Freitag, 8. Mai 2020

Buqetë me poezi nga Ajet Shala

Ajet Shala

NËN HIJEN E PLISIT
(Kushtuar Babait)

Mes rrudhash të babait të shtrenjtë
Lundrojnë nëntë dekada krenarie.
Në ugare kullon djersa si vesë
E ndwr vite mbillet farë e florinjve.

Nën hijen e plisit borë të bardhë
Currili nuk ndal kurrë gurgullimë
Rrodhi djersa si rrëkeja në ujëvarë
Rrjedh lumi që freskon ardhmërinë.

U zgjuan krismat e luftës së gjatë
Në shtigjet e zymta të sfidave
Mbete dëshmitar i historisë së pafat
Ndër fushëbeteja, si mes vetëtimave.

Nga mermerët e reja u zgjua liria
Hapi krahët dhe bijtë e saj përqafon
I miri baba merr urime me mijëra
Me bastunin drejt yjeve heronjtë numëron.

Në vitet e tua përherë e prekëm jetën.
Preka ëndrrën e re që nesër do të kem.
Gjithë lulet e bardha që mbushin degën
Për ty të bëhen fruta në çdo mëngjes.

Për ty thuren ditëve sa e sa urime
Që gdhenden tek kujtesa kohë pas kohe.
Në ditët që prekën fëmijët nëpër vite
Me ty morën krahë të fortë shqiponje.



SHANDANËT E DHIMBJES

Si një kalorës i vonuar erdha mbi kalin e çalë
Ishe hapi i dhimbjes së bardhë në hullitë e ferrit të egër
S’i ndihej tringëllima para portës së kalasë
Vetëtimat e ndjenjës shkrepën fotografi në zemër.

Yllnajave në veshët e shurdhër kaherë ju pëshpërtita
U tretën ëndrrat e bardha në qiellin e trishtë
Pa u zgjatur duart e lamtumirës kur niste dita
Nën qerpikët e dhimbjes u fikën shandanët e dashurisë.

Dora më dridhej tek kërkoja dritën në udhë.
Kur dhe dielli ishte fshehur pas reve të zeza sterrane
O jetë shandanin e dashurisë mos ma fik kurrë
Bëmë njeriun që betohet për fjalën mentare.



RËNKIMI I LAHUTËS

U rrënuan njëri pas tjetrit tre muret e kullës së bardhë.
I katërti shtatprerë rri vertikal, bash përballë me sokak.
Pullazin ia kishte djegur dora mizore e shkjaut barbar
E lahuta rënkon, s`mund të rrijë mbështetur mbi oxhak.

Oborrit të mirë s’i mungon vetëm kulla me gurët e bardhë
I mungon zjarri se oxhaku u shemb në rrokullimë.
Mungon hija shekullore dardhës së djegur gjysëm të tharë.
I mungon dhe qeni besnik, se hijenat Karpate e patën vrarë.

Kishin djegur tonelata grurë e misër në kosha e hambarë.
Kishin djegur shtëpinë dhe gjithçka ishte në oborr.
Lopës duke pjellë ia hodhën plumbat në ballë
E kush tjetër mund ta bënte vetëm se dorë e shkjaut barbar?

E lahuta mes plagësh mes psherëtimave vetëm rënkonte.
E teli sikur ka njomur me gjakun e freskët çdo lule lëndine.
Po kulla është prapë e fortë e dotë jetë e tillë në mote
Në dritaret e saj vjen historia e vrullshme me gjëmime.



HIJA E HESHTJES

Me ethe të virusit fillikat jam në karantinë 
Nga Convid 19 izoluar mes muresh të thara 
Prushi i mallit ma ringjallka nostalgjinë 
E unë bëhem hije e ëndrrave të bardha.

Në orët e ditës heshtja merr memecërinë 
Hija e fjalës së pathënë ngre ujëvara shpirti 
Vdekja e ftohtë sikur troket pa mbarim 
Vargun e mbajtur peng do e marr si filizi.

Do e bëjë abazhur të shndrisë natën e parë 
Për lotin tënd kristalor dikur derdhur në Kala 
Heshtjen e varrit e thyen ajo fjalë e rpa thënë
Është kurorë dashurie e ngrirë në çdo damar.



PËRBALLË VIRUSIT

Ah, Atdheu im i dashur mbaju qëndro vertikal si rrap bjeshke
Prek majat e virgjëra në hapësirën kaltroshe prek rreze lirie
Qëndrove i pathyer ndër shekuj s’u përule në jetë të jetëve.
E degët e tua nuk u përkulën në dallgë historie.

Sheshet, parqet, rrugët jan zbrazur, po nga dritarja preken.
S`preken xixëllonjat e lulet me duart e fëmijërisë.
Janë mbyllur çerdhet, lodrat kanë mall për hapat e të vegjëlve.
Heshtja e shkumësit i ka dhënë shkollave shurdhërimë.

Të prek nga largësia, ta ndiej dhimbjet e plagës së hapur.
Edhe pse jam i mbyllur mes muresh të ftohta në largësi.
Mendjen s’e kam tek vetja, as tek familja ime e dashur
Gjithçka ke të mirë e të ligë, unë, biri yt, ti mbaj në gji.

Të luftojmë së bashku ta mundim armikun e paparë.
Vrastarin dinak së bashku me kokën lart do e dëbojmë.
Do ia kthejmë gazin shkollave, teatrove, lisave të lartë
Dëshmorëve lule të freskëta prap do ju dërgojmë.

Atdheu im, mos e vraj mendjen për neve mos mbaj as zi
Jemi të gjithë edhe më shumë në numër me lindjet e reja.
Të betohemi se në pragjet e tu do të kthehemi sërish.
Të ndiejmë e të këndojmë si në betejat e reja.



“RRI N`SHPI”

S`meriton për besë, kjo botë këtë kalendar të ri jete.
Ndonëse stinët rrjedhin, përherë lënë gjurmë mbi supe.
Dhjetra mijëra dashuri po shuan kohë e zezë  me vdekje.
Kufomat presin arkëmortet pa këmbana e pa tufat me lule.

Stinët lidhur doradorë bëjnë kurora në vallen e një djalli.
Edhe sa mijëra të pafat presin në radhë askush s’e di.
Jemi në skenat e Hamletit, tërrorr ku kërruset dhe mali
Jemi në arenat e dhimbjes më bajlozët e mortit Pandemi.

Jami ballë ëndrrash të vdekura larg jetës së lumturuar
Detyrimisht “Rri n`shpi” apo i vetëizoluar në karantinë
S’dihet sa fatzinj presin duart e lamtumirës drejt amëshimit
Në vend të lirisë se qiellit, blerimi na sjell mërzinë.

Presin parqet e lodrave gjyshërit e fëmijët e lumtur
Presin malet e brigjet hapat, detet e udhëtarëve
E ne ah, mes muresh të ftohta jemi futur
Në pritje të një jete ku të hapen kanatet e dritareve.



KËMBANA E DHIMBJES
(Yllit të Skenës Rikard Ljarja)

Sot të gjitha plagët mbajnë vetëm një emër, Rikard
Zambakët e bardhë lotojnë nën rrezatimin e hënës.
Në Kalanë e Rozafës skalitesh, si gur i art
Emocioni, ndjenja dhe krenaria na vënë mes ëndrrës.

Në fushën e artit buzëqeshjen skenike ti rrezaton
Erërat e forta zgjohën, shkundin kujtimet e mira
Sikur dëgjojmë ende fjalën tënde që cicëron
E atë zë nuk e shuan as dimri i gjatë me ngrica.

Me ylberin e artit pushtove gjithë zemrat shqiptare
Shkronjat e mësuesit lartësove bukur në piedestal
Dedë ku je, sikur piskojnë gjamat bjeshkatare
Me qerpikët e dhimbjes qiparisët nxjerrin lotin kristal.

Lamtumirë Rikard, dimrat na pëshpërisin në vesh
Për ty sot zemrat këmbojnë si këmbanat e deteve
Do mbetesh piktor kujtimesh të bardha mes nesh
Si shandan i ndezur do ndrish në jetë të jetëve.

Në sytë tanë sot zgjohet dhimbja dhe mirënjohja
Zërat e dritës se artit dëgjojmë në fushën e skenës
Fjala jote e ëmbël njihte vetëm gjuhën që ka toka
Vajton era nën qiellin me re, në palcë të pranverës.

Ra ora e diellit në horizontin e lartë të artit
Në xhepa zemrash zgjove këmbanën e simfoninë
Mjalti i shpirtit të bëri zog mes dallgëve sa mali
Në hambarët e zemrave tona ti përherë trokëllin.



KUJDES !

Për vendin mund të thuhet se është në rrezik
Kur poshtërsia keqbërëse bëhet zot konaku
E amanetet e heronjve hidhen në greminë
Dhe ëndrrat e tyre vyshken tek pragu.



DHËMBËT E SHPRESËS

Për atdheun të presësh nga dikush me shpresë
Kur për lirinë s`bëri mund, s`derdhi gjak as djersë.
Është njëlloj si të shtrihesh nën hijen e një lisit.
Dhe të presësh të pikë dardhë apo pjeshkë pranë plisit.



KOPILIQ -
KALA MBI KRESHTA

Kur të thërras më rritet zemra
Me një zë që vjen nga bjeshka
Tek ti vjen kaherë pranvera.
Kopiliq, kala mbi kreshta.

N’Fushë të Llazit rrezja ndrit
Dorë më dorë të ledhaton.
Më të mirët djemt Shaljan
Kokën lart besnik qëndron.

Sjell një ehoo lart nga bjeshka
Kur nis këngë, gëzohen kullat
Në Jutbinë po zgjoj shkrepa
Kur n`lahutë këndojnë burrat.

Me djem trima shtatin lisa
N’dorë të tyre valon flamuri
Përmbi maja ndalon shqipja.
Syrin pishë, me zemër burri.

Armët n’dorë gati i kanë
Kur Ballkanin mbuloi zija
Bijtë e tu therën Sulltanë.
Për ta shkroi dhe historia.

Valë t’u bëfsha në breg lumi
Ku rrjedh kroi nën lajthi
Ballë mullirit bluhet gruri
Kopiliq, ooo t’mbaj në gji.

Qofsha ujë n`burim, për trima
T`freskojn ballin ngurrë të bardhë
Nderuan kullat mbrojtën pragjët
Çdo anmiku i bënë ballë.

Qënkam bërë sot zanë e malit
Përmbi brigje ku shoh lisat.
Qënkam bërë sot zog shqiponje
Që nga lart po numëroj plisat.

Do këndoj do këngë të gjata
T`i përcjelli me krenari
Ku hedh dielli rreze t’arta
Nëpër shekuj dhe lashtësi.

Do puth shkurrat në lëndinë
T`prekë me dorë, plisa, pragje
Kënga imë bëhet currilë
Ku kukam gjenin e të parëve.

Gur më gur do të prek kullat
Do të zgjoj gjithë shqiptarinë
Fisin Shala nderuan burrat
Ëndërrbardhë për lumturinë.

Në Kopiliq do të puth djepet
T`përkund foshnjat në konak.
Fjalë më fjalë amanetet
Do dërgoj o prag më prag.




NDJENJË

Në dritaren e syrit ta lexoj heshtjen e zemrës mistike.
Ajo mban ngjyrën e ndjenjës, bukurisë hyjnore
Në tragjeditë e Sofokliut prek qelizën e dhimbjes
Fjalën e pathënë do e pikturoj në kaltërsinë qiellore.

Do të lundroj në rrugën e qumështit sa dhe yjet t’i prek.
Simfoninë e zogjve ta ndjej në hapësirën e pambaruar.
Prushin e gjakut ta shuaj me lotin kristalor që rrjedhë.
Të derrdhën ujëvara shpirti në pellgun e trazuar.

Mos u çudit kur të vesh rrobat e polumbarëve
Mbase do shoh sytë e ty në thellësitë e deteve
Në gjoksin tënd do bëhem kërkues i mineraleve
Atëherë nga ndjenja polen dashurie do të derdhet.

4 Kommentare:

  1. Çdo problem ka një zgjidhje kur takoni personin e duhur! Mos kini frikë se ka një magjistar të shkëlqyeshëm dhe zgjidhës shpirtëror të problemeve që është në gjendje t'i japë fund problemit tuaj. Dua të vlerësoj DAWNACUNA për rivendosjen e martesës sime me magjinë e saj, Pas 1 viti ndarje me burrin tim, me ndihmën e magjistarit të mrekullueshëm DAWNACUNA burri im u kthye në shtëpi dhe tani ne jemi të lumtur së bashku për mirë, edhe një herë faleminderit për DAWNACUNA ajo gjithashtu shëroi të gjitha llojet e sëmundjeve dhe të tilla si,

    1 SHPALLJA E DASHURIS
    2 FITONI S EX KTHIMIN
    3 FRYTET E GOMS
    4 SHPALLJA E PROMOCIONIT
    5 SHPALLJA E MBROJTJES.
    6 Magjia e BIZNESIT.
    7 SHPALLJA E MIR E PUNS.
    8 HIV AIDS.
    9 STOP MISKARRIMI.
    Drejtshkrimi i LOTERIS dhe RASTI I GJYQSIS Contact Kontaktoni atë për ndihmën tuaj nëpërmjet:
    WHATSAPP: +2348032246310.
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    AntwortenLöschen
  2. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, të gjitha shpresat u humbën. Mendova se nuk do ta takoja më kurrë burrin tim sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për të arritur tek ai. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova Dr. Dawn. Tani, unë i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë në 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lypte 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe ai më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi për të dashurit tuaj.
    *nëse doni të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    AntwortenLöschen
  3. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të qëndronte pranë meje dhe të ishte me mua, por jam aq me fat që një ditë takova këtë mjek magjistar të fuqishëm. Ediomo pasi i tregova gjendjen time ai beri cdo gje qe te me kthente te dashurin, ne fakt pasi beri magjine me u kthye ish i dashuri ne me pak se 48 ore, ish djali u kthye duke lypur. mua se nuk do me linte kurre, pas 3 muajsh u fejuam dhe u martuam nese situata juaj eshte e njejta. Ai është shumë i fortë në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni të riktheni ish-in tuaj
    * Stop divorcit
    * thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    * problemet me infertilitetin dhe shtatzëninë
    Kontaktoni Dr. Ediomo përmes emailit: drediomo77@gmail.com
    Faleminderit shumë zotëri që më ktheve tek unë ish-dashnorin tim, emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefononi/whatsapp: +2349132180420
    +2348155926512

    AntwortenLöschen
  4. Dr. Ellen e mrekullueshme, për të cilën të gjithë kanë folur në internet, më ka ndihmuar gjithashtu të pajtohem. Ai rivendosi marrëdhënien time të prishur dhe më ktheu ish të dashurin. Unë kam qenë zemërthyer për 6 muajt e fundit pasi i dashuri im u nda nga unë, por pasi pashë komentet në internet për Dr.Ellen, isha shumë skeptike ndaj tij siç isha në atë kohë. Ai më tha se çfarë duhej të mblidhja, bëri një magji pajtimi dhe pak para se të mbaronte, i dashuri im më telefonoi duke kërkuar falje dhe tani jemi të lumtur bashkë dhe presim fëmijën tonë të parë. Dua të falënderoj Dr. Ellen për ndihmën e tij të madhe. Nëse keni nevojë për ndihmën e tij, mund ta kontaktoni edhe në emailin e tij. mail: ellenspellcaster@gmail.com ose whatsapp +2349074881619

    AntwortenLöschen