Donnerstag, 29. Dezember 2011

Besim Xhelili:I LUMTUR JAM QË TË SHOH

 
I LUMTUR JAM QË TË SHOH

 Atë ditë kur ma shpalose zemrën
Lumin tënd të vuajtjeve pa fund,
Bebëzat e syve t'u mbushën pikëllim
Idhësimet e shpirtit tënd më verbuan,
Ndjeva qarjen tënde fëmijërore
Ato duar që pa dashje filluan të dridhen.

Mu nga goja jote dilnin dhembjet e mia
Ëmbël më kapën ethet tragjike.

Lëshova veten të ma marrë dreqi
E pashë kufomën time të ardhshme,
Jeta jote e zbrazët më bëri për vete
O Perëndi, thashë, ndihmoi të shkretës.

Të dy më pas qëndruam kokëulur
Ëndërrat e lumtura kujtonim në vete.

Tani, thashë, duhet më të shkoj
Është e diel, do të vij përsëri nesër.

Dramë e verbër u bë dhe jeta ime
U përballa me më të keqen në botë
Ankthi agonik m'i ndiqte mendimet ...

Freitag, 11. November 2011

Nebih Bunjaku: NAIM FRASHËRIT

APOSTULL LIRIE

Naim Frashërit

Lulja e Pranverës
Rrënjët në Iliri
Drita e rritës sonë
Rrezet në përjetësi

Fyell magjik i urtisë
I dhe aromë trëndafilit
Me zërin tënd njerëzor
Ia mësove këngën bilbilit

Flakadan ndër shekuj
Me gjuhë perëndie
Zemrën qiri ndezur
Bard e apostull lirie

Nosit malli n’ mërgim
Me këngët e Orfeut
Altruist deri n’ amshim
Shpirti i mëmëdheut

Me vargjet erotike
I dhe jetë dashurisë
Zjarr fjalës poetike
Feniks i Shqiptarisë
1992

E Marte

Montag, 3. Oktober 2011

Buqetë me poezi nga Haxhi Muhaxheri












Haxhi MUHAXHERI




POETI

Fle me të gjitha të dashurat
dhe zgjohet bashkë me dritën
Për ta zën frymëzimin e parë

Merr Udhën e Qumshtit
gjuhën e yjve mëson

Per vrimë të gjilpërës
Përbiron detin
në kërkim
të fjalës së pa thënë
një këngë e re po vjen



PSE VDIÇ POETI

Çdo fjale
vargu a poezie
shpirt i dha nga vetja

Mos pysni
pse vdiç poeti





KUR MË THOSHE

(Babait)

Më kujtohet kur me thoshe:
-Po s'e zure hapin me kohen,
i rënd do të shkoj moti!

-Më e mirë është një ditë sokol,
se një jetë gogol!

-Dielli huaj verbon,
e shpesh urrehemi nga dashuria!

Më kujtohet kur më thoshe:
-Po u mbështete në diell
s'kan ç'të bëjnë epidemitë!

Plaku im i urtë,
Ç'peshë të kishte fjala...





LALËS

Rudha e ballit
vrragë kohësh

Fjala
mbrumur motesh

Hapi i tij
shteg i ri

Unë
bimë e farës së tij

"Rilindj", 26.04 1987





GURRË E ZJARR

Dashur e kam qëmoti
kengen e diellit

Ëndërroja
dashuroja

Gurrë jete e gëzimi
vret macen e zezë mallkimi
Dashuria ime
gurrë e zjarr



"Rilindja", 1991





SHENJTOR I LETRAVE TONA

(At Gjeçovit)

Grurisht
Uratë u këndoje fateve të bardha

Përballë stuhish
Polemit i thurje legjendë

Gjeçov
O Ati ynë
Shenjtor i letrave tona
Venecia ende frymon


"Shkendija" Nr 44, fq.12, 1991





KOSOVËS

Emrin lakuar ta kanë ndër shekuj
pritë të zinin keqas djalli e i biri
Po ti stuhive u bëje ball
Me lutjen për të madhin
Për atë bimë dardane
Këngën e mortit ktheve në këngë lavdie
Kosova ime diell (i)lirie





MOS

Mos e humb buzëqeshjën
Edhe para dallgëve

Mos i mallko yjet
Për brengat që ke

Mos e lerë të dashurin
Të çmendet në pritje

Mos e thurr këngën
Po nuk pati zë
Mes gurit e tokës

"Flaka e vellazërimit". E premte,15.11.1991 fq.11





PËR ATË FJALË

Për atë fjalë
Që peshon sa bota
Kurorëzoje buzëqeshjen
Me një puthje të ëndërrt
E prishi krejt nyjet
Udhës sate
Fat të ri lidh
Bulëzim dashurishë

Thëllënze moj
E bukura e dheut

"Flaka e vellazërimit". E premte,15.11.1991 fq.11





PEMA E MIQËSISË

Frutat i ka te embëla
rritet në të gjitha stinët
nuk ka sëmundje që e zën
farë e saj mbinë çdo ditë
Planetin pushtuar e ka dashuria
Njeriu i Ri i Jetës që vjen

Freitag, 2. September 2011

Pëllumb Syku: PULËBARDHAT


 
Pulëbardhat

Pulëbardhat që përshkuan qiellin
para syve të mi
mund të mos e dinë
ku strehohet dielli mbrëmjesh.
Unë shtirem me vetveten
e bëj sikur e di (por s’e di),
bëj sikur më pëlqen perëndimi
po ashtu si dikur,
ngaqë s’e pranoj dot vetminë.

I vetëm,
dëgjoj dallgët tek qetësohen
e dua të iki
por s’mundem
sepse zhytem thellë ndër kujtime
akoma të ngrohta.

Asgjë sa pulëpardhat s’më shqetëson.
Si nuk e kuptojnë
që perëndimi tani është ndryshe;
as mirazhet nuk enden më.
Retë e purpurta zvarriten të zhgënjyera
në një horizont të zbehtë, të trishtë.

Mërzia nuk ka shtëpi,
ndaj rri me mua
e më bën shoqëri.

Pulëbardhat,
mospërfillëset.
I shoqëroj me sy
me shpresën e një përshëndetjeje
derisa zhduken larg.

Dielli u shua sonte.

Donnerstag, 1. September 2011

Fran Tanushi: ,,EKSKURZION’’ BARBARESH


,,EKSKURZION’’ BARBARESH

kokëvarur shkuan
më barrën e plaçkës shekullore
para flakëve më tym kundërmues
prej tokës së djegur
në shekuj

mbi liqej gjaku
grykat e maleve deponuan
kafkat e tyre gjysmake
si dëshmi tmerri
e ,,ekskurzioneve’’ barbare

fara e brisht
kërkon ndonjë bisht
modus zvaranikesh
e kockave të krimbosura
më kundërmim qelbi

miqesi dhelpëre
ëndrroj i,, ngrati’’
në kolonë kafkash
që si mbane ky dhe
erdhi kryelugati

me ar(o)mën e re
plotë lule më gjemba
ëmbëlsirë dhe diktate
lugat si sot si dje
shporru n’kule të samës sate

Vasil Marku: PËR KOSOVË


Per Kosovë

Në Kosovë,
emnin e diellit
E marrin kodrat…
Emnin e luleve;
Fushat e betejave e mbajnë…
Emnat e porsalindunve’
Fijet e barit,
E porsi yje mengjezi zgjohen,
Herojtë perjetsohen tek oborret e shkollave…
E n’tela t’sharkis…
tek vallzojnë shotat.
Bac Azemi lshon za:
-Hallall Kosovës
Halla Shqypnisë.

Në Kosovë
retë kjajnë me lotë gjaku
E toka buzplasun çil bozhure
Kapuçat e bardhë…
Me duf si prej nji andrre t’keqe
Ngrihen n’deshprim:
-N’kam, se na u shty caku….
E n’kroje zanash
Ballin freskojnë burrat tuj pritë:
Pak fuqi si të Mujit e t’Halilit
Per Kosovë
O motra-zana
E jete ma shumë…
Në Kosovë
në Kosoven tonë
Orteku i durimit
Ka mprehë kuajt
-Edhe i turr o vllazen…
Edhe i her n’kam…
Ngulçojnë kreshniktë
o burra sa s’asht vonë,
Për Kosovë.

1998

Ramiz Kuqi: THANE SE BINTE SHI


 
THANE SE BINTE SHI

Me lindi nena ne stine vjeshte
Me 2 shtator
Pa prerje cezarike
Ne aren me kallinj
Mes penenash leshi me mbeshtolli
Thane se binte shi
Me shtrengoi fort ne gjoksin e saj
Me uroi
Te kem atdhe
E dashuri
Vajin e kujen nuk e deshti
Me tha koken lart mbaje
Shikoje diellin pa syza
E henen e plote me yje zjarr
Kurre mos the bese e fjales
Beri vend ne sofer e varg
Dashurise

Thane se binte shi...
1.9.2011

Slender Berisha: KËNGË E THJESHTË PËR BABËN


 
 
KËNGË E THJESHTË PËR BABËN

Ti s'duhej të ikje,
Aq shpejt,o babush!
Ne ende s'ia kishim thënë,
Të gjitha njeri-tjetrit.

Ti që na sillje,
Erën e freskët të librit,
Shtator për shtator.
Ti që na sillje libra,
Dhe bukë lepuri,
Në çantën e vjetër.

Ti s'duhet të shkoje aq shpejt,
S'ishte koha,o babush!
Ne s'ia kishim thënë të gjitha,
Njëri-tjetrit.

Pandehëm se dole si dilje çdo ditë;
Andej kah Marashi,
Andej kah Bimbashi,
Nën hije të blinjve të çelur.

Të pritëm të ktheheshe,
Si ktheheshe çdo ditë;
Duarplotë,
Sytë plot dritë,
Zemrën prush.

S'e bëmë mend,
Se kjo udhë;
Ish udhë pa kthim,
O,babush!

1989,Burgu i Prizrenit

Raimonda Moisiu: Endem


 
Endem
 
-.-
Endem nëpër qytet me këmbët e mpira,
nga lodhja. E di që
diku në një cep të këtij qyteti,
...
prehesh përjetë !
"Mëkatove" në dashuri,
Më tradhëtove përherë të parë,
U martove me përjetësinë---

Ndër duart e mija - plot lule karafilash,
dhe një qiri....

Karafilat do t'i vadit me lotët e mi,qiriun
do e ndez me flakën e dashurisë tende,
Që nuk është shuar ende te unë!
".....mbi varrin tënd ku flenë:
Kujtimet më të ëmbëla,
Të brishta, si ëndërra që zhgënjejnë,
Të mbetura si gjysmë hije,
Si mjegullat e vjeshtës,
Si të ftohtët e dimrit,
Si zbraztësitë e trishtimeve, nga
trupi im....

Lulet e oborrit tonë që aq shumë,
I kam dashur më parë, tani
i shikoj me indiferencë... Të mjerat
nuk ma dridhin më zemrën si
atëherë....

Me sy të kërkoj rrugëve të këtij qyteti,
Edhe pse e di ku fle ditë-natë...
A thua do të shoh një ditë??!
Me sytë e mij të lotuar, me
fytyrën time të zbehtë si mermeri, me
lotët si shiu që rrëshqasin, nga
sytë e mij, me
të qarat si të një fëmije,
të zënë në faj..!

E mbërthyer jam prej mëkatit, që
nuk të shoh më..!

Edhe sa kohë...sa kohë, do
që të kthehesh?? Apo
ti

pret
muuuaaa
me
një tufë
trëndafilash e një qiri......
Raimonda Moisiu

Raimonda Moisiu: Pas një tradhëtie


Pas një tradhëtie...

Kur në sytë e tu të ndritshëm, tundues, pikasa
atë që është e pamundur të fshihet,
ftohtësirën, kuptova se Unë,
lulëkuqja e egër,
Isha zhveshur. Rrija heshtur, sic
rri Pafajsia .

-.-
Nuk i dëgjoja më fjalët e dashurisë,
Si një kufomë që
E kanë mashtruar me një helm të ëmbël,
Para vrasjes,
e mashtruar me buzeqeshje
tunduese, të shtira e dhelparake.

-.-
Mundohem të mësohem me vetminë time,
Mundohem t’u shmangem syve të kaltër,
Që gjithmonë më joshnin për mëkat,
I lutem zotit të më lerë, që të rrëfehem
për kurthet e zemrës,
për padurimin që gjithmonë
si një ketër,
si një skllave e përjetëshme e dashurisë,
më thithte të vrapoja,
tek ti.

-.-
Me trishtimin tim, me brishtësinë time,
me vetminë time,
e ftohtë, kallkan si gurët e rrugës,
në një stinë të ftohtë, ecja përmes turmës,
për tu fshehur mes saj; T'ja falja asaj
të kaluarën.

-.-
Me sy po kërkoj një tjetër shpresë,
Të ndjej gishta të më krehin flokët e mij,
Dhe dihatje të ngrohta nëpër mërdhirjen time.

-.-
Të mund të ndizet edhe njëherë
Flaka në kandilin e dashurisë,
Të mbjell lulekuqet
në gotën e kristaltë,
Të vallëzoj përmbi re,
nën tinguj serenatash…

Pas reve të shiut – rri fshehur qielli,
Pas mizoriës së dimrit – nisin sërish sythet,
Pas një tradhëtie
Po prêt një dashuri
E re.....!

Freitag, 29. Juli 2011

Mahir Morina: UDHËTIMI YT



UDHËTIMI YT

Të pata thënë mike të kujtohet ?
Që vetëm nuk ecet në ritmin e suksesit
As fëmijë as buzëqeshje vet nuk mund te lindesh
Të pata thënë sikur vetes pa qëllime anësore

Tri yje mbrëmë të kërkuan
Ishin memece nga puthja
Ti ishe mbetur e varur ne erë
Se ishe e shurdhur kur të flisja

Edhe botën e kap malli i vejushës të thash
Ti mike nuk me besoje
Të luta që të ecim të shtrirë
Flokët e gjata të pengonin shikim e dëgjim

Të kujtohen këngët e heshtjeve
I doje shumë sikur të ishe grua e morteve
Nuk bindeshe as nga goditja
Rrëzoheshe dhe nuk me dëgjoje

Të thash se vetëm grabitqarëve ju konvenon errësira
Nuk të mban gjallë fryma por kujtesa nga të tjerët
Asnjë besim nuk e mund te vërtetën
As këtë s ma dëgjoje andaj mbete unike si djalli

Ty nuk te bindi fjala as vdekja e egërsuar
Nuk të lodhi as goditja dhe prekja e zjarrtë
Nuk të zbuti puthja as kafshimi
Ngjasoje me mençuri të çmendura

Ti do mbetesh lapidar pa emër
Në provimin e diplomimit të nostalgjisë
Apo funeral i pavdekshëm lakuriq
Pasi të pëlqente tepër të luftosh më kohën




GJYSMË RREFIMI PËR HËNËN

Hënë e ndritshme po te shkruaj nga malli i dyfishimit te vetes
Tek ti kam besimin e forcës qe mund te ma kuptosh heshtjen...
Pasi ne token e dritës tende ata qe nuk i kuptojnë heshtjet nuk arrin ti kuptojnë as fjalët. Me duket se po flas me veten kur te shkruaj ty,e them këtë nga besimi qe kam,ashtu te ndjej...
Unë shpesh marr guximin të rrëfehem për momentet e jetës që i ndjen brendësia ime të krijuara nga ligji i ndërgjegjejes e ndikuar nga natyra
Kur unë bëhem gati te filloj rrëfimin,shoh që ngadalë dritës tende po i zvogëlohet rrezatimi nga disa re te zeza dhe kjo ma zbeh besimin ne stabilitetin e dritës tende,,,pres të kalojnë retë por ritmet e tilla janë bëre episodike
Konstatoj se ende kam bindje se duhet te besoj ne fuqinë tende ne kuptimin e heshtjes time...e di qe ti me njeh,ndoshta merakosesh kur me sheh ne pozita qe vihem nga koha,pozita qe unë dukem tjetër kush nga niveli i veprimeve,por me beso e dashura Hënë se unë jam ai i sinqerti,i dashuri,i urti qe ti me njeh po për te jetuar apo për te mbijetuar me këta te tokës tende po me duhet ti përshtatem,po duhet te bëhem si ta,pak njeri pak jonjeri sikur ne shekullin e dreqit
Nëse edhe ti po dyshon ne këto mendimet e mia gjenetike të lus eja zbrit ,të mirëpres flasim e kuvendojmë për kohen,dhe me sheh ku marrë frymë apo me ngre mua atje qe te shohim bashkë nga atje kujt i duhet drita kujt errësira !

19.07.2011

Montag, 25. Juli 2011

Vullnet Mato: LISI I KOMBIT ARBËROR

 
LISI I KOMBIT ARBËROR 

Arëbërësit e parë të kombit Arbëror,
truallin e kishin si krahët e një shkabe,
mbi pendët brezare, një lis madhështor,
bënte hije me degët e kurorës vigane.

Lisi mbulonte dyzet male e dyzet kodra,
dyzet fusha e dyzet livadhe të blerta.
Në degët e tij, dyzet shkaba me dy koka
ruanin arëbërësit e armatosur me heshta.

Lisi kishte rrënjë të trasha dyzet metra,
që thithnin ujë në dyzet degë të lumenjve
dhe zbrazeshin me rrëmbim në dy detra,
ku retë i kthenin te burimet e shkëmbenjve.

Nën degët e tij nënat u nanurisnin djepeve,
djem e vajza shkrepnin strallin e dashurive,
nuset ndiznin dasmat me daullet e qejfeve,
bilbilat përzienin këngët me telat e sharkive.

Luftërat, nga heshtat, te shpatat e dyfeqet,
zaptuan me gardh disa nga degët anësore.
Por lisi me rrënjët e thella të nëndheshme,
përcolli tek të gjitha limfën e vet arbërore.

Tani, kur lisi arbëror shtriu degët në botë,
dhe thith ujëra në dhjetëra dete e oqeane,
rrënjët trashen të mbajnë thellë nën tokë,
përmasat kontinentale të kurorës gjigante.

Pilo Zyba: NE PORADEC




NE PORADEC

- Lasgush Poradecit -

Vala e liqenit me vjen ne breg
Me peshperit vete dashuria
Dhe me therret te gjej nje shteg
Per vargjet dhe kenget e mia.

Dhe here ndrin, dhe here tretet,
Si syri Yt hedhur mbi leter,
Dhe aty ulet, dhe aty mbetet,
Nje varg i bukur, nje kryeveper.

Sepse ti ike i varfer shume,
Asgje me vete duke marre,
Porse u bere vale e lume
Qe derdhe vec margaritare.

Eja ti therrasim shelgut
Qe floket i çpleks permbi uje,
Dhe hena le te shkoje drejt shtegut
Si nje sorkadhe apo si ftuje.

Eja te rrime, muzave t”u flasim,
Qe endrra enden mbi liqen,
Hapesirat artit ato i masin,
Me krahe Nositi bere ujem…

Dhe nuk e di, pse ky liqen,
Kjo hene e bukur gjithe endje,
Sa here shkon, sa here vjen,
Ka bukurine e kenges tende?

Dhe nuk e di, shume here vuaj,
Per nje varg plot dashuri,
Por se kuptoj, prandaj me thuaj:
Mos poezia valle je, TI?

Dhe hena iken, dhe hena vjen,
Me buzeqesh me sy te bukur,
Eshte vargu Yt, kerkon, me gjen,
Sa here ne Poradec jam futur!

Trupi liqenit perpelitet
E dritherohet ne pupriza,
Nositi frymezimit ngjitet
Dhe artin thur, me penat shtiza.

Sa here vij, sa here shkoj,
Kete hene gjithnje e gjej,
Ne frymezime, therres, e ftoj,
Magjine e saj te me rrefeje.

Dhe vitet shkojne, dhe vitet vijne,
Dhe hene e bukur dritezbehte,
Qendron dhe ndrin mbi poezine,
Meraku i Lasgushit vete...

Merak qe jeta nuk e tret…

Donnerstag, 14. Juli 2011

Pilo Zyba: MUNDET



MUNDET?

Pemën e talentit do ta shkund
Si rrallë herë në jetën time.
Poetiken – gote do ngrej me fund
Per ju qe lindni dhe frymëzime.

Margaritare, Ju dhuroni çdo ditë,
Buzeqeshja gurgullon nga syte e artë,
Ju, që perjetesisht perkundni dashuritë
Ne djepin e dashuris’ së begatë.

Do mundem valle qe jeten tuaj
Ne kalane e artit me kujdes ta vë,
Qe asnje kritik i semure te mos e luaj,
Dhe gojes se tij ti vendos, fre?!

Do mundem margaritaret tuaj
Me margaritaret germa ti ngrej lart,
Qe ne panteonin qe une shkruaj
Te jene te dy te barabartë?

Cfar lind nga Ju, eshte dritë, jetë,
Eshte art, vete bukuria,
Veshtirë si ju bota te ketë
Nje perendeshe si poezia…

Mbetereshat e vargjeve te mia…

Mittwoch, 13. Juli 2011

Sabit Rrustemi: QENI ILIR

QENI ILIR

Prej antikës e deri sot
Nuk bishtnoi udhën
As ndryshoi farën

Nën  qiellin e kësaj  toke
Ruajti  vendin

Sillet kah sillet
S’e ngatërron adresën

Besën  e jep pa fjalë
E nuk e shkelë për mallë

Njerëzit e shpisë
I memoron me një të parë

Jo vetëm për dritë
I njeh edhe në pikënatë
Përmes të ecurës
Zërit

A shenjës që mbajnë

Një kullë e ka hak
Që s’lodhet për miza
As kokën futë  nën  fshisa

Ka malin përplot lisa

Pinikë e minokë
Në bisht i sjell

As  birën e veshit
Për ta s’e  lodhë
Kur e lehin anash

Vetëm me bisht syri i kshyrë
E qetësinë s’ e prishë

Nuk është lehtë me ia thy mendjen
A me grishë
Është roja  e shpisë

Kur leh ai
Ngritu e dil
Në të thatë nuk lehë kurrë

Nuk e sheh as n’ ëndërr te sofra
Një kafshatë goje duke pritë
E le më çarshisë

Magjes huaj nuk ia pi gjellën
Po e nguce
Ta zë derën
E ta errë jetën

Saktë e di  kur duhet rruar poshtë
Kur lartë
E kur hiç

Për këdo
Nuk lëviz vendi 

Në këmbë e ke
sa herë e lyp rendi

Lum shpia që e ka

(11 korrik 2011)

Montag, 11. Juli 2011

Valon Beqiri: NJË POEZI


Brenda petkut të ndarjes

Lulet tu thafshin nga kjo mbuloj,
të përbej n'Zot shpirtin mos ma merr,
më mjafton koncepti i dhimbjes time,
një frazë e mekur që ngjan në ferr.

Nuk do të kem ty që të dua,
nji lëvozhg e kujtimeve plagët mi deh,
si një qorap e shkyer do të hudhem atje,
trotuareve t'mërzis kurrë më s'dot më sheh.

Mos mi shkelmo gjethet e pranverës,
kanë një plagë të hapur në kalendar,
në kopshtin e shpresës është mbyllur dera,
nuk do ti ujitësh sikur ditën e parë.

Po mërzitem deri në shkallën e fundit,
shumë kam qarë për t'mos u kthyer kurrë
uroj të jesh e lumtur deri në atë pikë...
sa që t'mos kujtohem se m'ke desht dikur.

Samstag, 9. Juli 2011

Bujar Rama: HESHT...

Hesht…

Tri lule bajameje,
të brishta, si mall perëndie,
të rënda, si vrap kali,
të lagështa, si gjethe prilli.
Tri lule bajameje…

I mbyllur
dhe marrok,
nëse një ditë do të isha
si vesa e parë e agimit,
i mbyllur dhe marrok,
do të zgjoja “miliardierët e kohës” në stinë të reja.
Aty ku shpirti t’u bëhej i paçmim,
ku dita t’u lundronte mbi jetët e shpërfillura e të dala boje…
Dhe grindem
se për heshtjen s’gjetkam fjalë.

Fisnikëri,
ku i ke rrënjët?
Ky univers kaq i vogël
s’i nxë dot ligësitë…

Mahir Morina: PELLUMBESHA E PËRGJUMUR

                                   Mahir Morina

PELLUMBESHA E PËRGJUMUR

E shkon rrugës ngadalë
Me shikim yllhëne
Pushtues është loti yt
Era drithërohet para teje
E magjishme si përherë
Përkëdhelja e dëshirave
Butësia jote e zjarrtë
Edhe në dimër qel pranverë

Freitag, 8. Juli 2011

Haxhi Morina: AKOMA NË KSAMIL

AKOMA NË KSAMIL

( Nga Butrinti )

Jon , o Joni im !
Ç ' ke që je trazuar

mos në Çamëri ti ndjeve një vajë
pse valët tua dallgëdisen
mos në Çamëri biri yt zu të qajë ? !

Unë erdha nga mërgimi
në gjirin tënd pak të pushoj
me ty të ç' mallem e të heq hidhërimin
që gjatë tër kohës zemrën me lëndoi

Këtu në Ksamil vie aromë Çamërie
që valët e era yte sjellë
nuk dua të dëgjoj vajë fëmije
sikur Nënë e tija nuk e don si pjellë.

Ndonjë ditë pushimi
kaloj dhe në lot
se vie nga mërgimi
mërgimi s' zhduket dot

Shikoj matanë detit
n' busull ku i bie Çamëria
ku ka banuar mbret
ku pleq janë djalëria.

Atje ku vëllau imi
m ' ka mbetur si jetim
e qajë nga pushimi
e qajë në mërgim

Ah! Jon , Joni im
s ' ke faj që je dallgëdisur
dëgjoj vajë fëmije
me zemër të plasaritur

Ti dallgëdisu pra valë valë
dhe tërbohu në Greqi
ç ' zë përpara ti mbuloju
diellin të ua bësh të zi

Ktë ke urdhër ti nga unë
unë mbreti yt Agroni
ktë ke urdhër ti nga unë
unë Zoti yt POSAJDONI !.


Korrik 2010.

Donnerstag, 7. Juli 2011

Pilo Zyba: KUR DRITESOJNE DASHURITE

 
 
KUR DRITESOJNE DASHURITE

Letra e bardhe dhe nje laps
Syte e tu mbi te te tretur,
Frymezimi kthyer ne art
Ngjall dhe ata qe kane vdekur…

Ne mes te gotes nje qiri
Per drite dashurie etur,
Buzeqeshur embel ndrin
C’do cast m’i vogel duke mbetur.

Ky qiri me drite te arte
Qe heshtur digjet ne kend,
Eshte shpirti im mbi karte
Drite mbi frymezimin tend…

Tretje, qe jep gaz dhe shend…

Donnerstag, 30. Juni 2011

Ardi Omeri: TRE RROKËSHI MAGJIK



TRE RROKËSHI MAGJIK

Në vërtetë më do si të dua?!
Kafsho gjuhën, mos ja thuaj kërkujt!
Mbaje veç për vete
Bëhu xheloze edhe për mua,
Bota të dënon si dikur, në turrën e drunjtë!

Pëshpërite fjalën magjike,
që çdo kush për vete do të ketë
Nxirre lehtë, lehtë...
Lere të lirë me frymë shpirti,
Do ta dëgjoj, edhe të jem në tjetër jetë...

Veç me shpirt edhe unë do të të them,
Magjikun tre rrokësh që edhe pa tinguj këndon...
Atë që shkund edhe hijerëndin mal,
kur me natyrën përjetësisht në fshehtësi flirton...

O e përjetshme tre rrokëshe muzë
Mos e prish magjinë e këngës
Këndoje lehtë, veç me zë shpirti

Agim Desku: BASHKIMI KOMBTAR




BASHKIMI KOMBTAR

Në çdo kohë
të kërkova
bashkë me nënat që linden
ushtarë atdheu.
Nëpër secilin lapidar të kërkova
edhe të gjeta.
Për pak liri të kërkova
deri në Shën Stefan e Berlin,
aty ku çdo vit mbledhja trupt e coptuar
të vendit tim.
Si ditar i rujta me vite kujtim
për brezat që pas vijnë.
Për emrat që i kërkoj
nëpër sa e sa luftëra
të rënë dëshmorë,
edhe në emër e zemër
të secilit shqiptar
që lind e rritë shqipe.
E ka si traditë të flasin shqip
denbabaden në Iliri,
ku zoti e krijoj vetëm Një Shqipëri
dhe Shqipet e maleve e ruajnë brezave të ri
e ruajnë nëpër këngë e lahuta
edhe nëpër oda me huta.
E shkruaj në vargun tim
edhe te secilit poet
që di të thurë fjalë
rreshta për Atdheun e Madh
që na fali zoti si dikur
të bashkuar njëhërë moti,
në Besën shqiptare e Lidhjen e Prizrenit,
në Verrat e Llukës, në Malësi e Çamëri.
Edhe sa herë të vdesim për të qenit shqiptar.
Më thuaj cilën kohë të pres e të vdes,
apo të pres prap edhe një traktat të Shën Evropës.
Të kërkoj të zhdukurit nëpër varrezat masive
si sot e dhjetë vjet si sot e njëmijë vjet.
Sonte e shkruani këtë fjalë
që e pritëm me mallë.
Me lotë nënash ,motrave e fëmijë bonjak
dëshmorë për atdheun e lirë.
Sot e shkruaj me këtë fjalë
Është më u çmuar se ari
E shkruaj BASHKIM
E shkruaj Agim
E shkruaj Shqipëri
E shkruaj Kosovë
e shkruaj liri
e shkruaj Çamëri.


Përzgjodhi: Ismail S. Rexhepi

Mittwoch, 29. Juni 2011

Raimonda Moisiu: HESHTJA

HESHTJE
 
E heshtur, e vetme qendroj ulur diku,
Ne kete park te vjeshtes se zbehte,
Nje rabecke e vogel e me sy zemerbardhe,
Prane meje me frike ulet lehte.
 
Te dashurin po pres ,ulur ne kete stol,
Kruspulluar si murgeshe e heshtur,
Sa dhimbje qe kam , askush s^me kupton,
Vecse kjo rabecke dhe gjethet fishkur.
 
Po valle ku ka ikur, nje fjale pse s'me nis,
Mos valle me nje tjeter diku argeton ?
Une kam nje mikeshe qe keq dot s'te ben,
Eshte hena qe kete cast me veshtron.
 
Atehere kur te kthehesh patjeter te dy,
Ne kete stol te heshtur do rrime,
Po valle, do m'i kthesh keta lote, keto caste,
Po une, a do te ta kthej dot me ,pasionin ,rinine ???
 
Hartford CT USA
2007

Seveme Fetiqi: PENDIMI...


Pendimi apo imazh i rrejshem

Te mashtrojne vitet e brishta
lum miku
i tejkalon ererat mahnitese te luleve
per te arrijtur te kepusesh nje cope jete
nga loti i tharre i mallit te venitur
rrejshem buzet te shkrihen
mbi muzgun e purpurte te mbremjes
kur puthjet e harruara flejne
e imazhi yt i zverdhur ne molisje
larg diku kendon kengen e pendimit
 
ne nje mjegull mengjesi
shikimi i hirte te humbet pa meshire
shtigjeve te padukshme premtimesh
s mund ti mbledhesh siluetat
si copezat e jetes ne nje fotografi
fjalet te prehen ne tehun e thikes
te pergjakura s mund te depertojne
shesheve te krenarise tende
ku ti defilon si nje hero
 
eja vere doren ne kete kraheror
te thyer nga pabesite qe renkojne ende
s do te gjejsh me ate zemer qe te fal
ora kahere e harxhoi vehten
dhe ty ne tiktaket e saj monotone
 
duhesh te perpelitesh si shpirt pule
pas ritualit te therrjes
te shkrihesh se bashku me shkembinj
ne avullin e afshit tend mekatar
te thehesh ne njemije cope
ne dhembjen tende te pazbuluar
si vazoja e kristalte nga syte e keqinje
te shkelesh nga rrote e vetbesimit
si gjethe vjeshte i zverdhur
i shtyre nga era ne kendin e vetmise
te varresh ne degen e pagjumesise
si kornize e te kaluarave te tua te hidhura
te qajsh si nje foshnje per folene e braktisur
 
me hapa te paarrijtshem viganash
ti afrohesh mekatit tend me ylberin e vjedhur
ta prekesh me gishterinjte e pendimit
bukurine e humbur ku imazhi yt zbehet perdite

Majlinda Rama: POEZIA "FINDLEJ" E ROBERT BËRNS

Mbi poezinë "Findlej"
të Robert Bërns

- Percepsion nga Majlinda RAMA -

"Kush troket kaq vonë në derë?" - ky është vargu hyrës i bardit skocez, Robert Bërns në poezinë me titull "Findlej". Nuk është një pyetje retorike. Ajo që të bën përshtypje në pamje të parë, është pikërisht nocioni kohë: "kaq vonë". Kush mund të trokas netëve vonë? Ndonjë shtegtar i vonuar, ndonjë kalorës që ka humbur rrugën, ndonjë bujtës i rastësishëm apo…? Është dikush që lëshon një sinjal pakëz të lehtëshquar dhe pakëz dyshimtar, ndaj dhe pyetja është: "Kush troket kaq vonë në derë?", një pyetje me një zëth femëror. Dhe përgjigjja: "Jam unë!" që vjen përtej trokëllitjes së lehtë të derës. Është një përgjigje pa përmendur emër dhe ajo as që vazhdon më tej me një tjetër pyetje: "Kush ti?". Pikërisht kjo heshtje dhe kjo mungesë e pyetjes së dytë, e tradhton vajzën, e gjen atë disi të papërgatitur ndaj asaj që ndjen dhe asaj që përpiqet të shprehë. Pra, ky qenka zë i njohur për të, domethënë, nuk është hera e parë që trokitet në këtë derë, nuk është hera e parë që ai vjen në dritën e hënës dhe vëzhgimin e yjeve për të trokitur në këtë derë.

Por trandja e vajzës flladitet edhe më tej. Ajo i kujton vetvetes se ndihet e sigurt në atë që ka arritur, një dashnor i krisur që rrezikon orë e çast për të mbërritur te zemra, rrahjet e së cilës duhet të ruajnë qetësinë, por s’mund, duhet të ruajnë fshehtësinë, por që prapë s’mund.
Po si guxove te me vish? / "Guxova!"- tha Findlej...
Guxim kalorësiak? Ndonëse nuk është një poezi e damave mesjetare... Mjafton t’u referohesh këtyre vargjeve dhe sheh se Ajo kuturiset llastueshëm, kërkon të dëgjojë dhe bindet nga Ai se është i gatshëm për sfida si kjo e kësaj nate verbuese.
Bërns nuk do të ndalet thjesht dhe vetëm te njëra anë e medaljes, ajo e sakrificës së të rinjve, por vargu i tij merr përmasa më shumë se dimensionale. Autori parasheh në krijimin e tij dashurinë si nocion dhe këndvështrim gjithpërfshirës, duke tingulluar deri në thekje "alarmin" e idilit.
Ajo parashtron, Ai pohon; Ajo thërret, Ai përgjigjet; Ajo lëshon klithmën e parë të parantezës së dashurisë, Ai prapë bëhet pohues deri në vetëmohim: "Do të vij përsëri!"... Autori jo më kot e ka bërë këtë zgjedhje, duke i besuar në rastin konkret detajit, çastit, fjalës - buruar të gjitha këto nga thellësia e ndjenjës.
Ja, do provoj të të fus brenda./"Provoje!" tha Findlej/Te rrimë tok, siç na ka ënda /"Do rrimë!" tha Findlej.
Të dy mezi presin. Të dy rendin. Të dy gulçojnë e gufmojnë në poezinë e Bërnsit. Ky i fundit, nëpërmjet fjalës së thjeshtë dhe një vargu që vjen natyrshëm, ka arritur të na servirë një tablo të qartë të asaj që duket para derës dhe të asaj që shfaqet underground. Duke iu referuar këtyre vargjeve, shihet qartë një flakë, prushi i ndezur dashuror. Nuk na jepet limitim, as kornizë e asaj që do të ndodhë, por na jepet shumë më shumë e aspak më pak:
"Të rrimë tok siç na ka ënda"
E si mund t’ua ketë ënda të rrijnë bashkë dy të rinjëve? A munden ata t’u bëjnë ballë krizave që kap çdo ind pranë njeriut që do? Çfarë mund të ndodhë më tej? Autori në asnjë rast nuk na tregon se aty bëhet fjalë për një vajzë dhe një djalë që duhen dhe as na jep momente ku ai i thotë dikund: "Të dua!". Por gjithçka flet, rrëfehet, ndërthuhet nga ky minidialog para dhe pas derës, mbi dheun e kaftë, nëpër trokëllimat e kuajve pa frè dhe nën vallen e sapo nisur të yjeve.
Robert Bërns është një indicie kuptimplote e lëvizjes romantike dhe poezia "Findlej" përbën pikërisht një nga shtyllat e ndjenjës së vrullshme dhe dashurisë së pastër tokësore, duke paraqitur heronj lirikë të një formati të veçantë.
 

Robert Bërns

FINDLEJ

Kush troket kaq vonë në derë ?
"Jam unë!" - tha Findlej.
Ik se të zunë, o i mjerë!
"S’më zënë!" - tha Findlej.

Po si guxove të më vish?
"Guxova!" - tha Findlej
Kuptohet që ti s’do t’ia dish...
"Kuptohet!" - tha Findlej.

Por në ta hapsha, siç do ti...
"Hape!" - tha Findlej.
Do rrish pa gjumë, o i zi!
"Do rri!" - tha Findlej.

Ja, do provoj të të fus brenda...
"Provoje!" - tha Findlej.
Të rrimë tok, siç na ka ënda ...
"Do rrimë!" - tha Findlej.

Në bëfshim sonte dashuri...
"Do bëjmë!" - i tha Findlej.
A do vish ti përsëri?
"Do vij!" - i tha Findlej.

Për punën që do bëjmë ne...
"Do e bëjmë!" - tha Findlej.
Ta kyçësh gjer të hysh në dhe!
"Do e kyç!" - i tha Findlej.


Qershor, 201

Sonntag, 26. Juni 2011

Ismet Hebibi: MOS MA KËPUT SHPIRTIN!!!...



MOS MA KËPUT SHPIRTIN!!!...

ma këpute Shpirtin ah n’ Shpirt më këpute krejt
si Miliarda shpirta t’dashuruar Marrëzisht n’ këtë botë
hej! Shpirti i poetëve s’ështe i Shpifur as llym animalësh!!!...

vetëm këtë shpirt Kemi:mos e këput perin e Fatit tonë
sa here Thua qe s’më don: shpirti fillon si lulja pa ujë me u Tha
vetëtin e Pëlcet i cfilitur: duke kërcitur si kripa n’zjarrë,…

oh ç’ është kjo e bekuara Dashuri: as s’ hahet e as s’ pihet
po n’ acare dimri në Minus shumë grade Celzius pse s’ngrihet
si Frymarrja është: pa te s’ Jetohet as n ‘parajse nuk rrihet!...

fluturat Krahëshkruara n’çdo pranverë dashurie Vijnë
shpirtërat ybleror Shumngjyrësh si bukuria hyjneshës Afërditë
befas pushtojnë Ethet e dashurisë:Derman as çare kund s’gjejmë!!!...

po Përse se thua me zë Zoti:të dëgjojnë gjithë njerëzit dhe Yjtë
t’ heshtin n’ zgurët e tyre Kameleonët pakurrizorët Gjarpërinjtë
kriminelët Katil që vrasin n’errësirë si Xhelatët rezil t’pashpirtë

hipokritët Xheloz smirzinjë e Gjytrymët ngatrrestarë t’ pafat
djajët me brirë si Satanai e kulçedrat shpirtpërvluara në Mëkat
bëhen armiq t’ Përbetuar të dashurive Fatkrisura,...

kanë me ardhë Fatbardhsisht kohë më të Dlira se dje e sot
të rinjtë me Tjerë u nisën t’ kërkojnë Anijet e fatit nëpër botë
secili Ishull i harruar Lumturinë e humbur ka me e gjetë,…

ah! dashurimagjikja Krenare si fjongot e arta n’leshrat e gjatë
ç’dredhen e përzhdredhen hirplota si Princeshat nazemëdha
vetëm dashuria bekon Drejtësi!Liri!Mirësi n’çdo kohëjetë!

Shpirtin ma këpute ah ma këpute Shpirtin krejt,...
rri shtrembër e fol drejt t’ dëgjojnë Zotiengjëjtnjerëz
fatin tënd mos e Nënçmo:si gjahu ik para Mishngrënësvet!!!...

lulëzo Dashuri!rritu kristalkaltër shqipegjak: n’Zemrën tonë t’bardhë!

Agim Desku: PIKTURA



PIKTURA

Jam vetë jeta në pikturë
Jam vetë pikturë në jetë
Pejsazh ngjyrash e miqesh
Në dhomën time
Jam piktur
Varur në mur e shpirt te poetit
ku shkruhet vargu
Për miqtë e mi
Ngriti dolli me gotën gjysmë te mbushur
Këmbëkrq e shtruar shqiptare
Sofra jonë kudo na bashkon
Dhe falë dashuri për atdheun
që ma ruajnë në gji
Për miqtë jam poet
Jam fjala e besa e shqipes
Shkembi e mbijetesa
Flas me ju e pi kafe
Herë në Drenicë
herë në Çamëri
sa në Kosovë e Malësi
kudo jam me vargun e juaj
jam me miqtë e zemrës
në Preshevë e Iliridë
emri i juaj seq më rritë
vargun tim se ma shndërritë
jam pikturë për mur
rri e flas me ju i zgjuar
më jepni fuqi si Mujit
dhe fjala bëhet gur
dritare e dritëhënë
më e bukura e pathënë
o sot o kurrë
në përvjetorët e Çamëve
që u bënë burrë.

 
Perzgjodhi: Ismail S. Rexhepi

Lediana Kapaj: PAQE SHPIRTI



PAQE SHPIRTI

Paqe shpirti nëpër netë, paqe zemre nëpër stinë,
Sa dy pole jemi larg, aq pranë kemi poezinë.
Pranë e pranë dy botëjetë nëpër udhët e misterit
Është gjuha jonë e shpirtit që kalon përmes ylberit.

Ferri i natës së verbër që përgjon me sy hijene,
Çirret, griset, rrokulliset posi kok’e një balene.
Po ku pyet gjuha e zemrës, kalëron mbi ortek
Shkon e prehet në një diell, ku ka shpresë edhe jetë.

Erë nektari na bashkon, plotë petale dashurie,
Këngë poetësh këndojmë, pentagrame lumturie.
Ndaj e dua këtë jetë, ndaj besoj tek fryma e Zotit,
Se më dha një tjetër diell që m’i teri gjithë lotët.

Kujtim Stojku: HËNA



HËNA

Hypur në një kale ari hëna kalëron në qiell
Shoqëruar nga kurora flakërues yjesh të zjarrtë
I gëzohet lirisë tutje larg n’horizontin e thellë
Shkëlqen me rrezet e saj magjike si margaritarë.

N’kupën e kaltër t’qiellit lozin drenuasha t’argjendëta
Më pas çfaqet arusha e madhe dhe ylli polar
Qiellim mbulohet me re të kuqerremta,lulkuqet flakërojnë flake
Endem i përhumbur n’konstelacionet yjore në natën e gjatë.

Dhe pastaj vjen mëngjesi agimi i argjendë zbardh
Dëgjoj këngët e bukura të zoqëve dhe’aromën e këndshme t’luleve
Gjurmët e hënës vijnë e zbehen me kalin e saj të artë
Dielli mbi kreshtat e maleve fillon të duket….

Samstag, 25. Juni 2011

Seveme Fetiqi: IKJA NGA VETMIA


IKJA NGA VETMIA

Ika ne kete buzembremje
nga vetmia
hyra neper rruge te verbuara
mos ta takoja
ajo ecte si re e bardhe
mbi kurora malesh
duke mi ndjekur
hapat e shpejt
te zemres se ngazelluar

ika sonte nga vetmia
gjurmet e mia te heshtjes
deshta ti fshij
ne shiun melankolik

s deshta
sonte te jam e vetmuar

deshta ta shuaj etjen
ne detin e syve te tu

Vullnet Mato: GJYSHJA PËR BIJËN E SHEJTANIT



GJYSHJA PËR BIJËN E SHEJTANIT
 
Gjyshja pa dhëmbë në gojën e madhe,
qeshte dhe me ledha më quante keç.
Nëna e nënës, jetëgjata me tumane
qeshi plot nëntëdhjetë e tetë vjeç.

Si ajo plakë gazmore dhe kapedane,
në jetën time nuk më deshi askush.
Më lëmonte kokën e nxirrte bajame,
nga xhepat e tumaneve të fryrë kaush.

Bir i gjyshes të bëhesh djalë i mirë,
mos puthësh kurrë “Bijën e shejtanit”,
si ai dajua i madh që na vjen i pirë,
me atë të flamosur nga degët e manit.

Dajua sarhosh s’më pëlqente as mua,
ndonëse më jepte të thyeja bajame.
Se kur vinte me këmbët i penguar,
kundërmonte të puthura era shejtane.

Kur arrita vetë moshën e pjekurisë,
u bërë kureshtar si ishte ajo dreqe.
Putha buzët e saj te gota e rakisë,
bija e shejtanit s’mu duk aq e keqe...

Dhe në dasmën e motrës, çakërrqejf,
i thashë gjyshes para shishes me verë:
Putha bijën e shejtanit sa u bëra dreq!
Ajo qeshi atë ditë më fort se çdo herë... 

Freitag, 24. Juni 2011

Lumo Kolleshi: NË KUZHINEN E SHPIRTIT


Ne kuzhinen e shpirtit tim

Me bindje ua them
Ne kuzhinen e shpirtit tim
Zjarri nuk shuhet kurre.
Shtyjeni porten kanat me kanat,
Porositni dhe vetem porositni pa ngurim.
Do t’i gjeni te gjitha pa tjeter :
Berxolla puthjesh te pjekura ne buzet e skuqura
E nga lengu qe kullon mbi flake,
Tym do t’ju behen te gjitha mendimet.
Permbysini butet e veres se vjeter
Nga bistaket e syve mesdhetare
Qe perden e verbimit ia heq pas mijevjeçareve Homerit.
Mos kini frike  nga marrezia dhe dehja,
Ju risjell ne vete rehania e fjales se poetit.

Mittwoch, 22. Juni 2011

Hana Berisha: HIJA JOTE



Hija jote

Me hijen e ecjes tende
dhe qetesise se gjurmeve
nuk le drite per nje fjale
qe neser te ta beja ngushellim
une ty edhe pa te pare,
dhe ty pikellim
palos qerpike ne qerpike
çdo meri te tijen
qe nje dite ti thote vetes
sa pa fat qe kisha lind,
nuk jam zane qe te mbroj
ne mekatet e tua
sa here ti ben per te vuajt,
ty lot i pandergjegjshem
qe me vje pa pritese
nje dite valo pa timin emer
shko e puth nje buze 
qe sditi t'i flase nje zemre,
do ec e vazhdoj
shikimin drejt do e dergoj
e as koken nga ty nuk do e leshoj
se nuk jam dimer 
qe ti acar te me roberosh,
do jete vape per heshtjen tende
e do kesh malle per dhimbjen qe le
se me nuk do te kete lule mbi divan.

Nijazi Mripa: FEMRA KOSOVARE




FEMRA KOSOVARE

Femer Kosovare,moj Dashuri e rralle
Ne syte e tua prej argjenti,
Drini e Sinica rrjedhin
Dhe ne ngrohtesine e shpirtit derdhen,
Shkendijat e shikimit tend,
Yje te vegjel jane
Qe rrezatojne me liri,
Me deshiren per paqe.

Femer Kosovare,moj Shqiponje krenare
Ne floket tua te arta
Shiu i Dukagjinit flene
Dhe prarohet ne fusha
Neper te cilat shkele,
Me hapin plot shprese
Per nje te neserme me te mire.

Femer Kosovare,moj Zane e Malit
Ne duart tuaja magjike
Ruan ernat e Alpeve
Dhe i leshon qiellit qe te mbartin
Kengen e lumturise.

Femer Kosovare,moj Shote
Kraherori juaj eshte i bute dhe i ngrohte,
Sikur Liqeni i Ujmanit
Dhe ne te le te flejne
Femijet tuaj me endrren per Token
E shtrenjte per te gjithe ne.

Femer Kosovare,moj Bukuri perrallore
Qendro ne pragun e Kosoves,
Ruaje me fuqine e shpirtit
Dhe butesine e fjaleve,
Me kurre mos lejo
Qe kaloresit e erresires
Te kalerojne ne oborrin e saj,
Largoji me kenge shpirterat e te Liges
Dhe vezullo qiellit me bukuri
Mbi kete toke te plagosur.


Femer Kosovare,moj TE DUA

Gjyshe,
          Nene,
                 Bije,
                      Moter,

                               Grua...

Bilall Maliqi: HESHTJE E THYER



HESHTJE E THYER

(Mires)

 
O s’i t’i ndali ëndrrat e vjetra nëpër hartat e grisura
Si t’i ruaj kujtimet e bredhura në bark të moteve
Mallin tim të lodhur mund ta gjesh në çdo pëllëmbë
Nën rrapin që nata e mbulon me errësirë, m’u këtu
Tok me këngët e pasosura mallëngjimi derdhim lotë
Bushtra uluron hap plagë të pashëruara n’cipë dashurie
Dy shpirtra thejnë heshtje shtrihen në palcë kohe
Gufojnë mallet e zjarrta m’u në mes vargjeve të mia
Zemrës dredharake të gravuar me shkronja plumbi
Ia djegtë kokën rrufeja bashkë me fatin e përhitur
Mirja ime ti nuk ke faj se në rrashtën tënde gërryen
Dëshirën kukuvajka me zë trishtues e dashurinë ta ndalon…
Bushtër- Qenie e parfytyruar si kuçedër që
sipsa besimit popullor, villte zjarr e rrufe.

Dienstag, 21. Juni 2011

Seveme Fetiqi: Libri qe vuan



Libri qe vuan

Me merr ne dore ngadale
ma dhuro shikimin e harruar
te gjej prehje te ti
se ndjej qe po vdes
hape dritaren e diturise
qe te mos mbetesh i varfer
ngjallma shpirtin
nga pluhuri i harrimit tend
 
vuaj shume vuaj
te zbres nga rafti
te ngjitem lart
shkalleve te bodrumit
te erresuar
e te takohem me driten
 
i urrej merimangat
qe me thurren ne faqe
rreth mendimeve te shenjta
 
e xhelozoj kete erresire
ku ti puthesh nga larg
me tjetren -rryme
 
ah isha gezuar shume
vetem njehere
te hapem ne duarte e tua
te me perkdhelen faqet
e ti te veshtrosh qarte
boten e vertet
nga dritarja ime
 
ke kujdes njeri
mos me le ne pluhur
mushkerite e mia
kane nevoje per
oksigjenin tend

Dhimitër Kokaveshi: REFLEKS PERENDIE


REFLEKS PERENDIE

Mes shtrirjes unë...
Sundoja dhe mendoja
Gjithë lartësitë
Dhe... perendinë.


Fenomenet përtim
Si t’i kërkoja në mes
Zhvillimesh mbi mirësitë?!...
Një diapazon mëkatesh
Nuk mund të afroja kur
Shpiri endej fajit... kërkim.


Me Perendinë
A mund të maten
Mëkatet e mia
Si një druvar?!...


Kur Shpirti nënshtron
Mendjen... tmeruar
Mëkati mes harkut
Mëkat!... Mbi mëkat.


Anatominë kërkoj
Që të kuroj
Mes eshtrash,...
Lodh veprimin
Mbi gjithë studimet
E mirësisë.


Ç’do cilësi tjetër
Do refuzoja
Dhe pse mendimeve
Derdhem,… si hetuesi.


Ax! Djallëzi! Me ty?!...
Nuk matem as ngushëllim
Fatkeqisie unë po gjykoj.


Dhe pse mendoj gjithë
Mirësitë mbi kaltërsitë,
Urime për çelsin e artë
Nuk mund të dhuroj.


E rëndë bota veprimit;
Veprimit... qe trishton.


Dhe perendia?!...
Parajsën gjykoi
Serish zhgënjimin
Afroi,... belbezim.
Veprimin mbi botën
Më keq e thumboi
Veç mirësive nuk binte
Mëkat... në veprim.


Një mirësi zhgënjim
Si nuk dhurohet
Mes "çiltërsisë"
Mbi ç’ do elitë?!...


Prandaj Perendia,
Rigjykim më kërkoi
Dhe unë vetvetes
Mungesën... mbi dritë.


1-04-2011

Montag, 20. Juni 2011

Lediana Kapaj: PORTË E ZEMRES TIME



PORTË E ZEMRES TIME

Port'e zemrës time përherë qëndron hapur,
Eja pa trokitur, me ëndrrat të pres.
Qiriri i shpreses nuk e ka fshirë flakën,
Lotin tim të shpirtit ditë e natë po djeg!

Në ke harruar udhën, humbsh në hon të ferrit,
Nuk bëhem murgeshë, as dhe pendë e zezë!
Kam ëngjëjt e fatit mëkuar nga qielli,
Që ma mbushin jetën vetëm me pranverë!

Kam dhe zemrën time mbushur plot me zjarr,
Vatra e saj e ngrohtë si shtrat poezie.
Herë më bën të urtë, herë më bën si dallgë,
Jeta s'është gjë tjetër veç det dashurie...!!

Sonntag, 19. Juni 2011

Dëshira Haxhi: Te dua vetem ty!



Te dua vetem ty!

Dehem me driten romantike te henes
ate hije drite neteve perqafoj
Ah..... bukur belbezojne buzet e tua
nuk flasin, pikturojne fjalen te dua!


Te puth,perqafoj endshem te shtrengoj
vegim i qiellit hesht por enderroj
ndek rrugicat ne rruget e dashurive
shkendije e ndezur,boten tende rrezatoj


Nuk mundesh mes fjalesh,t'me kuptosh...
Zgjohu nga gjumi i puthjeve te mia
ta kam thene shume here mes perqafimesh
frymon vetem ty brenda fjales "te dua"!

Bilall Maliqi: FJALË TË PATHËNA



FJALË TË PATHËNA

Shikimi yt rrufe shpon fillimin e fundit të motit
Kufiri i ndjenjave të puthitura lahet nga vesa
Buzëqeshjen time e gjenë vetëm kur shterren lotët
Në pafundësinë e ëndrrave të thinjura do ta gjesh
Në thellësinë e kujtimeve mbeten thnegla dashurie
Fundi i fillimit filloi me kafshimin e mollës së ndaluar
Përkrah vetmisë së lodhur eci si i varur në harresë
Me padashje mbylle këngën e nisur me tinguj miturie
Lotët e tu kur të shteren, do të shterret lum-lumi
Në vrapim etjesh pas meje, kërko pikaloti nga deti
Të gjitha stinët e motit i ke në mua, në brendësinë time
Heshtje ime përdit është figurë fjalësh të pathëna
Nuk jam ateist në dashuri, jam rob përrallor i saj
Qe sa e sa kohëmote inkarnuar në brendësi të fatit…

Seveme Fetiqi: SI VDISET...

Seveme Fetiqi

SI VDISET
NGA MASHTRIMET E BOTES


Sa here te kujtoj ty
shiu bie mbi pellembet e mia
sa here te kujtoj ty
afshi i dashurise sime
me ngreh zhag per toke deri te ti
sa here te kujtoj ty
ne mua keputet lumturia
gjunjezohen netet e harruara
pa mengjese te kthjellta
 
jeta merr ngjyren e pikllimit
ne mes turmash njerezish
me gllaberon zbrazetia
imazhi i deshirave te mia
pikturon buzeqeshjen tende
ku une ironikisht kerkoj harrimin
 
sa here te kerkoj une ty
vdes nga mashtrimet e botes

Samstag, 18. Juni 2011

Dëshira Haxhi: VETMIA



Vetmia !


Ne driten e verberise veshtrimi mu tret,
Dhe koha ndaloi, ne shtigjet pa jet.

E vrare, e vetme, e humbur ndoqa muzgun,
U treta erresires....E humbur,..e humbur..

U tkurra e tera, i ftohte ishte dielli,
Me buzeqeshi hena, ngrohtesi me derdhi.

Dhe humba,dhe veten, dhe diellin, dhe henen...
Humnerash te thella, po kerkoja endrren..

Mes rreshtash e rimash, vetveten stolis,
Endem neper klithma, fllade poezish!

Donnerstag, 16. Juni 2011

Ymer Nurka: DITLINDJA E POETIT



Ymer Nurka

DITLINDJA E POETIT...
/Lirikut të madh Vehbi Skënderi/

" VEHBIU, lindi atë ditë Maji.
Perëndoi në këtë ditë të qershortë
Kënga i jehon ndër mote fuqishëm
E s'lë vënd për vaj, e për mort…"
Autori


Nuse u bë Lenia, atë ditë Maji,

U puth me Diellin...e foli me Qiellin...

Perëndimi i purpurt,

Nën tingujt e zemrës,

U qep me fillin e ëndrrës,

Nga duart e zanave...

Të visheshe ti, o Princ i Këngës...



Leonë ishe, atë ditë Lenije...

S' të mjaftuan lulet e çelura ndër viset e tua

Lulnaja të tjera, prej malesh i more hua,

Majë më majë e skaj më skaj...

I përralltë kish ardhur ai Maj.



Prej rrobulli të kuq, u gdhend një djep,

Nga zogjtë, më të bukur të pyllit,

Kënge pas kënge, nën dritën e yllit

Cep me cep, e sqep me sqep...

Kish çelur një jetë..., një jetë e vërtetë

E mbushur me aromat e Prillit



Qumësht premtuan, sorkadhet e malit,

Të mjaltët, të njelmët, si shpirti i djalit...



Me rreze yjesh u thurën shpërgenjtë,

Dhe Hëna zbriti me duart e Muzës

E plotë e verdhë, si kulaç poganiku...

Dy duar të ëndërrta, u bënë kumbarë,

Minareja u prarua, nga drita e shënjtëve,

Filli i Platintë dridhej, nga tinguj qiellorë,

Kish lindur ai , Këngëtari më i ëmbël i Botës.



E strehët pikuan, lot të hareshëm,

E odat u mbushën, përplot mysafirë,

Dollia dhe kënga, jehoi aq ngeshëm,

Si festa e një dite të mirë...



E ylbertë rrodhi drita, prag pas pragu,

Nëne pas nëne, e plak pas plaku...

Nuset dhe çupat, hodhën mbi supe,

Tylin pranveror të stolisë,

Ti ngjanin Ofelisë...



Gjersa kënga rrodhi, ndër damarë, si gjaku,

S'ka muzg, të shuajë vezullimin e atij Agu...

Mittwoch, 15. Juni 2011

Nijazi Mripa: KOSOVE – VENDLINDJA IME



KOSOVE – VENDLINDJA IME

Permes dritares shoh shpirtera transparent dhe veshtroj ne pakufi,
Heshtja uleron porsi zerat e te paaarritshmeve,
Behu endrra ime.
Enderr e kapshme sikur drita.

Enderr me emrin Kosove.

Ajo,jeta e se ciles qe ulur ne skaj te dritares dhe shikonte vdekjen ne sy.
Jeta,qe sot vezullon ne syte e shpirterave te panjohur te nje atdheu .
Atdheut tim.

Do te kujtohem edhe njehere(e shumehere) per gjithcka qe na ka ofruar.
E shumepak( teper shumepak) i kemi dhene.

Cdo nate e derdhur ne horizontin qiellor,e cdo deshire me agimin e ri.
Ca shpirtera,ne besimin e jetes te lumtura,
Ose te asaj qe per te gjithe ne eshte dashuri e perhershme,
Nena e perhershme.

Ne fund megjithate do te shohin ndjenjat e tyre te hedhura ne leter,
Do te kuptojme qe per Kosoven fjalet nuk ekzistojne.

Cdonjera eshte e imet dhe e padukshme
Dhe nuk mund te perthekon llaven e mendimeve te mia.
Ndonese ja vlene te provohet.
Ndonese ja vlene te duhet ajo e pashpjegueshmja.
Atdheu.

Dhe atehere,kur t’i mbylle syte do te shoh dhimbjen e saj,
Por do ta le te mbetet e paharrueshme.

Do te mundohem ta shoh inatin per jete dhe vdekje.
Do te shoh ate qe ekziston,krenare dhe e perhershme – sic e ka dhene Zoti.
KOSOVEN.

Mirlinda Musaj: SHEKUJVE TË LIRISË

 
 
SHEKUJVE TË LIRISË

I madh flijimi

1.

Erdhi koha e festimit
me lodra e vallëzime
mjaf duruan dardanët
sa e sa sundime!
2.
Zhduku, moj dallgë,
shkatërrim natyre,
zhduku sa më larg...
oh, shekuj marrje fryme...
3.
Të shuhet stuhia,
buruar nga djalli,
mos t'i marrë gjethet,
mos të zverdhet bari!
4.
Me dekada, shekuj
I madh flijimi,
me gjak e shkrim
I madh sakrifikimi.
5.
Të shuhet uragani
me të dallgë e detit,
të zhduket dragoi
Ëndrrës së mllefit...

Venitja e helmimit
6.
Pjesës verilindore
kështjellë qëndrimi,
aty jeton dragoi
Me gojë helmimi.
7.
Kështjellë e frikshme,
Vargan porosish
Herët apo vonë
Shkrumb kjo Dardani…

8.
Dardania trime,
Kurrë s’u pajtua,
Me heroikën e saj
dragoin ka tërbuar!
9.
Dragoi po venitet
S’lëshon dot zjarrin.
Inati i tij madh ,
s’mposht shqiptarin...

Kafazi i Dragoit
10.
Ej, moj portëmadhe ,
portë e stolisur
Prite ti lirinë ,
tek ty është nisur...

11.
Ja po rrëzohet,
i ndryshkuri kafaz
Hekurat po këputen
pëllumbi fluturon lart...

12.
E, more dragua,
të erdhi ditë e fundit,
Shihe, more i mjerë ,
flatrimin e pëllumbit…
13.
Kosovë, o lavdimadhe
Ç’lezet të ka historia.
Mbyllur dragoi në kafaze
E sheh se ç’qenka robëria…
14.
Këtë ditë bekimi
me shekuj kemi pritur,
tani që e fituam
s'ka për të ikur!

15.
Goditja që të vriste
nga gjakpirësi i etur,
ëndërronte të shihte
çdo shqiptar të vdekur!

16.
Heronj u vranë...
të gjallë me shpirt,
lart ngrihet krenimi
flijimi për këtë ditë!


17.
Do të thonë dikur
qenkej një dragua,
nga goja e helmët,
helm kishte lëshuar...
18.
…. Eh, moj martire,
Kjo liria e vërtetë,
Acarin e dimrit,
shndërrim
në verë të nxehtë…



Data 17 shkurt,
viti 2008

Donnerstag, 9. Juni 2011

Deshira Haxhi: NDJEJ FLLADIN E DASHURISE



NDJEJ FLLADIN E DASHURISË

Ku ta gjej ,me c'drite ta kerkoj
mikun qe zemren time di te lexoje?
pyes vehten, bertas si e marre
Danubin blu njeri me ka pare?!

Ne ballkonin e zemres sime
lule mbjell per secilen dite,
me lotet e syve te mi i ujit;
kujt t'ia dhuroj kete dashuri te brishte?!

Vizatoj zemren time ne endrren e luleve,
petalet rene sheshit me shikojne me cudi,
gonxhet heshtur flasin me ze te mbytur
kete ylyber drite ende nuk e sheh njeri?!

O bote e verber, tinzare si skile,
Mos mendo se me lodhe, me mposhte,
varka ime me vela ne detin blu
jep kushtimin; jam ketu, jam ketu…

Danel Cana: KUR TË HYN VETJA NË QEJF!



KUR TË HYN VETJA NË QEJF!

Thotë greku: - E shikon,
Atë Diell që ndriçon?
Dua unë pa dritë jep,

Ndryshe nga vëndi e heq!

A e di se sa çudira,
Janë në duart e mia?
Qielli, retë, vetëtima...
Komandohen na greqia...!

Thotë fjala:- Është keq,
Kur të hyn vetja në qejf!
Por paska edhe më keqë,
Kur hunda të rri përpjetë!

Thotë:-Ato male që ushtojnë,
I ka bërë kombi jonë...!
Dhe Zeusin atje lartë,
E hoqëm...më s’komandon!

Edhe detet rreth e rrotull,
Janë të mitë, për besë e di...!
Një anë unë,e një anë serbi,
Nuk ka fare Shqipëri!

Kështu thotë historia,
E di mirë...Nuk më besoni?
Të bindet gjithë njerëzia,
S’është nevoja ta lexoni!

Gjithë bota greqisht ka folur,
Ndaj vendosa ta ndërrojë!
Të flasë gjyshi,me stërnipin,
Do përkthyes ta kuptojë!

Këtë gjuhë donte prej kohësh,
Aleksandri i madh me vlerë!
Pavarsisht se nuk arriti,
Ta flas mirë gjuhën e mjerë!

Dhe Homeri i dëgjuar,
Gjuhën greke na rrëfeu!
Pavarsishtë se Pisistrati,
Dyqind vjet më pas përktheu!

Thonë, e çfar nukë thonë,
Tani në shekullin e shkencës!
Dhe gomarin veshë gjatë.
Ja bëjnë për burrë bletës!

Krahë lehta,nëpër lule,
Rend e punon porsi zonjë!
Ku ajo..e ku gomari...?
Grekët të vërtetën s’thonë!