Montag, 17. Februar 2014

Dan Kosumi - Kosovë

 
KOSOVË
KOSOVA ime e dashur!
Kur përmend emrin tënd,
marrë frymë thellë, ...
ofshaj shfryj,
më dridhen buzët.

Kur përmend emrin tënd,
shoh se nuk jam i tëri,
kam mall për Çamërinë,
më kujtohet Nishi.

Kur përmend emrin tënd,
shoh trupin tim të gjymtuar,
jam një trung,pa një dorë,
pa një këmbë.

Kur përmend emrin tënd, fluturoj,
ngjitem në qiellme krahë shqiponje,
legjendat ngrihen nga varri.

Kur përmend emrin tënd,
shpërthej si vullkani,
pështyj historinë.
Askujt s’i kemi hyrë në hak,
kemi nderin,
besën dhe krenarinë.

Kur përmend emrin tënd,
unë, biri yt i shumëvuajtur,
marshoj drejt ardhmërisë,
edhe pse më therin nëntë plagët në kraharor.

Kur përmend emrin tënd, rritem,
më bëhet shtati mal, s
hoh diellin të na ngrohë,
e ndiej në deje LIRINË!

Kur përmend emrin tendi këndoj "Mollës së kuqe",
zëri im vale deti shpërthen si një tsunam,
të dua si diellin,
si ujin, si ajrin!

Kur përmend emrin tënd,
dua të prehem në Atdhe,
vetëm aty rilind përsëri,
KOSOVA ime e dashur!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen