Sonntag, 28. April 2013

Seveme Fetiqi: GRUAS SHQIPTARE

 
GRUAS SHQIPTARE

Mbi krahët e tu u zgjeruan degët e gjata rrënjësh
Mbi flokët e tua vitet qëndisen gjergjefe vuajtjesh
Por bora kurrë nuk e ngriu asnjë fije floku
Heshtja ta zbukuroi fjalën kur të murosën me mure
Gjiri yt ushqeu fëmijë të uritur shekujve
U bëre kurban i urave të dashurisë
Sytë e tu shpuan edhe shkëlqimin e diellit
Përtej çdo dashurie zemra jote arrijti
Me arna qetaz i arnove plagët e mosbarazisë
Në barkun tënd rrite trima legjendash
E dora jote përkundi sa e sa djepa guximtarësh
Ti linde Skenderbeun, Azem Bejtën, Shote Galicën
Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën
Humbe bijë e bija e ja fale Tokes se bekuar
në pragun e shtëpise qëndrove krenare
Me shaminë e zezë të lidhur në kokë
E prite mëngjesin me pushkë në dorë
Duke i përshëndetur shqiponjat e pranverave të lirisë
Jetën ia dhurove të shenjtes ardhmerisë
Prite përcjelle shumë stine e stuhi të rënda
Duke gatuar mirësinë e urtinë në magjen tënde
Në sofër shpesh i servove lotë të padukshëm të varfërisë
Duke i mbedhur zogjtë e tu me pëqafim në prehër
Netëve dhurove dashuri pa kursyer lodhjen tënde me zemër
E në oxhakun e prushtë ndeze çdoherë zjarrin e atdhedashurisë
Dhe te mallit për ata që i kishe në rrugët e kurbetit
Me durimin tënd ia ndërtove kulmin shtëpise sate
Me fustan të çkyer nga pagjumësia i kërkove varret
Për ti gjetur të dashurit e tu mos pushojnë dikund
Prap ditën dole me korrë bukën e gojës t´i ushqejsh të gjallët
Edhe kur tradhtitë ta trokitën derën ngrite kokën
Se me forcën tënde grua shqiptare ti e sjellë Botën!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen