Donnerstag, 27. März 2014

Nikoll Ulndreaj - Bajlozi i bardhë



BAJLOZI I BARDHË

Një mbrëmje të tallazuar vjeshte të vonuar nëntori
Hëna e re, sa një drapër nga dheu kokën e nxori
Sysh nxirrte papushuar flakë, zjarr e prush meteori
Unë, Gjergj Elez Alia lëngoja, nëntë plagë kraharori.


Nga Lindja një bajloz i bardhë më donte në mejdan
Njerëzisë nëntë kutë lëkur në kurriz u hiqte gajdan
Nëntë herë më i zi se Bajlozi i dalë prej deti
Ish kërthedrorë vampir, por edhe engjëllor shejtan..

U dashtë hyrë në betejë këmbë, ai kaluar mbi kalë
Nëntë beteja shpata thye, nëntë vjet dielli pa dalë
I bardhë, i zi, plak, plakë, burrë, grua, vashë, djalë
Në tempuj Perëndie e të Hyut harruan me u falë...

Dhjetor 1990

Sonntag, 9. März 2014

Fehmi Berisha - Ti nuk vjen


TI NUK VJEN

Syhapur bredhin ëndrrat....
Rrjedhës së përroit gurgullin
Ti fshihesh hijes tënde...
Vetull e qerpik lidhur harrimit
Rrjedhës së lumit oshtinë...

Ti nuk vjen,
Dielli t’i ka errësuar sytë...
Fshajnë e dridhen gjethet
Heshturazi bien
Dëshpërimisht
N’prehër të siluetës ....
Ndez e fik netëve mungesën
Shpirti gjëmon largësive....

Ti nuk vjen,
Ora e pritjes tërfëllimë bie...
Rrënjëve të zemrës strukur  
Shpirti i dehur ndalur brigjeve...
Ti nuk vjen,
Ngrin buzagazin
Copëza akulli në ballë do...
Vdes e zgjohem çdo natë

Ti nuk vjen
Do t’ik heshtjes,pa mërzi
Lëkurës së pritjes së gjatë
Do i ndez një qiri...

Mars`14

Dienstag, 4. März 2014

Nikoll Ulndreaj - Syri s'ka më lot



SYRI S’KA MË LOT

Dashuroi me shpirt pasha ketë diell
Vendin tim, Tanushën e kullën-kështjellë
Verë shprese pi zemra flakë t ‘ndizet gjerë n ‘qiell
Hyji t ‘këtë dritë farë dashure kurë t ‘mbjellë......


Gjerë n ‘rrashtë n ‘i kërkofsh qeveritarit tënd
S’ke për ti gjetur sa një lugë mend
Përtej deti të shtyn e zemra nuk i dhëmb
I mjafton të ketë nën pushtet një varr-vend...

Si vendi yt kurën e kurrës s’bëhet vendi i huaj
Për një qime faji kockat mund t’i bluaj
Se qeni i tij ka etje për ujë
Një nga një qiellit tënd yjet fillon ti shuaj...

Perëndi, nëse besimin në ty po e humb kot
Thikë dhimbje kam n ‘kockë, e se duroj dot
Duke t’u lutur kam një jetë e një mot
Prore s’mund të qaj se syri s’ka më lot