Freitag, 20. Juli 2012

Sinan Kerpaci: TE VARRI I BABAIT

 
TE VARRI I BABAIT

Belxhiku që vriste derra,
dara që shkulte dhëmballë,
e djathta që le në Luftë
më mjaftuan për të parë
se e kisha një hero.

Mos kujto se erdha mbrëmë!
Këtu jam!
Këtu kam qenë,
o Ati im!

Asnjëherë nuk më thërret,
ti nuk di që “ të çosh fjalë”.
Kur rruga më bie vetë
ti më thua qetë – qetë:
Pa ulu njëçikë o djalë.

Për ato që kemi thënë,
për ato që s`kemi thënë
unë gjithmonë me ty kam qenë.

Mos kujto se erdha mbrëmë,
o Baba!

E shikon majën gjitone,
të shikj si ngrihesh lart,
si fëmijë të marr pas
dhe të flas me zë të fortë:
o Gjinaz! (1)

Gjinaz, o mal!

1.mal në vendlindje


Biblioteka Kombëtare, 8, 6, 2012

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen