PËRFYTYRIMI I
DETIT
Shpesh më fanitet deti
si sofër e madhe
shtruar nën hënë-
përreth të heshtur
përtypen shkëmbinjtë
kafshoren duke e njomur
në atë verdhësi të largët...
Asgjë nuk më duket
më e pikëlluar
se shkëmbijtë e kërrusur
në vetvete,
e gropëzave të tyre
po të isha gomë
e fatkeqësive të botës
hijën e mosbesimit
do ta zhbija
dhe trishtimet e shtruara
në atë sofër!...
Shifra: Goma e fatit
ORËT E MALEVE
Sa herë
shetis nëpër male
pres të
takohemi së bashku
pas ndonjë
lisi të gjatë
pas ndonjë
pishe
ju,
nimfave të Zeusit
nëpër
Iliri, Epir dhe Maqedoni
ua
këndojmë oreadat në Shqipëri
edhe në
shekullin XXI.
Tani, kur
pi uj e freskohem
nëpër
stërkalat e burimeve
sikur
ndëgjoj pëshpëritjet tuaja
nëpër
vallëzimet magjike
sa të pushtetshme
i keni kodrat
sa të
rralla shpellat e maleve
sa të
freskëta hijet e lisave...
Merreni
një sofër pishe
dikund në
pishnajat e larta
e silleni
në Dukagjin
të ulen
këmbëkryq Zotrat!
Shifra: Dukagjinasi
KUJTIMET E KËSAJ BOTE
Dal
papritmas në breg të këngës
shoh
Naimin të copëtohet për qiririn që digjet,
shoh
Asdrenin që martohet me vetminë
për të mos e përsëritur veten,
shoh
çajupin të nxjerrë zemrën
e të gjej Stefanin të gjallë
duke
u martuar përfundimisht me dhembjen…
Migjenin
e ndjej në veten time sikur të isha mësues
të
më digjej zemra me leckat e Lulit të Vocërr
dhe
hijen tonë që shet veten
për pak qindarka nëpër botë
dhe
botën e madhe të vendlindjes e lë me vetminë…
Unë,
i njëqindti fyell i kësaj botë jam
nga
Deti i Zi e deri në Oqeanin Atlantik-
Naim
Beu, ti Asdren, i mjeri çajup
më pritni
kur të vi me Migjenin e Vocërr për dore
e të qajmë
së bashku kujtimet e kësaj bote!
Shifra: Dhembja e gjallë
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen