Donnerstag, 25. April 2013

Agim Metbala: NË MES TË GJALLËVE E TË VDEKURVE

 
NË MES TË GJALLËVE E TË VDEKURVE

Zbraz kupën me gjithë dhembjen
E ditës së sotme
E kamarieri me buzëqeshje të ftohtë
Si një diell dimri
Në mënyrë gjeometrike
Në mua shton indisponimin…

Tavolinë e pare
Një piktor e një shkrimtar
Njëri me ylber nën sqetull
E tjetri me diell n’qepallë
Pëshpërisin me këngën e zogut
Trasojnë armdhërinë
Lakmia më përqafon…

Tavolina e tretë
Pesëmbëdhjetë a njëzet veta
Zgërdhihen e lidhin kontrata
Mbi shpinën e popullit
E shkronjat që moti
U kanë ikur
Përqafohen me gjuhë plot therra
Hanë e pine si hiena…
Unë n’tavolinën e dytë
Së dyti here zbrazë kupën
Me gjithë dhembjen e ditës së sotme
Në mes të gjallëve e të vdekurve

1998

 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen