Donnerstag, 2. Mai 2013

Haxhi Muhaxheri - ÇAMËRIA


Haxhi Muhaxheri

ÇAMËRIA

Çamëria
Lumë i Lotëve që nuk shteron
Mall i të dëbuarve që përvëlon
Këngë e Shpresës që gjallëron

Çamëria
Është ora e lutjeve që nuk mbaron

Çamëria
Është ëndrra jonë e përnatshme
Amaneti i shenjtë i etërve
Emblema e krenarisë së emrit

Çamëria
Është damari i ngushtuar i atdheut

Çamëria
Është tregimi për barbarinë
Plaga ime e pashëruar
Libri i papërfunduar i historisë

Çamëria
Është kodi i pazbërthyer i Perëndisë


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen