Freitag, 20. Juli 2012

Agim Metbala: KËRRHAMZA

 
KËRRHAMZA

Mbi fatin tonë kalorësit të çmendur
Bëjnë dyluftim me të ardhmen
Mushkëritë copë-copë na i servojnë dilemave
E në maje tehut shekullpritjeje
Ëndrra jonë po luhatet...

Në epruveta kabineteske
I kanë shumëzuar orekset dinozanuriane
Shpirtin na kanë ngrënë e na i kërkojnë eshtrat
Të mbetim grumbull pa emër
Mashtrimin e kanë nën këmbë...

Kërrhamza ime e fundit
Do ta pshtyjë kohën e sotme në fytyrë
Shpirti im tek atëhere do të prehet
Kur t’i shoh me medalonin e turpit
Të varrur në qafë si qentë e vaksionuar...

12.11.2006

@ Agim METBALA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen