Dienstag, 26. April 2011

Sabit Abdyli: FUNDI I PËRRALLËS


FUNDI I PËRRALLËS


Motit të trazuar si askund
Përmes klithmash të pafund
Të përzunë

Dallgët e kreshpëruara
Të bardha si retë
Të prunë
Me vaj në buzë
Buzë gremine

Biçim njerëz
me përralla mbretërish
Erdhën
Me bisht ndër shalë
E shkuan




Janar, 2011

Montag, 25. April 2011

Arlinda Lala: TRI POEZI




LULJA


A mund te vrapoje 
një lule
edhe përbrenda ëndrrës
dhe shpirtit,
dhe si duket hija
e saj,
E këpus për t'i marre 
ere,
pa arome askund nuk mund
te nisem,
SHPRESES as LULEVE
nuk u pëlqen shporta.
                     
                  




BOTA NUK ESHTE E ATYRE


Bota nuk eshte e atyre
te cilet mendojne 
se mund te blejne perendine,

e jane milingona
ne rrugen e jetes 

Bota nuk eshte as e atyre
qe enderrojne se edhe hena 
mund t ju behet dielll,
e rruga argjend

ne fund do te mbesin 
vetem gote pa uje dhe drite

                                



 

HESHTJA NE DHOME


Nganjehere cdo gje
eshte e mbuluar
me heshtje ne dhome
kukullate mia te varura
neper mure
pikturojne dhimbjen

vazoja e kthyer permbys 
loton ne heshtje
per nje lule hene, 
kapela ime e pikelluar
e shikon pasqyren,
une meditoj me 
kukullat e mia,
ne heshtje e pikturoj 
merzine ne dhome...

Isuf Hoxha: KU DO TE ISHIM

KU DO ISHIM TANI

Inket ti rezistonin çfarosjes
biblioteka mos digjej ne Aleksandri
ne Parajs molle mos kishte t'mbjellur

si do mekatonin Adami me Even
ku do ishim tani
Zeusi te leronte token
Jezusi te gjuante peshq
Muhameti te shiqohej para pasqyres
ku do ishim tani
Kryqezatat te dilnin per vikend
Islami te freskohej ne det
fashizmi te mrizonte nen lis
ku do ishim tani
Da Vinqi te thurrte triko
Teslla te lozte pikadhi
Ajnshtajni te lozte golf
ku do ishim tani
Çfar do ndodhte
Gjergj Kastrioti mos te kthehej ne Kruje
Ismail Qemajli mos te mbrrinte n'Vlore
UCK-ja mos te dilte maleve
ku do ishim tani

Lindita Prenga: PERGJIGJJA



PERGJIGJJA

Zemra me pyet e mendja shtegeton
fjala mendohet e dora ngulmon
Syt kerkojne veshtimet nuk reshtin
endrrat nuk flene liri ato presin
  

Kujtimet ngulmojne kohe ato s'kan
jeta vazhdon bukuria merr nur
Kanga kendohet, jehona merr  ane
dora derdh vargje, fjala merr udhe

 Zemra po me pyt endrra po zgjohet
dashuria mori fjalet, kujtimet peshen
Syte fshine lotet veshtrimet  rendin
pergjigje nga une  te gjitha keto presin

Besa lidhet bese e fjala zuri vend
zemra dashurin  jep edhe dhuon
Kujtimet nderthuren me jeten qe rend
dora hedh vargje e vargu shtegotn

Bukuria shton nur finec e hijeshi
dashuria jep jete e jeta dashuri
pergjigjen e gjeni tek te gjitha me rradhe
gjithcka qe jetojme, dashuri e malle

Ramadan Emini: DY POEZI


VARGJET E POETIT

E vargjet e poetit vijnë valë-valë,
Si gurgullimë e krojeve të atëdheut
Si valet e liqenit nën dritën e qiellit.


Nga thellesi e shpirtit buron fisnikëria
Nga telat e lahutës derdhet menquria,
Në djepat e fëmijëve gdhendet historia.

Nga thellësitë e lavdishme të motit
Jehona e këngëve kreshnike dëgjohet
Zemra gezohet e si mbetet vend lotit.

Edhe plaget e Gjergj Elez Alisë sherohen
Nga jehonë e këngës e penës së poetit
mali me malin bashkohen anes brigjeve të detit.





DRITË MBI ERRËSIRËN

Re të murrme mbushur me sorra,
E korba të zi si futa e natës,
Derdhur të tërbuara e hakërruara,
Mbi trojet e lashta e të shënjta
Të tokës Iliri e të Dardanisë.
Mendje e shkretë e përhumbur,
Thurur me intriga e rrena të leshta,
Shpirt, kokë e zemër tjetërsuar,
Nga gjelle e helmtë e ferrit të kuq,
Gatuar e zier nga flligështia.

Ku jeni shqipe krahë shpërveshura
Mbretëresha krenare të qiellit,
Korbat e sorrat e zeza ta perdhosën
Folenë e të futën në zi...
Kthehu ti e shenjta drite e Ainit,
Kthehu sërish ndriçoje qiellin,
Tokën, detin e mendjen, kthehu
Me driten e kalter të hyut të Jetës,
Kthehu e çjerre terrin, ti dritë
E shnjtë që gjalleri e jetë mbjell,
Ngado që rrezaton...

Sonntag, 17. April 2011

Sahit Osmani: DY POEZI


F J A L A

Sa e mire fjala kur eshte e sinqerte
E thuhet nga shpirti me plot cilteresi
Na jep krahe e force per jete
Ure miqesie behet,besimin rrit
Tejkalon cdo veshtiresi
Dhe te fshehuren hipokrizi




KAH TI AFROHEM


Sa here shikoj perendimin e diellit
Me dridhet drita e syve te mi
E une kah ti afrohem
Sepse diellin qe perendon
Ti e rilind perseri

Samstag, 16. April 2011

Sabit Rrustemi: PLAGË VETMIE


PLAGË  VETMIE


Nuk më shpoi dhëmb i kohës
ai plumb zemëvrari

a ndonjë sqep shpendi ngjyrali
me atë xhufkë maje koke

jo

sall pritja e përditshme
midis lëndine
ai hap i munguar
dora jote që shprushë
me drithërima
miklon timen  lëkurë

mbeta vetëm
në cak tinzarësh
syligësh
e thumbuesish

e ti
gati në torzo më ktheve
dhe zemrën ma mbërtheve

a unë
ende po  mbahem
me ato pak rrënjë
mezi po njomë
këtë pak lëkurë
për atë fryt që përvit nis

herë thahet maje dege
herë shkundet prej ere
herë kalbet nën fije bari

këmba jote
ka harruar të shkel këndejpari

vetëm ndonjë plumb shigjeton
dhe ai sqep shpendari

a po më sheh
ende nuk po jepem
po rri vertikal

me shpresën mal
vetminë sfidoj
plagët që koha m'i dhuron

mes buzësh tua
prehje kërkoj

Tonin Nikolli: PËR DREQ!


Per dreq!


Ne moment te fundit,
Me linjen e fundit,
Ne stacion te fundit,
Do te zbres...
*
Per here te mbrame,
Te dashuren e mbrame,
Pas ndarjes se mbrame,
Do ndesh...
*
Do ndjehem keq.
Do vuaj keq.
Do mbetem keq.
*
Dhembshur,
Per dreq!

Haxhi Muhaxheri: UNË DHE KËNGA

Haxhi Muhaxheri


UNË DHE KËNGA*

Do të varrosemi
Kur të na lindin
Të vdekurit
Për të lindur
Kur të vdekurit
Të na varrosin

*Kjo poezi mori çmimin e tretë në manifestimin "Sofra poetike e Drenicës" ne vitin 1995

Freitag, 15. April 2011

Diellza Bajrami: DY POEZI


Akullnajë brishtësie

Një litar heshtje,nyjelidhur
këmbadoras peng më mban.
Detyrimisht zgjohem vrëngër
pranë brigjeve australiane
ku zë i laureshës,një simfonie pinguinësh
të gjymtuar i ngjan.
Ca palma lakuriqe,në ishuj shkretuar
një grusht shpresash,mbyllur ne kasafortë
Humbën shifrën e kërkuar.
Kripteks i pazbuluar
sfidues kryelartë.
Sërisht lugina amorfe
Strehë e sapo ''lumit''
që shkrirjes i praraprin
në udhëkryqe binarësh
pa ndalesë.
Këngë e lashtë anonime
shqeu timpanin e shqisës së gjashtë.
ç'kotësi të presësh në prag të jetës pranverën
e cila ka harruar adresën tënde.
Në anën tjetër të globit
Mbreti Diell se heq për asnjë çast
pelerinën e artë kalorsiake.
shfaqet relievi i një pellgu të ri
topografi frymëmarrje ky refren i jetës...




Ndryshe

Bota jote aq e vogël,
sa edhe katër metrat në katror të dhomës
ku frymon shpirti yt i vrarë.
Mendja jote aq shkurtëpamëse
sa bluan vetëm dëshirat tua të rreckosura.

Syri yt,liqen i tharë nga pagjumësia
shikimi indiferent,plagosës miliona herë.

Univers i veçantë
i pazakontë
enigmatik.

Përse duhej të ishe ndryshe nga të tjerët TI ?

Fatbardha Myslimaj - Xhani: PUTHMË E PUTHMË E PUTHMË SËRISH...


PUTHMË E PUTHMË E PUTHMË SËRISH...


Puthme me dridhmen e dhimbjes, shpirt
Shtrome me gjethet e vjeshtes shtratin
Dhe syte e mbyllur mbushmi me drite
Te kuptoj me ne fund, se tek ty e kam fatin!

Puthme me shkulmen e zjarrit, zemer
Lekuren matma me gishtat e dridhur
Te njomat thami, te thatat njomemi
Pa prekjen e buzes, kjo jete eshte e hidhur!

Puthme e puthme e puthme serish...
Me buze, me fryme, me duar, me sy
Harrohu, humbit, ne flake dashurish
Qe jeten dhe vdekjen ta leme aty!

Per puthjet mjafton oxhaku me dru
Per prekjet mjafton shtrati me kashte
Ti ngrohe kasollen, me dy syte e tu
Se ftohte eshte, ah ftohte eshte jashte!

Hanumshahe Berisha: PER TY ZEMER IMJA



PER TY ZEMER IMJA

Si furia e mengjesit ne vesen pertoke,
ashtu dridheron dhe zemra kur te mendon,
me nje buzeqeshe te vetme
kerkoj qe aty te jesh dhe ti,
nga floku mendafsh te qendis te ftohtin,
dhe te pershperis me buzet e mia
fjalen me te mire qe e ka vete dashuria,
nder korniza me rrembe,
te mos druaj klithmen e frikes,
te te betohem ne mallin e shejnte
dhe ti zemres sime ti beje jete,
dhe une si zambake i bardhe
te te mbush me arome
e shpirtit tend vigan
te i fal lumturine e kerkuar shume,
te tregoj me psheretimat e mia
gjithe dashurine time,
te falem ty mrekulli ty qast i paharruar
dhe ty zemer imja
qe fale ne mua shpirtin tend binjak...

Mittwoch, 13. April 2011

Selajdin Shabani: TË KAM THËNË NË PRANVERË


TË KAM THËNË NË PRANVERË

Të kam thënë në pranverë
se PRANVERA mund të vijë më herët
NDONJËHERË,
E NDONJËHERË mund të vijë më vonë, të kam thënë,
Por asnjëherë
Kur ti e pret kohën dhe beharin e saj.

PRANVERA do të vij
Edhe me një lule
Edhe me stinën e shpresës
Edhe me prushin e ndrydhur në vetvete
Me MARSIN lajmëtar

Të kam thënë se
PRANVERA do të vijë më nder
Në derë të hapur apo të mbyllur
Ajo përherë do të vijë si një NUSE E RE

Të kam thënë se PRANVERA do të vijë me kujtimin
Për studentët
Për jasharajt
Me natën e zjarreve pa kufij
Me frymëzimet
Me ndjenjën e bashkimit
dhe PRANVERA erdhi me DASHURINË dhe ËNDRRËN e saj
Të pata premtuar se PRANVERA do të vijë.
Dhe erdhi PRANVERA

Bilall Maliqi: DY POEZI





LISI PLAK

Sa thellë rrënjë lëshuar ke
Sa pashë stuhi munduar të kishin

Me sa gjuhë pushtuesish kuvendove
Lisi moçëm në degët tua korba s’durove

Lisi plak në Karadak çerdhe trimash
Halldupët i le jashtë tëndes ombrellë

Tëndin trung shekulli ta mbështjell
Me të ndryshme stuhi e lavdi

Lisi + plisi madhështi…

Halldup-i, tradhëtar vendas





NË GURINË


Guri thepisur në gurinë
Mbi gurinë gurë(i)murtë


Majë gurishte peshon
Gurëshkruari i gurtë


Po në këtë trekëndësh
Tre gurë një fis


Të moçëm gurëzim
Në kokë kanë plis…

Hasime Hoti: HESHTJE


HESHTJE

Me shpirtin e njomë të lules pranverore
shetis qiellin yje përplot
hëna me dritën e saj vezulluese

shoqja më e mirë në botë!

Nè kërkim të dashurisë fisnike
melodia e zemrës ëmbël rimon
prehem në përflakje shpirti
syri i etur,butësisht më vështron!

Dua kaltërsinë qiellore
me zemër prej engjulli ta pushtoj
yllin tim binajk shpirti
me emrin më të bukur ta pagëzoj!

Dienstag, 12. April 2011

Smajl Lushtaku: RRUGA E KORBAVE


RRUGA E KORBAVE!

Dheu kundermonte barot dhë vdekje
çizmja KARPATE shkeli në cdo prak,
duke tharë barin dhe këputur lulët
tokën e djegur tu e larë n'gjak!

Çelsat cingrronin teneqet gumëzhijnë
simfoni e vdëkur në teatrin tim,
rrugëtimi i KORBANE u hap nga Perendimi
të braktisur metropoleve si femijë jetim!

Shtegtimi behëj në tufa dhë grigje
'Tokës se Premtuar''i ramë kryq e terthurë,
mysafir të pa ftuar nga stuhitë Ballkanike
NOMAD MODERN më t'bardhin flamur!

E zeza eshtë e errët ne mungesë të bardhësisë
leshi i kokave tona ngjante ne katran,
tash dele të bardha më fytyra limoni
po të ishte Shekspiri vallë c'kishte per t'thanë!

Erdhem ti mbijëtojm zh'bërjes dhë katrahurës
çdo ditë po futemi n'damarët e ksaj tokë,
humbëm natyrshmerinë dhe identitetin
kush do ja thajë lotin atje nenës loke!

Me vetë morem tesh dhe kotësh
rraqe,fotografi,libra dhë kupa caji,
femijët si statuja ketu qe frumojnë
do mbësin pa ADRËSË ter jetën në vajë!!!

 Smajl Lushtaku - Prekazi

Haxhi Morina: DY POEZI


QYTETI I VDEKUR

Hëna drapër qet syrin
në këtë mbrëmbje të kthjellët
dhe zogjët s ' pushojnë
këngën e gjumit

I gjallë qyteti

Fle i vdekur!

Në këtë moment
ç 'po ndodhë vallë
në qytetin tim
sa të vdekur
flijnë të gjallë?
Një jugë e lehtë
më përshkon në ballë
fishkëllim
më duket se vie nga vendi im
më thot se sa largë kam mbetur
....sa largë ... sa largë

Mai 1995.

 


D E SH T A

Sonte deshta
të dali në qytetin tim
të bëj një gjiro rreth e qark
për një çast sytë i mbylla
dhe pikturova Qabratin
dhe qytetin tim GJakovën
pa cak u nisa -Haajt djalë ...
të gjith njerëzve ua ngjita emrat Shqip
ç' do gja Shqip më vinte në veshët e mi
Ç përshëndetje e bukur mendonja
Ju ngjatë jeta ju thonja :
Burim, Lulëzim,Kreshnik,Kushtrim,
SHPËTIM,BESNIK, PAJTIM
I- LIRË -JAN
- ëndërr zgjuar !!!
DESHA Të shkoi në varreza
Babait tim ti thoja Amanetin e premtuar
ti thoja se tani Kosova eshtë e Lirë
pusho dhe mprehu në varr I - LIRË
DESHA- Ah ! Ç'desha unë?
Desh të bëja shum gjëra
sërish vazhdova njerëzit ti përshëndesë
prapë Shqip
pa pritur njëri deshi të më pyeste diçka
tjetri tha:Lere se qenka i marrë!
Unë hapa sytë si të buallit
dhe pashë veten në mërgim
në ëndërr
në pikë të diellit
në një qytet të huaj!

Montag, 11. April 2011

Pjeter Zefi: SHQIPONJA E LIRE


SHQIPONJA E LIRE

Diku atje mbi kreshta te larta malesh,
Fluturon shqipja e krahet nder n’ajri'.
Poshte lugines rrjedh uji bore kristalesh,

Natyra veshe me lule stolis nje Shqiperi.

Fluturon plot hare e çan ajrin me deshire,
Drejt trojeve te Kosoves nuk e ndal shtegtimin .
Rruga krejt e paster mbi qiellin e dlire,
Nga njera ane tek tjetra me vehte ka bekimin.

Ulet mbi nje kreshte ku gdhendet lavdia,
E heronjve qe gjakun derdhen mbi kete dhe’,
Mbremjes se bute , dridh telat çiftelia,
Tingujt e magjishem i kendojne jetes se re.

Mbi qiellin e luftes kur gjemonte rrufeja,
E shqipes ja priste krahet mbi Kosove.
Ne trojet shqiptare sot hapen shtigje te reja
Nuk njeh pengesa kur therret gjaku i jone.

Donnerstag, 7. April 2011

Tri poezi nga Monda Hamitaj

Monda Hamitaj

ZGJOHEM E LUMTURUAR

Me puthjet mbuluar me zgjove ti,
Isha ne enderr me ty engjelli im,
Buzet rreshqisnin mbi trupin tim,
Valezoja mes tyre dhe s'gjeja ndalim...

Duart mes tyre ngateruar,
Mbi te bukuren bardhesi,
Syte e shndritshem rreze mengjesi,
Zhyten thelle ne shpirtin tim...

Dua ndjenjen ta them me vargje,
Ti e ndjen dhe s'me lejon,
Permbi buze gishtin ma con,
- Lerme ta ndjej mos ma trego...

Dhe pa fjale puthjetndezur,
Mbi te bukurin caste magjik,
Permbi mua bien pareshtur,
Me ledhatojne oh, pakufi...



LIRIKE ENDERRE

Kur buzet e mia me mall te rrethojne,
Mos me thuaj se s'jam aty
Jam si fllad tek ty jetoj,
Pres nga ty vec ngrohtesi ...

Kur ti fle une jam pran teje,
Me ndjen, te shoh vec ty,
Aroma e flokeve te tu me deh,
E kam emrin dashuri ...

Me merr me vehte ngado te shkosh,
Lerme ne gjokes te te rri,
Te rreshqas mbi ty ngadale,
Mbi syte e tu o shpirti im...

Te, te tretem mbi ato buze,
Te, te perkethel ngadale, ngadale,
Oh sa mall une kam ne gji,
Lerme te lutem mos me ndale...



EH BELA E SHKRETE

Bleva nj pal pantallona,
Te modes per dreq,
Me vrima dhe te grisura,
Si moda qe une ndjek...

I vara ne karrike,
Dhe gjumi me kaploi,
Diten tjeter ne takim,
Me ato pantallona do te shkoj...

U ngrita nga gjumi,
U vesha tere gezim,
Por pantallonat si pash,
Atje tek vendi i im...

Pyeta maman time,
Ajo si kish pare,
Gjyshi im me tha:
- Ato une i bera litare...

C'thua mor gjysh,
Une dje i bleva ato,
Si ta beri dora,
Te beni kete gje...

Po ato ishin copa - copa
Nuk vlenin asnje grim,
S'benin as per litare,
Per gomarin tim...

Dhe nisi nipi ta sqaronte
Se moda e tille kish ardh'
S'kuptonte gjyshi nga keto,
- Perse valle te grisura or djale...

-Me te shpuara e te shqyera,
Mendja ty ku te cone
Dil me mire kallogre,
Veshet valle cpo na degjojne...

Zura prape ta sqaroja,
Ku kuptonte gjyshi i im,
Filloi te me kritikonte,
-Keni shkalluar ju te rinjte...

S'kisha force te ta bindja,
S'kisha fjale qe t'ja shpjegoja,
Renda jashte pa bere fjale,
Dhe keshtu e pagova...


Poezite u moren nga profili i autores ne FB

Mittwoch, 6. April 2011

Agim Doçi: KU ASHT UKSHIN HOTI?!…

Poeti Agim Doçi


KU ASHT UKSHIN HOTI?!…

Pyeta të gjithë njerzit
Asnjë fjalë s’më thanë
Pyeta zogjt e malit:
- A mos e kanë parë!?…


Psherëtinë Kosova
-Po ku gjëndet vallë?…
Po thotë Krushë e Madhe:
"Mbeti në Dubravë…"


Ti ishe buzqeshja!
Uniteti i kombit!
Luftëtarët po pyesin:
Ku …asht Ukshin Hoti?!


Po të pret Prishtina!
Po të pret Prizreni!
Ku je Ukshin Hotin?
Po të pret Kuvendi!


Mbi supet e tua
Peshon vetë lirija.
Nuk lidhet me pranga
Ukshin Shqiptarija!


Fluturimi i shqipes
Lart ku puthen retë
Birin e Kosovës
Atje e ka gjetë!


Ti je tek Flamuri
Tek palët e tija.
Je tek rranjët e Burrit
Që ka SHQIPTARIJA!

_________
Marrë nga KOMBI

Dienstag, 5. April 2011

Halil Xani: ALFABETI I GJUHËS SHQIPE

Poeti Halil Xani

ALFABETI I GJUHËS SHQIPE

A-rta tha-ta shkruajmë një poezi
B-eni tha-edhe unë jam dakord
C-ili s`do të pajtohej foli një syzi
...
Ç-ka po presim t`ia nisim që sot.

D-ardani tha-jemi tridhjetë e gjashtë
Dh-e aq shkronja ka alfabeti
E-rmela një vogëlushe flokëgjatë
Ë-shtë mirë tha vjersha të jetë sa deti.

F-lora tha unë lulet shumë i dua
G-enti tha nga gjumi libri m`ndanë
Gj-ithkush veten e tregon me punë
H-ana foli kur fjalën ia dhanë.

I-liri tha këngën shumë e dua
J-eta tha më pëlqen aktrimi
K-ushtrimit shtatgjatë e faqeftua
L-oja e basketbollit dhe vizatimi.

Ll-okume, ëmbëlsira më bën mamaja
M-ësuesen do ta thërrasim patjetër
N-adia-tha n`ditëlindje më vjen daja
Nj-ë ditë më ka lajmëruar me letër.

O-ra kalonte vargjet shtoheshin
P-orsi shtëpia e re gurë mbi gurë
Q-ëndresa tha që të mendoheshin
R-adhën t`ia lënë zotëriut Flamur.

Rr-umbullakohet ngadalë poezia
S-ecili diçka të re propozoi
Sh-umkush i tha mendimet e tija
T-euta e vogël shokët i dëgjoi.

Th-a Mirjeta vjersha u bë si tren
U-ne jam në të tetin t`parafundit
V-agoni i fundit pastaj vjen
X-ërxa nuk është stacion i fundit.

Xh-yla doli para shokëve të vet
Y-lberin vizatoi me lloj-lloj ngjyrash
Z-ell kush ka, në të gjitha lëndët
Zh-villon lehtë çfarëdo detyrash.


Haxhi Muhaxheri: KUR MË RRËMBEN FJALA

 
KUR MË RRËMBEN FJALA
 
Kur më rëmben fjala
Më vërshojnë gëzimet
Sikur të gjitha të dashurat
Ti kisha pranë
 
Kur fjala më çalon
Dehem e bëhëm tapë
Si të kisha pirë
Helmin e kësaj bote
 
Kur më buzëqesh fjala
Diellëzohem lartësohem
Si ti kisha përmbysur
Të gjitha perandoritë

Isuf Grajçevci: TEATRI I JETËS

Isuf Grajçevci

TEATRI I JETËS

Në teatrin e jetës
herë pikojnë riga loti
herë shi i lumturisë
në pentagramin e saj
kumbojnë tinguj hareje
e tinguj plot dhimbje
diku në atë anë Lumi
pret e heshtur dashuria ime
nga stinët e shirave
fytyra i dridhet
e gishtërinjtë përpiqen
të krijojnë harmoni tingujsh
që dashuria të tingëllojë
simfoni e përkryer


SHTEGTIMI I LOTËVE

Ti, dhoma ime e heshtur
më thuaj
shtegtimi i lotëve të mërgimtarit
ku e ka shterimin
hapi im i lagur
dhe dora e zgjatur drejt teje
kur do të bashkohen përjetësisht
O Perëndi
më ndihmo ta di
gabimi apo fati
më vunë në rrugë me labirinte
Ti, dhoma ime e heshtur
që thyen zemra
e vret ëndrra
dil nga heshtja
ëndrrat e dashurisë bëj realitet
fytyrën e vashës
e syrin e agimit
mbushi me shpresë


SËRISH ME TY

Sërish me Ty
dashuria ime
hapërojmë nëpër kohë
edhe pse zë i Qyqes
tinëzisht bredhë bulevardeve tua
Unë
pa frikë ec udhëve me ty
sytë e heshtjes
s’dua të flenë në qenien time
nuk dëshiroj ta vras
ndjenjën time të pafaj


MOS IK

Me gurin në fyt
kapërdiva vitet
për të te takuar Ty
idil e shpirtit tim
në dimrat e vetmisë
ishe rrezja më e ngrohtë e jetës
mos ik, nga bota ime
e di se lëndohesh
duke luftuar mendimet
e ngarkuara me peshën e fajit
mos ik, e bukua e dheut
në Mbretërinë time
tash e sa vite
pikon lot i nxehtë i dashurisë
mos...

Montag, 4. April 2011

Fatime Kulli: ATY QËNDRON IBRAHIM RUGOVA

Fatime Kulli


Aty qëndron Ibrahim Rugova

Sapo prek ajrin e agut, luleve të paprekura
Dëgjojë ninullat e shuara n’djep të historisë
Nëpër tela të lahutës tingujt e përjetshëm
Hite kombëtare, dëgjohen krismat e trimërisë.
Udhëve të shtrëngatave lexojmë
Idealet kombëtare e sentencat e mençurisë.

Teksa ndjej aromën e amanetit lisave të lashtë,
Shfletojmë jetët nëpër faqe të bardha,
Ku na buzëqeshin fotografitë lapidarëve
Flladitur me trimëri dhe gjak për Liri,
Aty qëndron i madhërishëm Ibrahim Rugova
Me diellin e së ardhmes për kombëtari.

Ndjej të më rrahë ajri i Lirisë, bjeshkëve kryelartë,
Tek çdo shkronjë e çdo fjalë të gjuhës shqipe,
Rrezaton burri i shekullit të Kosovës e kombëtarisë.
Portret i heshtur, kështjellë me shallin në qafë,
Është libri i shenjtë i burrit të historisë.

Shaban Cakolli: BABAI


Shaban Cakolli

BABAI

Në ëndërr
në orët e agut
m´u shfaq
fytyra e babit.

Më tha;
n´daq t´u ngjash burrave
bëhu ballë furtunave!

Forco unin tënd
bëhu shkëmb
dhembjet bluaj
kurrë mos u ndiej I HUAJ!


(Sot më 04.4.2011,i dashuri babai im ,bënë një vit në botën tjetër)

Samstag, 2. April 2011

Pjeter Zefi: SOFRA POETIKE

Pjeter Zefi

SOFRES POETIKE

U mblodhem rreth nje sofre
Gjithe miq e dashamire
T'u ngjate jeta moter
...
Ju njerez zemermire

Ju ngado ku vini
Mbi shpine a keni halle
Ketu ju pushton gezimi
Gjeni familje te madhe

Mbi sofer e shpalosur
Krejt harta e kesaj bote
Plot mjalte e sheqerosur
Jeni pjese e nje torte

Nga çdo kend i globit
Ju sillni veç behar
Dhe akullin e dhjetorit
E shkrini ne sofer te pare

Me nje shterngim dore
Bashke me zemer te madhe
Me vargje korr fitore
Me fjalen hidhet valle

Shaip Beqiri: MERMERI I ZBARDHUR

Poeti Shaip Beqiri


MERMERI I ZBARDHUR

Babait tim, Rexhepit

Më tha nga ana tjetër
Po jap shpirt në këtë pikë dite
Midis pamjeve të masakrës serbe në Dreni

Po nisem pas nënës përtej kësaj shkretëtire
Ku më lanë pabesisht më të dashurit e mi

Më mbeti e pakryer
Puna e atij mermeri të zi
Të cilit desha t`ia nxirrja thelbin përjashta
Kur përbrenda çdonjërit jua lashë nga një frëngji
Sado që s`arrita dot zbraztësitë t`i mbushja me zbraztësi

Si s`të erdhi turp që atë grusht dhe
Pa rënë në gjunj para hijes që e le
Të ma hedhësh së largu nga një re

Nga një javë ju prita të vinit që të tre

Nuk u nisa jo të bëj ndërrim jete
Të ndërruar e pata si gjarpri lëkurën
Që kur gdhenda atë shkallë për vete

Dhashë shpirtin që drita t`i mbetet tek ti
Tënden po e marr në vend të hijes përsëri

Përse nuk erdhe të mos mbetesh me mall
Të vësh shenjën tënde në këtë tokë të rrallë
Po vërtitesh kot duke bartur atë gur të gjallë

Unë qeshë tepër i butë në ndeshje të ashpra
Më la këmba e dora kur më duheshin flatra

Perin tim të fatit e këputa duke e tëholluar
Kur desha të qepja plagën tënde të kulluar

Po ta lë përgjysmë mermerin që nisi të zbardhë
Vërja pëlhurën e grisur të syve të mi pa dënesë
Të tjerat gjeji vetë kur të vish të kërkosh ndjesë
Tash po hyj i përvëluar në kopshtin me mardhë


Herzogenbuchsee, 6 Mars 1998