Mittwoch, 1. August 2012

Qazim Muska: PËLLUMBAT

PËLLUMBAT

Gjithmonë e më pak pëllumba në oborrin tonë.
Më pak pëllumba.
Firojnë përditëSi prej një mallkimi.
Nga fluturimi kthehen të lodhur e të trëmbur
Prej një hutini,
Pëllumbat e bardhë me sy prej rubini.
Mëngjezeve të ftohtë
Rrinë strukur kafazit,
Mbështjellë nga dëshpërimi
Me sytë e trishtuar
Që vajtojnë pa lot pikëllimi.
Si vallë u shfaq ky dreq hutini!?
Të ngathët zgjohen
Si pinguinë
Nën një dilemë tundimi
Mes dëshirës për fluturim
Dhe makthit nga flijimi.
Pëllumbat e bardhë me sy si rubini.
Përditë e më pak,
Përditë e më pak.
Derisa, dikur, në kafazin e tyre
Të ‘’gugojë’’ vetëm hutini.
Nga dreqin na erdhi ky lloj mallkimi!?


13 Prill 2012
Nga libri”Mekat te flesh dhe kur je zgjuar’’

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen