Dienstag, 26. März 2013

Pellumb Syku: SPLASH



Splash

Na thanë,
“jeni të lirë, tani”, na thanë,
pastaj na dhanë,
 krahë të rremë për të vërtetë na i dhanë
e ne besuam,
për një çast të vetëm në jetë, besuam
se fluturuam
dhe drejt qiellit t’pafund u lëshuam,
por na ranë,
të zamkosurat pendë prej krahësh ranë
e iu kthyem tokës,
me tepër vrull iu kthyem tokës,
ish fundi i botës,
për ne shpirtbrishtët ish fundi i botës,
na kaluan sysh
me shpejtësinë e dritës na kaluan sysh
lloj-lloj marrëzishë,
që përjetuam, prej fëmijërisë
n’lule t’rinisë,
a n’skaj t’pleqërisë
- lloj-lloj marrëzishë.
Dhe po me shpejtësinë e dritës,
“splash”!
për faj të fizikës.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen