Samstag, 8. Juni 2013

Dy poezi nga Rita Saliu



Rita Saliu

LIDHJA E PRIZRENIT

Gurgullimë e ujit dhe drithërim shp...
irti
takim brezash dhe ëmblemë e kombit

e lartë je sa malet e lirisë
stërgjyshja ime loke
që më bën të mos kemë anemi
brezave duke ua dhuruar
dritën e dashurisë që na bashkon

nga përtej oqeanit
ku më djeg flakë malli
erdha të çmallem me ty
se fati e dashuria na ndau
për t’u takuar prapë tek lapidarët

ti gjithmonë Loke e Madhe e une femijë
që laj fetyrën me lot gëzimi
sa here kthehem te ti

kuvendimin që filluam dikur
për ta vazhduar me brezin tim
dhe për ta percjell tutje
deri kur të lindi dielli i lirisë

bekim e uratë për ty
kështjella jonë e shenjtë
që na e ruan emrin shekujve

Në mesin e parajsës qiellore
Me fuqinë tënde
Lindë dielli
Me pendën tënde qeshet qielli
Me rrënjën e lisit
Gezohet fisi
 
 
NGAREND ME MEND NË VENDLINDJE

Ku mbetën dyert e drunjta
Ku mbeti zilja e hekurt
Ku mbeti plaku i urtë
Që me buzëqeshje
Shëronte plagë
Dhe shpirtin e trazuar

Nëpër mjegullinën e kujtesës
Parafytyroj vashën me shportë
Mbushur rrush e pjeshkë
Motra që më mbante për dore

Dhe m’i plekste gërshetat
Ma stoliste xhamadanin
Ma thurte kurorën me fije bari
Ma këndonte këngën kreshnike
Më ruante nga ujët me lym...

Ta pata blerë një fustan
Ti mua pantallonat me rripa
E njëra tjetrës ia falëm dashurinë

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen