Samstag, 27. Oktober 2012

Ullmar Qvick: TRADHËTIA E EUROPËS


TRADHËTIA E EUROPËS
I.
Ishte një luftë e madhe
u asgjësuan të dobëtit
në emër të gjakut të tokës
u asgjësuan u vranë u dogjën
u helmuan në kampe përqëndrimi
ishte luftë e madhe dikur

Të fortit donin të zotëronin globin
Të fortit me njyrë të murrmë
me kryqin e thyer në ballë
të fortit sundimtarët bënin luftë
për gjakun dhe tokën
as-gjë-sonin ç-rrënjë-osnin

Dështuan humbën luftën
forcat e jetës kishin triumfuar
mbi gërmadha kishin fituar
të vrarët fituan vetëm
respekt njohje riabilitim
vonë tepër vonë

Fëmijet e rritur nën hijen
e kryqit të thyer
tani mësonin të nderonin
kryqin e kuq
kryqin e mëshirës mirësisë
u edukuan rriteshin në dinjitet

Dhe vendi i tyre mësoi
fjalën demokraci
fëmijet e tyre u larguan
nga koha barbare
mësonin të drejtat e njeriut
vllazërim barazi

Puna ka qenë e vështirë
edukimi proces i komplikuar
edhe sot ka njolla të murmë
por demokracia rron
diktatura barbare u thye
fëmijët gjermanë kanë dinjitet

Edhe Europa fitoi dinjitet
pas luftës së përgjakshme
pas lotëve të nënëve të fëmijëve
Europa kryenaltë fitimtare
E mundi terrorin – dikur
II.
Kalojnë vitet
pesëdhjetë vite kalojnë
dhe në skaj të Europës
gjaku dhe toka ngrehin krye
gjaku dhe toka bëjnë kërdi!
bashkimvllazërimi bën ironi!

Në emër të tokës të gjakut
fillon një luftë të re
më e vogël se e para
prapë edhe më barbare
për tokën për gjakun
dhe fëlliqet gjaku!

Dhe Europa sikur në gjumë
nuk kupton nuk vepron
Europa u jep bombona gjaktarëve
dhe kthen shpinën
le të luajnë lojën e tyrë mendon Europa
Europa ua kthen shpinën

Edhe ne jemi Europë!
Thirrja e fëmijëve të shqipes
tingëlloi shurdhër
ndërsa masakrohen në emër
të gjakut dhe të fesë
vllezërit e tyre të fesë

Europa nuk mbron ata
me fe tjetër me gjysmëhënë
ata duan Europën, feja ështe fe
feja nuk është shtypje a liri
feja mashtrimi i sunduesit
dhe të tjerët me fe abuzojnë


Dhe të fortit triumfojnë përsëri
me vrasje masakra dëbime
tmerri triumfon gjaku i kalbur
i kalbur si ide ka vetëm gjak njerëzor
dhe pikë! Një gjak, një gjak, një gjak!!!
të fortit mashtrojnë me gjak

Një ditë të fortit pësojnë
paguajnë për mëkatët ?
paguajnë si nazistët?
dënohen si nazistët?
Nga Europa fitimtare me
armë dhe frymë amerikane??

Jo Europa përsëri kthen shpinën
nuk interesohet
për të çrrënjosur kalbësinë
vrasësit marrin përsëri bombona
vrasësit rrinë të sigurt
në strofkat e tyrë të sigurt

Dhe tradhëtia mbretëron
u tradhëtuan fëmijët e vrasësit
vazhduan jetën pa dinjitet
mentalitet identitet mitologji
të kalbura, të rrëzikshme
dhe Europa u joshë me bombona UE!

Tradhëti fëmijëve të vrasësit!
Tradhëti fëmijëve të viktimave!
Nuk jepet llogari
i njëjti avaz i njëjti tradhëti
tradhëtia e copëtimit
vazhdon me tradhëtinë e ”tolerancës”

Toleranca ndaj atyre që ende
kanë si fe tokën dhe gjakun
do të bëhet dinamit dhe
vetëm kur shpërthimet kanosin
pallatet e ”Europës së mirë”
do të zgjohet Europa cinike…..


ULLMAR QVICK
Qytetar i botës
Tetor 2012


________________
Marrë nga "Sofra poetike" në FB

Freitag, 26. Oktober 2012

Lumo Kolleshi: BALADA E NJE NATE

 
Balada e nje nate
(gjyshit tim Hysen Kolleshi)

Shendet i pashait
Dolli helm e ngrire,
Nata heshtje varri
Veshet i ngre bige.

Ate gote s'e pive,
Brofe veç ne kembe:
"Nje per gjuhen shqipe!"
Eh,ç'dolli e rende!

Fjala ngiste fjalen
Me trokun e kalit:
"S'e piu mullai
Dolline e pashait".

Shenohesh ne liste,
Vihesh ne shenjester,
Zene e skuqin rrathet
Emrin tend ne leter.

Nata pus e zeze,
Shtepia rrethuar,
Shponin fjalet rete
Per shi te terbuar.

Syte ne shenjester
Turku le pa gjume:
"Hape! Hape deren!
Hape! Kemi pune!"

Naten si ta gdhije
Tok me abetaren?
Mengjesi po sillte
Te pragu dy varre.

Turqve si nje thike
Mbi shpine u therrte,
Me dylle gjysmehene
Benin qirinj vdekje.

Mugetohet nata
Ne rrepira yjesh,
Porten çan sepata,
Copa-copa thyhet.

Jashte bie drite,
Nata shkelte brenda,
Si lis mes stuhise,
Vendit s'leviz zemra.

"Arnaut Kolleshi,
Te kerkon pashai!"
"I thoni prej vendit
S'leviz dot mullai!"

"Nxirre abetaren,
Ajo ose vdekja"
Dhe shtresaret çahen,
Derdhet kashtezeza.

"Ata kot i çani,
Kashta nuk ka gjak.
Kaq u thote mullai
Per pashain plak.

Hapni barkun tim
Ne doni ta gjeni!
He,merrni vendim!
Jeten ma rrembeni!

Ata shqyen syte
Prape si gjysmehene...
Nata shtrydhte yjte,
Mali agun gdhendte.

(Shkruar ne vitin 1982)

Shahbaze Vishaj: NATA HARRON


NATA HARRON

Kur nata harron të zhduket
Dita harron të kthehet
Në shtratin ngjyrë blu

Zjarrmia djeg
Vetmia zbehet
Pritja numëron degët e thara
Në Kopshtin Magjik
Vetmia është borë e ftohtë
Sikur brymë vjeshte