Samstag, 27. Februar 2016

Esat Prekaj - Mos hesht


MOS HESHT

Mos hesht, 
Pse hesht, o burr i dheut,
Pse s’te degjohet fjala e lire
Pse hesht,
Kur trishtimi te lexohet ne sy?
Kush ta vodhi buzeqeshjen,
E ta shnderroi ne vaj?
Kush ta mori kurajon,
E ta zevendesoi me trishtim?
Kush t’i vodhi endrrat,
Kush po te le pa shprese,
Kush te mallkoi,
Kush te preu ne bese?
Qe rruget e botes po merr ne sy?
Ku e kerkon fatin, o Burr,
Kur larg atdheut ka vetem dhimbje e mall,
Kur larg atdheut je pa vater,
S’te do njeri e s’te ka hater?
E kujt ishte ajo dore e ndyre,
Qe mizorisht te qelloi ne fytyre,
Qe rinia po gjen veten ne mergim,
Harron gjuhe, harron shkrim!
Mos hesht, o Burr,
Mos u dorezo,
Fol dhe kerko ate qe meriton.
Mjerimi ka dhimbje te thelle,
Ne cdo familje eshte mbjelle Mergimi,
Po ushqehet nga renkimet,
Nga vuajtjet dhe zhgenjimet.
Nuk e besoj se dikush,
Ka guxim te thote,
Parat e  blejnë dashurin,
Jo Parate s’e blejne dashurine,
S’e shuajne mallin as merzine.
Mos hesht, o Buri dheut,
Mos u ndiej I lire – pa liri
Kur flet e fjalen s’ta degjon njeri!
Ku te gjithe kane nje moto
Flasin vetem per ardhmeri,

18.04.2015
_______________
Shpjegim: Poezia është publikuar ashtu si e ka derguar autori.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen