Donnerstag, 31. Januar 2013

Kasam Shaqirvela: MORALI MBETI HERO


MORALI MBETI HERO

Morali, përgjithmonë, mbeti hero
Dashuria u shua ndërmjet njerëzve
Ajo tashmë është një fjalë e thatë
Që prej kur doli sheshit marifeti
Të martohen burrat me burrat
Sikurse duhen gratë me gratë
Ah,Hermafroditi, ky pol i treti?!

Edhe morali tashmë ra hero
Mbeti i vetëm n’fushë të nderit
Ia zu vendin atij amoraliteti
Veti e dukshme nga moderniteti
U vyshk zelli, ra dhe krenaria
Vlerat familjare u shkatërruan
U tret mes poleve edhe dashuria
I ndërruan vendet burri me gruan

Çka do ishte më tepër se kjo sot?
Skandaloze dhe më tragjike
Denigruese, e çoroditur për mot
Pra as vuajtjet si përrua a lumë
As dhe shkatërrimi i botës sonë magjike
Nuk mund t’më djegë aspak më shumë
Sesa, për këtë të keqe, i derdhuri lot.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen