Freitag, 29. Juli 2011

Mahir Morina: UDHËTIMI YT



UDHËTIMI YT

Të pata thënë mike të kujtohet ?
Që vetëm nuk ecet në ritmin e suksesit
As fëmijë as buzëqeshje vet nuk mund te lindesh
Të pata thënë sikur vetes pa qëllime anësore

Tri yje mbrëmë të kërkuan
Ishin memece nga puthja
Ti ishe mbetur e varur ne erë
Se ishe e shurdhur kur të flisja

Edhe botën e kap malli i vejushës të thash
Ti mike nuk me besoje
Të luta që të ecim të shtrirë
Flokët e gjata të pengonin shikim e dëgjim

Të kujtohen këngët e heshtjeve
I doje shumë sikur të ishe grua e morteve
Nuk bindeshe as nga goditja
Rrëzoheshe dhe nuk me dëgjoje

Të thash se vetëm grabitqarëve ju konvenon errësira
Nuk të mban gjallë fryma por kujtesa nga të tjerët
Asnjë besim nuk e mund te vërtetën
As këtë s ma dëgjoje andaj mbete unike si djalli

Ty nuk te bindi fjala as vdekja e egërsuar
Nuk të lodhi as goditja dhe prekja e zjarrtë
Nuk të zbuti puthja as kafshimi
Ngjasoje me mençuri të çmendura

Ti do mbetesh lapidar pa emër
Në provimin e diplomimit të nostalgjisë
Apo funeral i pavdekshëm lakuriq
Pasi të pëlqente tepër të luftosh më kohën




GJYSMË RREFIMI PËR HËNËN

Hënë e ndritshme po te shkruaj nga malli i dyfishimit te vetes
Tek ti kam besimin e forcës qe mund te ma kuptosh heshtjen...
Pasi ne token e dritës tende ata qe nuk i kuptojnë heshtjet nuk arrin ti kuptojnë as fjalët. Me duket se po flas me veten kur te shkruaj ty,e them këtë nga besimi qe kam,ashtu te ndjej...
Unë shpesh marr guximin të rrëfehem për momentet e jetës që i ndjen brendësia ime të krijuara nga ligji i ndërgjegjejes e ndikuar nga natyra
Kur unë bëhem gati te filloj rrëfimin,shoh që ngadalë dritës tende po i zvogëlohet rrezatimi nga disa re te zeza dhe kjo ma zbeh besimin ne stabilitetin e dritës tende,,,pres të kalojnë retë por ritmet e tilla janë bëre episodike
Konstatoj se ende kam bindje se duhet te besoj ne fuqinë tende ne kuptimin e heshtjes time...e di qe ti me njeh,ndoshta merakosesh kur me sheh ne pozita qe vihem nga koha,pozita qe unë dukem tjetër kush nga niveli i veprimeve,por me beso e dashura Hënë se unë jam ai i sinqerti,i dashuri,i urti qe ti me njeh po për te jetuar apo për te mbijetuar me këta te tokës tende po me duhet ti përshtatem,po duhet te bëhem si ta,pak njeri pak jonjeri sikur ne shekullin e dreqit
Nëse edhe ti po dyshon ne këto mendimet e mia gjenetike të lus eja zbrit ,të mirëpres flasim e kuvendojmë për kohen,dhe me sheh ku marrë frymë apo me ngre mua atje qe te shohim bashkë nga atje kujt i duhet drita kujt errësira !

19.07.2011

Montag, 25. Juli 2011

Vullnet Mato: LISI I KOMBIT ARBËROR

 
LISI I KOMBIT ARBËROR 

Arëbërësit e parë të kombit Arbëror,
truallin e kishin si krahët e një shkabe,
mbi pendët brezare, një lis madhështor,
bënte hije me degët e kurorës vigane.

Lisi mbulonte dyzet male e dyzet kodra,
dyzet fusha e dyzet livadhe të blerta.
Në degët e tij, dyzet shkaba me dy koka
ruanin arëbërësit e armatosur me heshta.

Lisi kishte rrënjë të trasha dyzet metra,
që thithnin ujë në dyzet degë të lumenjve
dhe zbrazeshin me rrëmbim në dy detra,
ku retë i kthenin te burimet e shkëmbenjve.

Nën degët e tij nënat u nanurisnin djepeve,
djem e vajza shkrepnin strallin e dashurive,
nuset ndiznin dasmat me daullet e qejfeve,
bilbilat përzienin këngët me telat e sharkive.

Luftërat, nga heshtat, te shpatat e dyfeqet,
zaptuan me gardh disa nga degët anësore.
Por lisi me rrënjët e thella të nëndheshme,
përcolli tek të gjitha limfën e vet arbërore.

Tani, kur lisi arbëror shtriu degët në botë,
dhe thith ujëra në dhjetëra dete e oqeane,
rrënjët trashen të mbajnë thellë nën tokë,
përmasat kontinentale të kurorës gjigante.

Pilo Zyba: NE PORADEC




NE PORADEC

- Lasgush Poradecit -

Vala e liqenit me vjen ne breg
Me peshperit vete dashuria
Dhe me therret te gjej nje shteg
Per vargjet dhe kenget e mia.

Dhe here ndrin, dhe here tretet,
Si syri Yt hedhur mbi leter,
Dhe aty ulet, dhe aty mbetet,
Nje varg i bukur, nje kryeveper.

Sepse ti ike i varfer shume,
Asgje me vete duke marre,
Porse u bere vale e lume
Qe derdhe vec margaritare.

Eja ti therrasim shelgut
Qe floket i çpleks permbi uje,
Dhe hena le te shkoje drejt shtegut
Si nje sorkadhe apo si ftuje.

Eja te rrime, muzave t”u flasim,
Qe endrra enden mbi liqen,
Hapesirat artit ato i masin,
Me krahe Nositi bere ujem…

Dhe nuk e di, pse ky liqen,
Kjo hene e bukur gjithe endje,
Sa here shkon, sa here vjen,
Ka bukurine e kenges tende?

Dhe nuk e di, shume here vuaj,
Per nje varg plot dashuri,
Por se kuptoj, prandaj me thuaj:
Mos poezia valle je, TI?

Dhe hena iken, dhe hena vjen,
Me buzeqesh me sy te bukur,
Eshte vargu Yt, kerkon, me gjen,
Sa here ne Poradec jam futur!

Trupi liqenit perpelitet
E dritherohet ne pupriza,
Nositi frymezimit ngjitet
Dhe artin thur, me penat shtiza.

Sa here vij, sa here shkoj,
Kete hene gjithnje e gjej,
Ne frymezime, therres, e ftoj,
Magjine e saj te me rrefeje.

Dhe vitet shkojne, dhe vitet vijne,
Dhe hene e bukur dritezbehte,
Qendron dhe ndrin mbi poezine,
Meraku i Lasgushit vete...

Merak qe jeta nuk e tret…

Donnerstag, 14. Juli 2011

Pilo Zyba: MUNDET



MUNDET?

Pemën e talentit do ta shkund
Si rrallë herë në jetën time.
Poetiken – gote do ngrej me fund
Per ju qe lindni dhe frymëzime.

Margaritare, Ju dhuroni çdo ditë,
Buzeqeshja gurgullon nga syte e artë,
Ju, që perjetesisht perkundni dashuritë
Ne djepin e dashuris’ së begatë.

Do mundem valle qe jeten tuaj
Ne kalane e artit me kujdes ta vë,
Qe asnje kritik i semure te mos e luaj,
Dhe gojes se tij ti vendos, fre?!

Do mundem margaritaret tuaj
Me margaritaret germa ti ngrej lart,
Qe ne panteonin qe une shkruaj
Te jene te dy te barabartë?

Cfar lind nga Ju, eshte dritë, jetë,
Eshte art, vete bukuria,
Veshtirë si ju bota te ketë
Nje perendeshe si poezia…

Mbetereshat e vargjeve te mia…

Mittwoch, 13. Juli 2011

Sabit Rrustemi: QENI ILIR

QENI ILIR

Prej antikës e deri sot
Nuk bishtnoi udhën
As ndryshoi farën

Nën  qiellin e kësaj  toke
Ruajti  vendin

Sillet kah sillet
S’e ngatërron adresën

Besën  e jep pa fjalë
E nuk e shkelë për mallë

Njerëzit e shpisë
I memoron me një të parë

Jo vetëm për dritë
I njeh edhe në pikënatë
Përmes të ecurës
Zërit

A shenjës që mbajnë

Një kullë e ka hak
Që s’lodhet për miza
As kokën futë  nën  fshisa

Ka malin përplot lisa

Pinikë e minokë
Në bisht i sjell

As  birën e veshit
Për ta s’e  lodhë
Kur e lehin anash

Vetëm me bisht syri i kshyrë
E qetësinë s’ e prishë

Nuk është lehtë me ia thy mendjen
A me grishë
Është roja  e shpisë

Kur leh ai
Ngritu e dil
Në të thatë nuk lehë kurrë

Nuk e sheh as n’ ëndërr te sofra
Një kafshatë goje duke pritë
E le më çarshisë

Magjes huaj nuk ia pi gjellën
Po e nguce
Ta zë derën
E ta errë jetën

Saktë e di  kur duhet rruar poshtë
Kur lartë
E kur hiç

Për këdo
Nuk lëviz vendi 

Në këmbë e ke
sa herë e lyp rendi

Lum shpia që e ka

(11 korrik 2011)

Montag, 11. Juli 2011

Valon Beqiri: NJË POEZI


Brenda petkut të ndarjes

Lulet tu thafshin nga kjo mbuloj,
të përbej n'Zot shpirtin mos ma merr,
më mjafton koncepti i dhimbjes time,
një frazë e mekur që ngjan në ferr.

Nuk do të kem ty që të dua,
nji lëvozhg e kujtimeve plagët mi deh,
si një qorap e shkyer do të hudhem atje,
trotuareve t'mërzis kurrë më s'dot më sheh.

Mos mi shkelmo gjethet e pranverës,
kanë një plagë të hapur në kalendar,
në kopshtin e shpresës është mbyllur dera,
nuk do ti ujitësh sikur ditën e parë.

Po mërzitem deri në shkallën e fundit,
shumë kam qarë për t'mos u kthyer kurrë
uroj të jesh e lumtur deri në atë pikë...
sa që t'mos kujtohem se m'ke desht dikur.

Samstag, 9. Juli 2011

Bujar Rama: HESHT...

Hesht…

Tri lule bajameje,
të brishta, si mall perëndie,
të rënda, si vrap kali,
të lagështa, si gjethe prilli.
Tri lule bajameje…

I mbyllur
dhe marrok,
nëse një ditë do të isha
si vesa e parë e agimit,
i mbyllur dhe marrok,
do të zgjoja “miliardierët e kohës” në stinë të reja.
Aty ku shpirti t’u bëhej i paçmim,
ku dita t’u lundronte mbi jetët e shpërfillura e të dala boje…
Dhe grindem
se për heshtjen s’gjetkam fjalë.

Fisnikëri,
ku i ke rrënjët?
Ky univers kaq i vogël
s’i nxë dot ligësitë…

Mahir Morina: PELLUMBESHA E PËRGJUMUR

                                   Mahir Morina

PELLUMBESHA E PËRGJUMUR

E shkon rrugës ngadalë
Me shikim yllhëne
Pushtues është loti yt
Era drithërohet para teje
E magjishme si përherë
Përkëdhelja e dëshirave
Butësia jote e zjarrtë
Edhe në dimër qel pranverë

Freitag, 8. Juli 2011

Haxhi Morina: AKOMA NË KSAMIL

AKOMA NË KSAMIL

( Nga Butrinti )

Jon , o Joni im !
Ç ' ke që je trazuar

mos në Çamëri ti ndjeve një vajë
pse valët tua dallgëdisen
mos në Çamëri biri yt zu të qajë ? !

Unë erdha nga mërgimi
në gjirin tënd pak të pushoj
me ty të ç' mallem e të heq hidhërimin
që gjatë tër kohës zemrën me lëndoi

Këtu në Ksamil vie aromë Çamërie
që valët e era yte sjellë
nuk dua të dëgjoj vajë fëmije
sikur Nënë e tija nuk e don si pjellë.

Ndonjë ditë pushimi
kaloj dhe në lot
se vie nga mërgimi
mërgimi s' zhduket dot

Shikoj matanë detit
n' busull ku i bie Çamëria
ku ka banuar mbret
ku pleq janë djalëria.

Atje ku vëllau imi
m ' ka mbetur si jetim
e qajë nga pushimi
e qajë në mërgim

Ah! Jon , Joni im
s ' ke faj që je dallgëdisur
dëgjoj vajë fëmije
me zemër të plasaritur

Ti dallgëdisu pra valë valë
dhe tërbohu në Greqi
ç ' zë përpara ti mbuloju
diellin të ua bësh të zi

Ktë ke urdhër ti nga unë
unë mbreti yt Agroni
ktë ke urdhër ti nga unë
unë Zoti yt POSAJDONI !.


Korrik 2010.

Donnerstag, 7. Juli 2011

Pilo Zyba: KUR DRITESOJNE DASHURITE

 
 
KUR DRITESOJNE DASHURITE

Letra e bardhe dhe nje laps
Syte e tu mbi te te tretur,
Frymezimi kthyer ne art
Ngjall dhe ata qe kane vdekur…

Ne mes te gotes nje qiri
Per drite dashurie etur,
Buzeqeshur embel ndrin
C’do cast m’i vogel duke mbetur.

Ky qiri me drite te arte
Qe heshtur digjet ne kend,
Eshte shpirti im mbi karte
Drite mbi frymezimin tend…

Tretje, qe jep gaz dhe shend…