Sonntag, 19. Januar 2020

Dy poezi nga Rakela Zoga

Rakela Zoga

Pranë teje!

Të gjeta një ditë, pa pritur pa ditur.
E mbeta s'edi, pa dashur me ty.
Sa herë isha larg gjithnjë e uritur.
Tani që të shoh, nuk di si të fryj..

E zgjas këto duar, të prek në fytyrë.
Me gishta të flas në heshtje pa zë.
Afrohem ngadalë e të puth në buzë.
Gurgullon një zjarr e ti nuk flet me.

E sjell atë kohë, hap portën e vjetër.
S'ka celes, as reske, as zhurme as vetmi.
Hyj si dikur, në kujtimet e brishta.
E shtroj atë qiell, që në shpirt e mban ti..

Sikur të kthehej ajo ditë dhe njëherë.
Ato pak çaste, që prekëm të dy.
Do doja të bija në gjumin e thellë..
Dhe vdekja e ëmbël s'do ishte mundim..



Intimiteti!

Në jetën e njeriut, mungon një pjesë.
Ajo që i kemi falur zemrës..
Intimiteti thyen, ndjenjat e portës së vet..
As akull, as i nxehtë..

Shpesh herë, zhurmojmë,
Ne paqe me copezen e fshehur,
Që jashtë s'do të flasë, as të duket,
Kërkon të mos jetë..

Në jetën e njeriut, gurgullon një pjesë..
Ajo që e bën të qajë, ajo që bën të qeshë..

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen