Donnerstag, 30. Juni 2011

Ardi Omeri: TRE RROKËSHI MAGJIK



TRE RROKËSHI MAGJIK

Në vërtetë më do si të dua?!
Kafsho gjuhën, mos ja thuaj kërkujt!
Mbaje veç për vete
Bëhu xheloze edhe për mua,
Bota të dënon si dikur, në turrën e drunjtë!

Pëshpërite fjalën magjike,
që çdo kush për vete do të ketë
Nxirre lehtë, lehtë...
Lere të lirë me frymë shpirti,
Do ta dëgjoj, edhe të jem në tjetër jetë...

Veç me shpirt edhe unë do të të them,
Magjikun tre rrokësh që edhe pa tinguj këndon...
Atë që shkund edhe hijerëndin mal,
kur me natyrën përjetësisht në fshehtësi flirton...

O e përjetshme tre rrokëshe muzë
Mos e prish magjinë e këngës
Këndoje lehtë, veç me zë shpirti

Agim Desku: BASHKIMI KOMBTAR




BASHKIMI KOMBTAR

Në çdo kohë
të kërkova
bashkë me nënat që linden
ushtarë atdheu.
Nëpër secilin lapidar të kërkova
edhe të gjeta.
Për pak liri të kërkova
deri në Shën Stefan e Berlin,
aty ku çdo vit mbledhja trupt e coptuar
të vendit tim.
Si ditar i rujta me vite kujtim
për brezat që pas vijnë.
Për emrat që i kërkoj
nëpër sa e sa luftëra
të rënë dëshmorë,
edhe në emër e zemër
të secilit shqiptar
që lind e rritë shqipe.
E ka si traditë të flasin shqip
denbabaden në Iliri,
ku zoti e krijoj vetëm Një Shqipëri
dhe Shqipet e maleve e ruajnë brezave të ri
e ruajnë nëpër këngë e lahuta
edhe nëpër oda me huta.
E shkruaj në vargun tim
edhe te secilit poet
që di të thurë fjalë
rreshta për Atdheun e Madh
që na fali zoti si dikur
të bashkuar njëhërë moti,
në Besën shqiptare e Lidhjen e Prizrenit,
në Verrat e Llukës, në Malësi e Çamëri.
Edhe sa herë të vdesim për të qenit shqiptar.
Më thuaj cilën kohë të pres e të vdes,
apo të pres prap edhe një traktat të Shën Evropës.
Të kërkoj të zhdukurit nëpër varrezat masive
si sot e dhjetë vjet si sot e njëmijë vjet.
Sonte e shkruani këtë fjalë
që e pritëm me mallë.
Me lotë nënash ,motrave e fëmijë bonjak
dëshmorë për atdheun e lirë.
Sot e shkruaj me këtë fjalë
Është më u çmuar se ari
E shkruaj BASHKIM
E shkruaj Agim
E shkruaj Shqipëri
E shkruaj Kosovë
e shkruaj liri
e shkruaj Çamëri.


Përzgjodhi: Ismail S. Rexhepi

Mittwoch, 29. Juni 2011

Raimonda Moisiu: HESHTJA

HESHTJE
 
E heshtur, e vetme qendroj ulur diku,
Ne kete park te vjeshtes se zbehte,
Nje rabecke e vogel e me sy zemerbardhe,
Prane meje me frike ulet lehte.
 
Te dashurin po pres ,ulur ne kete stol,
Kruspulluar si murgeshe e heshtur,
Sa dhimbje qe kam , askush s^me kupton,
Vecse kjo rabecke dhe gjethet fishkur.
 
Po valle ku ka ikur, nje fjale pse s'me nis,
Mos valle me nje tjeter diku argeton ?
Une kam nje mikeshe qe keq dot s'te ben,
Eshte hena qe kete cast me veshtron.
 
Atehere kur te kthehesh patjeter te dy,
Ne kete stol te heshtur do rrime,
Po valle, do m'i kthesh keta lote, keto caste,
Po une, a do te ta kthej dot me ,pasionin ,rinine ???
 
Hartford CT USA
2007

Majlinda Rama: POEZIA "FINDLEJ" E ROBERT BËRNS

Mbi poezinë "Findlej"
të Robert Bërns

- Percepsion nga Majlinda RAMA -

"Kush troket kaq vonë në derë?" - ky është vargu hyrës i bardit skocez, Robert Bërns në poezinë me titull "Findlej". Nuk është një pyetje retorike. Ajo që të bën përshtypje në pamje të parë, është pikërisht nocioni kohë: "kaq vonë". Kush mund të trokas netëve vonë? Ndonjë shtegtar i vonuar, ndonjë kalorës që ka humbur rrugën, ndonjë bujtës i rastësishëm apo…? Është dikush që lëshon një sinjal pakëz të lehtëshquar dhe pakëz dyshimtar, ndaj dhe pyetja është: "Kush troket kaq vonë në derë?", një pyetje me një zëth femëror. Dhe përgjigjja: "Jam unë!" që vjen përtej trokëllitjes së lehtë të derës. Është një përgjigje pa përmendur emër dhe ajo as që vazhdon më tej me një tjetër pyetje: "Kush ti?". Pikërisht kjo heshtje dhe kjo mungesë e pyetjes së dytë, e tradhton vajzën, e gjen atë disi të papërgatitur ndaj asaj që ndjen dhe asaj që përpiqet të shprehë. Pra, ky qenka zë i njohur për të, domethënë, nuk është hera e parë që trokitet në këtë derë, nuk është hera e parë që ai vjen në dritën e hënës dhe vëzhgimin e yjeve për të trokitur në këtë derë.

Por trandja e vajzës flladitet edhe më tej. Ajo i kujton vetvetes se ndihet e sigurt në atë që ka arritur, një dashnor i krisur që rrezikon orë e çast për të mbërritur te zemra, rrahjet e së cilës duhet të ruajnë qetësinë, por s’mund, duhet të ruajnë fshehtësinë, por që prapë s’mund.
Po si guxove te me vish? / "Guxova!"- tha Findlej...
Guxim kalorësiak? Ndonëse nuk është një poezi e damave mesjetare... Mjafton t’u referohesh këtyre vargjeve dhe sheh se Ajo kuturiset llastueshëm, kërkon të dëgjojë dhe bindet nga Ai se është i gatshëm për sfida si kjo e kësaj nate verbuese.
Bërns nuk do të ndalet thjesht dhe vetëm te njëra anë e medaljes, ajo e sakrificës së të rinjve, por vargu i tij merr përmasa më shumë se dimensionale. Autori parasheh në krijimin e tij dashurinë si nocion dhe këndvështrim gjithpërfshirës, duke tingulluar deri në thekje "alarmin" e idilit.
Ajo parashtron, Ai pohon; Ajo thërret, Ai përgjigjet; Ajo lëshon klithmën e parë të parantezës së dashurisë, Ai prapë bëhet pohues deri në vetëmohim: "Do të vij përsëri!"... Autori jo më kot e ka bërë këtë zgjedhje, duke i besuar në rastin konkret detajit, çastit, fjalës - buruar të gjitha këto nga thellësia e ndjenjës.
Ja, do provoj të të fus brenda./"Provoje!" tha Findlej/Te rrimë tok, siç na ka ënda /"Do rrimë!" tha Findlej.
Të dy mezi presin. Të dy rendin. Të dy gulçojnë e gufmojnë në poezinë e Bërnsit. Ky i fundit, nëpërmjet fjalës së thjeshtë dhe një vargu që vjen natyrshëm, ka arritur të na servirë një tablo të qartë të asaj që duket para derës dhe të asaj që shfaqet underground. Duke iu referuar këtyre vargjeve, shihet qartë një flakë, prushi i ndezur dashuror. Nuk na jepet limitim, as kornizë e asaj që do të ndodhë, por na jepet shumë më shumë e aspak më pak:
"Të rrimë tok siç na ka ënda"
E si mund t’ua ketë ënda të rrijnë bashkë dy të rinjëve? A munden ata t’u bëjnë ballë krizave që kap çdo ind pranë njeriut që do? Çfarë mund të ndodhë më tej? Autori në asnjë rast nuk na tregon se aty bëhet fjalë për një vajzë dhe një djalë që duhen dhe as na jep momente ku ai i thotë dikund: "Të dua!". Por gjithçka flet, rrëfehet, ndërthuhet nga ky minidialog para dhe pas derës, mbi dheun e kaftë, nëpër trokëllimat e kuajve pa frè dhe nën vallen e sapo nisur të yjeve.
Robert Bërns është një indicie kuptimplote e lëvizjes romantike dhe poezia "Findlej" përbën pikërisht një nga shtyllat e ndjenjës së vrullshme dhe dashurisë së pastër tokësore, duke paraqitur heronj lirikë të një formati të veçantë.
 

Robert Bërns

FINDLEJ

Kush troket kaq vonë në derë ?
"Jam unë!" - tha Findlej.
Ik se të zunë, o i mjerë!
"S’më zënë!" - tha Findlej.

Po si guxove të më vish?
"Guxova!" - tha Findlej
Kuptohet që ti s’do t’ia dish...
"Kuptohet!" - tha Findlej.

Por në ta hapsha, siç do ti...
"Hape!" - tha Findlej.
Do rrish pa gjumë, o i zi!
"Do rri!" - tha Findlej.

Ja, do provoj të të fus brenda...
"Provoje!" - tha Findlej.
Të rrimë tok, siç na ka ënda ...
"Do rrimë!" - tha Findlej.

Në bëfshim sonte dashuri...
"Do bëjmë!" - i tha Findlej.
A do vish ti përsëri?
"Do vij!" - i tha Findlej.

Për punën që do bëjmë ne...
"Do e bëjmë!" - tha Findlej.
Ta kyçësh gjer të hysh në dhe!
"Do e kyç!" - i tha Findlej.


Qershor, 201

Sonntag, 26. Juni 2011

Ismet Hebibi: MOS MA KËPUT SHPIRTIN!!!...



MOS MA KËPUT SHPIRTIN!!!...

ma këpute Shpirtin ah n’ Shpirt më këpute krejt
si Miliarda shpirta t’dashuruar Marrëzisht n’ këtë botë
hej! Shpirti i poetëve s’ështe i Shpifur as llym animalësh!!!...

vetëm këtë shpirt Kemi:mos e këput perin e Fatit tonë
sa here Thua qe s’më don: shpirti fillon si lulja pa ujë me u Tha
vetëtin e Pëlcet i cfilitur: duke kërcitur si kripa n’zjarrë,…

oh ç’ është kjo e bekuara Dashuri: as s’ hahet e as s’ pihet
po n’ acare dimri në Minus shumë grade Celzius pse s’ngrihet
si Frymarrja është: pa te s’ Jetohet as n ‘parajse nuk rrihet!...

fluturat Krahëshkruara n’çdo pranverë dashurie Vijnë
shpirtërat ybleror Shumngjyrësh si bukuria hyjneshës Afërditë
befas pushtojnë Ethet e dashurisë:Derman as çare kund s’gjejmë!!!...

po Përse se thua me zë Zoti:të dëgjojnë gjithë njerëzit dhe Yjtë
t’ heshtin n’ zgurët e tyre Kameleonët pakurrizorët Gjarpërinjtë
kriminelët Katil që vrasin n’errësirë si Xhelatët rezil t’pashpirtë

hipokritët Xheloz smirzinjë e Gjytrymët ngatrrestarë t’ pafat
djajët me brirë si Satanai e kulçedrat shpirtpërvluara në Mëkat
bëhen armiq t’ Përbetuar të dashurive Fatkrisura,...

kanë me ardhë Fatbardhsisht kohë më të Dlira se dje e sot
të rinjtë me Tjerë u nisën t’ kërkojnë Anijet e fatit nëpër botë
secili Ishull i harruar Lumturinë e humbur ka me e gjetë,…

ah! dashurimagjikja Krenare si fjongot e arta n’leshrat e gjatë
ç’dredhen e përzhdredhen hirplota si Princeshat nazemëdha
vetëm dashuria bekon Drejtësi!Liri!Mirësi n’çdo kohëjetë!

Shpirtin ma këpute ah ma këpute Shpirtin krejt,...
rri shtrembër e fol drejt t’ dëgjojnë Zotiengjëjtnjerëz
fatin tënd mos e Nënçmo:si gjahu ik para Mishngrënësvet!!!...

lulëzo Dashuri!rritu kristalkaltër shqipegjak: n’Zemrën tonë t’bardhë!

Agim Desku: PIKTURA



PIKTURA

Jam vetë jeta në pikturë
Jam vetë pikturë në jetë
Pejsazh ngjyrash e miqesh
Në dhomën time
Jam piktur
Varur në mur e shpirt te poetit
ku shkruhet vargu
Për miqtë e mi
Ngriti dolli me gotën gjysmë te mbushur
Këmbëkrq e shtruar shqiptare
Sofra jonë kudo na bashkon
Dhe falë dashuri për atdheun
që ma ruajnë në gji
Për miqtë jam poet
Jam fjala e besa e shqipes
Shkembi e mbijetesa
Flas me ju e pi kafe
Herë në Drenicë
herë në Çamëri
sa në Kosovë e Malësi
kudo jam me vargun e juaj
jam me miqtë e zemrës
në Preshevë e Iliridë
emri i juaj seq më rritë
vargun tim se ma shndërritë
jam pikturë për mur
rri e flas me ju i zgjuar
më jepni fuqi si Mujit
dhe fjala bëhet gur
dritare e dritëhënë
më e bukura e pathënë
o sot o kurrë
në përvjetorët e Çamëve
që u bënë burrë.

 
Perzgjodhi: Ismail S. Rexhepi

Lediana Kapaj: PAQE SHPIRTI



PAQE SHPIRTI

Paqe shpirti nëpër netë, paqe zemre nëpër stinë,
Sa dy pole jemi larg, aq pranë kemi poezinë.
Pranë e pranë dy botëjetë nëpër udhët e misterit
Është gjuha jonë e shpirtit që kalon përmes ylberit.

Ferri i natës së verbër që përgjon me sy hijene,
Çirret, griset, rrokulliset posi kok’e një balene.
Po ku pyet gjuha e zemrës, kalëron mbi ortek
Shkon e prehet në një diell, ku ka shpresë edhe jetë.

Erë nektari na bashkon, plotë petale dashurie,
Këngë poetësh këndojmë, pentagrame lumturie.
Ndaj e dua këtë jetë, ndaj besoj tek fryma e Zotit,
Se më dha një tjetër diell që m’i teri gjithë lotët.

Samstag, 25. Juni 2011

Seveme Fetiqi: IKJA NGA VETMIA


IKJA NGA VETMIA

Ika ne kete buzembremje
nga vetmia
hyra neper rruge te verbuara
mos ta takoja
ajo ecte si re e bardhe
mbi kurora malesh
duke mi ndjekur
hapat e shpejt
te zemres se ngazelluar

ika sonte nga vetmia
gjurmet e mia te heshtjes
deshta ti fshij
ne shiun melankolik

s deshta
sonte te jam e vetmuar

deshta ta shuaj etjen
ne detin e syve te tu

Vullnet Mato: GJYSHJA PËR BIJËN E SHEJTANIT



GJYSHJA PËR BIJËN E SHEJTANIT
 
Gjyshja pa dhëmbë në gojën e madhe,
qeshte dhe me ledha më quante keç.
Nëna e nënës, jetëgjata me tumane
qeshi plot nëntëdhjetë e tetë vjeç.

Si ajo plakë gazmore dhe kapedane,
në jetën time nuk më deshi askush.
Më lëmonte kokën e nxirrte bajame,
nga xhepat e tumaneve të fryrë kaush.

Bir i gjyshes të bëhesh djalë i mirë,
mos puthësh kurrë “Bijën e shejtanit”,
si ai dajua i madh që na vjen i pirë,
me atë të flamosur nga degët e manit.

Dajua sarhosh s’më pëlqente as mua,
ndonëse më jepte të thyeja bajame.
Se kur vinte me këmbët i penguar,
kundërmonte të puthura era shejtane.

Kur arrita vetë moshën e pjekurisë,
u bërë kureshtar si ishte ajo dreqe.
Putha buzët e saj te gota e rakisë,
bija e shejtanit s’mu duk aq e keqe...

Dhe në dasmën e motrës, çakërrqejf,
i thashë gjyshes para shishes me verë:
Putha bijën e shejtanit sa u bëra dreq!
Ajo qeshi atë ditë më fort se çdo herë... 

Mittwoch, 22. Juni 2011

Nijazi Mripa: FEMRA KOSOVARE




FEMRA KOSOVARE

Femer Kosovare,moj Dashuri e rralle
Ne syte e tua prej argjenti,
Drini e Sinica rrjedhin
Dhe ne ngrohtesine e shpirtit derdhen,
Shkendijat e shikimit tend,
Yje te vegjel jane
Qe rrezatojne me liri,
Me deshiren per paqe.

Femer Kosovare,moj Shqiponje krenare
Ne floket tua te arta
Shiu i Dukagjinit flene
Dhe prarohet ne fusha
Neper te cilat shkele,
Me hapin plot shprese
Per nje te neserme me te mire.

Femer Kosovare,moj Zane e Malit
Ne duart tuaja magjike
Ruan ernat e Alpeve
Dhe i leshon qiellit qe te mbartin
Kengen e lumturise.

Femer Kosovare,moj Shote
Kraherori juaj eshte i bute dhe i ngrohte,
Sikur Liqeni i Ujmanit
Dhe ne te le te flejne
Femijet tuaj me endrren per Token
E shtrenjte per te gjithe ne.

Femer Kosovare,moj Bukuri perrallore
Qendro ne pragun e Kosoves,
Ruaje me fuqine e shpirtit
Dhe butesine e fjaleve,
Me kurre mos lejo
Qe kaloresit e erresires
Te kalerojne ne oborrin e saj,
Largoji me kenge shpirterat e te Liges
Dhe vezullo qiellit me bukuri
Mbi kete toke te plagosur.


Femer Kosovare,moj TE DUA

Gjyshe,
          Nene,
                 Bije,
                      Moter,

                               Grua...

Sonntag, 19. Juni 2011

Dëshira Haxhi: Te dua vetem ty!



Te dua vetem ty!

Dehem me driten romantike te henes
ate hije drite neteve perqafoj
Ah..... bukur belbezojne buzet e tua
nuk flasin, pikturojne fjalen te dua!


Te puth,perqafoj endshem te shtrengoj
vegim i qiellit hesht por enderroj
ndek rrugicat ne rruget e dashurive
shkendije e ndezur,boten tende rrezatoj


Nuk mundesh mes fjalesh,t'me kuptosh...
Zgjohu nga gjumi i puthjeve te mia
ta kam thene shume here mes perqafimesh
frymon vetem ty brenda fjales "te dua"!

Donnerstag, 16. Juni 2011

Ymer Nurka: DITLINDJA E POETIT



Ymer Nurka

DITLINDJA E POETIT...
/Lirikut të madh Vehbi Skënderi/

" VEHBIU, lindi atë ditë Maji.
Perëndoi në këtë ditë të qershortë
Kënga i jehon ndër mote fuqishëm
E s'lë vënd për vaj, e për mort…"
Autori


Nuse u bë Lenia, atë ditë Maji,

U puth me Diellin...e foli me Qiellin...

Perëndimi i purpurt,

Nën tingujt e zemrës,

U qep me fillin e ëndrrës,

Nga duart e zanave...

Të visheshe ti, o Princ i Këngës...



Leonë ishe, atë ditë Lenije...

S' të mjaftuan lulet e çelura ndër viset e tua

Lulnaja të tjera, prej malesh i more hua,

Majë më majë e skaj më skaj...

I përralltë kish ardhur ai Maj.



Prej rrobulli të kuq, u gdhend një djep,

Nga zogjtë, më të bukur të pyllit,

Kënge pas kënge, nën dritën e yllit

Cep me cep, e sqep me sqep...

Kish çelur një jetë..., një jetë e vërtetë

E mbushur me aromat e Prillit



Qumësht premtuan, sorkadhet e malit,

Të mjaltët, të njelmët, si shpirti i djalit...



Me rreze yjesh u thurën shpërgenjtë,

Dhe Hëna zbriti me duart e Muzës

E plotë e verdhë, si kulaç poganiku...

Dy duar të ëndërrta, u bënë kumbarë,

Minareja u prarua, nga drita e shënjtëve,

Filli i Platintë dridhej, nga tinguj qiellorë,

Kish lindur ai , Këngëtari më i ëmbël i Botës.



E strehët pikuan, lot të hareshëm,

E odat u mbushën, përplot mysafirë,

Dollia dhe kënga, jehoi aq ngeshëm,

Si festa e një dite të mirë...



E ylbertë rrodhi drita, prag pas pragu,

Nëne pas nëne, e plak pas plaku...

Nuset dhe çupat, hodhën mbi supe,

Tylin pranveror të stolisë,

Ti ngjanin Ofelisë...



Gjersa kënga rrodhi, ndër damarë, si gjaku,

S'ka muzg, të shuajë vezullimin e atij Agu...

Mittwoch, 15. Juni 2011

Nijazi Mripa: KOSOVE – VENDLINDJA IME



KOSOVE – VENDLINDJA IME

Permes dritares shoh shpirtera transparent dhe veshtroj ne pakufi,
Heshtja uleron porsi zerat e te paaarritshmeve,
Behu endrra ime.
Enderr e kapshme sikur drita.

Enderr me emrin Kosove.

Ajo,jeta e se ciles qe ulur ne skaj te dritares dhe shikonte vdekjen ne sy.
Jeta,qe sot vezullon ne syte e shpirterave te panjohur te nje atdheu .
Atdheut tim.

Do te kujtohem edhe njehere(e shumehere) per gjithcka qe na ka ofruar.
E shumepak( teper shumepak) i kemi dhene.

Cdo nate e derdhur ne horizontin qiellor,e cdo deshire me agimin e ri.
Ca shpirtera,ne besimin e jetes te lumtura,
Ose te asaj qe per te gjithe ne eshte dashuri e perhershme,
Nena e perhershme.

Ne fund megjithate do te shohin ndjenjat e tyre te hedhura ne leter,
Do te kuptojme qe per Kosoven fjalet nuk ekzistojne.

Cdonjera eshte e imet dhe e padukshme
Dhe nuk mund te perthekon llaven e mendimeve te mia.
Ndonese ja vlene te provohet.
Ndonese ja vlene te duhet ajo e pashpjegueshmja.
Atdheu.

Dhe atehere,kur t’i mbylle syte do te shoh dhimbjen e saj,
Por do ta le te mbetet e paharrueshme.

Do te mundohem ta shoh inatin per jete dhe vdekje.
Do te shoh ate qe ekziston,krenare dhe e perhershme – sic e ka dhene Zoti.
KOSOVEN.

Mirlinda Musaj: SHEKUJVE TË LIRISË

 
 
SHEKUJVE TË LIRISË

I madh flijimi

1.

Erdhi koha e festimit
me lodra e vallëzime
mjaf duruan dardanët
sa e sa sundime!
2.
Zhduku, moj dallgë,
shkatërrim natyre,
zhduku sa më larg...
oh, shekuj marrje fryme...
3.
Të shuhet stuhia,
buruar nga djalli,
mos t'i marrë gjethet,
mos të zverdhet bari!
4.
Me dekada, shekuj
I madh flijimi,
me gjak e shkrim
I madh sakrifikimi.
5.
Të shuhet uragani
me të dallgë e detit,
të zhduket dragoi
Ëndrrës së mllefit...

Venitja e helmimit
6.
Pjesës verilindore
kështjellë qëndrimi,
aty jeton dragoi
Me gojë helmimi.
7.
Kështjellë e frikshme,
Vargan porosish
Herët apo vonë
Shkrumb kjo Dardani…

8.
Dardania trime,
Kurrë s’u pajtua,
Me heroikën e saj
dragoin ka tërbuar!
9.
Dragoi po venitet
S’lëshon dot zjarrin.
Inati i tij madh ,
s’mposht shqiptarin...

Kafazi i Dragoit
10.
Ej, moj portëmadhe ,
portë e stolisur
Prite ti lirinë ,
tek ty është nisur...

11.
Ja po rrëzohet,
i ndryshkuri kafaz
Hekurat po këputen
pëllumbi fluturon lart...

12.
E, more dragua,
të erdhi ditë e fundit,
Shihe, more i mjerë ,
flatrimin e pëllumbit…
13.
Kosovë, o lavdimadhe
Ç’lezet të ka historia.
Mbyllur dragoi në kafaze
E sheh se ç’qenka robëria…
14.
Këtë ditë bekimi
me shekuj kemi pritur,
tani që e fituam
s'ka për të ikur!

15.
Goditja që të vriste
nga gjakpirësi i etur,
ëndërronte të shihte
çdo shqiptar të vdekur!

16.
Heronj u vranë...
të gjallë me shpirt,
lart ngrihet krenimi
flijimi për këtë ditë!


17.
Do të thonë dikur
qenkej një dragua,
nga goja e helmët,
helm kishte lëshuar...
18.
…. Eh, moj martire,
Kjo liria e vërtetë,
Acarin e dimrit,
shndërrim
në verë të nxehtë…



Data 17 shkurt,
viti 2008

Donnerstag, 9. Juni 2011

Deshira Haxhi: NDJEJ FLLADIN E DASHURISE



NDJEJ FLLADIN E DASHURISË

Ku ta gjej ,me c'drite ta kerkoj
mikun qe zemren time di te lexoje?
pyes vehten, bertas si e marre
Danubin blu njeri me ka pare?!

Ne ballkonin e zemres sime
lule mbjell per secilen dite,
me lotet e syve te mi i ujit;
kujt t'ia dhuroj kete dashuri te brishte?!

Vizatoj zemren time ne endrren e luleve,
petalet rene sheshit me shikojne me cudi,
gonxhet heshtur flasin me ze te mbytur
kete ylyber drite ende nuk e sheh njeri?!

O bote e verber, tinzare si skile,
Mos mendo se me lodhe, me mposhte,
varka ime me vela ne detin blu
jep kushtimin; jam ketu, jam ketu…

Montag, 6. Juni 2011

Liman Zogaj: NUK E DI


 
 
 
NUK E DI

Nuk e di
a me shkrepi vetetima
mbi vetull
apo plasaritja e fatit
e qane edhe
shkembin.

Nuk e di
Oj bukuri e dheut
kushe ta rrenoje
at fatin e zi
dhe pret nene strehe
ku nuk kthehen me shtegetaret.

Pas diellit
po digjem
e kurr
emrin sta harrova.

Hajdin Morina: GJAKU I MUJËS


Hajdin Morina

GJAKU I MUJËS

Shprushi prushin e historisë
U mbush zjarr dhe u nis...
Plot Atdhe iu mbushën sytë
Kur hyri i pavdekshëm në Kosovë
Në atë dhjetor

I përqafonte katundet
Qytetet e Shqipërisë
Që ishin shkoqur nga trungu
Pazareve të historisë

Seç e shkrinte borën seç e digjte kufirin
Në atë fund të motit
Në atë fund të mortit

Drejt qiellit ngjitet përditë
Liri dhe Arbëri
I shkrepin sytë

Sonntag, 5. Juni 2011

Fatos Ashiku: TË PAÇIM NË KRYE TË SOFRËS!



TË PAÇIM NË KRYE TË SOFRËS!

(Nje dedikim modest mikut tone te perbashket, Haxhi Muhaxheri)

E lehte per druvarin ne mal
te perzgjedhe lenden drusore
e lehte per ate qe e laton
e lehte per ate qe e nderton.
por veçse duhet mund i madh
nje zemer te madhe te keshe
te besh bashke dy shqiptare
ja kur ja del e ben si duhet,

...e meriton ta mbartesh urimin
te paçim o mik ne krye te'sofres'...!



04.06.2011

Kujtim Stojku: T'PAVSHA GJITHMONË NË KRYE TË SOFRËS



 
T’PAFSHA GJITHMONË N’KRYE T’SOFRËS
 
/Haxhi Muhaxherit me rastin e ditlindjës/

T’gjith’jemi ulur përrreth sofrës
Si një unazë e florinjtë
Sa bukur t’gjithë po t’na shohësh
Duke kthyer me fund për ty dollinë.

Si deti me valë vazhdojn’ urimet
Tinguj gazmor përhap sharkia
K’shtu u mbledhshim për t’gjitha gëzimet
Sofra shtruar me t’mira plot,lumë derdhet rakia.

Gëzuar ditlindjen mik t’uroj nga shpirti
Me shumë mall na ke mbledh rreth sofrës
Patsh’ gëzime gjat gjith’ ditëve t’vitit
K’to vargje t’thjeshta prej zemre m’rrodhën.

E k’shtu t’pafsha gjithmonë në krye
Duke ligjëruar fjalën e bukur shqipe
Gëzuar ditlindjen për jetë e mot
Përshëndetje t’zjarrta t’çoj prej Shqipërie…

Tirane .5.6.2011.ora 13.00

Mentor Thaqi: GEZUAR!



Gëzuar!!!

Gëzuar dje, Urime sot,
qofsh i lumtur shumë-shumë mot,
sa t´na mbajë gjallë kujtesa,
s´do të prajë, dëshirë-uresa!

E kem shtruar bukur SOFREN,
mirë për vëllaun, bukur për motren,
me traditë, letërsi, historike,
Sofer t´begattë Poetike!

Për cilat vëlla, të t´përgëzoi sot?!
Për krijimet tuaja të shkelqyeshme?!
A për Ditëlindjen, sivjet e n´mot?!
Gjithësesi për punë shumë t´vyeshme!

Sot të gjithë me shum gëzim,
e mbajnë ISON me një URIM:
- Përgjithmonë dhe sot-k´tij heri,
Urime e Gëzuar, Haxhi Muhaxheri!!!

M.Th.5.6.2011 (08,19 h)

 


Haxhi i dashur, vargjet tuaja janë xhevahire të shkruara, një temë letërsie dhe kritike letrare që don analizë dhe vlerësim më të gjërë, si krijues i shkelqyer që je!!! Sot kemi arsyeshmërinë e dyfishtë të të urojmë! Pse??? Epo, qëlloja vet... "DJALOSH" i mirë! Hahaha! Gëzuar!!!***URIME O HAXHI VËLLAU!