ikur?
Gjithçka që shohim a duket
Asgjë veç ëndërr ndër-fanitur

Të një bregu dallgë-rrahur
Mes ulurimës qëndroj
E grimca rërëflorinjta mbaj
Pëllëmbën fort shtrëngoj
Sa pak! E prapë nga gishtat shkasin
Ndërsa unë qaj, teksa qaj

O Zot! Me një mbërthim të fortë
Vallë, dot s’i kap e mbaj?
O Zot! Prej valës’ pamëshirshme
Një prej tyre a s’e shpëtoj dot?
A është gjithçka shohim a duket
Veç ëndërr brenda ëndrrës,
e pos një ëndërr e kotë?

 
VETËM

Qysh çastin që unë linda,
s’kam qenë siç të tjerët ishin;
siç të tjerët shihnin, nuk kam parë
pasionin tim nga rrjedhë e zakonshme
s’e kam marrë
As dhimbjen nga i njëjti burim
Zemra me të njëjtin tingull të gëzonte
Dot s’e zgjoja
e gjithçka doja, më vete dashuroja

Atëherë, në fëmijëri, në agim
Nga çdo pus i mirë e të keqje
Nga një jetë stuhie – u mbush
Misteri që lidh më mban palëviz
Nga rrjedha a burimi
nga greminë e kuqe mali
Nga dielli që rreth meje u soll
Në të vjeshtës së tij bojë-alli

Nga vetëtimë e atij qielli
Kur pranë më kaloi
Nga rrufeja e stuhia
Dhe nga reja që formë mori
Kur kusuri i qiellit ish blu
Siç e shihja unë – prej demoni

 
ËNDËRR

Ah, që jeta ime ëndërr e pafund ishte
Shpirti nuk zgjohet, gjersa rrezja e përjetësisë
Të nesërmen të më sjellë
Po, dhepse ajo ëndërr e gjatë brenge e pashpresë
Më mirë se realitet i ftohtë ish
Një jetë që zgjohet , atij që zemra t’i përkasë duhet
Dhe heshtur ka qenë, mbi të dashurën botë
Që nga lindja një rrëmujë e thellë pasioni

Por a duhet vallë– përjetësisht një ëndërr të jetë
Vazhdimisht, siç ëndrrat me mua kanë qenë
Në të herëshme timen djalëri – vallë a është e thënë
Marrëzi ishte prapë për qiej më t’lartë t’shpresoje
Se kur dielli ndriçonte - kam zbuluar

Unë i verës qiell, në ëndrra të dritës gjallë
Dhe dashamirësisë – zemrën time vetë kam lënë
Në mot të përfytyrimit, veçmas
Nga vetë shtëpia ime, me qëniet që kanë qenë
Nga vetë mendimi im,- e ç’tjetër të shihja vallë?
Ishte veç një herë – e vetmja herë vërtetë- kohë e ligë

Nga të mijat kujtime s’duhet dalë,
Një fuqi a magji që lidhur më mban – fraq ishte
Më erdhi natën dhe mbi shpirt pamjen e saj më la pas
Apo hëna, mbi gjumin tim
në mesnatën fisnike të saj ndriçoi?

Shumë e ftohët, apo yjet ishin, çkado të ketë qenë
Ajo ëndërr si erë e asaj nate – le të kalojë
I lumtur kam qenë, veçse në ëndërr, ama
I lumtur kam qenë – dhe ky motiv më pëlqen

Ëndrra! Në të gjalla ngjyra të jetës
Ashtu si në grindjet kalimtare, turbullt e paqartë
më shumë goxha gjëra - syrit të dëlirë i sjell,
Të parajsës e dashurisë - në dukje me realen
Dhe gjithë ne vetë!
Sesa shpresë e re në orën më të ndritur
Ai t’ketë njohur.ndonjëherë

Shqipëroi Halit Beka (Methasani)