STINË GRAMOFANIE
Gramafon i prishur rrokullis fjalë
Gojën e pistë
Në studio, gazeta, portale, kuvende...
për të trashur kuletën
Mbajnë ison idhujve pa tru
Stinë gramofanie me fjalë prapa kurrizit
E të ramësh të ulëta panda
Maj, 2020
UNË E TI
më shumë se për famë
para
bajraktarizëm
kem nevojë për të vërtetën
rehatinë
ngjyrat e Flamurit
grunore
qiellin e hartën qelibar
librin për bletët
folenë e zogut thurur me këngë
Maj, 2020
UJË QË NUK PIHET
Ec edhe ec me shpresë se do vazhdoj drejt
Të ik e nuk ik dot nga vetja
E rrethi me ujë që s’pihet
Por, është parajsë bretkosash që ngrysen e zgjohen me këngë
Ra e s’ra shi argëtojnë mbrëmjen
S’duan të dinë për PANDEMINË
Demat me brirë që as grahen as ngrihen
Bërlyken duke hedhur mjegull mbi shpinë
Prill, 2020
ATDHEU NЁ VALLE
Të rëndon mbi kurriz,
zogori e harbuar.
Drejt, më s´mund të rrish,
lodhur je, lakuar…
Me bojëra në duar,
ngjyejnë, ndërrojnë fytyrën.
Si kameleonët,
Motit ndërrojnë ngjyrën…
N´emrin tënd, ATDHE,
për kamje, lavdi,
n´Listë hyjnë me djallin,
me dreqin bëjnë dashni…
Prill, 2020
TË BARDHËN
Sorrat sqep zhytur deri në gushë
I lexojnë ligjet sipas motit
Bëjnë avokatin
përlloçin
Të bardhën
e nxijnë demokracinë
si është më keq
Prill. 2020
ME ASHT E RRASHTË 2
Dashuro gjuhen e ashtit tënd
Zemrën e zemrës, shpirtit
me ketë gjuhë të njohin, të dinë
Prej nga vjen e kush je
Trashëgimtar i së kaluarës të shenjtë për ne
shqip me ëmbëlsi nëna të tha:
në këto troje je i pari
me asht e rrashtë je bir shqiptari
Prill, 2020
MOS
Ku nuk bleron fusha e shpërthejnë pemët
mos përmend fjalën pranverë
qiellit të qytetit ku nuk fluturojnë pëllumbat
e çerdhe dallëndyshet nuk ndërtojnë
fjalën liri mos e thuaj
ruaje higjienën
mos ngul kunja me secilin
me të panjerëzishmin
zor të ndërrosh fjalë e ecësh shtegut
drejtë
për dhembjen kur ke dhembje shkruaj
mos kopjo vargje dashurie
po nuk t’i shkroi zemra
nuk vlejnë
përndryshe
je vetëm notë muzikore false
që prish melodinë
Auckland, 2020
PËR LEJLEKUN
E doje ligatinën e njomur me shavar
Që as gushti nuk e thante
Gjëje më e mirë që dëshiroje
Tek peshkoje në moçal
Erdh hutini e nisi këngën ndryshe
thau ligatinën lejleku im
Tokën e bukës ja shtruan beton
Të mos përlloçët hutini
kur del për xhiro në këmbë
ani se shpirtin e ka siç e ka
këpucët i do xixë
livadheve të zaptuara ngrehen vila
shtruan asfalt
s’e merrje me mend se parajsën tënde lejlek
për ty e bënë të pabanueshme
e do të thosha të bënë të mos e harrosh
të bënë të jetosh stinën më të bukur tendën
të mallkosh (e dija si paren e kuqe) se nuk mundesh
e nuk ke si të mallkosh shpirtin tënd
i imi lejlek
Prill, 2020
U ÇORËN MASKAT
Recitojnë papagajtë në tribunë
Në kohë pandemie
Me maska dyfish në fytyrë
Për të përmbysur shpresën
Kënaq ambiciet
Ballkonet e pallateve zhurmojnë
Psherëtijnë
Protestojnë në Prishtinë
25 mars 2020
MOTIVE BARDH
Lumenjtë vrapojnë agimeve të blerta
Lënë pas gurrat për të njomur livadhet në vapë
Për lumenjtë kafshatën e gojës kem nda
Buzë bregut harliset bari në pranverë
Jeta e bardhë përflakur me diellin zgjuar
E bardhë me filiza e bardhë
Shkurt, 2020
MALL I YLBERTË
Nëntë ditë e nëntë net larg
Kish shkuar nuse Doruntina
Vetmonte hënë mbi re
Shtigjeve mbi shkrepa nëpër stinë
Zogjtë shtegtarë iknin e vinin
Në guri të vatrës motra
Shëngjergj për Shëngjergj
Loti shi sixhim i rrëshqiste
Tek mendonte;
Çka u bë me nënën
vëllezërit e fjalën e dhënë
Janar, 2020
NË KORIJE
Në korije drurëve po u bien gjethet
Nga zhveshja të trembur ikin zogjtë
Lejlekët i merakosin hilet e shpendkeqve
Lulebora ka nxjerr kryet mbi borë
Qe sa
Në Korije erërat e bardha në ethe
Janar, 2020
FARE
Mendimin tënd mbaje për veten
Ruaje nga përbaltja
E mujsharëve mesjetarë të kamur
Mos e thuaj
Edhe kur të thonë se delikti verbal ka vdekur
Mendimi yt kot fare
Po nuk pate pushtet
Po nuk e shndërrove në ideal
Që s’rrëzohet me armë e para
Janar, 2020
BOTË QË NUK ISHTE E JONA
Qentë në shekuj në dritë të hënës
Na kafshuan
Vragë na lanë e na rrudhën tokat
Për dritë të yllit pesë cep
Bufët e ngrirë copa këngën na bënë
Me një çekiç e drapër në flamur
Mbollën ag me parulla e heronj në bronz
Nga një frikë e patrajtë
Të gjallët nuk ndjeheshin të gjallë
Janar, 2020
SHËNIME BIOGRAFIKE 2
Nëna
Për dritë të gazishtës thurte çorap
Netët pagjumë të saj
Më mbanin ngrohur dimrave me acar
Baba
Shkronjat e ndaluara tinëz kish mësuar
E librin shqip e kapte me dy duart
Si gjënë më të çmuaR
Dhjetor, 2019
PORTRET ARTISTI
Në atelienë e Van Goghut vjeshtë
I mori ngjyrat stinës dhe me brushë
Bëri kryevepra arti
Për të gjetur qetësinë e shpirtit vuajti
E për të gjallë nuk u kuptua
Pas ikjes
Si shportë lulesh të bukura me erë
Qëndron e s’thahen kurrë
Nëntor, 2019
BALADË
Do të kthehem
Aty ku lisat rrënjës bëjnë rojë
Për jetë e mot
Me njerëz e damarit tim
Që amanet lanë
Kënga për flamur të mos ndalet
Aty të prehem edhe unë
Nëntor, 2019
KUSH JAM
Shkruaj poezi
Dhe nuk them se jam poet
Jam dhembje e dashuri më shumë
I çiltër dhe i dal mode kaherë
30 tetor 2019
PA FRE
Ende nuk i more këmbët
Dy dekada në liri
Plëngprishësit e barkut tënd
Mbrapshtë hipur në kuaj
Dorën e keqe dëshirat pafre
Shtator, 2019
DUKE PRITUR
Në pritje mbetëm
Duke pritur
Të ngopen të pangopurit
Njerizohet njeriu
Gusht, 2019
EVOLUCION SHËMTIE
katandisje tejmë
asgjë me karar
heronj modern
zhveshur vlerash
gërryejnë gjeografinë globit
nxijnë shpresat
e shkelin blerimin Pranverës
Gusht, 2019
GJETHIM
Në prehër të burimit etur
Mashtrimet vijnë nga majat
Shpirtrat zhveshur në qiellin pashpresë
Presin premtimet e ëmbla
Tupanët bien hidhur
Bastardët në orët e ngushta
Kërcejnë vallen e portokalltë
Spektatorët ju dhurojnë lule të verdha
Pa rrënjë
Vendi i shqiponjave ende në gjethim
Korrik, 2019
SA SHUMË
Sa shumë luftë u dashka
Kollën e keqe tonën shëruar
E mund dreqin e shtëpisë
Për të pasur shtetin kristal
Si vetë shpirti i trimave
Që jetën dhanë
Maj, 2019
ORË HISTORIE
Për ideale lirie e dinjitet,
Aromën që lëshon ky vend.
Vetëmohim e qëndresë.
Si malet sup më sup në bjeshkë,
Ndër dhjeta mijëra po kujtoj tre:
Tek Grykë e Vajës, që lotin s'e thau.
Vit mynxyre, vit zie 1478.
Nëntëdhjetë vajza- zana krutane,
rritur me frymën skënderbegiane
E ninulla trimërie nënash.
Dorë për dore hidhen në humnerë,
Për të mbrojtur nder!
Tek Kullë e Vraninës,
Në 1862 ditën kur qielli lëngonte në Vraninë.
Oso Kuka me njëzetekatër shokë,
Hijeve të zeza të malit u bënte ballë.
Kur gjithçka u nxi,
Mos me u robnu’ nën Mal të zi.
Ndezën barotin
Dhe yje ndritën në Shkodër e në Shqipëri.
Në Prekaz, mars 1998.
Pesëdhjetë e gjashtë Jasharët rrufe drite.
Para topave serbe nuk u dhanë.
Me armë në dorë i dolën mbrojë shtëpisë
Këngë e qëndresës ushtoi mal e vërri
Përtej Kosovës, përtej Shqipërisë!
Mars, 2019
CEP MË CEP
Që në nisje të jetës.
Cep më cep gjeografisë,
dashuri, këngë e besë mbollën!
Motet e vrarë nga lumturi e zogjve
Ilirisë ju sulen:
kurthe e kuajsh druri bri rrugëve ngrehen,
për të përgjumur baladat
zhdukur e plaçkitur pergamenë
Arbënisë!
Tetor, 2017
Çdo problem ka një zgjidhje kur takoni personin e duhur! Mos kini frikë se ka një magjistar të shkëlqyeshëm dhe zgjidhës shpirtëror të problemeve që është në gjendje t'i japë fund problemit tuaj. Dua të vlerësoj DAWNACUNA për rivendosjen e martesës sime me magjinë e saj, Pas 1 viti ndarje me burrin tim, me ndihmën e magjistarit të mrekullueshëm DAWNACUNA burri im u kthye në shtëpi dhe tani ne jemi të lumtur së bashku për mirë, edhe një herë faleminderit për DAWNACUNA ajo gjithashtu shëroi të gjitha llojet e sëmundjeve dhe të tilla si,
AntwortenLöschen1 SHPALLJA E DASHURIS
2 FITONI S EX KTHIMIN
3 FRYTET E GOMS
4 SHPALLJA E PROMOCIONIT
5 SHPALLJA E MBROJTJES.
6 Magjia e BIZNESIT.
7 SHPALLJA E MIR E PUNS.
8 HIV AIDS.
9 STOP MISKARRIMI.
Drejtshkrimi i LOTERIS dhe RASTI I GJYQSIS Contact Kontaktoni atë për ndihmën tuaj nëpërmjet:
WHATSAPP: +2348032246310.
Email: dawnacuna314@gmail.com
Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, të gjitha shpresat u humbën. Mendova se nuk do ta takoja më kurrë burrin tim sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për të arritur tek ai. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova Dr. Dawn. Tani, unë i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë në 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lypte 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe ai më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
AntwortenLöschen*nëse dëshironi për të dashurit tuaj.
*nëse doni të mbeteni shtatzënë.
*nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*nëse doni një fuqi shpirtërore.
*nëse doni të ndaloni abortin.
Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}
Dr. Ellen e mrekullueshme, për të cilën të gjithë kanë folur në internet, më ka ndihmuar gjithashtu të pajtohem. Ai rivendosi marrëdhënien time të prishur dhe më ktheu ish të dashurin. Unë kam qenë zemërthyer për 6 muajt e fundit pasi i dashuri im u nda nga unë, por pasi pashë komentet në internet për Dr.Ellen, isha shumë skeptike ndaj tij siç isha në atë kohë. Ai më tha se çfarë duhej të mblidhja, bëri një magji pajtimi dhe pak para se të mbaronte, i dashuri im më telefonoi duke kërkuar falje dhe tani jemi të lumtur bashkë dhe presim fëmijën tonë të parë. Dua të falënderoj Dr. Ellen për ndihmën e tij të madhe. Nëse keni nevojë për ndihmën e tij, mund ta kontaktoni edhe në emailin e tij. mail: ellenspellcaster@gmail.com ose whatsapp +2349074881619
AntwortenLöschenUnë kam qenë e martuar për 9 vjet pa fëmijë derisa kam njohur shumë komente se si Dr Gideon ka ndihmuar shumë njerëz të mbeten shtatzënë, menjëherë e kontaktova në whatsapp dhe i shpjegova gjithçka, ajo më udhëzoi se çfarë të bëja dhe bëra gjithçka në mënyrë perfekte. , për habinë time mbeta shtatzënë 3 javë pasi ai bëri gjithçka, pata djalin tim të parë dhe për momentin kam 2 fëmijë të bukur me ndihmën e Dr Gideon të gjitha faleminderit për punën tuaj të mirë, kontaktoni atë për ndihmë.
AntwortenLöschen1) nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
2) nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
3) nëse doni të ndaloni masturbimin.
4) nëse dëshironi një martesë/marrëdhënie paqësore.
5) nëse doni të hakmerreni ose dikë.
6) nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
dhe të tjerë.
email: drgideon611@gmail.com
Whatsapp: +2347042291323