Samstag, 22. Dezember 2018

Haki Moria: ME TY

Haki Morina

ME TY

Më ty dua të bredh
tingujve të rrjedhës së ujit
të shikoj valsin e yjeve të natës
dhe sytë e blertë të Kleopatrës

Me ty dua të ngarend
ëndërrave të zgjuara 
strukur nen çarçafin e reve
netëve të bardha

Me ty moj - dua të shëtis
e të zbres në freskinë e malit
që era trupin të ma ledhatoj
pastaj... të mbjell trëndafila
në Kopshtin e Edenit

Me ty botën dua ta përshkoj
e të kthehem udhës së fëmijëve
që verës nën hije qershie
ta shkruaj librin e dashurisë

Dienstag, 21. August 2018

Xhevdet Berisha: DREJT ITAKËS

Xhevdet Berisha

DREJT ITAKËS

Më thanë e ç’nuk më thanë 
Eunuket që ndërronin lëkurën
Dhe pështynin kah qielli

Sytë desh m’i nxorën
Të Maja e Zezë
Heu vrafshin veten

Ata nuk e kuptuan
Sa e vështirë është
T’i thyesh gurët e strallit 

Dhe unë nuk e mësova
Gjuhën e Hazarëve
N’rrugëtim drejt Itakës 

22.08.2018

Montag, 6. August 2018

Rakela Zoga: Largësi

Rakela Zoga

Largësi

Ti për mua e ke një dritare,
Ku unë botës me ëndërr dashurie i qesh..
Ty, dhe pse të shoh për se largu,
Ç'do çast me veten time të vesh...

Ti ke ditë që ke heshtur,
E di, që une heshtjen e mbaj magji,
Ajo është fati i njerëzve të humbur
Asnjëherë s'do të duhej për ty...

Ti për mua je gjysma e ditës,
Në gjysmen tjeter bëhesh dashuri..
Mos më ler të kërkoj, në mantelin e natës..
Genjeshtra janë ëndrrat, sa herë që s'je ti...

E bukura dritare. E embla largësi...

Hajdin Morina: Adem Demaçi

Hajdin Morina

ADEM DEMAÇI

Nuk u bë mësues.
A shpjegohet i shkurtuar
Mësimi i Shqipes
Mësimi i Historisë?

Nuk u bë
As drejtor, as kryetar.
Secili kolltuk
Popullit i ngulej në trup.

Ai në pikë të ditës
Nuk pa ëndrra
Dhe shkoi në burg
Në burg ish Nëna.

Nga vëllimi poetik "Brenda dritareve të vogla" (1995)

Rrahim Sadiku: Të falemi sot e në përjetësi

Rrahim Sadiku

TË FALEMI SOT E NË PËRJETËSI
(Adem Demaçit)

Ishin kohë të errëta
Kur ti doje vetëm dritën;
Ishin kohë të trishta 
Kur ngulisje guximin;
Ishin ditë robërie
Kur thërrisje liri;
Ishin shekuj ndarje
Kur madhëroje bashkimin;
Kishin heshtur muzat
Kur rritej nga ti atdhedashuria…

2.
Dhe flisje për të ardhmen plot dritë,
Kur ajo nga ne sikur kishte mërguar;
Dhe shpalosje flamuj qëndrese
Kur po nëpërkëmbej edhe shpresa; 
Dhe kishe zemrën plot besim
Kur hapje dritare për fitore, për agim…

3.
Simbol u bëre
Farkove bindshëm idealin e qëndresës
Dhe shpresa ngjalli idealin
E burrat dolën në fushëbetejë
E gjaku rrodhi rrëke,
Në secilën pikë të derdhur gjaku
Edhe ti me vepër je!

4.
Të falemi
Përjetësisht të falemi
Për zgjimin e kombit
Për madhërimin e emrit shqiptar
Për ngulitjen në secilin cep të Atdheut
Të emrit liri…
Të falemi…
Tashti në ndarje e… në përjetësi!

Martin Çuni: Dy poezi kushtuar Adem Demaçit

Martin Çuni

DISA PYESIN: PSE NUK FLET DEMAÇI

A kanë shpirtë ata njerëz,
A kanë një trohë zemër,
A kanë pak njerëzi?

Për disa "gazetarë" e di!
Për disa "intelektualë" e di!
Për disa "priftërinj" e di !
Për disa "hoxhallarë" e di!
Për disa "politikanë" e di !

Shtatëqind herë po u dogje,
Shtatëqind pash nëse hyn nën dhe,
Shtatëqind herë Feniks po u ringjalle,
Serish kërkojnë të të mbysin mizerisht,
Vetëm që ata të duken më të mëdhenj!

2016. Ennepetal

(Marrë nga libri "Universi i jetës" M.Ç.)


.  .  .



BACA ADEM PSE U SHOVE

Ca kohë, vetëm na shikove
Asnjë fjalë më nuk e fole,
Thirrën dashamirë e dashakëqinj!
E tash u shove, papritmas Ti.
Mbylle sytë përjetë, n'amshim paq dritë!
Bacë u lodhe, me ne nuk flet!?

Mos u hidhërove për harrimin
Sëmundje arbërore shekujve shungullimë:
Gozhduar kryqesh, falëm
Ngulur hunjsh, falëm
Djegur e pjekur furrash, falëm
Gra e fëmijë përdhunuar, falëm!

E ne kurrë Zotin nuk e shamë
Monstruozitetin e feve, po!

Mos u hidhërove
Paqësor u bëmë si Hazreti Isa,
Pa na kërkuar falje, falëm!

E xhelatët tanë të vyeshëm
Me emrin e Zotit në gojë!

Mos u hidhërove me shqiptarët
Sa të zitë e thoit njeri tjetrit s´ia falin,
Apo se po bëhen argati i dreqit
Për hir të interesit e të lekut!?

Sot po të lavdërojnë, tribuni jonë
Ata që Mandelën e Evropës madhe,
Nuk lejuan që vetëm tri ditë e tri net
Kryetar Kosove për respekt të jetë!
Ndërgjegjes tonë pikë të zezë i vunë
Poenët tu për së vdekuri i duan!

Paqja qoftë me Ju Adem Demaçi
E dritë të pastë shpirti, vepra mos u harroftë!
Falmeshnet Ademit të Drenicës e Gjergjit të Arbërisë,
Dhashtë Zoti flakadanët tuaj, bëhen dritë e Shqipërisë!

Gjermani, Ennepetal
27 korrik 2018

Dienstag, 5. Juni 2018

Buqetë poetike nga Agim Bajrami

Poeti Agim Bajrami

1. Pamundesi

Do te doja kaq shume, ta vendos ne qerpike
Ate copez te qiellit, qe te perket vetem ty
Por udha per atje, eshte e gjate dhe kam frike
Se nga casti ne cast, mund te me ngrejne pusi

Prandaj dua s'dua, po vazhdoj te t'rrij larg
(Sado qe s'me rrihet larg teje)
Ai qe te ruan, me kane thene eshte dinak 
Dhe fshihet gjithmone mbas nje reje

Mjafton vec nje ze, a nje zhurme pak e lehte
Dhe ai te perfshin menjehere
Dhe pse ne te pare mund te ngjaje si profet
Nga brenda eshte vec nje Cerber

Do doja te isha prane teje kaq shume
Se i vetem pa ty , s'ja dal dot
Por ja qe rreth nesh rrjedh pareshtur nje lume
Qe s'mund ta pershkosh as me not

Do me merrte perpara si shume te tjere
(Do ish nje flijim krejt i kote)
Nen valet e tij fundin fsheh nje humnere
Ose varka e plàkut Karont

Do te desha pak qiell, te te ve mbi qerpike
Te benim nje trill cmendurije
Por ja qe dhe ti, porsi une ke shume frike
Ndaj klithim pafund prej merzije



2. Meditim dashuror

Qe tani po nis malli t'me gerryej per ty
Ende pa u larguar ca hapa 
Te marrte e mira, te marrte dashuri !
Te keqen e paske nga mbrapa

Qe tani kam filluar mbi oret te shfryj
Te shaj gjithe avionet me emer 
Te marrte e mira, te marrte dashuri
Ti te beke me zemer!

