Freitag, 27. Juli 2012

Grigor Jovani: SA DITE KAM JETUAR?

 
SA DITE KAM JETUAR?

Deri më sot, sa ditë kam jetuar?
Po t’i biesh lapsit, me një llogari të shpejt:
17 mijë e njëqind e dyzetë e pesë.
Të ikën mendja krejt!

Një të katrën, prej tyre, m’i mori fëmijëria.
Sa hap e mbyll sytë – rinia po kaq.
Kur erdhi koha dhe u burrërova,
kishte mbërritur pleqëria, ndërkaq.

Sa vjet kam humbur, duke pritur trenat,
akrepat e orës, duke parë si armiq?
Sa vjet shtoja rrudha, duke punuar,
sa vite m’i hëngrën njerëzit e ligj?

Pastaj “Jetëvdekja!”, orët e gjumit,
- përcaktimi thesar i Da Vinçit për gjëndjen -.
Gjysma e jetës kaloi duke parë ëndrra,
i harroje në mëngjes dhe vrisje mendjen.

Ç’mbeti, atëherë? Sa ditë kam jetuar?
Ndoshta njëqind... Kaq janë, pa frikë.
Po të llogaritësh kohën, kur bëja vjersha,
kur prekja një grua ose dëgjoja muzikë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen