Dienstag, 31. Juli 2012

Deshira Haxhi: Buzeqeshni!

 
 
Buzeqeshni !

Dua vetem drite
Buzeqeshje...!
Ne kete bote kalimtare
...s'ka me lot.
I vodhi shiu qe ra dje ...
Se c’i donte s'e mesova dot!

Erdhi nga yjet, me Henen e Re…

Dhe permbi lule,
Fluturat nisen vallen,
Te lyera me vese e bardhesi..
Eja mik,
Zbrit nga mugetirat e maleve...

Sot feston ishulli im…

Te pres ...E di qe do te vish!

Perikli Shuli: ENDERR E TURBULLT



ENDERR E TURBULLT

Endrra te thyera humbur pa gjurme.
Ngjyre argjendi nga re te dyshimta
Mjergull problemet ,koha rremuj

Rringjallur jane shpirtat e vjetra.

Une nuk kuptoj gjuhen tuaj
Duke qene fuqia, pertej fuqive …
Jam popull ,zoteria tuaj ,
Te gjitha konkluzionet e arsyes.

Te larte sa nje mal kemi vizionin ...
Univers, pa funde infinit……….
mesoi vone, kur nje nate rendon
Mbreteresha nga gjumi u ngrite.

Ngadale leviz,syte notojn rreth,
Peme , ku zogjte kane ndertuar,
perjetim i perkohshem i ndjenjes qe vjen
Koha eshte jet ( jeta per te jetuar).

Fran Ukcama: PSE DO BËHEM NJË ZOG NATE



PSE DO BËHEM NJË ZOG NATE

Zog i nates, natës valë
do vërtitem asaj ane,
dhe kur ti të më,

çosh fjalëunë do ulem në dritare..

Dhe nese ti më shtro konak,
sofres tende laureshë,
dije se nëpër oxhak,
do të vi , të kam dhënë besë..

Do ta gjëj folezën milke,
dhe në natën bërë pus,
dhe nën krahët, shpirte,
do të fsheh,ty, si dikur!!

Vullnet Mato: VËLLA I DETIT JONI


VËLLA I DETIT JONI 

Thonë, se me ndjesinë e zmadhuar,

çdo poet ka brenda shpirtit një det,
herë krejt të qetë, herë të trazuar,
ku i gjallon furishëm një tjetër jetë.

Unë jam vëllai i vogël i detit Jon,
kushëri i parë i lumit të Bistricës,
ngjizur te barku blu në limjon,
ku anijet flenë mes ngushticës.

Gjaku im me lëng agrumesh,
gjendet pemishteve të bregdetit.
Vitet e mi me dallgë shkulmesh,
ditët i kanë te kaltërsia dhe peshqit.

Kush më do me pasion të vërtetë,
Bregdeti e pret në pushime vere,
t’i ngyros trupin me ultraviolet,
t’ia gostitë ditët me freski ere.

Joni, siç dihet, ka grua legjitime,
bijën e dyzet shenjtorëve të lashtë,
që të pagëzon si mik, apo mike,
me ujin e bekuar të Syrit të Kaltër.

Unë jam vëllai i vogël i detit Jon,
por dallgëzoj larg në një trevë tjetër,
që të jetoj kurdoherë i përmalluar,
për kushërinj, motra dhe vëllezër...

Vargje nga Mira Demiraj



U putha me lotin

Mbi shtrat te mallit po fle dhe sonte
me veshtrimin hedhur pertej dritares
ku ndihet vec nje fllad i lehte e shoqeri i ben henes
Hena ime me syte e ndritur,folme nje fjale,
me nis nje shenje nga rruge e larget ku rend ,ai ...
Me thuaj,hena ime ,mos me bej naze ;
ne c'endrra e shuan mallin i bukuri im,
c'ere e perkedhel,buzen e etur kush i'a puth !???
Ne frymen tende thith dashuri
ndjenjen e bardhe shtrengon ne gji
me mallin tend lag buzen - flake !!!
Tha kto fjale hena ime dhe iku lart ne qiell.
Une u putha me lotin permbi varg !!!







Nuk heq dore

 Nuk heq dore nga thjeshtesia ...,
rrugen time ma shtrojne me gjemba
larg hundet nga punet e mia
mblidhni mendjen ne rrugen tuaj !

Nuk heq dore nga jeta ime
eshte e shenjte ,ma ka dhene zoti
varrosni smiren - inatin ne toke harrimi
veshtroni diellin,po i'u iken koha!(mbaron jeta)





E diela e fundit e Korrikut

 Kjo e Diele u zgjua permes endrrash ne sy
me stinen e mallit celur mbi buze
perhumbur mes ndjenjash sfidoi,naten
yllin e mengjesit me la ne duar
te flas me mallin,
te prek stinen
te puthem me timin mengjes
si femije te belbezoje vargu
ne kte te Diel te fundit Korriku !


Nuk heq dore nga dashuria
ajo me lindi,ajo me rriti
sa nuk eshte vone perqafoni lutjen
te shpetoni shpirtin ne boten tjeter !!!
......................................................

Nuk heq dore ,mos u cuditni !!!





 ***
Trishtimin e kesaj te Marte
nuk po e than , as i nxehti.
Jam bere ere e ngrohte Jugu
te perkedhele kte dite te fundit Korriku,

trishtimin t'ia fshij me lotet e mallit
e permbi stine te vendos vargun...!
..............................................
E nesermja te celi trendafila 






*****
Nje cope diell shtrengoj ne duar
te vetmen dhurate,qe me la stina.

Ne prangat e heshtjes,marrosur vetmia
peng

me mori vargun,sherim i diteve te mia.

Fryn nje ere e larget,dridhet nostalgjia
nen vellon e mallit nuserojne kujtimet.

Diku ne mes faqesh te librit te jetes
eshte nje trendafil,qe me sjell Pranveren.

Rete kryenece zene e pushtojne qiellin
nis nje shi i forte ,qe me than lekuren.

Enderr genjeshtare puthme per here te fundit
te zgjohem nga gjumi,te rigjej mengjeset .

Nje cope diell shtrengoj ne duar
te vetmen dhurate,qe me la stina!!!

 




Liliana Bendo Rama: BINJAKEZIM


BINJAKEZIM

Koha u nda me dysh
ne pasqyrime mirazhesh te rreme
te perqafuar nga hija e shkelqimit....
dita u nda po ashtu si nje binjakezim
i medyshjes....
Sa here era fryne
shperhap mendimet
ne hapsira te panjohura
dhe vjen nje dite kur era
pushon se fryri dhe mendimet
mblidhen serisht neper kantinat e bujshme...
ku harruar ka oret e heshtura ..

Nebih Bunjaku: RRUGËS PA KTHIM

 
 
RRUGËS PA KTHIM

(Ali Podrimjes)

“Të jesh shqiptar
e vdekja të mos gjejë
edhe në skaj të botës
e pamundur është”.
Ali Podrimja

N’Universin letrar perëndoi Ylli
Një javë ditë lotoi dhe Dielli

Fjala mbajti shtatë ditë zi
Vetëm për Ty Poet Ali

Dhembja e Lumit doli nga shtrati
U trondit Gjakova Çabrati

Ura e Shejt u përkul për Ty
S’rrodhi ujë por Lot Ali

Simorta e Mostarit s’t’harron dot
“Dallëndyshen” ktheu në lot

Nata e huaj për Ty sirenë
Shpejt misteri mori dhenë

As natës sonë s’i zihet besë
Është stërkequr të pret n’besë

Herët u nise rrugës pa kthim
T’u preftë shpirti në amshim

Prishtinë, 26.72012

Lumo Kolleshi: Oligarki letrare

 
Oligarki letrare

Ne krye nje president i vetezgjedhur
Me dekret te veçante vijne postet piramidale,
Sekretare me spaleta. Yjet sipas grades.
U shpall kongresi i radhes.
Me nje klikim te shpejte fluturojne ftesat
Ne çdo paralel dhe meridian te globit.
Lumenj te fryre pershendetjesh
Turbullturbulluar zhurmerojne.
Si dikur nga galerite e qymyrit
Vagoneta te ngarkuara me çmime.
Vetkenaqesi qe çirret mbi binare te ndryshkur.
Po librat?
Skelete fletoresh te zhvarosura
Nga varrezat e mediokritetit.
Ne faqet e para paraprijne ligjeratat e ngjirura te vet presidentit.
Me tej?
Fotografi,muzike,kozmetike,
Tavolina te shtruara si per dasma mbreterish,
Dolli per kryepoetet,per kryeshkrimtaret...
Metaforat kerkojne nje cope litari dhe nje dege rrapi.

Pjerin Ndreka: POETI DHE LUMI

 
POETI DHE LUMI

Lumi rrjedh i heshtun ne mes te Parisit.
Vargjet,metaforat randojne ne tabut.
Asht hera e fundit qe i bijne permidisit.
Lumi e Poeti ecin bashke me ngut.

Lumi rrjedh i heshtun nen peshen e dhimbjes.
Duket se i hap rruge vraga e lodit t'bardhe.
Pse u ngute bac -i thote Ali Podrimjes.
Nuk t'prita kaq shpejt.Ca tu desht me ardhe?!

-Kahere s't'kisha pa.Pata mall per ty.
M'ike aq i vogel.Lodin t'nisa mbrapa.
Malli syte mi teri.S'pata lod ma n'sy.
Rene e shtrydha n'qafe se me theku vapa.

Lumi i ka mbledhe lodt e babs e t'birit.
Rete si facolete,me perdhune i shtrydhi.
Kush e dan kufinin midis deks e njierit?!
Syni qe s'ka lod,rubinetin mbylli.

Synin e palod e paska lodhe gjumi.
Dielli nuk e vret e as anderr s'shef ma.
Lumi i prin Poetit.Ai kryeult mbas Lumit
n'rrugen e pakthim.Bashke ma mos me u da.


Pier Kolond

Ismet Januzaj: NË KËTË SKENË


NË KËTË SKENË

Lëkura po më bie e vogël

veshët e vegjël
goja e madhe
kurrizi më kërruset
nga pesha e shikuesve të paktë

Në këtë skenë
gjithnjë
luaj rolin e të vuajturit

Duartrokitjet lidhen
si zinxhirët e qenit
altarit të këtij teatri


(Nga "Peizazh i plagosur", Rilindja 1999, Prishtinë)

Besnik Terpollari: LETER ANONIME

 
Leter anonime

Une letren e kam shkruar,
pa emer dhe adrese,
e kam shkruar dhe fshire
dhe aq here korrigjuar.
Nuk di pse pergjigjen tende e pres
sado qe pergjigjen
t'a kerkoj s'kam guxuar.

T'i kam thene te gjitha
pa lene asnje peng,
t'i kam shkruar kujtimet,
qe te ndihesh e prekur.
Por sesi kam droje
t'a dergoj me gjithe mend
kete leter,qe dridhet ne kohen e vdekur.


bt.30.7.'12

Montag, 30. Juli 2012

Ramiz Kuqi: MAJLINDA

 
MAJLINDA

Ti nuk u munde ...
Ishte veç një rrëshqitje mbi patinazh
S'është turp të them se loti
M'u derdh nëpër faqe

Ti nuk ke humbur
Ishte veç një betëjë
Luftërat s'kanë mbaruar
Merr mësimin e Akilit

Logu është përplot kalorës
Nën patkua të atit
Sa shtiza sa hapërim
Ti nuk u munde

Majlinda...

Samstag, 28. Juli 2012

Grigor Jovani: JEMI



JEMI 

 Jam britma e paartikuluar. Je heshtja që pret.
Jam një burrim i gurgulluar. Je dalja në det.
Jam pema në pyll, kur të prek. Je pranvera.

Jam dielli i verës, që djeg. Je prush, me të tëra.
Jam vesa e parë në mëngjes. Je ti dita.
Jam ky e s'ndryshoj, gjer të vdes. Je drita.

Freitag, 27. Juli 2012

Grigor Jovani: SA DITE KAM JETUAR?

 
SA DITE KAM JETUAR?

Deri më sot, sa ditë kam jetuar?
Po t’i biesh lapsit, me një llogari të shpejt:
17 mijë e njëqind e dyzetë e pesë.
Të ikën mendja krejt!

Një të katrën, prej tyre, m’i mori fëmijëria.
Sa hap e mbyll sytë – rinia po kaq.
Kur erdhi koha dhe u burrërova,
kishte mbërritur pleqëria, ndërkaq.

Sa vjet kam humbur, duke pritur trenat,
akrepat e orës, duke parë si armiq?
Sa vjet shtoja rrudha, duke punuar,
sa vite m’i hëngrën njerëzit e ligj?

Pastaj “Jetëvdekja!”, orët e gjumit,
- përcaktimi thesar i Da Vinçit për gjëndjen -.
Gjysma e jetës kaloi duke parë ëndrra,
i harroje në mëngjes dhe vrisje mendjen.

Ç’mbeti, atëherë? Sa ditë kam jetuar?
Ndoshta njëqind... Kaq janë, pa frikë.
Po të llogaritësh kohën, kur bëja vjersha,
kur prekja një grua ose dëgjoja muzikë.

Grigor Jovani: UNE TE DUA

 
UNE TE DUA

Unë të dua, por u mund dashuria.
Unë të dua, por flamurët kanë zi.
Unë të dua, por në Kryq ngjisin mua,

 tani nuk më beson as ti.

Unë të dua, veç netët u zgjatën.
Unë të dua, veç mëngjes s’do të ketë.
Unë të dua, veç falmë, të paktën,

të fundmen puthje në jetë
.

Freitag, 20. Juli 2012

Fatbardha Myslimaj Xhani: SONET...




SONET PËR VETE E TË TJERËT

(Universaliteti)

Ndonese bosh kurre nuk e lashe kupen e endrrave
Kuptova mes dridhmes se humbjes se perhershme
Se nganjehere duhet te dorezohem e urte dhe e mire
Para fatit qe nuk di te selektoje zemra per te vrare.

Une di, diku nje keshtjelle plot lule vjollce e zogj
Qe gjelbert para syve kendojne kengen e harrimit
E une edhe pse s'di te qaj i gjej ca fjale te eres
Qe drites i kendojne me vaje e kuje te deshperimit.

Gezimi me fshihet poshte gjethesh e gonxhesh
Me dore ma ben ana e erret e henes e zhduket
Zhdukem edhe me nuk jetoj pas çastit harruar
Lavde i thur asaj qe se pata e me iku prej syve.

Keshtu ditet bien si monedha ne fund te liqenit
E fatit nuk i kerkoj me llogari per gabimet e mia
As veten qortoj nese pata a s'pata faj qe ndodhi
Keshtu historia e secilit perseritet nga e para!

Agim Metbala: KËRRHAMZA

 
KËRRHAMZA

Mbi fatin tonë kalorësit të çmendur
Bëjnë dyluftim me të ardhmen
Mushkëritë copë-copë na i servojnë dilemave
E në maje tehut shekullpritjeje
Ëndrra jonë po luhatet...

Në epruveta kabineteske
I kanë shumëzuar orekset dinozanuriane
Shpirtin na kanë ngrënë e na i kërkojnë eshtrat
Të mbetim grumbull pa emër
Mashtrimin e kanë nën këmbë...

Kërrhamza ime e fundit
Do ta pshtyjë kohën e sotme në fytyrë
Shpirti im tek atëhere do të prehet
Kur t’i shoh me medalonin e turpit
Të varrur në qafë si qentë e vaksionuar...

12.11.2006

@ Agim METBALA

Sinan Kerpaci: TE VARRI I BABAIT

 
TE VARRI I BABAIT

Belxhiku që vriste derra,
dara që shkulte dhëmballë,
e djathta që le në Luftë
më mjaftuan për të parë
se e kisha një hero.

Mos kujto se erdha mbrëmë!
Këtu jam!
Këtu kam qenë,
o Ati im!

Asnjëherë nuk më thërret,
ti nuk di që “ të çosh fjalë”.
Kur rruga më bie vetë
ti më thua qetë – qetë:
Pa ulu njëçikë o djalë.

Për ato që kemi thënë,
për ato që s`kemi thënë
unë gjithmonë me ty kam qenë.

Mos kujto se erdha mbrëmë,
o Baba!

E shikon majën gjitone,
të shikj si ngrihesh lart,
si fëmijë të marr pas
dhe të flas me zë të fortë:
o Gjinaz! (1)

Gjinaz, o mal!

1.mal në vendlindje


Biblioteka Kombëtare, 8, 6, 2012

Fran Ukcama: GJYSHEVE...

 
GJYSHEVE U VËMË SI STOLI PËRRALLAT

Vdisnin trimat, shkundnim sëndyqet
në varre u vinim armët,
tash kur shuhen gjyshet,
si stoli u vemë përrallat..

Dhe kur nisen matanë ,
kujtimet rënkojnë,
për gjyshet, nën hanë,
edhe përrallat lotojnë!

Ikin ato, ikin, vie drite, larg,
ne stepem dhe ndydhem,
se puthjet sherrojnë, në varg,
dhe përrallat, ngadalë, na vyshken
!!

Arqile Gjata: LULJA IME E MALEVE

 
LULJA IME E MALEVE
Një kujtim i largët në vite dhe në hapsirë

Atë mbrëmje,
Lulja ime e maleve mblodhi gjithë emocionet
e pa dukshme...
ia dhuroj hënës ti përjetonte!

Pështolli fytyrën e saj nusërore (mis bukuria)
e si lajmëtare
hapi portat e maskuara të lexonim së bashku poezi
nën qiellin e njëjtë pa kufi.

Sytë e miqësisë
me zarfin e ëndrrave m’i dërgoi,
lagur me lotin e dhimbjes
e shpejt e shpejt i largoi rojet e natës...
të shembte muret e botës së saja,
e një libër të ri të shkruante!