Sonntag, 5. Mai 2013

Fehmi Korça: MONOLOGU


Monologu

Një në dy
njëri flet
tjetri lëviz
njëri proteston
e tjetri kopjon
sa ironi...!?

Njëri në monolog
e tjetri me mimikë
ironi e përpikt
dëshira për aktrim
loja e dyfishte
dhimbje (pa ) kufi...
sa ironi...!?

Ka vesin e keq
rrudhat në ballë
i tregon me dëshirë
thinjat e flokut
nuk i mbulon
e kur lëvizë
ajo të imiton
sa ironi...!?

Një në dy
pasqyra sikur jeta
të imiton e nuk të përfillë
kur largohesh
largohet dhe ay
jeta ikë...
e pasqyra mbetet
në përjetsi
një e vërtet(pa) ironi...!?

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen