Sonntag, 23. Juli 2017

Tri poezi nga Jahe Fida

Poeti Jahe Fida

Me pushkë këngës ne ja thona!

Baj kujdes o t’shitoft zana
Sill në mendje historinë
Vend i shqipes k’tij i thona
Mos ma prekë Shqipërinë!

Se për besë ndizet stralli
Tymë e flakë digjet mali
Ky është vendi Skënderbeut
Trimat i dalin zot atdheut!

As pas shpine mos godisni
Mos përdorni as tradhëtar’
Keqas fare do degëdiseni
Mos haroni ju të marë!

Se për besë ndizet stralli
Do ju djegim  për së gjalli
Trimat vdesin si me le
Për vatan e për atdhe!

Baj kujdes o t’shitoft zana
Jemi stërnip të Skenderbeut
Me pushkë kangës ne ja thona
Këngën ja kushtojmë atdheut!

Tiranë, 18.03.2016



Ku l’shon dielli rreze t’arta!

Ku l’shon dielli reze t’arta
ku  rrethu vendi me kreshpa
ku kerkon me qef me shkue
Ku shtrihen te bukurat bjeshka
Ku t’freskon freskia ballin
Ku ke qef te shohesh malin
Ku krenar ndjehesh vertet
Ne valbone, ma t’bukrin vend!

Ku nise uji qelibare,si kristali i kulluar
Ku fershellen uji ne zall
Ku trimnise bukur kenduar
Ku jane bjeshkte qe i qujn t’neme
Qe ne fakt qofshin t’bekuar
Ku  degjohen blegerim qingji
Dhe ku dashi tund kembore
N’veri t’vendit  ne t,bukurat kreshpa
Ne luginen, ne Valbone!

Ku te presin fytyre qeshur
T’ka lezet dhe buka, kripa
Ku shendrin filxhani kafes
Ku t’urojne : tungjatjeta
Ku ka bese shqiptarie
Kujt i k’ndojne bilbilat, zanat
Ku i ka hije burit e fmijse
Ne Valbone, n’zemer t’malsise!

Atje shkova u mahnita
Pash djemt porsi lisa
Pash turista nga çdo ane
Nga shqiperia, nga europa
I degjoj
a duke thane:
U kenaqa, u çudita
Eshte ajo qe kam endruar
Nuk po ngopem, duke shikuar!

Tiranë, 17.08.2015



Me mere ne krahe shqipe…!

Me mere ne krahe shqipe, te pergjerohem
Me ty bashke te nise fluturimit, te sodisim
Ne maje kreshpash, mbi male te lartesohem
Ne çdo pellemb , vendin e shqipes te shetisim...

Te bukuren natyre te shohim, te shijoj
Te ulemi shtruar dhe ne vend me gur
Se shqipja eshte vend me te medhenje heroj’
Me histori te ndritur me plote krenari, plot nur...

Te shoh femijet pas fluturave te turren
Duke mbledhur lule, duke bere kurrore
Duke lozur, te qeshur ashtu ne te tyren
A  ne shkoll, duke shkuar me çanta ne dore...

Dhe bagetine te shohim shtruar ne kullote
Çobanin te shohim, dashin me kembore
Te degjojme bilbilin kur kenges ja thote
Me zogjte e tjere, se bashku ne korr...

Po te lutem shqipe me ço ne çdo vend
Ku ka dhe shqipje , ne çdo cep te ti’
Te perulem thell, e kam me tere mend
Se dheu i shqipes eshte  plote embelsi’

Dhe nje lutje kam per ty shqipe sot
Dua syte e tu te mi huazosh
Asgje s’dua te me fshihet, te me  iki kot
Tek “Lulat e voçer” dua te me çosh...

Nese s’kam gje tjeter atyre me u dhene
Dua t’i takoj t’ju jap perqafim
Dhe pse per buke e di do me thone
E ne shpirt do te ndjej trishtim

Lotin do ju mare, buzeqeshje t’ju fal
me lotin e tyre do mbush shpirt
me njerzit e mire te ndaj dhimbjen mal
e le te trembim  a shporrim ligesit’


Tiranë,  07.12.2015


  
Me valet e drinit…!

Fryni era malit
Dhe freskoi fushen
Fshatit perkedhel ballin
Dhe thellenxes gushen!

Fryni era malit
Solli historine
Ne vater t’dibranit
Shtroi krenarine !

Erdhi nga Hinoska
Nga gryka Radikes
Vjene nga Veleshica
Dhe nga Kater Gryket

Fryni era malit
Nga fusha Korrabit
Embel u nderthuaren
Me eren e zallit!


Fryni era malit
Dibren e pershkoj
Me valet e Drinit
Dibres i kendoj!

Tiranë, 13.10.2015

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen