Sonntag, 19. Januar 2020

Alketa Maksuti Beqari: JETO I LUMTUR

Keta Beqari

JETO I LUMTUR

Jeto i lumtur
Me të përditshmen e tëndes jetë,
Teksa nget biçikletën në çdo stinë
E era e krijuar prej saj të sjell ledhatimet
E dashurive që ke përjetuar së largmi dhe së afërmi.

Jeto i lumtur
Me tekstet e këngëve që i dëgjon
Si motiv në tënden jetë e ndër buzë iu thua fjalët
E kujto të dashurën të cilës këngët ia këndoje
Netëve të ngrohta pas ndarjes së pasionit të përbashkët.

Jeto i lumtur
Me artin që krijon në telajon e pëlhurtë
E shpesh horizontin në perëndim dielli pikturon
E të mban peng të mos harresës të përjetimeve të të bukurës.

Jeto i lumtur
Aty ku foleza ka dashuritë e mëdha që nga mëngjesi në mbrëmje
E të duan pa kushte, netëve të shkurtra apo të gjata mendojnë për ty.

Jeto i lumtur
Me gëzimin e ditës që lind dhe jeton
Me përkujdesjen që tregon për gjithëçka bën
Me të qeshurën tënde
Me çka ke në zemër e shpirt
Me frymëzimin
Me të tashmen

Jeto i lumtur
Edhe nëse nuk do jem me ty në rrugëtim të pjesës
Së jetës që do kem
Prapë dua të jesh i lumtur.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen