Donnerstag, 31. März 2011

Zyli Gaxgolli: MONOLOGU I PRITJES

Zyli Gaxholli
 
 
Monologu i pritjes

Kur brengen rrefeva nen tisin e nates,
ti psheretimen fshehe ne fytyren e nje reje
dhe une mbeta vetem,strukur ne lotin e befte
qe binte pafajesisht mbi lutjen pendestare.

Mbi ujra lekundet nje anije e mbytur
diku,nje pulebardhe josh shiun e vjeshtes.
Gjurme te rereta ne brigjet vetmitare,
dialogojne fundin e nje dashurie te pezullt

Kundroj shtratin e shprishur
tek dekompozohet ne nje stol pritjeje,
zerat e trembur humbasin drureve te zhveshur
si nje mekat i trembur nga veshtrimet

Tani gjithcka i perngjane nje filmi te pambaruar
ku une dhe ti aktrojme vetveten
dhe dashuria nen nje aureole ylberi
befas pafajesisht shendrrohet ne ikone
 
Marrë nga "Sofra poetike"

Samstag, 26. März 2011

Arif Molliqi: ELEGJIA E DHIMBJES

                                            Poeti Arif Molliqi


ELEGJIA E DHIMBJES
( In Memoriam Prof. Nimon Alimusaj, mesuesit tim)
...
Kur Ti ece e ece në damaret e gjakut
Koha tinës n´kurth të vuri
Deri në udhëtimin e moskthimit

Në secilin vend lë gjurmë
Nga shikim i ytë u trembën hijet
Që i pagëzova më nga një fjalë tënden.

Të biem n´dashuri për gjithçka tonën
Për perëndin e Alpeve Shqiptare heq shpirt
Se bukurisë nuk i duhet lutja

Po sonte me ra ndërmend
E jotja udhë e gjatë përmbi Maje Mali
Po t´ka lodhë e t´ka k´putë malli

Një Zot e di
Ç´është kjo rrapëllim në mallin tënd
Që merr frymë në pranverën time

( Mësuesi im; nga maja e Strallit të thirra
Pjekjen ta bëjmë të Gurrat e Bardha
Nuk po më provojnë këmbët, me the
Për herë të parë nuk me dole në fjalë
Nuk e di shikimi na Kosova të vonoj
Apo lahutarët më këngët kreshnike)

Sonte më kot të kërkova
Kishe dalë n´qafë të Strellcit
Në këtë çmendi heshtjen ta trazosh

SOFRA POETIKE

                                   Fran Ukcama


SOFRA POETIKE

O moj Sofra Poetike,
fisnikja e Kombit,
diten e sotit,
ti mbledh zëmrat,
mbjell motivet, si lulet e kopshtit...
...Ti, që Diellin ke ne ball,
dhe qiellin në sy
i shkrin ngjyrat e kesaj Bote,
dhe qendisë në vekë ylberi
po te nis me dallendyshet ,
mijera urime shpirti,
prej votres se Fierit!!

 25.03.2011