Montag, 17. Februar 2014

Fran Ukcama - Kosova...

 
K O S O V A
ANDRRA QË NUK NA LANË
ME ANDËRRUE

Kosova andrra jonë e ndalueme,
ndarë me shekullin e trishtuem,
tani që zhgandrra votres ka blerue,...
erdhi dita..besuem..

Ku jemi, ketej dhe andej dhe botës mbarë,
kemi lirinë e shpirtin për të festue,
tani asgja ma nuk duket përrallë,
por prush lirie në votër, gufue..

Kosova dikur andrra e jonë e ndalueme,
sa nji jetë na dukesh veç nji kangë,
vinin rrallë kangetarë e s`mundnim me i takue,
vëllai me vëllain , shurdha e memeca ,kishim kanë..

Legjendat i kemi qitë mbas krahu,
dhe zemrat shtrue kufijtë ku ma nuk janë,
kur flisnim me gishta e shënja se largu,
burgimi i shekullit,
ma i madhi..

Kosova andrra e jonë e ndalueme,
dhe copat ku sperkamat kanë ra,
a ka në Botë komb ma të coptuem,
pse shtirem sikur ,
pse bajmë sikur s`ka ndodh kurrgja..

Festimi asht aq i madh, por jo i ploti mbi dhe,
Bota bën të shurdhin e s`bëza,
përmes gishtavë mbi sy na sheh,
Andrra e jonë, sot e mot, lyp e s`ka,
festojmë moj Europë por të plotë nuk jemi ne!

Të plotë do jemi, kur të jemi nën një qiell,
ku të ngrohem nën një diell, me stan e vërri,
jo në pesë si fjegra molle, nda kobshëm, me hile
por shqiptar me gene shekujsh, në nji Shqipëri!

Dan Kosumi - Kosovë

 
KOSOVË
KOSOVA ime e dashur!
Kur përmend emrin tënd,
marrë frymë thellë, ...
ofshaj shfryj,
më dridhen buzët.

Kur përmend emrin tënd,
shoh se nuk jam i tëri,
kam mall për Çamërinë,
më kujtohet Nishi.

Kur përmend emrin tënd,
shoh trupin tim të gjymtuar,
jam një trung,pa një dorë,
pa një këmbë.

Kur përmend emrin tënd, fluturoj,
ngjitem në qiellme krahë shqiponje,
legjendat ngrihen nga varri.

Kur përmend emrin tënd,
shpërthej si vullkani,
pështyj historinë.
Askujt s’i kemi hyrë në hak,
kemi nderin,
besën dhe krenarinë.

Kur përmend emrin tënd,
unë, biri yt i shumëvuajtur,
marshoj drejt ardhmërisë,
edhe pse më therin nëntë plagët në kraharor.

Kur përmend emrin tënd, rritem,
më bëhet shtati mal, s
hoh diellin të na ngrohë,
e ndiej në deje LIRINË!

Kur përmend emrin tendi këndoj "Mollës së kuqe",
zëri im vale deti shpërthen si një tsunam,
të dua si diellin,
si ujin, si ajrin!

Kur përmend emrin tënd,
dua të prehem në Atdhe,
vetëm aty rilind përsëri,
KOSOVA ime e dashur!

Samstag, 15. Februar 2014

Shaban Cakolli - Kur të kthehem

 
 
KUR TË  KTHEHEM 
NJË DITË
 
Një ditë kur të kthehem
nga ky mall i ndryshkur
Do të mbjelli  lule
mbi  varrin  e gjyshit
 
Në male e fusha
do të bëjë   verime
Do të e puthi baltën
kudo në tokën time
 
Do të shfryaj  mallin
që më dogji  flakë
në ndeja me djalin
dhe nënëloken  plakë
 
Do të shuaj  etjen
Që më ka përvëlua
nën  hijen e shelgut
Aty  kam një  krua
 
Në mes njerëzve t´mijë
prore do t´qëndroj
Kam  me u djegë  me u shkri
më vendin sé lëshoj.

Dienstag, 11. Februar 2014

Daut Emini - Lamtumirë

 
Lamtumirë, Vaçe Zela, e Madhja jonë

Vështirë e ka, një poet sot,
Të zgjedh fjalë, të thur një varg
S’di ç’të merr e të thotë më parë...

Për Ty, Vaçe Zela, e Madhja jonë!

S’është lehtë t’shkruhet një poezi
Për Vaçen, Artisten e Popullit tonë
Sot, kur ajo s’është në mesin tonë
Me trup, por jo edhe me këngë!

U nda nga ne, e Madhja, artistja jonë
Vdiq me trup, jo edhe me zë
Zëri ëmbël do të jeton gjatë
Do të jeton, sa të jetë populli jonë!

Prehu e qetë, e Madhja jonë
Vepra jote, Ty, të madhëron
Zëri jotë, gjatë do të jehon
Në çdo cep të vendit tonë!