Sonntag, 28. April 2013

Sinan Kerpaçi: ATDHEU I VARUR


ATDHEU I VARUR

Dy fatkeqësitë e mia e shpallën fitoren: rozë, blu,
të tjerat pa fund poshtë sqetullës së tyre
nuk guxojnë të thonë: çfarë bëhet kështu?!

S`e kam lyer ende gishtin me bojë e ju më numëruat,
unë dhe komshiu votën të rëndë nuk e lëshuam,
jemi ende duke lëpirë të dy
filxhanin pesëqind lekë të kafesë.
Ju dolët, dolët te semafori të veshura si ato
për t`i rënë çangës me një stap: fituam!

Tundni e tundni flamurin – teserë partie andej-këtej
në erë, në erë.
Te ngjyrat tuaja keni lënë edhe pak nga ai i Kastriotëve,
te ngjyrat tuaja dalë mode për të më mashtruar,
pak vend, pak vend për Skënderbeun;
tundni bezen e vjetëruar mbi kokën time
në shtyllën ku pa gjyq keni varur Atdheun.
Rruga pa rrugë, 26, 4, 2013

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen