Sonntag, 23. August 2015

Poezi nga Ramadan Bozhlani


NËNA

Sa here pata nevojë, të thërras ketë emër,
Në raste pikëllimi, e gëzimi,
Te me japësh forcë, apo ngushëllim,
Të krenohesh, apo të çash për fatin tim.

Si i vogël, mbeta pa mëshirën tende.
Ike ende pa të njohur.
Dashurin tënde, askush s’ma dhuroj.
Fatkeqësisht, as varrin tënd, askush s’ma tregoj.

Ta dija,ku patën zemër, te mbulojnë me dhe të zi.
Lulet e varrit, ti kisha ujitur me lotët e mi,
Me e qetë do të ishe edhe ti,
Se malli do të ishte shuar,për ne të dy.

Sa herë mërzitem për ty,
Qiellin,i përlotur e shikoj,   
Atje mes yjeve të gjej,
Duke me shikuar me shumë kujdes.

Te lutem o Perëndi, nenën time,
Engjëll ta besh ti, e çdo hapë të me përcjell.
Se dashurin time, qe kam ndaj saj
Atdheut tim, dua të ja fal.



PEMA

Era ja mbështjelli trungun
Gjethen e fundit ia shkëputi
Degët e thata e shtrijnë pikëllimin
Pema më ngjan në njeriun.
E largët është pranvera
Dergjët nën stinët e ftohta
E ngushëllon shpresa e mekur
Pikon nga cicërimat vajtuse.
Diellit dimëror
I buzëqesh e lodhur
Nën zhurmën monotone të sharrës
Ndjen dhembjet e vdekjes.
Në tym e hi e shndërroi zjarri
Në vatrën mjerane
Të strukur rreth saj ngrohën
Fëmijët këmbëzbathur.



LARGËSIA

Malli ma kafshoj zemrën
Nga shtrëngimi më gjunjëzoj
Dy grushta dhé ia shkula tokës
Le të ndjen edhe ajo dhembje.

Në ëndrra më zbresin rrezet e hënës
Rrugën e gjatë ma ndriçojnë
Të gjej në vendin e shtruar me gjethe
Me sy të pikëlluar duke e shikuar sfondin
E unë zgjohem duke të thirrur.

Emblema e natës nuk u shfaq
Ajo më shëmbëllen fytyrën tënde
Më vështron me syt e tu të mëdhej
Ëmbël më buzëqesh në netët e qeta
I tërë ky shi rrokulliset nga syt e saj
Yjet ndoshta e ngushëllojnë.

Sa e gjatë koha në pritje
Në torturë më është shndërruar.
Pranë liqenit ngushëllohem
Tymi i cigarës më sajon re shiju
Pikat e shijut tingëllojnë si zërit yt
Me pasion bashkë ëndërrojm të ardhmen.



LUGETËR TË MËRROLUR

Në këtë errësirë të dendur,
Ravijëzohen lugat të buzëqeshur,
Duke u shkrirë në kënaqësi,
Se veprat e tyre, na ngrysin jetën.

Agimi na ndez shpresën,
Dita do t'i asgjëson lugetërit,
Ata nuk zhdukën, por mërrolen,
Se ndriçimi i jep formë engjëjve.