Dienstag, 28. August 2012

Sevdije Rexhepi: SHPRESËJETA

 
SHPRESËJETA

Kalova...
Nëpër Via Egnatia
Lexova lavdinë
E lindje – perëndimit dikur
Veriu e Jugu
Me bisht të syrit më përcjellin
Pa dashje...
Provokatore për dreq u bëra
Dëshmitare në grindje akrepash
Dhe orë që njëra – tjetrën gëlltisin
Në sfond dëgjoj zëra poliglotësh
Që ditës i ngecin në orbitë
Nëpër rrugë shkronjash
Ecje e lehtë të mos thyhen ato
Mbështjellur me petkun e shpresëjetës


Sevdije Rexhepi
Nga përmbledhja "Baladë mbi Balad"

Mittwoch, 1. August 2012

Shqiponja Panajoti: ME MJAFTON NJE FJALE

 
ME MJAFTON NJE FJALE

Nese vitet ikin,
rudhat me shtohen e fuqia me le
s'me prish pune
 
Duart ne mu dridheshin
e goja te mos nxjer me ze
prape nuk lodhem

 Tek ju shoh te rriteni
me shtohen jeta fluturoj

 Zerin tuaj kur degjoj
 vdekjen harroj
rinohem
 
Buzeqeshja juja
ma zbukuron jeten
me jep drite

 Me mjafton nje fjale e vetme
 "Jemi bijte e tu!!!"
lum une e lumja

 

Teuta Osmani: ‎Je aty

 
‎Je aty

Po shtohen ditet pa te pare
aty ku je nentoke dhe ne varre
me shtohet malli per Ty Baba
dy fjale per Ty i kam pernate

nuk ke ikur je aty
e di qe me sheh,je zoti im
ne leter vizatuar fytyra jote
nuk m'i ndan syte asnjehere e di

...Je udha ime dhe e kesaj bote...

Qazim Muska: PËLLUMBAT

PËLLUMBAT

Gjithmonë e më pak pëllumba në oborrin tonë.
Më pak pëllumba.
Firojnë përditëSi prej një mallkimi.
Nga fluturimi kthehen të lodhur e të trëmbur
Prej një hutini,
Pëllumbat e bardhë me sy prej rubini.
Mëngjezeve të ftohtë
Rrinë strukur kafazit,
Mbështjellë nga dëshpërimi
Me sytë e trishtuar
Që vajtojnë pa lot pikëllimi.
Si vallë u shfaq ky dreq hutini!?
Të ngathët zgjohen
Si pinguinë
Nën një dilemë tundimi
Mes dëshirës për fluturim
Dhe makthit nga flijimi.
Pëllumbat e bardhë me sy si rubini.
Përditë e më pak,
Përditë e më pak.
Derisa, dikur, në kafazin e tyre
Të ‘’gugojë’’ vetëm hutini.
Nga dreqin na erdhi ky lloj mallkimi!?


13 Prill 2012
Nga libri”Mekat te flesh dhe kur je zgjuar’’

Shahbaze Vishaj: KUJTIMI FLE

KUJTIMI FLE

Nuk të braktis, jo
Më beso
Nënë
Ishte ditë marsi
Atë ditë
Kur shikimi më mbeti
Tek ti
Tash e njëmbëdhjetë pranvera
Nuk ta putha ballin
E shtatin ti s’ma mbulove
Me gishtërinj
Në shtratin e lumturisë
Tani fle kujtimi
E një mall më djeg, më djeg
Për kullën që s’është më
Ndoshta këtë festë
Kënga e dhembjes
Do të pushojë së kënduari
Që tash e sa stinë
T’i ka venitur lulet e zemrës
Do të kthehem krejt bosh
Pa ëndrrat e jetës
Në Marsin tjetër
Do të takohemi sërish
Nënë, o mësuese e jetës
Në muranën e qëndisur
Me buqeta lulesh të kuqe

Fran Ukcama: NË FAQEN TENDE KU TUTET FLUTURA

 
 


NË FAQEN TENDE
KU TUTET FLUTURA

E lemuera ,faqja e bukura,
si dardha e molla në krye alpe,
ka frigë mos prish, nuk ulej flutura,
o zot pse me nise, çka pate..

O zot në faqen ku s`ulej as bleta,
dhe rrezja i shmangej në agim,
po ç`pati e ra kjo zemra e shkreta,
e buza ime që mbet aty..

E tash dhe grerëzat vijnë verdallë,
dhe lulet shpirtit i ka zënë vaji,
po faqja mbeti kuq e bardhë,
dhe zemra ime si at` ditë Maji..