![]() |
| Alketa Maksuti Beqari |
BURRI
Burri
është Ai që çdo lindje dite
të puth sytë
e kafen të shoqëruar me një copë kek
ta sjell në shtrat
e dashurisht të pèshpërit " Të dua"
Burri
është Ai që gazmendet me ojnat e tua
e gjatë ditëpunës të ka në mendje
e emrin tënd e ka frymë.
Burri
është Ai që mbasditet i kalon
i ulur qetèsisht në kolltuk
duke lexuar libër apo gazetë
e herë pas here të ndjek me sy
të buzëqesh apo sytë tënd kërkon.
Burri
është Ai që mbrëmjet ti bën të paharruara

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen