Samstag, 13. Juli 2013

Kater poezi nga Fran Ukcama


Fran UKCAMA

TUBIMET E LASHTA NË ATHINË

Demosi vendoste në mbledhjen rreth, qytetare,
Kujtoj Sokratin, filozofin që i shkulnin mjekrrën,
I hapnin barkun,
Se qysh aso kohe godiste hajdutrinë, marrëzinë,
Drejtesinë e krimbur dhe kryeshtetin,
E pyes për veti,
Kur populli ishte i lirë ,
perse e krijuan shtetin,
për ta mbytur a për ta udhëhequr në demokraci,
sa e sa here pyes këta shtetarët tanë a e din,
a e din përse u flijua Sokrati,
e kohrash mbeti pishtar Indezun..

 

ALEKSANDRI I MADH LA PAS SHKËLQIM E PERENDORI

Ai u shua, ma i madhi luftetar e prijes,
I Madhi, Krahasuar me Diellin
Aleksandri përpirë nga ethet në kulmin e lavdisë
Pas la kalin të shtrenjtin,
Një ushtri të pa pame mbi dhe,
Qytetrim nga Athina deri në Indi,
në flatrat e dragojit futi, Egjypt e Persi,
nguli mbi trojet qyterim, shkëlqim e dituri,
po për vete ishe e mbeti thjeshtë ushtari komandant, pa pasuri,
historia ecën , kurrë nuk ndal,
Ai mbreti i Artë, në krye të kohrave është,
Lavdia e nderi i shkojnë si rreze dielli pas!


PELLUMBAT E JETULLAH HALITIT

- Po ngrihu, o robi i poezisë, e dil ku shoshen rrezet e diellit,
Qebesa qysh në mjes, kanë ardhë pellumbat e Jetullah Halitit,
të paqës thonë, jemi ne,
I kuqi, i verdhë, jeshili,
të pa pame prej dokes, as në qiell as në dhe..
- Oho, mirëseerdhet ketu, në Fieri,
Ky qytet fushor, shtri si dorë, bujaria e shekujce tingëllon,
Si po u duket ky qiell ndër ne, ky det sykaltër, pak i thinjur,
Kjo fushë blerore, kjo Myzeqe..
Por unë dija se pellumbat e Etit, të bardhë , të bardhë, verdhë maja e sqepit,
Si po më ngjani o bij ,
A thua me mua, mendje erën, sot po bani pak mahi!?!
- Jo, ne po vijmë prej Gilani,
Gilani ku mjaltë mbushet kazani, aty asht I krejti vatani,
Dhe falmeshendetet po i biem me veti,
Po ngjyrat mbi pendet, reflekset e surealet,
S`di kush na i hodhi, qebesa a Dielli, a mos mendjekcyemi Eti,
Se mendja e piktorit fluturon fantazishë çmendinie
Gjumë fle në Tokë, andrra shikon tej, ehuu pëtej caqeve të, Universit!!

 

ZAGUSHI KRIZE

- A don letren higjenike të bardhë, apo me ojna,
pertueshëm më foli shitsaja e marketit të vjetër,
se diferenca e çmimit goxha, gati sa dy kile pjepër..
sytë e mi u ngrinë te kaermonedha e shkrehur..

- Jo moj zonjë, si ka ardhë koha, po marr të lirën,
se nuk kam kohë të plotesoj qef, e kam përmenderën!
ashtu bëra , letra mora e dy kile pjepër , stomakut ti jap deshirën,
kjo zagushi çmimesh ndodhi sot te marketi i vjet1r

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen