Samstag, 27. Oktober 2012

Ullmar Qvick: TRADHËTIA E EUROPËS


TRADHËTIA E EUROPËS
I.
Ishte një luftë e madhe
u asgjësuan të dobëtit
në emër të gjakut të tokës
u asgjësuan u vranë u dogjën
u helmuan në kampe përqëndrimi
ishte luftë e madhe dikur

Të fortit donin të zotëronin globin
Të fortit me njyrë të murrmë
me kryqin e thyer në ballë
të fortit sundimtarët bënin luftë
për gjakun dhe tokën
as-gjë-sonin ç-rrënjë-osnin

Dështuan humbën luftën
forcat e jetës kishin triumfuar
mbi gërmadha kishin fituar
të vrarët fituan vetëm
respekt njohje riabilitim
vonë tepër vonë

Fëmijet e rritur nën hijen
e kryqit të thyer
tani mësonin të nderonin
kryqin e kuq
kryqin e mëshirës mirësisë
u edukuan rriteshin në dinjitet

Dhe vendi i tyre mësoi
fjalën demokraci
fëmijet e tyre u larguan
nga koha barbare
mësonin të drejtat e njeriut
vllazërim barazi

Puna ka qenë e vështirë
edukimi proces i komplikuar
edhe sot ka njolla të murmë
por demokracia rron
diktatura barbare u thye
fëmijët gjermanë kanë dinjitet

Edhe Europa fitoi dinjitet
pas luftës së përgjakshme
pas lotëve të nënëve të fëmijëve
Europa kryenaltë fitimtare
E mundi terrorin – dikur
II.
Kalojnë vitet
pesëdhjetë vite kalojnë
dhe në skaj të Europës
gjaku dhe toka ngrehin krye
gjaku dhe toka bëjnë kërdi!
bashkimvllazërimi bën ironi!

Në emër të tokës të gjakut
fillon një luftë të re
më e vogël se e para
prapë edhe më barbare
për tokën për gjakun
dhe fëlliqet gjaku!

Dhe Europa sikur në gjumë
nuk kupton nuk vepron
Europa u jep bombona gjaktarëve
dhe kthen shpinën
le të luajnë lojën e tyrë mendon Europa
Europa ua kthen shpinën

Edhe ne jemi Europë!
Thirrja e fëmijëve të shqipes
tingëlloi shurdhër
ndërsa masakrohen në emër
të gjakut dhe të fesë
vllezërit e tyre të fesë

Europa nuk mbron ata
me fe tjetër me gjysmëhënë
ata duan Europën, feja ështe fe
feja nuk është shtypje a liri
feja mashtrimi i sunduesit
dhe të tjerët me fe abuzojnë


Dhe të fortit triumfojnë përsëri
me vrasje masakra dëbime
tmerri triumfon gjaku i kalbur
i kalbur si ide ka vetëm gjak njerëzor
dhe pikë! Një gjak, një gjak, një gjak!!!
të fortit mashtrojnë me gjak

Një ditë të fortit pësojnë
paguajnë për mëkatët ?
paguajnë si nazistët?
dënohen si nazistët?
Nga Europa fitimtare me
armë dhe frymë amerikane??

Jo Europa përsëri kthen shpinën
nuk interesohet
për të çrrënjosur kalbësinë
vrasësit marrin përsëri bombona
vrasësit rrinë të sigurt
në strofkat e tyrë të sigurt

Dhe tradhëtia mbretëron
u tradhëtuan fëmijët e vrasësit
vazhduan jetën pa dinjitet
mentalitet identitet mitologji
të kalbura, të rrëzikshme
dhe Europa u joshë me bombona UE!

Tradhëti fëmijëve të vrasësit!
Tradhëti fëmijëve të viktimave!
Nuk jepet llogari
i njëjti avaz i njëjti tradhëti
tradhëtia e copëtimit
vazhdon me tradhëtinë e ”tolerancës”

Toleranca ndaj atyre që ende
kanë si fe tokën dhe gjakun
do të bëhet dinamit dhe
vetëm kur shpërthimet kanosin
pallatet e ”Europës së mirë”
do të zgjohet Europa cinike…..


ULLMAR QVICK
Qytetar i botës
Tetor 2012


________________
Marrë nga "Sofra poetike" në FB

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen