Donnerstag, 7. Juni 2012

Seveme Fetiqi: FRYMËZIMI

 
FRYMËZIMI   

 Do t’i fal të gjitha
nga unë
 
Vetëm mos m´i kërkoni
ëndrrat dhe mrekullitë

Vetëm mos m´i kërkoni
drithërimat
që më vargohen në gji

Gërshetat
se me to
mbrohem nga stuhitë

Vetminë
se me të
shkarraviti qetësinë

Mos ma kërkoni
dashurinë
me të e rrezatoj shtëpinë

Të gjitha të tjerat ua japi
pullë dhe monedhë
teshë dhe koteshë

Por lotin
pagjumësinë
mallin
Jo

Poezia
Pa to s´më do

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen