Freitag, 29. Juli 2011

Mahir Morina: UDHËTIMI YT



UDHËTIMI YT

Të pata thënë mike të kujtohet ?
Që vetëm nuk ecet në ritmin e suksesit
As fëmijë as buzëqeshje vet nuk mund te lindesh
Të pata thënë sikur vetes pa qëllime anësore

Tri yje mbrëmë të kërkuan
Ishin memece nga puthja
Ti ishe mbetur e varur ne erë
Se ishe e shurdhur kur të flisja

Edhe botën e kap malli i vejushës të thash
Ti mike nuk me besoje
Të luta që të ecim të shtrirë
Flokët e gjata të pengonin shikim e dëgjim

Të kujtohen këngët e heshtjeve
I doje shumë sikur të ishe grua e morteve
Nuk bindeshe as nga goditja
Rrëzoheshe dhe nuk me dëgjoje

Të thash se vetëm grabitqarëve ju konvenon errësira
Nuk të mban gjallë fryma por kujtesa nga të tjerët
Asnjë besim nuk e mund te vërtetën
As këtë s ma dëgjoje andaj mbete unike si djalli

Ty nuk te bindi fjala as vdekja e egërsuar
Nuk të lodhi as goditja dhe prekja e zjarrtë
Nuk të zbuti puthja as kafshimi
Ngjasoje me mençuri të çmendura

Ti do mbetesh lapidar pa emër
Në provimin e diplomimit të nostalgjisë
Apo funeral i pavdekshëm lakuriq
Pasi të pëlqente tepër të luftosh më kohën




GJYSMË RREFIMI PËR HËNËN

Hënë e ndritshme po te shkruaj nga malli i dyfishimit te vetes
Tek ti kam besimin e forcës qe mund te ma kuptosh heshtjen...
Pasi ne token e dritës tende ata qe nuk i kuptojnë heshtjet nuk arrin ti kuptojnë as fjalët. Me duket se po flas me veten kur te shkruaj ty,e them këtë nga besimi qe kam,ashtu te ndjej...
Unë shpesh marr guximin të rrëfehem për momentet e jetës që i ndjen brendësia ime të krijuara nga ligji i ndërgjegjejes e ndikuar nga natyra
Kur unë bëhem gati te filloj rrëfimin,shoh që ngadalë dritës tende po i zvogëlohet rrezatimi nga disa re te zeza dhe kjo ma zbeh besimin ne stabilitetin e dritës tende,,,pres të kalojnë retë por ritmet e tilla janë bëre episodike
Konstatoj se ende kam bindje se duhet te besoj ne fuqinë tende ne kuptimin e heshtjes time...e di qe ti me njeh,ndoshta merakosesh kur me sheh ne pozita qe vihem nga koha,pozita qe unë dukem tjetër kush nga niveli i veprimeve,por me beso e dashura Hënë se unë jam ai i sinqerti,i dashuri,i urti qe ti me njeh po për te jetuar apo për te mbijetuar me këta te tokës tende po me duhet ti përshtatem,po duhet te bëhem si ta,pak njeri pak jonjeri sikur ne shekullin e dreqit
Nëse edhe ti po dyshon ne këto mendimet e mia gjenetike të lus eja zbrit ,të mirëpres flasim e kuvendojmë për kohen,dhe me sheh ku marrë frymë apo me ngre mua atje qe te shohim bashkë nga atje kujt i duhet drita kujt errësira !

19.07.2011

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen