Montag, 23. Mai 2011
Xhelal Ademi: TRI POEZI
PËR TY DHE JETËN
E kotë më qe udha në këtë botë të zhveshur
Mbi sfond të vetvetes qesh shtrirë sikur hije
Shpejt u tret magjia, hapi Yt i ngjeshur
Ndër copëza kujtimesh kur shkoje dhe vije
Ndaj udhët e korbëta heqin zvarrë këtë terr
Mbi themele kotjesh një ndjejnë më rri varë
Përse daulle t’huaja përreth ndjellin ferr
E më fikin diellin që kurrë s’e kam parë
Ah jetë që kalërohesh dehur si fërshëllimë
Je ëndërr që këputesh ndër qiell të pa anë
Herë hapesh herë mbyllesh, mjegull e vetëtimë
Ndaj pak të lëvduan, shumkushi të shanë
Për ty dhe jetën
E kotë më qe udha në këtë botë të gjveshur
Mbi sfond të vetvetes qesh shtrirë sikur hije
Shpejt u tret magjija, hapi yt i ngjeshur
Ndër copëza kujtimesh kur shkoje dhe vije
Ndaj udhët e korbëta heqin zvarrë këtë terr
Mbi themele kotjesh një ndjejn më rri varë
Përse daulle t’huaja përreth ndjellin ferr
E më fikin diellin që kurrë se kam parë
Ah jetë që kalrohesh dehur si fërshllimë
Je ëndërr që kputesh ndër qiell të pa anë
Her hapesh herë mbyllesh,mjegull e vetëtimë
Ndaj pak të lëvduan ,shumkushi të shanë
poezi
Të përgjigjem
Themelura që ndërtuam mes dy brigjesh ishte prishur
Hijezeza e pat tretur a vallë lumi e kish grishur
Që të dilja me të ecur, megjithmend e kisha kot
Vallë të fleja këtej bregut por a mund të rrija dot
Ndaj u nisa nëpër dallgë siq merr udhën lundra vetë
Kur kusari ka mbyllë sytë ka kërcyer n’tjetrën jetë
Kështu valët më kanë rrahur por si dola nuk e di
Seq mu shpif në mendje fare dora jote për çudi
Atbotë rroka nga së largu dorën tënde gjith shtërngim
Shpejt më shpuri përtej bregut tek ka gjëmën malli im...
poezi
Mittwoch, 18. Mai 2011
Vullnet Mato: KU I KEMI HERONJTË E SOTËM
KU I KEMI HERONJTË E SOTËM
Ku janë guximtarët e bëmave të mëdha heroike?
Ku i kemi heronjtë e sotëm të vetëflijimit fitimtar?
Flenë moteleve me dashnore e kurvicka histerike,
pinë “Viagra” dhe injektojnë “Heroinë” në damarë.
Mbushin faqet e shtypit dhe ekranet me ngjyra
disa prototipa të rëndomtë të llojit “Big Bradhër”,
që kacafyten tre muaj dhe bëjnë tualet në pasqyra,
për të fituar miliona duke puthur vajzat e radhës.
Palosin lojëra fjalësh në mikrofona opinionesh,
oratorët që shfaqen njëmijë herë në njëmijë ditë.
Mohojnë me nihilizëm bëmat pozitive të çdo kohe,
dhe pompojnë pareshtur të paaftët për “mrekullitë”.
Nderohet kush zotëron mirë mjeshtërinë e shpifjes,
kush zbraz për rivalët helm më të fortë se gjarpri.
Kamera spiune peshkon heronj video-përgjimesh
dhe hajduti milioner del nga lypsarët më i varfri.
Çmohet kush pa turp i rrëshqet moralit të elitës,
kush durimin njerëzve ua shkërmoq me daltë.
Ngrihet lart në qiellin ashiqare të mesditës,
kryevepra e atij që shkel ligjin, sa e bën baltë.
Quhet kryetrim ai që përdor lirinë si pronën e vet,
dhe nga milli i rebelimit të gjakut nxjerr shpatën;
sulmon të drejtën e të tjerëve egërsisht dhe godet,
duke plagosur rëndë kushtetutën dhe gjykatën.
Mendjehollët më të mprehtë po dalin gënjeshtarët,
që shpikin shfajësime duke pasur dështimin kalikiçi,
që fshehin si disa gra jastëkun te barku i barrës,
dhe në përfundim pjellin hiçin nga mitra e hiçit.
Ku janë guximtarët e bëmave të mëdha heroike?
Ku i kemi heronjtë e sotëm të vetëflijimit fitimtar?
Flenë moteleve me dashnore e kurvicka histerike,
pinë “Viagra” dhe injektojnë “Heroinë” në damarë.
Fran Tanushi: ILUZIONISTI
Djalli puthisë
bindjen kryeneqe
bri definimit dyshues
Në tryezë kur ul
shenjeten dhe djaj
në kërkimin e moralit shperfilles
Shpirterave të shtjerrur
ju ngulitë bindjen
e ushqimit shijehidhur
duke mbetur argat
i frymzimit boshatises
me mirësi iluzioni
Me realizimin e synimit
të profitit mbresëlënës
tkurr polet imagjinuese
Nën siglen e proklamimit
të së pa mundures së mundur
çelsin maxhik e dredh
Iluzion -
iluzionisteve dhuratë
Samstag, 14. Mai 2011
Dhimiter Kokaveshi: NEÇO MUKOS
NEÇO MUKOS
Αnijes, detit dhe dallgëve…
Guxoje! Përplaseshe, jetës
Kuvertës së anijes ku dehjet,
I përkisnin… thellësisë.
Me kaltërsinë e valës, jeta!…
Të mashtronte dhe shtronte
Ç’do moment mbi Neçon,…
Një mendim.
Ledhatime jetës s’tu afruan
Dhe pse mes vargjesh
Zbraze nur… të bukurisë.
Dallga mes bregut endet
Përjetuar dhe pse përballë
Teje krenohej dhe shpaloste…
Energji.
Gjithë kaltërsinë
E shpirtrave gjykoje
Dhe reagoje mes trazirash
Qe ushqenin pa trishtim.
Gjendja, jeta dhe dallga
Daltave përballej
Gdhëndur skulpturës
Së natyrës reagonin…
Hidherim.
Ajo!…serish anijen
Po sulmonte
Dhe përgojonte e pa denjë
Mbi vëllim.
Uji!… Mbi ty?…
Guximit nuk deshtoi
Mes pikave tentoi
Reagimin dhëmbit
Tëndë, pa përtim.
Si paralajmerim!… E theu
Dhe jetës tënde reagonte
Mbi provokime qe të çonin
Kohëzgjatjen, në mërgim.
Ajo!…Nxitimit jetë…
Mbi dhëmbin të synonte
Vitet, u trëmbën, si vite
Në mbarim. Ajo!…
Pa maturi mes përkushtimit
Reagonte,… pa maturi.
Jetës!…
Një monument lavdie
I ngrite vargje, mbi to!…
Skalite bregun me ledhatime
Dhe melodive Himarjote
Qe hymnëzoje u dhuroje
"Vajzën e valëve" dhe grupin
Pentatonik, polifonik.
Mes tyre dhe Ti!… po vezulloje
Përjetësisë.
Poezi nga Dhimitër Kokaveshi
Neço (Nestor) Muko ishte daja i babait të poetit Dhimitër Kokaveshi. Mbi kujtimet qe babai i ka lënë mbi Neçon poetit, ishte dhe një pikë qe u përplas kuvertës së anijes në udhëtim dhe pika... i shkoi në dhëmbë duke ja thyer atë. Në bazë të këtij informacioni poeti i ngriti vargjet "Feniksit" Himarjot".
Për "Sofra poetike": Kujtim Stojku
Sonntag, 8. Mai 2011
Tahire Xani: SI XHAMI I THYER
SI XHAMI I THYER
Kaluan ato ditë
Kur lulëzojë dashuria
Kaluan edhe ditët
Kur dielli shkëlqente
Mbi dritaren e dashurisë sonë.
Por një furtune pa pritur
Theu xhamin e dritares
Ku ne thurnim
Të shenjtën dashuri.
Pas kësaj furtune
Asgjë nuk mbeti
Vetëm copat e xhamave
Që të thernin
Sa herë i kapnim në duar
Mbeten copa kujtimesh
Që më nuk mund
Ti bashkonim
Që do të mbesin si një ëndërr
Në rrugët e Parajsës.
Abonnieren
Kommentare (Atom)




