Dienstag, 26. März 2013

Pesë poezi nga Miltiadh Davidhi

 
TULIPANI ME VJESHTË

Tulipani i pritjes me vjeshtën
Në trup e në shpirt
I zverdhi gjethet e durimit
E nisi t’i rrëzojë
Si fletëza të parezistueshme.

A thua të kemi jetuar ndonjëherë
Në një pjesë
Të syrit të kohës,
E në dritëzën e lotit të saj
Të kemi qeshur,
Apo jemi në një ëndërr trëndafilash
Të freskët dhe erëmirë
Mbjellë nga duart e Tua
Në të dy anët e rrugicës
Së shtëpisë së dashurisë,
Që digjet në flakët e mallit?!

Gjithsesi, Tulipani i pritjes
I zverdhi gjethet e durimit
Dhe po gjuan
Si me copëza shpirti, me frutat
E fundit të ndjenjave
Hapësirën e pafund me mure erërash,
Dhe largësinë e kohës
Që e ndan nga Ti.
 
 
 
 
KUR TI BUZËQESH

Erërat vijnë
përkëdhelëse nga brigjet,
e barërat e shpirtit tim
dallgëzojnë
si dallgët e detit.
Më shumë valëza të bardha
çelin si petale lulesh
në degëzat e syve të mi,
duke lajmëruar
detin e dashurisë,
se pranverën e ka më pranë.
Të falem dashuri!
Në një degëz të pemës tënde
mund të jetoj
për mijëra vjet.
 
 
 
 
LE TË SHLODHET MALI

 Kurrizin ul mali i Noçerës
si deve e lodhur, e unë e një re
mjegulle e butë
përkëdhelim gungën e fortë
në shpinë të tij,

gungën vrarë
e përgjakur në rrufera e
stuhira qiejsh.

Nga dashuria e mbuluam me
tis të butë mjegulle,
nate e dashurie
dhe me dritë hëne
nga hëna e shpirtit të qiellit.

Le të shlodhet mali deri
në mëngjez!

Nesër ka sërish udhëtim të gjatë
nëpër kohë, dhe ëndrrat tona
shpërndarë Universit me ajërin,

peshën e qiejve e rrufetë
do i ketë mbi shpinë,
si udhëtare të përjetshme.
 
 
 
 
ZERI IM

Bèhu erè,krahè drite
e fluturo dhe njèherè
nè pyllin e èndrrave tona,
e thirr atje emrat e shokève,
tè gjithève,dhe tè atyre
qè janè kthyer nè zèra nate.
Shtro njè gazetè
mbi vesèn e barit tè kujtimeve
qè tè mos lagesh,si dikur,
e lexo me zèrat e bilbilave
e luaj si dikur me njè top llastiku
e mos qaj,
po thirr emrat e shokève,
se ti je po ai djal i ri,zeri im,
dhe zèrat e tyre po ashtu janè,
ndonèse ndonjè èshtè shndrruar
nè trèndafil dhimbje
e mèrmèrimè ere mbi pllakè varri,
po ti thirrja,thirrja emrin
me mall e dashuri.
Kujtimet e drurèt po tè presin,
se ata drurè tè pa prerè
ende nga sopata e kohès,jemi ne,
dhe janè po ata bilbilat
qè na presin me lotè nè sy
e kèngè nè buzè.
 
 
 
 
UNIVERS BRËNDA UNIVERSIT

Brënda një pafundësie të madhe
kam ngritur një pafundësi të vogël,
i kam dhën formën e universit,
të materies ku jetoj
dhe formën e trupit tim,
një shpirt brënda shpirtit,
dhe buzëqesh për ta bërë më të bukur
dhe trupin dhe shpirtin.
Eh,ëndrrën ia njoh,
por vdekjen kurrë.
Jam grimcëz e vogël drite e jete
brënda grimcëz më të madhe të saj
ku mar dhe jap shikime,
ndaj më shikoni dhe ju shikoj,
por diellin kurrë se kam parë në sy
se mbjell verbim,
veç hënën e përkëdhel me sy çdo natë.
Jam kafkë mendimesh
brënda një kafke të madhe,
sy brënda syrit,
trup brënda trupit,ndjenjë brënda
ndjenjës,dashuri brënda dashurisë
dhe frymë marrim që të dy me ajër e dritë.
Të komplikuar jemi me grimcëza
planetesh e yjesh të pafund,
e jetën ngjizim që të dy,
por vdekjen jo,
vdekjet i marrim me vete
si varre të vjetër
ku varrosim veç kufomat tona,
dhe krijojmë buzë të përflakura
agimesh mbi buzë hëne,
yje të veshur me dritë,tinguj e fjalë,
jetë të reja,lule e planete të rinj.
E unë nisa të shkruaj kur kuptova që
si unë pafundësia e vogël,dhe ai
pafundësia e madhe s’ishim gjë tjetër
veç formë balte,natyrisht
dhe diçka më tepër, që flisnim,
seicili në mënyrën e vet e të përbashkët.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen