Sonntag, 28. April 2013

Nikolla Spathari: VAJZËS ME EMRIN LUMTURI

 
NIKOLLA SPATHARI

VAJZËS ME EMRIN LUMTURI

Buzët e tua,
Që më erdhën si nga një reliev lulkuqesh të Kosovës,
Këtu në bregdet, mu kujtuan sot,
I nisa një mallkim botës për atë që i ka shpikur ikjet,
Se i ikur kaq larg nuk t’i puthi dot…

Një zë melodioz
Dhe dy sy të mbushur tej mase me dashuri,
Në kujtmet e mia, nuk mundëm t’i ndaj,
Tani e kuptoj se egziston lumturia
Gjersa ti mban emrin e saj.

Qyteti yt është i vogël,
As sheshe gjigande
As monumente madhështore nuk ka,
Por je ti që e bën aq modern,
Më modern se metropolet e mëdha…

Në Kaçanikun ku linde,
Idriz Seferi…
Ndezi flakë çdo gur e çdo përrua,
Të jetë bërë vallë gjithë ajo luftë e madhe
Që të vinin kaq ëmbël buzët e tua !?

---------------
Shenim:
Kjo poezi fitoi Çmimin e Parë në Konkursin Mbarëkombëtar në Gjilan.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen