Sonntag, 23. Juli 2017

Tri poezi nga Veron Hoxhaj

Poeti Veron Hoxhaj

RRUGËTOJ MBI VARG

Mbi rërën e nxehtë të shkretëtirës
rrugëtoja me këmbët zbathur,
më digjnin sa dhembja s'durohesh
dhe buzët si thela më ishin plasur.

Dhëmbija sa vinte s'durohesh,
dhe qaja thërrisja mama
mamaja e vuajtura e shekullit 
ish larg shumë larg, dhe nuk me dëgjonte mua,

Një pikëz uji kërkoja,
të më sillnin atje në shkretëtirë
dhe hiqesha si zhaba un zvarre
me trupin e thar dhe te pire.

Ndër grimcat e rërës bardhoshe,
të hapura në fushën gjerë
sytë me krijonin ylbere
dhe loti pikonte i mjerë.

Gjeta një pemë gjelbëroshe,
dhe hëngra nga fletët e saj
të me sillnin energji pak te shpirtit,
të vija te takoja mamanë.

Të tharta si laboti japrakut,
me shije në erë shkretëtire
i haja gjethet e pemës,
si kaprolli i vetëm nëne hije.

Vazhdova un rrugën makabër
dhe dola ne token e but,
ku gjeta burime dhe pllaja
thëngjinj pllaka dhe gur.

I shkruajta pllakat me radhe
poezi te trishta mallëngjimi
Për nënën babën e hallin
ne degë me këndonte bilbili.



BABËZIA TE NJERIU

Si kërcu, mbi lum rrugëtojmë,
Sonte jemi nesër shkojmë,
Stres për dit pa gjumë për nate,
Për te shkreten ton kafshate.

Babëzia te njeriu, 
Si hanxhar shpirtin e griu,
Tkurret zgjatet si tërkuzë
Rrinë fëmijët hundë e buze,

Fukarai dhe popullsia,
S'kanë të han as gjizë te shtëpia,
Kjo është jeta po të duash,
S'u bën vonë se ti do vuash.

Del ne rrugë, e del ne shkalle,
Lip po deshe ha dhe dhallë,
Shko dhe lutu për lëmosh,
Prapë te ngelet barku bosh.

Rruge e keqe është babëzia,
Si shushunja kurative te kutia,
Qe rron me gjakun njeri,
Soj nga i pa fryri njeri 



MALLENGJIM

Mbi nje degez trendafili,
Po mendon zogu folene,
Nga e lindi neneza zoge,
Nga atje ku kish Atdhene.

Ciceroj dhe rrahu krahet,
Ju afruan dhe zogj te tjere,
Bashk me motra dhe vellezer,
Fluturuan mbi atmosfere.

Kur pan vendin dhe Atdhene,
Cicerimat nuk pushonin,
Rrihnin krahet te gezuar,
Lart mbi re mallin tregonin.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen