Mittwoch, 22. Oktober 2014

Ajet Shala - Një tufë me poezi


ATDHE KESHTJELLË LAVDIE 

Kosovë o kështjella ime
E dashur arbërore
Ngritur mbi themele
Të një kulture epokash


E ndërtuar nga mjeshtër
Me duar hyjnore
Me gurë të skalitur
Nga mbretër në kohëra.


Në muret shoh frëngjitë
Të tymosura nga lufta
Nga flakë e barotit
Të trimave zemërzjarrtë


Ndër shekuj të mbrojtëm
Nga barbarët, nga humbja
Për të mos e lënë
Çizmen e tyre në prag.


Ti mban një vulë
Të rëndë perandorie
Të shkruar
Nga Konstantini i Madh i Ilirisë


Ti mban në Ballkan
Gjurmë të mëdha lashtësie
Të gdhendura me forcë
Nga bijtë e Dardanisë.


Në dheun e trojeve tua
U çudit mbarë bota
Lanë eshtrat e turpit
Bajlozë e krajlë pa fund


Bijtë me gjoks
Në beteja mbuluan gryka topash
Dhe kokat Sulltananësh
I morën në dorë i bënë shkrumb.


Në kullat e bardha stërgjyshore
U gdhendën beteja
Bijtë e tu ranë,
Besa-besë duke kënduar
Me duar u ngrit flamuri 


Dhe jehuan këngë të reja
E me gjakun e tyre
Fjalët e amanetit i shkruan.




ZJARRE ZGJON TRUPI IM

Kam provuar të harroj
Ta burgos shpirtin e vrarë
Për gjithë vargjet si kurorë
Doja dallgë dhe livadh.


Ka ca dallgë që mban stuhia
E ma sjellin brengën time
Si vullkan djeg dashuria
Në një kopësht me kujtime.


Ti je ëndrra ime e brishtë
Aty brenda më je fshehur
Je fushkëte e çiltërsisë
Je si bora e patretur.


Je një lule manushaqe
Që të mbaj si vogëlush
Më zgjon trupi qindra zjarre
E më bën të ec në prush.


Je çfarë je as unë s’e di 
Herë e shenjt e herë gur
Në çdo shteg që përpij
Për ty balli digjet furrë.




PËR TY

Vjen në ëndërr kur prek gjumin
Vjen në këngë e më gëzon
Vjen në hapin që hedh rrugës
Me shikim më ledhaton.


Kam përpara poezinë
Si ta thur vallë këtë natë?
Hesht e flas me psherëtimë
Si ta hedh sërish një hap?


A të vij ku ke folenë?
A do vish ti ku po të pres
Ëndrra lind e majën prek
Po ky varg për ty nuk vdes.




VALLËZO

Vallëzo, moj fluturore
Vallëzo mbi trupin tim
Merr nga zemra lule bore
Merr pranverë nga shpirti im.


Gjithçka deshe të dhurova
Çfarë ka mbetë veç shpirtit tim
Me ty çaj stuhi dhe shqota
Me ty shkoj te thellësitë.


Me ty lulen mbjell të dora
Me ty bëhem flamurtar
Bash aty ku shkrihet bora
Do të puth si fitimtar.


Vallëzo me fjalë bese
Bëhu breshër pa mbarim
Ndize mallin mes rrufeje
Sofër bëje gurin tim.


Vallëzo pa fund në ëndërra
Sill në zemër melodi
Ujit ndarjen përmes këngës
Ura jonë të bëjë bashkim.


Vallëzo mbi dallgë shprese
Dashurinë shkele prapë
Vallëzo mbi prekje ndjenje
Dhelpërore gjoks stërrall.


Vallëzo e mbytmi ndjenjat
Më sill dhimbje çdo agim
Në një kopshët ku hijon vreshta
Si burim ke lotin tim.


Këmbë lehtë më shkel në zemër
Hapmë plagët me trishtim
Hidh një valle shpatit bjeshkës
Vallëzo në mortin tim.




TË DESHA SI NJË ENGJËLL

Të desha si një engjëll, të mbajta si foshnje në dorë
Dhimbjet e tua mbyturazi i ndjeva thellë në damar
Vuajtjet më shkaktuan plagën gjakngrohtë
U bëre pjesë e jetës mbi lotin tim të tharë.


Kaluan cunamet dhe stuhia atje ku jeton ti
Kopshtiet e mia i mbytën shirat me rrebeshe
U përmbysën manushaqet dhe librat e mi
E në secilin varg emri yt si relikë mbeti aty.




ËNDËRRA MBI VARG

Gotë pas gote mbaroi rakia
Zbrazen gotat veç me fund
Mbeti shtrati dhe qetësia
Mbi tryezë bëra gjumë.


Nën kokë strofa, vargje
Ëmbël më ëndërrim
Po hedh kokën në dritar

                   Si poeti në vegim.



PLAGË E VJETËR

Dhimbjet i pata futur mes enigmës së mallkuar
Fshihesha si fëmijë pas perdeve të errta të mërzisë
E plagët e shpirtit më rridhnin gjak të kulluar
Në ditët më të mira të kohës së rinisë.


Si një qiklop përbindësh ushqehej bukur me vitet e mia
M’i mori shumë pranvera me lule e me blerim maji
Ajo më ishte futur në gjak, e fluturonte si flutura
Ky ishte “dashuria im dikur apo vetë tragjedia”.




MES ENDËRRËS E IMAGJINATËS

Mes ëndrrës e imagjinatës erdhe e ndalove
Si një ortek bore furishëm zbrite në livadh
Me vete mbaje gurë, shkurra dhe lisat gjelbërore
Por trupin tim as kësaj radhe s’ma preke aspak.


U sule si një llavë vullkani që gëlltit gurë në troje
Si prush krateri në shpërthim flakë nxirrje prej goje
Dogje për rreth çerdhet më thërrime të zogjve shtegtarë
Dhe kurrë njëherë zemrën s’arrite si luftëtare ta pushtoje.




KËRKOVA

Kërkova bulevardet me të bukura të botës
Me llojshmëri lulesh për rreth në blerim
Në kopshtet e pasura u deha mes aromës
Ti mbete lulja më e bukur, në vegimin tim.


Vizitova peisazhe me bukuri përrallëre
Në çdo meridian globi kërkova frymëzim
Hapërova mes yjesh a mes rrezatimesh ylberore
Por vetëm ti për shpirtin tim mbete i vetmi ushqim.


Hyra në biblioteka të pluhurosuara në kohëra
Lirikë me famë në botë i menduar i lexova
Qëndisje të bukura për personazhe gjeta
veç ti mbete më e bukura që unë krijova.


Dëgjova këngëtarë në melosin popullor
Më zë melankolie tek i këndonin dashurisë
Fjalët më të bukura që nxjerr shpirti hyjnor
Janë veç ato të vargut që shkrova me frymëzim.


Shpalosa natë e ditë faqe në fjalorë të rrallë
Kërkova pa pushuar me shumë përkushtim
Më kot u raskapit edhe shpirti im i dobët i ngratë
Fjalët më të bukura për ty i shkroi netëve loti im.


Si zog shtegtar migrova në hullitë e botës
Kërkova kudo që ta gjej vetëm pak ngushullim
Por ishte e kotë , ishte vetëm humbja e kohes
Se ti ishe, je e vetmja ndjenjë në shpirtin tim.


Do të jesh tek unë në vargje që s’kanë mbarim
Si uji i gurrës në bjeshkë që mes shkumës derdhet
Je e vetmja gjurmë ku hedh hapat në kujtim
Kur s`shkruaj më, më sjell lule mbi dheun tim.




ME TY ENDËRROJA JETËN

E preka befas gjer në palcë plagën time të vjetër
E dhimbjen e ndjeva thellë mbytyrazi në secilin damar
E kisha mbështjellë mirë me plafin e harresës
E nga sfidat e jetës loti si një krua pa ujë ishte tharë.


Plaga që më krijove, ishte dhuratë nga dashuria
E unë të doja më shumë, se sa doja vetveten
Si struc fusja kokën në rërë, të mos dëgjoja cicërima
Edhe pse vetë tretesha, me ty ëndërroja ta kaloja jeten




MË ERDHI PRANË SI FLLAD PRANVERE

Më erdhi pranë si fllad pranvere
E aromë mbante nëpër gushë
Më erdh dikur si vijnë mëngjese
E freskoi lulet nëpër fushë.


Më vjen si engjëll krahëshkruar
Më atëron në gjoksin tim
Më dërgon tek fole e shenjtëruar
Në një natë sterrë që s’ka mbarim.


E qënkam sonte kaq fatbardhë
E kërkoja fort në ëndërrat e mia
Ajo erdhi aty në një livadh
Ndriçoi rrugët si shkëndia.


Kur binte shiu fort me rrebeshe
Mes bjeshkësh Drini gjarpëronte
Me lot në sy t’i jepja puthjenxehtën
E sërish udhën ta kërkonte.


Më lër, më lër o kohë flakadane
Të merrkam krahë në një flatrim
Ta marr një këngën flamurtare
E të mos mbes në humbëtirë.

Të bëhem rreze dielli me shkëndija.



KËNGA E LOTIT TIM !!!

Në dritën e yjeve që zbehen herët në agim
Lapsin e mbusha ngadalë me lotin kristalor
Me mall të nxëhtë një letër shkrova si kujtim
E vetmja që mbani çelësin e shpirtit që më ngroh.


Për ty mbajë, sa shumë energji ngrohtësie
Dimrat e egër i ktheva si kreshnik në pranverë
Si polen prilli të mbolla nëpër kopshtije
Je e vetmja lule që çel me aromë dashurie.


Merre zemrën time e bëje në çast flakadan
Ndriço udhët e errta në netët pa hënë
Më kujto përherë edhe kur unë nuk jam
Aty do të jem duke i shkelur shtigjet me këmbë.


Më vesën e mëngjesit i freskova fjalët
Ca petale manushaqësh ju vura kurorë
Me ylber i mbështolla si një kordele e largët
Zogut shtegtar ia dhashë për t’i sjellë në dorë.


Do të vijë dita edhe kur do të ju mungoi
Dëgjoje bilbilin kur t’ia thotë degë më degë
Është këngë e vargut tim që këndon vetëm për ty
E kurr për askënd tjetër s`do ti këndoi në jetë.




SI NJË PELEGRIN

U bëra lundërtar në shtegun e lotit që rrjedh për ty
Mbi supe mora mallin që më përvëlonte
Udhëtova netëve të errta pa hënë, pa yj
Ecja si pelegrin që diçka të shenjtë kërkonte.


Të dija engjëllushe shpirtbardhë në fluturim
Ti u fute si në shtëpi në muzgun e zemrës sime
Prita si zog i dënuar kafazi të ma falje lirinë
E së bashku ta shijonim qiellin me dritë kaltërsie.


Kodin e hyrjes në zemrën e vrarë vetëm ti e di
Mbeta rob dashurie për ty, i prangosur me zinxhirë
Tek une je tretur në çdo damar dhe në çdo qelizë
Aty gjen plagën e pritjes që vetëm nga ti pret shërim.




JENI PLAGË E ZEMRËS SIME

Gotë e verës do të bëhem
Nëpër buzë do ndaloj
Nga aroma do të dehem
Kur qershia të kuqojë.


Flokët - o do ledhatoj
Do i bëj hark violine
Këngë malli do këndoj
Se janë plagë e zemrës sime.


Sytë e tu do i bëj yje
Të ndriçoj shtigjet udhët
Për ty do të shkoj në pyje
Atje ku dhe vdekja do të humbë.


Bukurinë ja more hënës si kurorë
Edhe natën ti ma bën ditë
Kur t`kam ty s’më duhet dielli që ngroh
Balli yt shndërit si ylber me dritë.


Mjaltë në hoje është goja ëmbëltore
Kur zëri i ëmbël aty si gurrë del
Jeni ushqim për venat në trup nëpër mote
Energji jeta nga ti më merr.




MOS MA MBYLL DEREN ME LLOZ

Në cilin cep të atdheut po derdhni nektar?
vetëm në kopshtin tim mbollët dashuri
Mos ma mbyllni me lloz derën e kalasë!
Unë si një shtegtar i vonë nga larg do të vij.


Do të hyj ngadalë-ngadalë fare në qetësi
S`do e lë të bjerë as orën e gjelit në kotec
Do të përkëdhel valet e flokëve si fildish
Do të dehem me puthjen në buzët qershi.




VARGU IM PËR TY LOTON

Ka shum kohë që po të pres
Përse hesht e më vonon
Zemër shkreta ka një brengë
Ta shërojë plagën kërkon.


Çfarë kam bërë e ku kam shkelur
Shtegun tim s’po e gjej sot
Asnjë tempull nuk kam prekur
Perënditë s’i gjuajta dot.


Oh, pa ty nuk çelin lulet
As pranvera fllad s`flladon
Shpirti ndjen mallin mbi supe
Vargu lotë për ty loton.


E lus zotin ditë e natë
Dashuria të fitojë
Lus ylberin, shiun litarë
Brigjet tona t’i bashkojë.


Kur të ndrijë hëna te faqet
Rrugët ngrica kur t’i shkrijë
Kur të çelin manushaqet
Ah, sa shumë që të kam pritë.




MË MALL ZEMRE

Shtigjeve të gjata eca, e arrita tek toka ime
Gjuhën më të ëmbël në botë aty e mësova
Shkova të çmallem ku dhe shkurret i dua me përgjërime
Manushaqet u gëzuan kur unë unë me lotë i lotova.


Burrat trima mbajnë këtu mbi koka qeleshe dhe plis
Në trojet e gjyshit flamuri i kuq po valon
Fjalën e tyre në gjithësi as dielli s’e lëviz
Këtu flet shqip kulla prej guri në çdo epokë.


Me dorë të bekuar pragun e kam prekur
Me mallin e zemrës mbi mur kam shkruar
Kahë do që të sillem si në orbit një satelit
Ketu dua të atërroi, ketu dua për të vdekur.




DASHURI E THYER

Dikur dimrat me acar i mundnim bashkë
Kalonte mesnata jashtë qëndronim trup më trup
S’e ndjenim të ftohtin, pa ujë, as kapelë të bardhë
Fjolla bore na mbulonin, kur rrinim sup më sup.


Si gotë kristali na rrëshqiti dashuria
U bë copë-copë kur ra mbi kalldrëm
Aty u varrosën edhe kujtimet e mia të mira
Si TITANIKU kur u ndesh më shkëmb.


Tek unë në zemër pate ngrohtësinë
Si zogëz fushe më ike larg ndër male
Atu ku trokiste djalli me fytyrën e nxirë
Fara që mbollët do korret si bimë në shpate.




ISHTE FAT, APO NGUSHËLLIM ?

Ti ike furishëm si ecën mes urës lumi
Si hija pas diellit pa lënë gjurmë,
Kalove Lugjet e Verdha gur pas guri
Po plagët e mia s’u shëruan kurrë.


Në zemrën time të mirë pate fole
Akoma të freskëta i ruaj dhe sot kujtimet
Si zog shtegtarë kalove cunamet gjër në re
Shtigjet pa kthim të mbajnë atje me ëndërrime.


Zjarri i ferrit i ndezi vargjet për ty në fshehtësi
Fotot e tua të bukura aty si mike bashkë qëndronin
Si portret Monalize engjëllore dukeshe ti
Të panjohurat të mëshiheshin në sy.


Koha kalon, e nuk e di se si kujtimet po treten
Si qirinjtë të ndezur venitën diku aty
Si lavë vullkani ndizeshim e ndizen herë pas here
Dimrat më të eger i mundnim ne të dy.


Unë zgjodha shtegun me dritë në agim ndër male
Ty ëndrra gjumin e ëmbël ta prishi një ditë
Apo ankthi të kaploi në natën pa hënë në shpate?
E vendose kuturu, këtë fat që të gjeti apo ngushëllim?




KONFERENCA E VERDHË !!!

S`gjen krim më makabër
Në këtë jetë
Që kur në glob
Njeriu nisi të shkruajë
S`gjen kirurg
Që të jetë më kriminel
Se ata që në errësirë
Të kanë gjymtuar.


S`gjen
Në globin dhimbje më të madhe
Se pa opium gjymtyrët t;i presin
Si të ishin kasapë
S`gjen padrejtësi më të ndyrë
Si tregim përrralle
Se kur në treg
Ata të dërgojnë si një mall.


Plot një shekull
Rënkojmë në robëri
Pjesët e trupit armiqtë
Ende na i mbajnë
Sytë na shpojnë
Nga shterja e lotit të ngrirë
Akoma gjaku
Nga plagët na kullon si vrragë.


Ku ta gjejmë në këtë udhëkryq
Një prijës Arbërie
Të bashkojë tokat
Si të ishte bukë e një sofre
Ku ta gjejmë në trojet tona të gjakut
Një trim Shqipërie
Plagët në zemër të na i shërojë
Sot e ndër mote.


Dhe nëse këtë ditë
S`kam për ta gëzuar
Amanet në varr
Të më hapin dritare
Kur do që të bëhet
Ribashkimi i ëndërruar
Të më thonë
Të shoh Shqipërinë e Madhe.




ZJARRI QË DUA

Më dogje një ditë, më zjarrmove
Me shpove në fjalë pabesi
Dije se kam vetëm një dashuri në mote
Që emrin e ka nënë, kaltërsi.


Ti ishe shoqe në qiell vetëm me re
Ti ishe shoqe me diellin dhe zjarrin
Të ishe shoqe me lulen që çel në bjeshkë
Për ty prisja ditën si udhëtari.


Të kam kërkuar në çaste sublime
Të kam kërkuar zgjuar dhe në ëndërr
E telin e lahutës për ty e kam shtrënguar
Që t’i jap udhë fjalës dhe këngës.


Të ishe e mbete këngë e maleve të bukur
Të ishe kënga e agimit që të pres me etje
Të ishe gurrë bjeshke dhe varg i mbrujtur
Notë e pentagramit ku ka vetën lotë dhe heshtje.


Doja të isha…
Të isha poezi e bukur e një poeti
Të isha valë e kaltër dhe dallgë deti
Për ty të isha një bahçe me mollë të ëmbla
Që të të vija natë e ditë në ëndrra.


I Bukuri i Dheut të isha një here në jetë
Si fara e shëndetshme në tokën e mbjellë
Të isha një mbret dashurie që zjarrin ta jep
Mes buzëve të tua si luljaqë sapo çel.


Të isha si diell i bardhë ndër yje
Me trup si fidan bukurije
Gjak i zemrës tënde të isha në pyje
Të isha për ty dehje kaltërsie.

Doja të ishaaaa



ZËRI I POETIT
(Para kullës së Adem Jasharit)

E di, edhe kulla ime mund të ishte djegur
Si e bacë Ademit
Cep më cep mund të digjej muri
Dhe guri i fundit i oxhakut
Po s’do ma vriste kurrë fjalën
Mes burrash në një log kuvendi
E mençurisë në Qiellin e Shtatë
Do ia vija bajrakun.


Dhe vetë një ditë mund ta kisha diku
Një varr të çelur
Nga një cifël predhe
E nga një plumb i mallkuar
O, po ashtin e fjalës
S’do ta lija asnjë cast të mbeste i mekur
Në gryka lahutën do e rizgjoja
Në shekuj me frymë e me duar.


Edi, edhe gruri i mbjellë në arë kalli më kalli
Do më ishte djegur
Cep më cep si kjo kullë e bacë Ademit
Shenjtor lirie
Po prapë do të ngrija me gurë më të fortë
E më të gdhendur
E zjarrin, për besë nuk do ta ljia
Të shuhej në troje shqiptarie.


Urrejtjen mund ta hidhja tej
Si të ishte një kafshë e coftuar
Po s’mund të hesht, joo, për varret,
Për tokën time të shtrenjtë
Se më vijnë në letrën e bardhë nënat
E fëmija e vrarë sylotuar
Se më zgjohet plaga e trimit në gjoks
Si të ishte det.


Mund të më digjej furka e gjyshes Havë
Dhe sofra e bukës
E plisi i bardhë i gjyshit Bajram në Tivar
Mund të bëhej një ditë pluhure hi
Po dhe me një dorë do të qëlloja
Me sëpatë në pyllin më të Bukur
Më të madhe do ta ngrija një kullë
Për miqtë e mi më të rinj.


Po fjalën, fjalën sërish nuk do ta lija
Të më flinte si macja të oxhaku
Në një hi të ngrohtë
Ku të thërret qetësia
Këtu bëhem kreshnik
E ulem në gjunj te bajraku
Këtu, gazmohem me vete
Se s’faron asnjëherë shqiptaria.




KODI I URËS

Eci drejt qytetit të lashtë ku kodin mbajnë urat
E shikoj lartë mbi pragun e portës së kalasë
Shikoj dritaret e kohës nga errësira të mjegulluara
E buzët e zhuritura kërkojnë gurrat ujë kristaltë.


Shoh lisat shekullor që dhimbjet i mbajnë në gji
Dikur nëpër kohëra trimave plis bardhë ju bënin roje
Nën kurorën e blertë jehonte një këngë me çifteli
Vallet dhe këngët majëkrahu bashkonin trojet.


Hapëroj përgjatë bregut të Ibrit ashtu kuturu
Freskoj ballin me valët e lumit të Sitnicës
Loti nga malli për fushat dhe malet më rrjedh këtu
E nga Bajgora lart, dëgjoj gjamën e Mitrovicës.


