Dienstag, 26. April 2011

Sabit Abdyli: FUNDI I PËRRALLËS


FUNDI I PËRRALLËS


Motit të trazuar si askund
Përmes klithmash të pafund
Të përzunë

Dallgët e kreshpëruara
Të bardha si retë
Të prunë
Me vaj në buzë
Buzë gremine

Biçim njerëz
me përralla mbretërish
Erdhën
Me bisht ndër shalë
E shkuan




Janar, 2011

Vullnet Mato: ËNDËRR E MAHNITSHME


ËNDËRR E MAHNITSHME

Në një gjumë të thellë, shoqëruar me vegime,
pashë ëndrrën më të mahnitshme të jetës sime.
Kryetarët e shteteve nga e gjithë bota mbarë,
u mblodhën urgjent në kongres ndërkombëtar.

Me ultimatum nga një fuqi madhore planetare,
të vendosnin kudo në glob paqen përfundimtare.
Pas debatesh se kush detyrën mund ta zbatonte,
së fundi vendosën emrin tim për president bote...

Kur më dërguan emërimin më tronditës se tërmet,
zemra më ngriu dhe qimet m’u ngritën përpjetë.
Unë një copë kalemxhi në lagje romësh strehuar,
të bëhesha i pari i botës me miliarda të shkalluar!...

S’i të pranoja peshën e rëndë të globit mbi supe,
të më flaknin agresorët me ndonjë raketë tutje?...
Por avioni presidencial dërguar nga vetë Obama,
më priste te oborri me qeska, bajga dhe xhama.

Në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara u prita,
sikur të isha ufo i largësive qiellore me galaktika.
Dhe sapo komandën supreme mora me brohori,
kërkova urgjent zonjën time të ma sillnin përbri.

Pastaj me skeptrin e presidentit të botës në dorë,
dhashë urdhër presidentëve të tjerë inferiorë,
luftënxitësve t’ua futnin këmbët në një këpucë,
të fshinin përgjithmonë nga truri fjalën “luftë”.

Vura në lëvizje të rreptë për njëzetekatër orë,
të ngarkohej mbi mjete gjithë armatimi tokësor.
Në të tëra portet zbarkoi çdo fishek e raketë,
dhe i varrosa të gjitha në fund të Oqeanit të Qetë.

Ushtarakët i zhvesha dhe uniformat i civilizova,
dhashë detyra të riformatohej në veprime bota.
Uzinat që kishin pasur vdekjen e njeriut në linjë,
të prodhonin ilaçe dhe lodra elektronike për fëmijë.

Dollarët, eurot, rublat, jenët e fondeve ushtarake,
ua dhashë kudo nënave dhe strehëve varfanjake.
Sapo i bëra një për një e me saktësi këto punë,
gruaja më shkundi fort siç isha ende në gjumë:

Ore njeri qejfi, që s’çan kokën për halle shtëpie,
çohu të blesh pakon me kus-kus e ca djathë dhije,
se s’kam fjetur as pesë minuta dhe të lë pa ngrënë,
të hash atë që ma tunde me qejf të madh mbrëmë!...

Lindita Prenga: NDOSHTA


NDOSHTA

Ndoshta endrra mbetet anderr
gjithesia gjithesi
ndoshta ndjenja shtegton male
per te gjetur pak ndjesi

Ndoshta hena te kundron
dhe kur shpirti digjet flake
dita endrren e beson
lunturria ec nder dallke

ndoshta yjet marrin rruge
e kujtimet kan veq malle
por prap jeta dicka te run
dashuria pret nje fjale

Ndoshta syte te trubullohen
zemra shtegun nuk ta leshon
e mendimet larg shtegrohen
dashuri emrin ja thone

Montag, 25. April 2011

Arlinda Lala: TRI POEZI




LULJA


A mund te vrapoje 
një lule
edhe përbrenda ëndrrës
dhe shpirtit,
dhe si duket hija
e saj,
E këpus për t'i marre 
ere,
pa arome askund nuk mund
te nisem,
SHPRESES as LULEVE
nuk u pëlqen shporta.
                     
                  




BOTA NUK ESHTE E ATYRE


Bota nuk eshte e atyre
te cilet mendojne 
se mund te blejne perendine,

e jane milingona
ne rrugen e jetes 

Bota nuk eshte as e atyre
qe enderrojne se edhe hena 
mund t ju behet dielll,
e rruga argjend

ne fund do te mbesin 
vetem gote pa uje dhe drite

                                



 

HESHTJA NE DHOME


Nganjehere cdo gje
eshte e mbuluar
me heshtje ne dhome
kukullate mia te varura
neper mure
pikturojne dhimbjen

vazoja e kthyer permbys 
loton ne heshtje
per nje lule hene, 
kapela ime e pikelluar
e shikon pasqyren,
une meditoj me 
kukullat e mia,
ne heshtje e pikturoj 
merzine ne dhome...

Isuf Hoxha: KU DO TE ISHIM

KU DO ISHIM TANI

Inket ti rezistonin çfarosjes
biblioteka mos digjej ne Aleksandri
ne Parajs molle mos kishte t'mbjellur

si do mekatonin Adami me Even
ku do ishim tani
Zeusi te leronte token
Jezusi te gjuante peshq
Muhameti te shiqohej para pasqyres
ku do ishim tani
Kryqezatat te dilnin per vikend
Islami te freskohej ne det
fashizmi te mrizonte nen lis
ku do ishim tani
Da Vinqi te thurrte triko
Teslla te lozte pikadhi
Ajnshtajni te lozte golf
ku do ishim tani
Çfar do ndodhte
Gjergj Kastrioti mos te kthehej ne Kruje
Ismail Qemajli mos te mbrrinte n'Vlore
UCK-ja mos te dilte maleve
ku do ishim tani

Lindita Prenga: PERGJIGJJA



PERGJIGJJA

Zemra me pyet e mendja shtegeton
fjala mendohet e dora ngulmon
Syt kerkojne veshtimet nuk reshtin
endrrat nuk flene liri ato presin
  

Kujtimet ngulmojne kohe ato s'kan
jeta vazhdon bukuria merr nur
Kanga kendohet, jehona merr  ane
dora derdh vargje, fjala merr udhe

 Zemra po me pyt endrra po zgjohet
dashuria mori fjalet, kujtimet peshen
Syte fshine lotet veshtrimet  rendin
pergjigje nga une  te gjitha keto presin

Besa lidhet bese e fjala zuri vend
zemra dashurin  jep edhe dhuon
Kujtimet nderthuren me jeten qe rend
dora hedh vargje e vargu shtegotn

Bukuria shton nur finec e hijeshi
dashuria jep jete e jeta dashuri
pergjigjen e gjeni tek te gjitha me rradhe
gjithcka qe jetojme, dashuri e malle

Ramadan Emini: DY POEZI


VARGJET E POETIT

E vargjet e poetit vijnë valë-valë,
Si gurgullimë e krojeve të atëdheut
Si valet e liqenit nën dritën e qiellit.


Nga thellesi e shpirtit buron fisnikëria
Nga telat e lahutës derdhet menquria,
Në djepat e fëmijëve gdhendet historia.

Nga thellësitë e lavdishme të motit
Jehona e këngëve kreshnike dëgjohet
Zemra gezohet e si mbetet vend lotit.

Edhe plaget e Gjergj Elez Alisë sherohen
Nga jehonë e këngës e penës së poetit
mali me malin bashkohen anes brigjeve të detit.





DRITË MBI ERRËSIRËN

Re të murrme mbushur me sorra,
E korba të zi si futa e natës,
Derdhur të tërbuara e hakërruara,
Mbi trojet e lashta e të shënjta
Të tokës Iliri e të Dardanisë.
Mendje e shkretë e përhumbur,
Thurur me intriga e rrena të leshta,
Shpirt, kokë e zemër tjetërsuar,
Nga gjelle e helmtë e ferrit të kuq,
Gatuar e zier nga flligështia.

Ku jeni shqipe krahë shpërveshura
Mbretëresha krenare të qiellit,
Korbat e sorrat e zeza ta perdhosën
Folenë e të futën në zi...
Kthehu ti e shenjta drite e Ainit,
Kthehu sërish ndriçoje qiellin,
Tokën, detin e mendjen, kthehu
Me driten e kalter të hyut të Jetës,
Kthehu e çjerre terrin, ti dritë
E shnjtë që gjalleri e jetë mbjell,
Ngado që rrezaton...

Sonntag, 17. April 2011

Kujtim Stojku: ZBRAZËTI


ZBRAZËTI


Eci dhe mendohem,vetja më duket krejt bosh
Sikur kam humbur shikimin, dëgjimin,jam bërë ulok
N’qiellëz gjuha m’është ngjitur asnjë fjalë s’më del
Dhe kam mbetur kështu si një njollë,në heshtjen e zezë
E çfar’ mund t’bësh kështu ku as sy, as veshë as këmbë
As gjuha që flet, një qenie që vetëm frymë merr.

Pastaj të gjitha këto i harroj
T’ gjitha këto janë zero, zero në infinit
I heshtur dhe i vetmuar nga t’gjitha anët
Dita është e zbehtë nata është në përgjim…

Sahit Osmani: DY POEZI


F J A L A

Sa e mire fjala kur eshte e sinqerte
E thuhet nga shpirti me plot cilteresi
Na jep krahe e force per jete
Ure miqesie behet,besimin rrit
Tejkalon cdo veshtiresi
Dhe te fshehuren hipokrizi




KAH TI AFROHEM


Sa here shikoj perendimin e diellit
Me dridhet drita e syve te mi
E une kah ti afrohem
Sepse diellin qe perendon
Ti e rilind perseri

Samstag, 16. April 2011

Sabit Rrustemi: PLAGË VETMIE


PLAGË  VETMIE


Nuk më shpoi dhëmb i kohës
ai plumb zemëvrari

a ndonjë sqep shpendi ngjyrali
me atë xhufkë maje koke

jo

sall pritja e përditshme
midis lëndine
ai hap i munguar
dora jote që shprushë
me drithërima
miklon timen  lëkurë

mbeta vetëm
në cak tinzarësh
syligësh
e thumbuesish

e ti
gati në torzo më ktheve
dhe zemrën ma mbërtheve

a unë
ende po  mbahem
me ato pak rrënjë
mezi po njomë
këtë pak lëkurë
për atë fryt që përvit nis

herë thahet maje dege
herë shkundet prej ere
herë kalbet nën fije bari

këmba jote
ka harruar të shkel këndejpari

vetëm ndonjë plumb shigjeton
dhe ai sqep shpendari

a po më sheh
ende nuk po jepem
po rri vertikal

me shpresën mal
vetminë sfidoj
plagët që koha m'i dhuron

mes buzësh tua
prehje kërkoj

Liliana Bendi: RRESHQITJE NE KOHE


RRESHQITJE NE KOHE

Te rreshqase ne kohe
ne vegime dashurish
ne frymen e poetit

ty vjesht sa here te kam thene
se ti me vret
e une prap perhere do te dua.
Si nje foto bardh e zi
i konturohem nates
e peshtjelloj e vezhgoj.
Mos me thoni se jam Dalilaj
as Circe
as Nimf
e as Madon.
Ia heq mantelin nates
i zbuloj syte
e prek e nuhas
rreshqase ne trupin e saj
ne notat e saj te zeza
rreshqas mendimeve te tua
si fllad
si kal
si hyjni
te lexoj ne shpirt
tingujt e ekzaurimit
aty te gjej
aty ku ti fshihesh e shfaqesh
e luan me mua
symbyllurazi...

Tonin Nikolli: PËR DREQ!


Per dreq!


Ne moment te fundit,
Me linjen e fundit,
Ne stacion te fundit,
Do te zbres...
*
Per here te mbrame,
Te dashuren e mbrame,
Pas ndarjes se mbrame,
Do ndesh...
*
Do ndjehem keq.
Do vuaj keq.
Do mbetem keq.
*
Dhembshur,
Per dreq!

Haxhi Muhaxheri: UNË DHE KËNGA

Haxhi Muhaxheri


UNË DHE KËNGA*

Do të varrosemi
Kur të na lindin
Të vdekurit
Për të lindur
Kur të vdekurit
Të na varrosin

*Kjo poezi mori çmimin e tretë në manifestimin "Sofra poetike e Drenicës" ne vitin 1995

Monda Hamitaj: PËR TY


PER TY

Shiu qe rreshqet ne dritare ,
Me zgjoi kujtimin qe kam per Ty .
Zogjte iken dhe erdhen prape ,
Po Ty s'te pash gjekundi , s'di ...

Qielli derdhi lotet e zemres ,
Nga malli i zemres qe me mundon ,
Capkenia ime valle ku je Ti ,
Perse me fshihesh , cte mundon ...

Po jam njeri dhe kam nje zemer ,
Zhuritur ne zjarrmin qe vec Ti e shuan ,
Te lutem me pranveren eja , te pres .
Shperndai rete dhe diellin leshoma ...

Freitag, 15. April 2011

Diellza Bajrami: DY POEZI


Akullnajë brishtësie

Një litar heshtje,nyjelidhur
këmbadoras peng më mban.
Detyrimisht zgjohem vrëngër
pranë brigjeve australiane
ku zë i laureshës,një simfonie pinguinësh
të gjymtuar i ngjan.
Ca palma lakuriqe,në ishuj shkretuar
një grusht shpresash,mbyllur ne kasafortë
Humbën shifrën e kërkuar.
Kripteks i pazbuluar
sfidues kryelartë.
Sërisht lugina amorfe
Strehë e sapo ''lumit''
që shkrirjes i praraprin
në udhëkryqe binarësh
pa ndalesë.
Këngë e lashtë anonime
shqeu timpanin e shqisës së gjashtë.
ç'kotësi të presësh në prag të jetës pranverën
e cila ka harruar adresën tënde.
Në anën tjetër të globit
Mbreti Diell se heq për asnjë çast
pelerinën e artë kalorsiake.
shfaqet relievi i një pellgu të ri
topografi frymëmarrje ky refren i jetës...




Ndryshe

Bota jote aq e vogël,
sa edhe katër metrat në katror të dhomës
ku frymon shpirti yt i vrarë.
Mendja jote aq shkurtëpamëse
sa bluan vetëm dëshirat tua të rreckosura.

Syri yt,liqen i tharë nga pagjumësia
shikimi indiferent,plagosës miliona herë.

Univers i veçantë
i pazakontë
enigmatik.

Përse duhej të ishe ndryshe nga të tjerët TI ?

Fatbardha Myslimaj - Xhani: PUTHMË E PUTHMË E PUTHMË SËRISH...


PUTHMË E PUTHMË E PUTHMË SËRISH...


Puthme me dridhmen e dhimbjes, shpirt
Shtrome me gjethet e vjeshtes shtratin
Dhe syte e mbyllur mbushmi me drite
Te kuptoj me ne fund, se tek ty e kam fatin!

Puthme me shkulmen e zjarrit, zemer
Lekuren matma me gishtat e dridhur
Te njomat thami, te thatat njomemi
Pa prekjen e buzes, kjo jete eshte e hidhur!

Puthme e puthme e puthme serish...
Me buze, me fryme, me duar, me sy
Harrohu, humbit, ne flake dashurish
Qe jeten dhe vdekjen ta leme aty!

Per puthjet mjafton oxhaku me dru
Per prekjet mjafton shtrati me kashte
Ti ngrohe kasollen, me dy syte e tu
Se ftohte eshte, ah ftohte eshte jashte!

Hanumshahe Berisha: PER TY ZEMER IMJA



PER TY ZEMER IMJA

Si furia e mengjesit ne vesen pertoke,
ashtu dridheron dhe zemra kur te mendon,
me nje buzeqeshe te vetme
kerkoj qe aty te jesh dhe ti,
nga floku mendafsh te qendis te ftohtin,
dhe te pershperis me buzet e mia
fjalen me te mire qe e ka vete dashuria,
nder korniza me rrembe,
te mos druaj klithmen e frikes,
te te betohem ne mallin e shejnte
dhe ti zemres sime ti beje jete,
dhe une si zambake i bardhe
te te mbush me arome
e shpirtit tend vigan
te i fal lumturine e kerkuar shume,
te tregoj me psheretimat e mia
gjithe dashurine time,
te falem ty mrekulli ty qast i paharruar
dhe ty zemer imja
qe fale ne mua shpirtin tend binjak...

Donnerstag, 14. April 2011

Halit Alijaj: TRI POEZI


JU
(Poetëve)

Ju jeni një tufë lulesh
Në zemër të shkëmbit

Ju jeni lumenj këngësh
Në tela të lashtë lahute

Ju jeni gjerdan fishekësh
Në xhamadan malesh

Ju jeni plis i ndrydhur me shekuj
Mbi kokë të bjeshkës

Ju jeni bilbila të kësaj toke
Që këngën s’e ndalët,
As në flakë të barutit
As në grykë të topit

Ju…




S O N T E

Sonte do të marr pendën
E të shkruaj në qiell:
“Apel Botës”
Shpirti do të shpërthejë
Agimi do të pikojë gjak
Fitoren s’e kemi larg
Liria është në prag

Vjenë, janar 1990





N Ë N Ë

S’do të lëmë o nënë
Pranë vatrës vetëm të tretesh
Me ftohtësinë e vetmisë në shpirt
Me shikime të kthyera nga dera
Që mbajnë në vete
Shpresën e kthimit
Të pëllumbave të jetës suaj

Do të kthehemi një ditë
Së bashku me dritën e syve të tu
Që ta vodhëm
Në buzëqeshjen lamtumirëse

Më prit, më prit
Se ditë e kthimit
Po vjen
Në prehrin tënd të ulem
Të pushoj

Gjermani, 1992






Mittwoch, 13. April 2011

Selajdin Shabani: TË KAM THËNË NË PRANVERË


TË KAM THËNË NË PRANVERË

Të kam thënë në pranverë
se PRANVERA mund të vijë më herët
NDONJËHERË,
E NDONJËHERË mund të vijë më vonë, të kam thënë,
Por asnjëherë
Kur ti e pret kohën dhe beharin e saj.

PRANVERA do të vij
Edhe me një lule
Edhe me stinën e shpresës
Edhe me prushin e ndrydhur në vetvete
Me MARSIN lajmëtar

Të kam thënë se
PRANVERA do të vijë më nder
Në derë të hapur apo të mbyllur
Ajo përherë do të vijë si një NUSE E RE

Të kam thënë se PRANVERA do të vijë me kujtimin
Për studentët
Për jasharajt
Me natën e zjarreve pa kufij
Me frymëzimet
Me ndjenjën e bashkimit
dhe PRANVERA erdhi me DASHURINË dhe ËNDRRËN e saj
Të pata premtuar se PRANVERA do të vijë.
Dhe erdhi PRANVERA

Bilall Maliqi: DY POEZI





LISI PLAK

Sa thellë rrënjë lëshuar ke
Sa pashë stuhi munduar të kishin

Me sa gjuhë pushtuesish kuvendove
Lisi moçëm në degët tua korba s’durove

Lisi plak në Karadak çerdhe trimash
Halldupët i le jashtë tëndes ombrellë

Tëndin trung shekulli ta mbështjell
Me të ndryshme stuhi e lavdi

Lisi + plisi madhështi…

Halldup-i, tradhëtar vendas





NË GURINË


Guri thepisur në gurinë
Mbi gurinë gurë(i)murtë


Majë gurishte peshon
Gurëshkruari i gurtë


Po në këtë trekëndësh
Tre gurë një fis


Të moçëm gurëzim
Në kokë kanë plis…

Hasime Hoti: HESHTJE


HESHTJE

Me shpirtin e njomë të lules pranverore
shetis qiellin yje përplot
hëna me dritën e saj vezulluese

shoqja më e mirë në botë!

Nè kërkim të dashurisë fisnike
melodia e zemrës ëmbël rimon
prehem në përflakje shpirti
syri i etur,butësisht më vështron!

Dua kaltërsinë qiellore
me zemër prej engjulli ta pushtoj
yllin tim binajk shpirti
me emrin më të bukur ta pagëzoj!

Isuf S. Hoxha: DUA TE BEHEM



DUA TE BEHEM

A te behem urith te bredh labirintheve
do behem dhi shkrepave te ngjitem
A te behem mac kur marr shkelma t'mjaulloi
do behem Luan ne stepa mbret te vrapoj
A te behem struci koken ne rane te fusi
me prapanicen qdo kalimtar rasti te loz
do behem Shqipe lart mbi re e lire t'fluturoje
A te behem kanarine ne kafaz t'kendoj
do behem Blete lule m'lule nektarin t'shijoj
A te behem plep shpendet t'me glacojne
do behem Rrap ku trimat nxane pritat
A te behem violine salloni
do behem Fyell bari stani
A te behem lavire me limuzina t'endem
ne bazena me shampanje te dehem
do bahem Zane me peshqi n'lumej t'prehem
A te behem dhelper me bisht te dredhoj
JO do behem Gjahtar qe te keqen luftoj.

Dienstag, 12. April 2011

Smajl Lushtaku: RRUGA E KORBAVE


RRUGA E KORBAVE!

Dheu kundermonte barot dhë vdekje
çizmja KARPATE shkeli në cdo prak,
duke tharë barin dhe këputur lulët
tokën e djegur tu e larë n'gjak!

Çelsat cingrronin teneqet gumëzhijnë
simfoni e vdëkur në teatrin tim,
rrugëtimi i KORBANE u hap nga Perendimi
të braktisur metropoleve si femijë jetim!

Shtegtimi behëj në tufa dhë grigje
'Tokës se Premtuar''i ramë kryq e terthurë,
mysafir të pa ftuar nga stuhitë Ballkanike
NOMAD MODERN më t'bardhin flamur!

E zeza eshtë e errët ne mungesë të bardhësisë
leshi i kokave tona ngjante ne katran,
tash dele të bardha më fytyra limoni
po të ishte Shekspiri vallë c'kishte per t'thanë!

Erdhem ti mbijëtojm zh'bërjes dhë katrahurës
çdo ditë po futemi n'damarët e ksaj tokë,
humbëm natyrshmerinë dhe identitetin
kush do ja thajë lotin atje nenës loke!

Me vetë morem tesh dhe kotësh
rraqe,fotografi,libra dhë kupa caji,
femijët si statuja ketu qe frumojnë
do mbësin pa ADRËSË ter jetën në vajë!!!

 Smajl Lushtaku - Prekazi

Haxhi Morina: DY POEZI


QYTETI I VDEKUR

Hëna drapër qet syrin
në këtë mbrëmbje të kthjellët
dhe zogjët s ' pushojnë
këngën e gjumit

I gjallë qyteti

Fle i vdekur!

Në këtë moment
ç 'po ndodhë vallë
në qytetin tim
sa të vdekur
flijnë të gjallë?
Një jugë e lehtë
më përshkon në ballë
fishkëllim
më duket se vie nga vendi im
më thot se sa largë kam mbetur
....sa largë ... sa largë

Mai 1995.

 


D E SH T A

Sonte deshta
të dali në qytetin tim
të bëj një gjiro rreth e qark
për një çast sytë i mbylla
dhe pikturova Qabratin
dhe qytetin tim GJakovën
pa cak u nisa -Haajt djalë ...
të gjith njerëzve ua ngjita emrat Shqip
ç' do gja Shqip më vinte në veshët e mi
Ç përshëndetje e bukur mendonja
Ju ngjatë jeta ju thonja :
Burim, Lulëzim,Kreshnik,Kushtrim,
SHPËTIM,BESNIK, PAJTIM
I- LIRË -JAN
- ëndërr zgjuar !!!
DESHA Të shkoi në varreza
Babait tim ti thoja Amanetin e premtuar
ti thoja se tani Kosova eshtë e Lirë
pusho dhe mprehu në varr I - LIRË
DESHA- Ah ! Ç'desha unë?
Desh të bëja shum gjëra
sërish vazhdova njerëzit ti përshëndesë
prapë Shqip
pa pritur njëri deshi të më pyeste diçka
tjetri tha:Lere se qenka i marrë!
Unë hapa sytë si të buallit
dhe pashë veten në mërgim
në ëndërr
në pikë të diellit
në një qytet të huaj!

Montag, 11. April 2011

Kujtim Stojku: LIBRI I PA SHKRUAR



LIBRI I PA SHKRUAR

Hedh vështrimin nëpr vitet që lame pas
Një libër i pa shkruar me shumë dhëmbje e gaz
Kështu si të gjithë erdha unë në këtë planet

Shumë fletë të librit tim i kam grisur fije fije
Ashtu si gjethet në vjeshtë nga pema bien
Pa pike mëshire rrëbeshi m’ka goditur në fytyrë
Sa veten se njihja kur shihesh n’pasqyrë.

Dhe kështu pak nga pak u zhduk libri im
Më mire që u shqye por mbeti në kujtesë
Se brenda kish shumë brenga dhe trishtim
U mundova të fshij çdo orë dhe ditë të zezë.

Pastaj u turra drejt qiellit si i marrë
Të shpërndaja retë t’mos bënin zarar
Drejt hapsirës qiellore kënga më humbi
Por shpesh isha i plogët loti më mundi.

Dhe përsëri retë nuk i shpërndava dot
Ra shi i rrëmbyer që më lagu deri në kockë
Sa shpirtin dhe ëndrrat mi bënë cope cope
Që t’mos i kujtoj kurrë të ligat që pashë në këtë botë.
N’mes brengave dhe halleve stërmunduar për ibret.

Pjeter Zefi: SHQIPONJA E LIRE


SHQIPONJA E LIRE

Diku atje mbi kreshta te larta malesh,
Fluturon shqipja e krahet nder n’ajri'.
Poshte lugines rrjedh uji bore kristalesh,

Natyra veshe me lule stolis nje Shqiperi.

Fluturon plot hare e çan ajrin me deshire,
Drejt trojeve te Kosoves nuk e ndal shtegtimin .
Rruga krejt e paster mbi qiellin e dlire,
Nga njera ane tek tjetra me vehte ka bekimin.

Ulet mbi nje kreshte ku gdhendet lavdia,
E heronjve qe gjakun derdhen mbi kete dhe’,
Mbremjes se bute , dridh telat çiftelia,
Tingujt e magjishem i kendojne jetes se re.

Mbi qiellin e luftes kur gjemonte rrufeja,
E shqipes ja priste krahet mbi Kosove.
Ne trojet shqiptare sot hapen shtigje te reja
Nuk njeh pengesa kur therret gjaku i jone.

Jorgo Telo: VLERËSIM



VLERËSIM
(Më tej se fabul)

Ndaj të gdhirë më erdhi ëndrra.
Më degdisi në një krua.
Piva ujë, sa u dënda
E një pellg m’u shfaq kundruall.

Tek sodisja pranë e pranë
Pellg e krua nën një pemë;
Eh, mendimet…ku s’më vanë!
Për një vlerë e antivlerë…

Më lart pellgu ngrinte zërin:
- Tek unë mblidhen mysafirë.
Sa nuk më pinë të tërin…
Jam a s’jam më i mirë?!

- Po  e ngrë veten mbi “lisa” –
Foli kroi më gurgullimë.
Me shushunja e gëlistra,
Me uj’ t’ndenjur e këllirë…!

- Jam i qetë dhe i urtë,
Jam i tillë, ndaj më vijnë.
- Eh, o pellg, - tha kroi butë, -
Mysafir unë kam njerinë!”

Edhe unë, po të rri në vend,
Kthehem strehë për bakterie.
Kush u ngrit e kush u çmend,
Të pijë ujë nëpër pellgje...?!"

Si më solli këto pamje,
Më la ëndrra, u largua…
Pa të mbeta si në skamje
As me pellg dhe as me krua.

Mandej shteg iu hap logjikës:
“Çfarë zgjedhje kërkon jeta?”
Papo thashë me zë shpotitës:
“Kristal ujë, or tungjatjeta!”

 Prill, 2011

Donnerstag, 7. April 2011

Tri poezi nga Monda Hamitaj

Monda Hamitaj

ZGJOHEM E LUMTURUAR

Me puthjet mbuluar me zgjove ti,
Isha ne enderr me ty engjelli im,
Buzet rreshqisnin mbi trupin tim,
Valezoja mes tyre dhe s'gjeja ndalim...

Duart mes tyre ngateruar,
Mbi te bukuren bardhesi,
Syte e shndritshem rreze mengjesi,
Zhyten thelle ne shpirtin tim...

Dua ndjenjen ta them me vargje,
Ti e ndjen dhe s'me lejon,
Permbi buze gishtin ma con,
- Lerme ta ndjej mos ma trego...

Dhe pa fjale puthjetndezur,
Mbi te bukurin caste magjik,
Permbi mua bien pareshtur,
Me ledhatojne oh, pakufi...



LIRIKE ENDERRE

Kur buzet e mia me mall te rrethojne,
Mos me thuaj se s'jam aty
Jam si fllad tek ty jetoj,
Pres nga ty vec ngrohtesi ...

Kur ti fle une jam pran teje,
Me ndjen, te shoh vec ty,
Aroma e flokeve te tu me deh,
E kam emrin dashuri ...

Me merr me vehte ngado te shkosh,
Lerme ne gjokes te te rri,
Te rreshqas mbi ty ngadale,
Mbi syte e tu o shpirti im...

Te, te tretem mbi ato buze,
Te, te perkethel ngadale, ngadale,
Oh sa mall une kam ne gji,
Lerme te lutem mos me ndale...



EH BELA E SHKRETE

Bleva nj pal pantallona,
Te modes per dreq,
Me vrima dhe te grisura,
Si moda qe une ndjek...

I vara ne karrike,
Dhe gjumi me kaploi,
Diten tjeter ne takim,
Me ato pantallona do te shkoj...

U ngrita nga gjumi,
U vesha tere gezim,
Por pantallonat si pash,
Atje tek vendi i im...

Pyeta maman time,
Ajo si kish pare,
Gjyshi im me tha:
- Ato une i bera litare...

C'thua mor gjysh,
Une dje i bleva ato,
Si ta beri dora,
Te beni kete gje...

Po ato ishin copa - copa
Nuk vlenin asnje grim,
S'benin as per litare,
Per gomarin tim...

Dhe nisi nipi ta sqaronte
Se moda e tille kish ardh'
S'kuptonte gjyshi nga keto,
- Perse valle te grisura or djale...

-Me te shpuara e te shqyera,
Mendja ty ku te cone
Dil me mire kallogre,
Veshet valle cpo na degjojne...

Zura prape ta sqaroja,
Ku kuptonte gjyshi i im,
Filloi te me kritikonte,
-Keni shkalluar ju te rinjte...

S'kisha force te ta bindja,
S'kisha fjale qe t'ja shpjegoja,
Renda jashte pa bere fjale,
Dhe keshtu e pagova...


Poezite u moren nga profili i autores ne FB

Mittwoch, 6. April 2011

Agim Doçi: KU ASHT UKSHIN HOTI?!…

Poeti Agim Doçi


KU ASHT UKSHIN HOTI?!…

Pyeta të gjithë njerzit
Asnjë fjalë s’më thanë
Pyeta zogjt e malit:
- A mos e kanë parë!?…


Psherëtinë Kosova
-Po ku gjëndet vallë?…
Po thotë Krushë e Madhe:
"Mbeti në Dubravë…"


Ti ishe buzqeshja!
Uniteti i kombit!
Luftëtarët po pyesin:
Ku …asht Ukshin Hoti?!


Po të pret Prishtina!
Po të pret Prizreni!
Ku je Ukshin Hotin?
Po të pret Kuvendi!


Mbi supet e tua
Peshon vetë lirija.
Nuk lidhet me pranga
Ukshin Shqiptarija!


Fluturimi i shqipes
Lart ku puthen retë
Birin e Kosovës
Atje e ka gjetë!


Ti je tek Flamuri
Tek palët e tija.
Je tek rranjët e Burrit
Që ka SHQIPTARIJA!

_________
Marrë nga KOMBI

Dienstag, 5. April 2011

Halil Xani: ALFABETI I GJUHËS SHQIPE

Poeti Halil Xani

ALFABETI I GJUHËS SHQIPE

A-rta tha-ta shkruajmë një poezi
B-eni tha-edhe unë jam dakord
C-ili s`do të pajtohej foli një syzi
...
Ç-ka po presim t`ia nisim që sot.

D-ardani tha-jemi tridhjetë e gjashtë
Dh-e aq shkronja ka alfabeti
E-rmela një vogëlushe flokëgjatë
Ë-shtë mirë tha vjersha të jetë sa deti.

F-lora tha unë lulet shumë i dua
G-enti tha nga gjumi libri m`ndanë
Gj-ithkush veten e tregon me punë
H-ana foli kur fjalën ia dhanë.

I-liri tha këngën shumë e dua
J-eta tha më pëlqen aktrimi
K-ushtrimit shtatgjatë e faqeftua
L-oja e basketbollit dhe vizatimi.

Ll-okume, ëmbëlsira më bën mamaja
M-ësuesen do ta thërrasim patjetër
N-adia-tha n`ditëlindje më vjen daja
Nj-ë ditë më ka lajmëruar me letër.

O-ra kalonte vargjet shtoheshin
P-orsi shtëpia e re gurë mbi gurë
Q-ëndresa tha që të mendoheshin
R-adhën t`ia lënë zotëriut Flamur.

Rr-umbullakohet ngadalë poezia
S-ecili diçka të re propozoi
Sh-umkush i tha mendimet e tija
T-euta e vogël shokët i dëgjoi.

Th-a Mirjeta vjersha u bë si tren
U-ne jam në të tetin t`parafundit
V-agoni i fundit pastaj vjen
X-ërxa nuk është stacion i fundit.

Xh-yla doli para shokëve të vet
Y-lberin vizatoi me lloj-lloj ngjyrash
Z-ell kush ka, në të gjitha lëndët
Zh-villon lehtë çfarëdo detyrash.


Haxhi Muhaxheri: KUR MË RRËMBEN FJALA

 
KUR MË RRËMBEN FJALA
 
Kur më rëmben fjala
Më vërshojnë gëzimet
Sikur të gjitha të dashurat
Ti kisha pranë
 
Kur fjala më çalon
Dehem e bëhëm tapë
Si të kisha pirë
Helmin e kësaj bote
 
Kur më buzëqesh fjala
Diellëzohem lartësohem
Si ti kisha përmbysur
Të gjitha perandoritë

Isuf Grajçevci: TEATRI I JETËS

Isuf Grajçevci

TEATRI I JETËS

Në teatrin e jetës
herë pikojnë riga loti
herë shi i lumturisë
në pentagramin e saj
kumbojnë tinguj hareje
e tinguj plot dhimbje
diku në atë anë Lumi
pret e heshtur dashuria ime
nga stinët e shirave
fytyra i dridhet
e gishtërinjtë përpiqen
të krijojnë harmoni tingujsh
që dashuria të tingëllojë
simfoni e përkryer


SHTEGTIMI I LOTËVE

Ti, dhoma ime e heshtur
më thuaj
shtegtimi i lotëve të mërgimtarit
ku e ka shterimin
hapi im i lagur
dhe dora e zgjatur drejt teje
kur do të bashkohen përjetësisht
O Perëndi
më ndihmo ta di
gabimi apo fati
më vunë në rrugë me labirinte
Ti, dhoma ime e heshtur
që thyen zemra
e vret ëndrra
dil nga heshtja
ëndrrat e dashurisë bëj realitet
fytyrën e vashës
e syrin e agimit
mbushi me shpresë


SËRISH ME TY

Sërish me Ty
dashuria ime
hapërojmë nëpër kohë
edhe pse zë i Qyqes
tinëzisht bredhë bulevardeve tua
Unë
pa frikë ec udhëve me ty
sytë e heshtjes
s’dua të flenë në qenien time
nuk dëshiroj ta vras
ndjenjën time të pafaj


MOS IK

Me gurin në fyt
kapërdiva vitet
për të te takuar Ty
idil e shpirtit tim
në dimrat e vetmisë
ishe rrezja më e ngrohtë e jetës
mos ik, nga bota ime
e di se lëndohesh
duke luftuar mendimet
e ngarkuara me peshën e fajit
mos ik, e bukua e dheut
në Mbretërinë time
tash e sa vite
pikon lot i nxehtë i dashurisë
mos...

Montag, 4. April 2011

Fatime Kulli: ATY QËNDRON IBRAHIM RUGOVA

Fatime Kulli


Aty qëndron Ibrahim Rugova

Sapo prek ajrin e agut, luleve të paprekura
Dëgjojë ninullat e shuara n’djep të historisë
Nëpër tela të lahutës tingujt e përjetshëm
Hite kombëtare, dëgjohen krismat e trimërisë.
Udhëve të shtrëngatave lexojmë
Idealet kombëtare e sentencat e mençurisë.

Teksa ndjej aromën e amanetit lisave të lashtë,
Shfletojmë jetët nëpër faqe të bardha,
Ku na buzëqeshin fotografitë lapidarëve
Flladitur me trimëri dhe gjak për Liri,
Aty qëndron i madhërishëm Ibrahim Rugova
Me diellin e së ardhmes për kombëtari.

Ndjej të më rrahë ajri i Lirisë, bjeshkëve kryelartë,
Tek çdo shkronjë e çdo fjalë të gjuhës shqipe,
Rrezaton burri i shekullit të Kosovës e kombëtarisë.
Portret i heshtur, kështjellë me shallin në qafë,
Është libri i shenjtë i burrit të historisë.

Shaban Cakolli: E IMJA ËSHTË KJO TOKË

Shaban Cakolli

E IMJA ËSHTË KJO TOKË

Çka shohin sytë
Dhe shumë më përtej
Janë trojet e mia
Gjaku i diellit tim

Çka shohin sytë
Dhe shumë më përtej
Është qielli im
Është hënë e atdheut.

 Çka shohin sytë
Dhe shumë më përtej
Është fusha e rrafshët
Udha e dy Drinëve.

Shaban Cakolli: BABAI


Shaban Cakolli

BABAI

Në ëndërr
në orët e agut
m´u shfaq
fytyra e babit.

Më tha;
n´daq t´u ngjash burrave
bëhu ballë furtunave!

Forco unin tënd
bëhu shkëmb
dhembjet bluaj
kurrë mos u ndiej I HUAJ!


(Sot më 04.4.2011,i dashuri babai im ,bënë një vit në botën tjetër)

Sonntag, 3. April 2011

Lediana Kapaj: DASHURI PRANVERORE

Lediana Kapaj

DASHURI PRANVERORE!

Gjithçka në këtë stinë është e bukur! Paqe shpirti nëpër netë,
Dhe pse të panjohur kemi qënë,era e luleve na ka bashkuar,
Përqafohemi sikur asgjë dhe askush nuk mund të na ndajë,
Me këngë mbushemi,sytë i hapim...Nga vetë jeta ledhatuar!

Varg pas vargu unë gjithçka e jap për ty dhe pse heshtja qan,
Nëpër fletët e bardha rrëfehem ashtu siç di të flijohet poeti,
Do të doja të të bekoja sot që urrejtja ndërron fytyrë,
Jam këtu ekzistoj! Mundohu të më shohësh tek valët e këtij deti!

Më pati mbytur dimri i vrazhdë dhe jorgan trishtimin flaka,
Një fije rreze shprese më ngazëlloj dhe më fali magjinë,
Që të besoj se ka diej të zjarrtë te cilët as reja si shuan,
Dhe pse dashuria jote s'ishte e vërtetë...Prapë bekova Perëndinë!

Ujërave të turbullta u tregova vëndin dhe rrëketë e qiellit ftova,
Përmes lotësh ëngjëjsh zemrat e varrosura të pastrohen,
Mrekullinë e lindjes shijova dhe në pyje rrahje flatrash pashë,
Zbukurim aromash të humbura,vezullime vërtetësie që shijohen...