Samstag, 13. Juli 2013

Kater poezi nga Rrustem Gerguri


Rrustem Gërguri
 
LIRIKË LOTI E PËRMALLIMI

RËNKIM LARGËSIE …
Sa e trishtë fjala e pathënë
Mbarsur mendimesh
Kah zemra e mbetur
Në rënkim largësie .
Flakërimë përmallimi
N`përqafimin e ndarjes
Zë fill kujtesa
Ditëve ndër stinë
Në kërkim - rrëfimin.

 
 
IKJE E HESHTUR

E heshtur,ike
Sytë nuk pikuan lotin
Vetëm zemra ndjeu therje
Qepallat hapur përcollën
Deri në skajin e rrugës
Soditën shikimin
E ikjes

I heshtur,mbeta
Në rënkim ikjen
Më gjykoi zemra
Për lotin e fshehur
Pikuar mëngjeseve
Ditëve në bredhje

Shoqërohem me pritjen
Kthimin e ikjes
Gjithnjë e pres !

 
 
R I N O R E

Sytë dhurojnë shikimin
Zemra e gatshme në rrëfim.
Duart joshin përqafimin
Puthje njomësie në shijim.

Jetës s`i dihet së shtegtuari
Ka rrugë të gjatë në hapërim.
Më lehtë përballet së ledhatuari
Në ikje stinësh, me aq përmallim.

Andaj njëherë frymohet jeta
E vetmja gjë që nuk përsëritet.
Besimin e fjalës e ruan e vërteta
Mëngjeseve prore,sa vjen e përtritet!

 
 
LARGIM I PËRJETSHËM

Kujtesë e trishtë plagësh
Vaje e lot gjakderdhur
- ngado varre Kosova ime

Gjumi edhe tash vonohet
Të m`i mbyll qepallat
Nga frika e ëndrrës
Aq trishtuese
Në çmendurinë e kohës

Frymë e këputur
Përqafimeve pa fjalë
Në fytyrën dyll të verdhë
rraskapitur, në ecje
mes ëndrrës dhe frikës.
- në ikje nga vatra e lindjes.

Sa shumë mërzitje,
se nuk u kthyen
- të dashurit tanë.

Nuk erdhën,nuk i gjetëm
- as kur i kërkuam.

Largim i përjetshëm
- nga puthja jonë!

1 Kommentar:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. AGIMI, pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr DAWN në emailin e tij: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    AntwortenLöschen