Dikur andej lumi tupani binte e kënga na gëzonte
Plis i bardhë shkëlqente në nëtët stërrore pa hënë
Si abazhur minatori, qeleshja mbi koka na qëndronte
E ura Mitrovicën bashkonte si bacë hijerëndë.


Helmetat asnjëherë syri im s’i ka pëlqyer
Atu, si bjeshkë më dalin, si miq të paftuar përpara
Nga andej dëgjoi krokatjet e korbave të zinj të urryer
Që mbi fole shqiponjash po bënin gara.


Lart nga majat e Selacit më zë burri, bëra kushtrim
Si në kohen e atij trimit plisat të kem mbi kokë
Para kullave të gurit me frëngjia në Boletin
Para varrit të Baces Isë të biem në gjunjë e bëjmë betim.


Ramë për këto shkrepa me fole shqiponjash
Më Besa-besë si dikur kur luftonte Baca
Shubarë e shajka s’i duron më as toka
Në dreq vaftë, bashkë me ta edhe Evropa .

Sonntag, 7. September 2014

Nikoll Ulndreaj - Katër Nikolla ka fisi

 
KATËR NIKOLLA KA FISI

Ta di lumi, shkëmbi, gurra, plisi e dheu
Se katër Nikolla ka fisi ynë Ulndreu.

Katër ortek në gji bjeshke rrjedhin krua
Në të kaltrin qiell katër yje të pa shua...

Shtegut bjeshkës ngjitej njomëz e barë
Lindi Nikolla i ( Marashit) si Nikoll i parë…

Ende Nikolla i Marashit s’i kish çetur sytë
Në qiej lindi yll i ri, Nikoll Zmali, si yll i dytë...


E kthyen kupën e verës e të rakisë më fund
Lindi Nikoll Matrini, piskati e bjeshka u tund...


Ulndreu ndezi zjarre, dritë për largësi nisi
Lindi Nikolla i Ndokës, i katërti që ka fisi...


Katër Nikolla si katër shkëmbinj të gjallë
Si yje fisit Ulndreut i prushojnë në ballë...


Emri im për të mos mbetur në mjegull
Shtëpisë time të poezisë i vë një tjegull...

Donnerstag, 14. August 2014

Agim Gashi - Vargje të përlotura

 
Vargje të përlotura
/ Bijës sime, Shqipe Gashi /

Emer të shenjtë të pata dhënë
E shqip derdha edhe lotet për Ty
Kur ike për ta takuar perëndinë...

Bija ime Shqipja ime Dielli im

Më janë shuar rrezet e zemrës
Jetës i humbën të gjitha ngjyrat
E dhembja mi dogji damarët e shpirtit
Po keq e le babin Oi Oi Oiiiiiiii

Mittwoch, 6. August 2014

Liman Zogaj - Një poezi kushtuar Shaban Cakollit


KUR OFSHAMA
KTHEHET NE JEHONE

Mikut, poetit Shaban Cakolli

Tani e mesova fjalen tende te fundit:
-„Limano,do mjeshter po punojn
Ne gjoksin tim“.
Nuk i besoje lajmit...

As vdekjes
As varrit ne Krileven e zemres.
As nuk e neneshkruaj ikjen
Ndarjen, harrimin, Aiii.

Ne skenen e Teatrit
Atje,
te livadhet e luleve
Premiera shfaqet
me do rekuizita te thyera.
Nje ze ne eter
U be pake heshtje
Pak ushtime
Pak lot,
ne qepallen e henes mbi keneta.
Ne udhen neper shkretetira
Kur erarat na i fiknin kandilat
Kerkonim drite te re
Per planitin qe digjej.
Shaban Cakolli
Mos u vono shume
Ta falim vetem nje sy gjume
Dhe eja me penden e pa shterrur,
me lahuten e gedhendur me qershin e rrezes
eja
me vargun per Ylberin
qe ti lidhi trojet Ilire
si nje buqet me Mimoza te kuqe.

Mergimeve
Nuk e dim, a jemi te gjalle
A te vdekur
A jemi buze varrit
A ne tryezen ku e kafshoim pelimin
Qe na e vret
kalendarin e buzeqeshjeve
Te djegura.

Miku im
Vetem Ikjen Nuk e Neneshkruaj.

Mittwoch, 9. Juli 2014

Izri Rexha - Cikël poetik


MIRËMËNGJES DALLËNDYSHE

Mirëmëngjes dallëndyshe, fat i ëndrrave let ju prij
Ashtu gëzueshëm në të bukurën natyrë…
Mirëmëngjes dallëndyshe që sot në mëngjes më erdhe,
Me këngët e këndshme në mëngjesin e ri, ...

Po sot trëndëfili i kuq pran molle shumë bukur ka çelë,
Aty që moti në kopsht me dëshirë pata mbjellë,
Dhe dallëndyshja si gjithë te unë me gëzim moti rri,
Edhe sot në këtë ditë fluturimthi vije në të bukurin shi….

Sikur mu afrua mua dhembshëm me shumë urtësi,
Tha që folen këtu do ndërtoj në të bukuren shtëpi,
Me gëzim do çeli edhe shumë e shumë zogj të rij,
Me parkun pranë, në kopshtin me plotë fëmij…

Dhe dielli dukej më vonë rrezet do ti lëshoj,
Me erëra trëndafilësh magjepsur në kopsht,
Dhe dallëndyshet për rreth më bënin shoqëri,
Mirëmëngjes dallëndyshe ju thashë plot shoqëri.

 
 
URA E MIQËSISË

Lidh urën e miqësisë breg në breg,
Edhe kur brigjet janë të paarritshme vendos një urë të konoptë,

Themeli të jetë forcë hekuri, beton i njëmend,
Të mos rrëzohesh nga furtuna e fortë,

As nga shirat e rrëmbyeshëm.....
As nga pesha marrëmendëse....

I sinqertë të jesh ndaj miqve Tu,mikeshave tuaja,
Dhe ata ti kesh pa interes...

Kur fjëlët të duken ndonjëher ofendime,
Bisedo haptas , ndryshe nuk ke miq...

Të duhen urat e miqësisë sepse ndryshe nuk kalon...
Mbetesh ishull i pabanuar...
 

E DASHRA IME QË SHKËLQEN

E dashura ime që shkëlqen sot,
E bukur dukesh magjepse mbi tokë,
Rri këtu me mua në të njejtën hapsirë,
Në të njejtën dhomë, në të njejtën frymë,
Si trëndëfil i kuq në të bukurën natyrë....,

Si art i gjallë që shëndritë plotë dritë,
Në rreze dielli shkëlqen ngjyrë, ngjyrë,
Me trup mrekulli me fjalë plot zjarrë,
“Të dua ashtu edhe kur s’të kam parë”
Të dua shum, e shumë me mallë...

Netëve të errta mbeta pa fjalë,
Kur thoje me ty do ndez të bukurin zjarrë
Flakën e tejdukshme doje me dëshirë,
Aty ku ishe mbi shtrat lehtë shtrirë...
Nga aty fjalët i thoje krejt e lirë...

Hyjnesh përrallash më rrije,
Në netët e trishta më ftoje,
Me vezullimin e lëkurës së butë
Aty te TI të rrija, aty te Ti të vija..
Mbrëmë të pashë si hyjnesh fronti në villë.......

 

TË THUASH TË DUA

Është lehtë të thuash fjalën -Të dua-,
Po është vështirë gjatë ate ta mbash,
Me qindra thënje kanë fluturuar,
Fjala -Të dua- do mbetet më gjatë…

Fjalët melodi lehtë mund ti thuash,
Mbrëmjeve vine për çdo natë,
Po të dhembshmen zemër aty ruaje,
Dhe thuaje për të një uratë…

Plane të mëdha mund të mendosh,
Edhe kur dëshirën të plotësosh,
Lirinë tënde kurrë mos e shuaj,
Por me gëzim ate të gëzosh…

Nuk është lehtë fjalë të bukura të thuash,
Një melodi plotë rimë të këndosh,
Nukë shtë lehtë aty të vij gëzimi
Në dashuri si hero, si heroin të triumfosh….



KALËRIM ËNDRRE

Jeto i dehur me ëndërrat që vijnë,
Dëfreu këndshëm si mbi një atë kalërimi,
dhe zotëroj ato shtërngueshëm në frerë,
Të kalosh hendeqet pa ra në humner….

Ec bashkë me hijen mbi trotuare,
Si shok ta bësh ate që të përcjell,
Furtunave ta dish se dikund pranë është një hije,
Që s‘duket pa qenë i bukuri diell….

Dhe beso se ëndërra do gjej shtegëtimin,
Të hapëroj vetë nëpër të bukurën hapsirë,
Me lutjen e mbrëmjes të kërkosh besimin,
Për kalërim ëndërrave mbi të bukurën natyrë..

 

PUSHIMI

Koha erdh për pushime,
Juve plazhi i madh ju pret,
Të pushoni në det të kaltër,
Që me qiell bashkë kaltëron...

Ju uroj pushime të bukura
Me udhëtime për atëdhe,
Dhe shetisni gjithë qytetet,
Mbi plot sheshe me Skendërbe...

Nisu drejtë të rrshqitësh në valë,
Bashk me erë hypur në drras,
Ndiqi valet se si kthehen,
Që të jet një mrekulli art..

Të shkoni mbrëmjeve në shetitje,
Me peshq të bukur të ushqeheni,
Ku muzika lehtë qetëson,
Dhe së bashku të dëfrehni...

Dhe kur tingujt lartë dëgjohen,
Në shpirtë të ndieni të bukurin zë,
Plot gëzim në vete të ndieni,
Për ç’përmallimin me vendin tënd...

 

MALL PËR VENDIN TIM

Si oazë Saharje
tërheq malli për vendin tim,
Mijëra rryma erërash
drejt palmave na nxitëshin,
Në verë atje të shkojmë,
në dimër te oxhaku të rrimë,
Verës të heqim reumen,
dimrit të heqim mallin…
Vendlindje e largët
që mendja pa dashur te ti ik,
Të gjyshja, te gjyshi,
te shoku, te miku…
Ditët e festave kremtuam….
me mall të çmendurisë për vendin tim….

15.06.2014/Linz

 
HELMES
(Fshat në Shqipëri,
poezi e shkruar për mikun Endrit Nzarkon)

Plot me pyje fusha të blerta,
Dhe kullota e ledina,
Brigje, kodra e livadhe...
Ara të bukura plot me grurë,
Që janë në rreth në Grop të Kolonjes,
E zbukurojnë malësin në këtë anë...

Helmes e quanin që të parët,
Sikur Elmi i luftëtarit,
Luftëtarit në mesjet,
Që shumë turqve ju mori jetë,
Për armiq helm u bë,
Ashtu emri Helmeees ju vu.....

Njerëz të bukur fisnikrie,
Që i gjen gjithkund në derë miqësie,
Të kujtohen si të kanë pritë...
Dhe që moti ata kanë ndritë,
Plot tregime të vjetra kanë shëndritë...
Edhe sot plot nder ata nderojnë...

Këtu është ndal Ismajl Qemajli...
Shkronjat shqip ecnin këtu së pari,
Mbi Urë të Dukës mbi shumë male,
Gjuhës shqipe rrjedhshem ja thonë,
Me shumë ftyra historie,
Plot legjenda shqiptarët krenojnë...

Sot helmosit në mitiken kojtojnë,
Amanetin e gjyshit ja thonë,
“Të rrojmë me nderë në Helmosin tonë,
Të mos shpërngulemi për Tiranë...
Se është vend me vlerë n’këtë anë...
Me tradite shqipatrie dhe kultur të plotë njerzie”



TI JEPIM VLERË

Si në një kështjell
që në festa do festojnë,
Dashurisë do duhej
ti jepim vlerë,
Dhe flamurin atje lartë
mbi gur të vëmë,
Që si në tempull
të valvitë në shkëmb...
Eh, dashuri e tjeshtë
që pak ndritë
Pa zjarrin që përvlon
në shpirtë,
Dhe dashuria e vërtetë,
do djeg si dielli në zenit..
-Kujdes TI një herë
nëse thua “Unë të dua”...
Mandej propozo diçka
Të ndihesh se je vetë Ti....
Thellë një zbrazti do ndiesh,
diçka që të mungon në shpirtë
mendja në dashuri do fluturon,
dhe fytyra do shkëlqen,
Të shetit nëpër natyrë,
dhe sheh të bukurën ngjyrë,
me fjalën e urtë,
Që zemrën e bën të butë,
Mandej dashuria vie,
Jo dashuri e thjesht,
por me të bukurin respekt....
Kujdes nëse thua
“UNË TY TË DUA” 
 
24.06.2014

 
 
E BUKUR ËSHTË NATA

E bukur është nata
kur qeshja të vije
dhe të zbukuron në fytyrë,
E bukur është nata
kur jeta është plot gëzim
me miken shumë të mirë….
dhe dashuria shkëlqen si yll….

Ende mbetem hënën
duke përcjell,
Me kaltërsin e bukur
përrreth në pyll,
Si rrezon perimet
me ngjyrë krejtë të mbyll,
Dhe ne shiqonim
lartë në qiell…

Ah, natë e errët
që si pëlhur mëndafshi vije,
Mikja në mes të fushës
donte ende të rrinte,
Magjepsejen në hapsirë
sodiste veq yje,
Dhe zemra e dashur
te unë që moti më vije…

Me puhin e erës
pushonte ashtu shtrirë,
Këngën ndëgjoja,
që moti këndonte,
Melodin ndieja
si me ndjenjë përjetoja,
Eh…këngën e vjetër
nostalgji që moti, që moti më thoje…

E bukur është nata
kur qeshja të vije
dhe të zbukuron në fytyrë,
E bukur është nata
kur jeta është plot gëzim
me miken shumë të mirë…
dhe dashuria shkëlqen si yll…

 
 
ME TY DO MBETEM

E dashur ime,
E di ti si flisnim ne, ndoshta ke harruar,
Më bëje shoqëri, nat për nat,
E di ti si netët nuk shkonin pa ty,
Dhe të gjitha yjet shkëlqenin,
Në ëndërra të zgjuar fluturonim në qiell,

E dashura ime,
kaher breg më breg shtegtonim,
Ashtu për dore te liqeni të merrja,
Ne mes të gishtërinjëve të shtërngoja,
E TI flisje e flisje për plane për një të ardhme,
Dhe unë anoja nga TI, rrija ngjitur në trup me Ty…

Dhe po sot kujtoj mendimet ,
Në mes të dallgëve furtun
Si anije velash në lundrim,
Në përmallim kujtimet më zgjojnë ,
Dhe lirinë ashtu të lirë e kërkonim,
Ne të dy, ne të dy me plot rreziqe të v

Doja të ikja bashkë në një shtet të ri,
Atje ku ndryshe flasin , ndryshe kuptohen,
Atje ku ushqimi është diçka tjetër,
Ah zemër e dashur s‘ do mundja vetëm t’ju lija,
Dhe ikim bashkë aq larg sa s’na gjente njeri…
Aq larg sa të duam liri…

Zemrën që të fala natën nën dritë neoni,
Gjysmën më dhe gjysma mbet te ti,
Dhe TI harroje të shkoje në shtëpi,
Përërqefimi YT mbeti në brendi
Mbeti thellë te unë, mbeti edhe te ti…
Me TY s’do harrohet e bukura DASHURI…



PERENDIMI I DIELLIT
 
Pas kodrave fshihej i bukuri diell,
Nga maje të lisave dukej perendimi,
Me ngjyrë të mbrëmjes muzgu na vije,
Dhe mua më kënaqte e bukura soditje...

Vetëm shtegtoja me hapa në natyrë,
Rrija në parkun afër plotë mrekulli,
Dhe përcillja vegimin lartë në hapsirë,
Që lidheshin me fenomenin magjepës diell....

Retë shkëlqenin të bukura butësishtë
Dhe dukeshin të arta lartë, lartë në rend,
Blerimi gjithkah dukej i errët,
Po vezullonin lulet shumëngjyrshe në lulëzim...

Dhe mjellma ndjellte të tjerët mjallma që lart,
Një thirrje të bashkimit ndihej në rrugëtim,
Dhe një pëllumb ndëgjohej në një lis,
I vetmuar që rrinte në degë, në pikëllim...

E unë përftyroja natyrën e vendit tim,
Përjetoja në vete një të ëmbël kujtim,
Kur dielli në fund rete kaher i ndriste,
Pamjen se ndrroja as tash me të bukurin shiqim....

 
 
TAKIMI I VONUAR

Ishte bërë ora pesë,
Takimin e kahershëm harronte,
Dhe tani ishte gjashtë,
Nuk i bie ndërmend,
Ah , gjumë i fshehur,
Pse vije ashtu...
Harroi të takonte,
Ajo mërzitej,
I dukej vetja pa vlerë,
Tani ishte gjashtë e dhjetë,
E la duke pritë në udhëkryq,
Ajo priste dhe endej andej, kendej,
Besonte se do vinte,
Si duket s’donte të takohej,
Në momentin e fundit shkoi,
Me puthjen në buzë pajtonte,
Dhe tani dashuria ishte dyfishuar,
Lotët nga gëzimi i rridhnin,
Ah, dashuri...
Tani kishte vlerë, shumë vlerë...

 
 
MALLËNGHEHEM PËR SHQIPËRI

Sa do doja të jem në Shqipëri,
Mëngjesin aty të pritja në rreze dielli,
Aty ku Fishta lindi dhe shqip dita fillon,
Dhe krahët ti hapja dhe rrezet e diellit ti prekja,
E të shoh nga afër se si me plotë gjallëri zbukuron….

Sa do doja të jem në Shqipërin,
Me Mirëmëngjes miqtë ti përshëndetja,
Të gjithë rend me rend t’ ju flisja,
Mirëmëngjesi miqtë e mi.
Dhe me urime festash të uroja..

Tash do doja të ulesha buzë detit,
Te pulëbardhat dhe anijet e gjata,
Trajektet që bajnë mall ti shihja,
Dhe çadrat buzë detit një nga një në rend,
Rërën e përhirtë të rrija…

Shumë më mori malli për detin me valë,
Në anijen me vela të lundroja,
Dhe peshkun luftarak të shihja,
Ashtu se si grindej për bukuri tö soditja,
Valözimin e flatrave që ishin plot mrekulli.

Edhe sot nga këtu mallëngjehem për Shqipëri,
Doja të shoh dasmat me flamurin kuq e zi,
Që shkojnë në varg plot kënkë e gëzim,
dhe une nga këtu mallëngjehem për vendin tim,
Do vij një ditë që unë atje gjatë të rri..

 
NË MOMENTET MË TË VËSHTIRA

Perqafimi
do i ndjek të këqiat
të këqijat që vijnë pa menduar,

mos mendo
ditën me ngjyrë zi…
dhe rrugët mos i shih se si ngushtohen,

shih gjerësin
që të mjafton të ecësh pa problem…
dhe do mbetet ende vend të tjerët të kalojnë..

ashtu ec
si nëpër një bardhësi mëngjesi,
nëpër një ditë dielli që nuk shkrumbon…

Mos u bë helm në jetë
në momentet më të vështira
por nektar bletësh plot dashuri,

ashtu fytyra të të shkëlqen
sikur zemëren gjithkuj i jep
dhe ty do të dhurojnë të tjerët … 


 
FJALË PËR NDIHMA

Nëse veti nuk i ndihmo,
atëher smund ti ndihmosh askuj,
Nesë vetëm për veten kujdesesh , kush je ti,
Kur ke mundësi ndihme, të afërmit tuaj vuajnë,
s je ai që mendon se je,
Pasuria vie dhe shkon si uji,
po nderi diku do shkruhet,
perendia e di,
Nese jep pak, do te vij më shumë,
Mos u pendo kurrë
nëse ke mundësi dhe i ke ndihmuar dikuj,
Po dhe borq kurrë mos kërko
me këmbnngulje që të kthehet…..

Sonntag, 6. Juli 2014

Lumturi Plaku - Tetë poezi


TA DISH QE…

Po më pe me dritë në sy
Do jap zemër edhe shpirt…
Po te pash që më shef shtrëmbër
Do më kesh gjarpër në zemër,
O do gjesh akull në zemër.

 

E VERTETA E GENJESHTRA…

Janë dy elstreme, gënjeshtra me të vërtetën,
Si i ftohti I dimrit me të nxehtiën e verës,
si errësira e natës me dritën e ditës,
si lulet plotë aromë e gjëmbat e ferrës.

 
LARG STERSIN…

Zemra e syri,
që lozin e të lumtur buzëqeshin
e trëmbin e tutje sa më larg
e dërgojnë stresin…

DRITE SHKURTERI

Nuk e shijon e s’njef bukuritë në lartësi,
forcën e ngjitjes e krenarinë, që ka shqiponja
ai, që me dritën e syryt arrintek hunda e tij
e gjithë zogjtë e qiellit i quan larasta e sorra.

 
JA VLEN TE HESHTESH…

Heshtja të mënçurin në vesh e këshillon,
Mos të lodhet me ata, që vetëm intrigojnë
E merr për dore, tutje e largon,
preja tyre, që ndëgjojnë, por s’duan të kuptojnë.

 
HESHTJA MJALT…

Kur duhet dhënë përgjigjia, por nuk e di,
kur e di që ajo fjalë vret dashuri,
kur flet e s’të kupton kush pranë të rri,
heshtja është mjalt, s’paguhet me flori.

 
VLERA QE VLEJNE

Fitimet më dëuhen për të jetuar
E nesërmja mos të më vras,
në zemrat e miqëve të nderuar,
të kem kohë, të shkoj të trokas.

Ti bëj strehë për tu qetësuar,
me dashurinë trasparente si kristal,
me pasterti, si ujë burimi i gugulluar
e ky është fitimi më i madh.

NDEGJOME…

Larg imoralit, se e bën e ta lë në derë,
dhe nga ai, që vjedh, se ty të thërret hajdut,
larg zerros, se më shumë se vetja s’të jep vlerë,
aq di, s’ka faj e ty të thërret, “Zero me Xhufkë”.

Erblina Përparim Hoxha - Tri poezi


Shpirt i humbur

Botën e vet e ka
Sytë i shohin ngjyra tjera
Buzeqeshjën e ka krejt ndryshe
Plot jetë dhe dashuri
Shpirt i përhumbur
Në shtigjet e ënërrave...


 
Me gjuhën e shpirtit

Shpesh pyes veten
Deri kur do i falem
Durimit dhe vetemise
Në këtë botë me pak ngjyra

E veshtire qënka jeta
Kur zgjidhjet janë të huaja
Përballë pafuqisë sime
Dhe ëndërrave të shumta

Më thuaj zoti im
Kur do të vij dita
Të flasë
Me gjuhën e shpirtit

 
Drini

Shikimi i tij më bën të ndjej
Aromen e jetës
Ëndërrat merrin trajtë tjetër
Dhe përnjëherë
Fillojnë të çelin të gjitha lulet

Buzeqeshja e tij
I bën të vallëzojne edhe engjujt
Ai është Drini i vogël
Që i jep gjalleri shtëpisë
Lum une për nipin tim...


___________
Redaktoi: Haxhi Muhaxheri

Sonntag, 18. Mai 2014

Poezi nga Edgar Alan Poe


Një ëndërr brenda ëndrre

Këtë puthje në vetull merre
Dhe, në ndarje prej teje tani
Kaq le të zotohem
ti gabim nuk je, kur e quan
Se ditët e mija ëndrra kanë qenë

E prapë, nëse shpresat vanë e shkuan,
Në një ditë a natë
Në një fanitje, a kurrë të tillë
Vallë prandaj më e pakta ka ikur?
Gjithçka që shohim a duket
Asgjë veç ëndërr ndër-fanitur

Të një bregu dallgë-rrahur
Mes ulurimës qëndroj
E grimca rërëflorinjta mbaj
Pëllëmbën fort shtrëngoj
Sa pak! E prapë nga gishtat shkasin
Ndërsa unë qaj, teksa qaj

O Zot! Me një mbërthim të fortë
Vallë, dot s’i kap e mbaj?
O Zot! Prej valës’ pamëshirshme
Një prej tyre a s’e shpëtoj dot?
A është gjithçka shohim a duket
Veç ëndërr brenda ëndrrës,
e pos një ëndërr e kotë?

 
VETËM

Qysh çastin që unë linda,
s’kam qenë siç të tjerët ishin;
siç të tjerët shihnin, nuk kam parë
pasionin tim nga rrjedhë e zakonshme
s’e kam marrë
As dhimbjen nga i njëjti burim
Zemra me të njëjtin tingull të gëzonte
Dot s’e zgjoja
e gjithçka doja, më vete dashuroja

Atëherë, në fëmijëri, në agim
Nga çdo pus i mirë e të keqje
Nga një jetë stuhie – u mbush
Misteri që lidh më mban palëviz
Nga rrjedha a burimi
nga greminë e kuqe mali
Nga dielli që rreth meje u soll
Në të vjeshtës së tij bojë-alli

Nga vetëtimë e atij qielli
Kur pranë më kaloi
Nga rrufeja e stuhia
Dhe nga reja që formë mori
Kur kusuri i qiellit ish blu
Siç e shihja unë – prej demoni

 
ËNDËRR

Ah, që jeta ime ëndërr e pafund ishte
Shpirti nuk zgjohet, gjersa rrezja e përjetësisë
Të nesërmen të më sjellë
Po, dhepse ajo ëndërr e gjatë brenge e pashpresë
Më mirë se realitet i ftohtë ish
Një jetë që zgjohet , atij që zemra t’i përkasë duhet
Dhe heshtur ka qenë, mbi të dashurën botë
Që nga lindja një rrëmujë e thellë pasioni

Por a duhet vallë– përjetësisht një ëndërr të jetë
Vazhdimisht, siç ëndrrat me mua kanë qenë
Në të herëshme timen djalëri – vallë a është e thënë
Marrëzi ishte prapë për qiej më t’lartë t’shpresoje
Se kur dielli ndriçonte - kam zbuluar

Unë i verës qiell, në ëndrra të dritës gjallë
Dhe dashamirësisë – zemrën time vetë kam lënë
Në mot të përfytyrimit, veçmas
Nga vetë shtëpia ime, me qëniet që kanë qenë
Nga vetë mendimi im,- e ç’tjetër të shihja vallë?
Ishte veç një herë – e vetmja herë vërtetë- kohë e ligë

Nga të mijat kujtime s’duhet dalë,
Një fuqi a magji që lidhur më mban – fraq ishte
Më erdhi natën dhe mbi shpirt pamjen e saj më la pas
Apo hëna, mbi gjumin tim
në mesnatën fisnike të saj ndriçoi?

Shumë e ftohët, apo yjet ishin, çkado të ketë qenë
Ajo ëndërr si erë e asaj nate – le të kalojë
I lumtur kam qenë, veçse në ëndërr, ama
I lumtur kam qenë – dhe ky motiv më pëlqen

Ëndrra! Në të gjalla ngjyra të jetës
Ashtu si në grindjet kalimtare, turbullt e paqartë
më shumë goxha gjëra - syrit të dëlirë i sjell,
Të parajsës e dashurisë - në dukje me realen
Dhe gjithë ne vetë!
Sesa shpresë e re në orën më të ndritur
Ai t’ketë njohur.ndonjëherë

Shqipëroi Halit Beka (Methasani)

Sonntag, 20. April 2014

Agim Gashi - Erdhën Pashkët

 
ERDHËN PASHKËT

Erdhën Pashkët, ndrit hareja,
Në këtë tokë të Skënderbeut, 
Nënë Tereza lart te Krishti
Lutet për liri t´Atdheut.

Shumë urime ju shqiptar
Pashkët sot që i festojmë, 
Jetë të lumtur e tolerance
N´tokë të Arbërit të gëzojmë.

Se ka thënë Zoti i qiellit
Jezu Krishti me u ringjallë, 
Me shpërnda n´botë dashurinë
Edhe armikun me e falë.

Sa madhështore e sublime
Është falja me shpirt e zemër, 
Me u shporr mallkimi e urrejtja
Dashuri e quajnë me emër.

Unë vjershëtori nga mërgimi
Ngado urime du me dergu, 
Qoftë i bardhë populli e atdheu
Jezu Krishti qoftë lavdëru.

Jemë shqiptar në tokë të Arbërit
Këtu Zoti na ka qitë, 
Kush sot lutet n´gjuhën shqipe
Ka me e pas të bardhën dritë.

Këtë gjuhë të ëmbël na e fali Zoti, 
Dhe Jezusi shqip na flet,
Sa t´jetë bota me jetue
Vetëm shqip me milona vjet.

Populli im kudo që gjendet
Pastë jetë e dashuri, 
Mbretëroftë paqja dhe mirësia
Kah i thonë Arbëri.

Düren, 20.04.2014

Freitag, 18. April 2014

Mark Kuzhnini - Shtatë poezi

 
JAM ODISEU

( Letër Penelopës sime )

Kur gjithçka më sulmonte,
Unë morra rrugë për tek ti,...

Dashuria jote më mbronte,
Sa në jug e sa ne veri.

Unë qiellin shumë e doja,
Por nga toka dilnin ciklop,
E kur në det po lundroja,
Jetën po e peshkoja me shkop?

Dhe pas vdekjes s'jam lënduar
E pas ujërave nuk shihja tokë,
Do të vij, të kam premtuar,
Ndoshta vetëm e jo me shokë.

Fikall vet flisja me vehten,
E vehtja ime s'kishte përgjigje,
Kush di si unë ta dënojë vdekjen,
Duke jetuar si gur mbi brigje.

Pak në ëndërra të kam parë,
Se pak kam fjetur bukuria ime,
Kaloi shumë kohë që jemi ndarë,
E ti mbete kujtim në jetën time.
 
 
 
 
PREMTIMI I KONSTANDINIT

Seç qenka natë e bukur
Varr ngrihu e bëhu kalë
Më duhet të ik si një flutur
Rrasë bëje një nder, bëhu shalë....


Duhet të ik e ta marr motrën
Që ta vë amanetin tek vendi
Të ngutem e ta hap portën
Kështu e kërkoi lokja e rendi.

Ah! Ore mal m'paska marr malli
Të të shoh përsëri
Jam nisur i vdekur nga varri
Që ta marr motrën në veri.

Natë e Pashkëve të mëdha
Nana jeton si në qeli
Dikush një lajm ma dha
Ka hudhur një hok mishi n'kusi.

Ja pra pragu i Dhoqinës
Ngrihu motër erdha të të marr
Ç'ke or vëlla prapa shpinës
Dukesh shumë në trup i pa larë.

Jo moj motër asgjë nuk kam
Veç jam ngutur duke ardhur
Duhet të nisemi në errësirë
E jo mëngjesi kur t'ketë zbardhur.

Por pse vëlla nuk pushon sot
Nesër nisemi me dritë dielli
Motra nga malli u zhyt në lotë
Po lotonte atë natë dhe qielli.

Duhet t'nisemi thot Konstandini
Hidhu në shalë moj Dhoqinë
Çfarë zemre e çfarë mendimi
Kishte trimi për shtëpinë.

Atij i ngutej shumë më shumë
Që mos ta zë agimi hershëm
Ta lë motren e të kthehet në gjumë
Aty ku ishte i përhershëm.

Ja...! Arritëm motër tek shtëpia
Unë po shkoj ta lidh kalin
Vajza troket në portë
Lokja si qyqe po e merrte malin.

Konstandini u kthye në varr
Nanë moj hape portën
Mos je bushtër a mortajë
Kush ta bind tani loken.

Është Dhoqina bija jote
Hape portën moj nanë
Qante plaka asaj kohe
S'kish parë diell e s'kish parë hanë.

Kush të solli ty moj bijë
Me Konstandinin këtu kam ardhur
Ah! që vërshoi tani një shi
Dhe mëngjesi sapo ka zbardhur.

Vdiq plaka vdiq e bija
U dha e u përmbush premtimi
Pas kësaj u shemb shtëpia
Besa besë ishte qëllimi.
 
 
 
 
MË DËNOI

Në sytë e zinjë ulliri dukesha si prehë gjahu,
në buzëqeshjen e saj i shëmtuar si bishë,
çfarë fjale lindi shpejtë e më ndau,
nuk gjeta shërim as n'xhami e as n'kishë....


Përsëri ajo buzëqeshte e unë isha pjesë mishi,
në afërsinë e saj, më binte copë, lëkura ime e flaktë,
mos vallë ishte mbretëreshë ferri që jetën ma prishi,
doja ta puthja, ta përqafoja për çdo natë.

Vetëm për pak çaste ishim qift ideal,
vetëm për pak kohë qëndruam me gëzime,
kur e kuptoi sa e dashuroja, në mendime su ndal,
më pas s'më harroi duke më dënuar me mallkime.
 
 
 
 
LOTËT E BURRIT

Kur buzëqeshja kalon në vaj,
e dhimbja është e pa kulluar,
në atë çast je diku ne skaj,
se fati yt është duke u martuar....


Kujtimet nuk peshohen,
dita kur e shikove për herë t'parë,
ndjenjat kurrsesi nuk ftohen,
pas vellos saj i sheh lotët që ka qarë.

Lotët e burrit janë sa pesha e shkëmbit,
vuan nga ndarja shumë më shumë se femra,
është më e rëndë se dhimbja e dhëmbit,
kur e kupton që i ka ikur zemra.
 
 
 
BABË*

Përse more babë je i pa fjalë
e i ftohur që nga dje
unë jam i yti djalë
përse bëhesh që s'më njeh.

Fol more baba ma thuaj një përrallë
më morri malli me ty me fol
ti i vdekur unë i gjallë...

dhimbja shpirtin ma ka lodh.

Më mungon buzëqeshja jote
jam si qielli i errët pa hanë
të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke
çfarë të bëj që s'të kam pranë.

Si do të them babë lamtumirë
se s'më del kjo fjalë e mallkuar
ah... sa e kam të vështirë
më kurrë s'kam për të të përqafuar.
________
 *Për prindin tim që ndërroi jetë.
 
 
 
FLOKËT TUA

I pashë flokët tua si dallgë deti,
Eh! Sa me vrap fillova hapin tim,
Por nuk e dija se çka më gjeti,
Kur preka supin e një tjetre...trishtim....


Më fal...në heshtje i flisja si qielli blu,
Mendova që ishe tjetër t'kam ngatërruar,
Këtë që e ndalova jo...jo nuk e du,
Me plagë të thellë rrugën e kam vazhduar.

Përse nuk ishte ajo, ajo që e dashuroj,
Nga të shkoj as këmbët s'më bëjnë punë,
Cili kapitull m'ka mbetur ta shfletoj,
Se të gjithë janë tituj që ndaj meje ushtrojnë dhunë.
 
 
 
SHPIRTI PA TY...!

E kur errësira pas diellit do t'bie
E kaluara si fantazma mezi pres të dalë
Nga dashuria mendja tek ti më shpie
Dhimbjet zemrës s'mund t'ia ndal....


Pas reve që shfaqen si mjegullë n'hapsirë
Kujtimet shëndërrisin si yje në qiell
Kur nuk shfaqet fytyra e saj aq e mirë
Shpirti im pa të duket si dita pa diell.

Malli është brenda dhomës
Dhe vetmia filloi t'i flas heshtjes
Trupi duket pjesë e kufomës
I shtrirë për dhe si gjethet e vjeshtës.