Qe tani njeqind lemza, po me zene bresheri
Dhe pse kam pire uje me kova
Te marrte e mira, te marrte dashuri
Ti te vike ne prova!

Qe tani nga dhjetoret kam nisur mos ngri
Dhe ererat ti shtyj jashte me dore
Te marrte e mira, te marrte dashuri
Ti diejt mi mbjell ne debore

Qe tani mijra sythe po me celin ne gji
Prej limfe me duket dhe shtati
Te marrte e mira, te marrte dashuri
Ti stinet i paske si mjalti

Qe tani kam filluar ta pij kafen me yj
Ta ndaj me ta qiellin se toku
Te marrte e mira, te marrte dashuri
Vec ti te vendos flatra zogu

Qe tani nga retinat e kam fshire ngjyren gri 
( E flaka diku mbrapa deres )
Te marrte e mira, te marrte dashuri
Ti je bukurshkrimi i pranveres

Prandaj nuk cuditem, sa here s'jam me ty 
Mushkeria e majte me pelcet
Te shtofte e mira, tu shtofte dashuri
Ti tashme me je bere, ajri vete




3. Ujk!

Dera u mbyll!
Po pres te me mbyllen dhe dritaret
I vetem bredh si ujk ne pyll
Miq kam vetem cigaret

Ngado vec heshtje, makth i ngrire
As dhe nje fjale dhe nje ze
Ti je diku, une e di mire
Por s'do te shfaqesh, he per he

Ndofta je shkrire tek kjo gjethnaje
A tek ky pyll me drure pafund
Pa asnje peng, dhe ndjenje faji
Dhe duart capkenrisht me tund

Se ti s'ben dot pa lojra ikjesh
(Gjithe ikjet ti i ke ne gen)
Sa here me veten ze merzitesh
A dicka tjeter ste pelqen

Vetveten befas kthen ne ere
Dhe zhdukesh lehtas pa adrese
Gjersa inati te te bjere 
Dhe syte te te vishen me pendese

Dhe vjen papritur pakujtuar
Gjithmone me ty keshtu ka ngjare)
Me nje mister ne syte e zgjuar
Dhe flake prej tipi lozonjar

Se kurre ne mend ty s'te ka shkuar
Qe malli ben punen e vet
Prej tij ne trung une do jem shnderruar
Pa dege, te blerta dhe pa flete

Tani qe dera krejt u mbyll
Dhe zeri yt s'ndihet askund
I vetem bredh si ujk ne pyll
Dhe ulerij sa mund, sa mund. 



4. Neser do te jete e shtune

Neser do te jete e shtune
Dhe varkat me veten do vallzojne si gjithmone
Atje do jemi ti dhe une 
Do rrijme sebashku deri vone

E shtune do jete neser patjeter
Se ditet e javes nuk ndryshohen
Nje vale do dale tek moli i vjeter
Dhe yjet mbi te do vizatohen

Me drite do mbushen shetitoret
Deri te diele s'do kete me nate
Qyteti im i do dashnoret
Per ta hap portat dy kanate

Ti do ti zbresesh shkallet lehte
Kjo stine paksa te ka renduar
Me pak muzg hedhur mbi xhakete
Dhe nje erashke mbremje ne duar

Si zakonisht sdo flasim shume
Ne kurre per fjale s'jemi dalluar
Vec do te mburrim kete te shtune
Qe u be shkak per tu takuar

Te bere me heshtjen ne nje trup
Gjersa vjen casti qe ne dijme
Kur ti t'me thuash :Hajt me puth
Ç'kuptim do kishte ky takim?

Dhe une patjeter qe kete pres
Do afroj buzet e s'ndal me
Ndonse e dij qe kesaj mbremje
Ca puthje teper si shtojne gje!

Neser e shtune do jete patjeter
(Se kalendaret nuk ndryshohen)
Nje varke do zbardhe tek moli i vjeter
Dhe yjte mbi te do t 'pikturohen



5. Sa mund te zgjase nje gezim?

Nje gezim mund te zgjase, aq sa ti je prane meje
Dhe s'do te shkeputesh nga gjoksi im
Sa casti kur dielli can udhe mes nje reje
Dhe diteve te dimrit ju jep kaq ndricim

Nje gezim mund te zgjase sa kjo opera trungjesh
Mbas dimrit me ere dhe debore
Ata e kane ndjere se dicka u del mangut
Ndaj shtojne dhe nje zog si tenor

Nje gezim mund te zgjase sa ky shi mes korriku
Qe dhe ajrin e ben te buzqeshe
Sa flurudha e drites qe ze vend maje qerpiku
Dhe mbjell pakez qiell midis nesh

Nje gezim mund te zgjas ,aq sa zgjat zeri yt
Qe ngjan si muzike ne celular
Ai ze eshte i afte te mi shkrije gjithe merzite
Dhe dita te me ece me mbare

Nje gezim mund te zgjase aq sa endrra e kesaj foshnje
Perhumbur ne gjumin e qete 
Para saj gjithe te tjerat ngjasojne krejtsisht boshe
Dhe fare pa vlere ne kete jete

Nje gezim mund te ngjase sa vallziimi kesaj dege
Qe frytin ne sythe ka ndjere
Ajo s'do qe ta mbaje gjithe gezimin per vete
Ndaj ngutet ta ndaje me te tjere

Nje gezim mund te zgjase sa nje vere e gezuar
Apo dhjetra jete pambarim 
Mjafton te me lesh pakez diell ne duar
Ose te me thuash:Ty te kam ajrin tim !

Nje gezim... nje gezim ..



6. Peng

Ti mua me ke ditur si princin e perralles
Qe mund te te mbronte nga shtriga ne pyll
Por une qe ne krye s'ju mbajta dot fjales
Se nuk jam nje i tille!

S'kam pasur dhe s'kam asnje gen princeror
Por thjeshte gjak prej turmash pa emer
Dhe pse mijra puthje ti kam vene si kurore 
E kam peng ne zemer!

Kam bere pak, shume pak, nga ç'kam dashur te beja
Per kete me kaplon shqetesimi
Ti mua me ngjite ne qiell nga asgjeja
Me fshive çdo perde prej tymi

Me bere te ndihem nje burre i gezuar
(Ne jete kurre s'kam qene tip gazmor)
Tani lumturine mund ta prek dhe me duar
Me diejt te flas ne ç'do ore

Prandaj e kam peng qe te dola nga fjala
Dhe pse nuk kam gen princeror
Une duhet te vrisja per ty katallanin
Dhe soin e tyre mizor

Ose te te fusja nen lekure pa u ndjere
Te t'mbroja nga dimrat cinike
Ne pyllin e njerzve vazhdimisht fryn shume ere
Dhe ti je e brishte, kam frike!

Ti mua me dije nje princ prej perrallash
Te zbritur per ty prej nje reje
Prandaj sa here vritem, une serish ze ringjallem
Te jem njemije jete afer teje!



7. Pervuajtje

I pervuajtur ky lume qe se njeh me vetveten
I thare mizorisht nga kjo stine
Te pervuajtura gjethet, qe dalngadale po treten
Dhe shfryjne maje degesh merzine

I pervuajtur bregu me kallama te djegur
Bretkosat qe kuasin cdo nate
Peshkatari i plakur me rrjeten e verber
Qe kthehet ne shtepi duarthate

I pervuajtur dhe shtrati me zaje te murme
Me llumra dhe baltra, mbuluar
Gushkuqi mbi ferre me sy te pergjumur
Qe ende s'beson se eshte zgjuar

E pervuajtur kjo ure me kembe te thara
(Me keq veten kurre se ka ndjere) 
Syhapur sheh endrra me shira te kalter
Dhe pse si kane dale asnjehere

I pervuajtur peisazhi, ku s'sheh asnje hije
Ky Maj qe nuk duket si Maj
Me shkuan gjithe ditet duke pritur te vije
Por vapa ben punen e saj!

I pervuajtur ky diell, mes qiellit gozhduar
Qe s'resht gjithesine duke vrare
Do te duhet dikush qe ta shtynte me duar
Dhe shiut ti cojne fjale sa me pare!



8. Duartrokas

Duartrokas levizjen e limfes ne damaret e pemeve
Qe s'di te pushoje nje minute
Perqafimet e yjeve me henen gjate neteve
Nen kete qiell te purpurte

Duartrokas gezimin e lypses se vogel kete mbremje
Me nje kukull prej gjethesh ne duar
Dallendyshen e majit qe po lidh fjongon tende
Me sqep te praruar

Duartrokas biseden e varkes me varketarin ne det
Mbi valet qe ushtojne
Ata jane te dashur nga sot e kaq vjet
Por s'kane qejf ta pranojne

Duartrokas luleshtrydhet e para qe porsa u bene 
Dhe nena ne cast mi dhuroi
Une s'desha ti haja se nuk me pelqejne
Por ato mu shkrine vete ne goje

Duartrokas kete dite pa sherre dhe plumba
( Eshte gje shume e rralle kjo qe ndodh)
Kete shesh qe u mbush vetvetiu me pellumba 
Dhe mbi ta asnje gure nuk u hodh

Duartrokas kete diell qe mu ul mbi qerpike
Cdo akuj pandjere zu te mi shkrije
Dhe une nga gezimi si thenkam dot ik
Sado qe kam zene te djersij

Duartrokas kete vajze qe vallzon me nje flutur 
(Ska gje se me jane bere duart gjak)
Me kish marre malli te shihja ca caste te bukur
Dhe te gezoj qofte dhe pak, qofte dhe pak




9. Levizje sendesh neper muzg

Levizja e sendeve neper muzg
I ngjan lojes se drites me hijen
Here here ato nxjerrin kokat diku
Here tjeter nen kembet e tij bien

Nderrojne imazhet ne cdo cast
Tani theksohen, me pas zhduken
Nje bli ngjason si trung pa krahe 
Si bishe me tej ngjan nje kacube

Me pas nis shkrirja menjehere
Gjithcka me muzgun behet nje
Pervec ndonje zeri neper ere
Qe sikur do ta zhbeje ate

Ne ngjyre enigmash qielli vishet
Nje cift nen peme shkrin pa kuptuar
Nga peshe e tij dhe une ze dridhem
Ne nje pikpyetje i shnderruar

Levizja e sendeve ne muzg
Ngjason me konturet e nje ankthi ne rritje
Ai nen lekure dritherimat i struk
Dhe pret te takoje ndonje karvan gjurmesh drite...



10. Kafe nate

E mbarova kafen 
Por s 'me vjen te ik
Rruga eshte e erret
Nata me ngjall frike

U ndezen neonet
Por kjo asgje s'ndreq
Si ndricojne dot sendet
Shkrire me terrin keq

- Mos ik thone ca zera 
Me ngurrim dhe droje 
Ngado qe te ikesh 
Per ty eshte njesoj

Sa te hapesh deren 
Pa bere as dy hapa
Syte e kesaj nate
Do ti kesh nga mbrapa

Hajdute dhe drogmene
Monstra dhe bandite
Ne s'te zbrazin xhepat
Do te t'nxjerrin syte!

Trare neper udhe
Dhe ne shpirtra trare
Valle kush e ka radhen
Sonte per tu vrare?

Ke do marrin plumbat
Ne gjoks a ne balle?
Nate me ze funeber
Dhe me shpirt si djall

Nate me ere hashashi
Dhe ekrane banale
Me lidere "plastmasi"
Fjale imzot, vec fjale

Nate qe ta gris trurin
Dhe s'di ku me çon
Nga pas me shtyn terri
Perballe fundi hon

E mbarova kafen
Dhe s'guxoj te ik
Tani dhe nga vetja
Po nis te kem frike!



11. Kohe!

Ke ende shume kohe per te ndenjur me mua
Sic ke dhe pak kohe qe te shkosh
Mjafton te kuptosh se sa shume une te dua
Dhe oret pa ty ndihen bosh

Ke ende shume kohe te me mbushesh me puthje
Sic ke shume pak kohe te me shash
Mjafton te veshtrosh syte e mij mbushur lutje
Dhe jo xhelozira prej grash

Ke ende shume kohe, qe te jesh dita ime
Ashtu sic ke pak te jesh nate!
Dashuria e madhe asnjehere s 'ngre dyshime
Por di te puth gjate, shume, shume gjate

Ke ende shume kohe, te me besh ca te lumtur
Por kohra merzije ke pak
Se ditet e mija me te tuat rrijne strukur
Si rruazat e kuqe ne gjak

Ke ende shume kohe te frymojme sebashku
Por kohe per tu ndare, shume, shume pak
Une qiejt me drite veç me ty i kam pasur 
Nga mengjesi, ne darke

Ke ende shume kohe te te ndjej si nje engjell 
Dhe pak te te ndjej si nje djall
Se une emrit tend i besoj si i verber
Dhe vetem prej tij ndihem gjalle

Ke ende shume kohe...!



12. Lirike e keqtrajtuar

Ç'te them? Ti keshtu je prere
Skam lindur une qe te te ndreq
Njehere je fllad, dhe dy here ere
Ndaj çdo humor ne çast ma heq

Ç'te bej? Ti s'ndrron kaq lehte
Une formen tende s'mund ta ndrroj
Njehere pranvere, dhe dy here vjeshte
Dhe asnje dite s'ndihesh njesoj

Ç'te flas? S'te sqaroj dot
Ti per nje fjale shperthen ne çast
Ashtu si eshka qe ndez kot
Dhe djeg dhe veten me ate rast

Çte them? Ndofta u nguta
Une syte e tu si pash aq mire
Ne labirinth veten e futa
Dhe tashme dalja eshte veshtire

Çte bej? Ti je larguar
Dy veshet i ke zene me dylle
Ndaj s'kam ndermend per te kerkuar
S'do pyes per ty me asnje yll

Ç'te them? Ne s'ngjame fare
S'u poqem dot ne asnje pike
S'me mbetet veç te mbyll dritaret
Dhe nga kujtimet vrap te ik.



13. Grua prej flakesh
(Nga cikli i lirikave te prillit)

Kjo grua floke ari
Perdite ndez dy qirinj
Nje e le ne dritare
Dhe nje e fut ne gjinj

Pa patur frike nga zjarri
Dhe flaket qe shperthejne
Ajo eshte grua flirtesh 
Dhe djegjet i "pelqejne "

Cdo sy i ndezur burri
E ngre si pende mbi toke
Ndaj rend ta beje per vete
Sa here i shkrep ne koke

Si behet vone nga fqinjet
Dhe as nga vetja vet
Dashnore e cdo prilli
Dhe zemrash ngjyre det

E bere nje trup me zjarrin
Dhe thirrjet e mekatit
Ajo vec me dy fjale 
I con te gjithe prane shtratit

Kush shkoi me te njehere
Dhe perseri su josh?
Ajo ska rrudha vitesh
Ne trute e saj ska moshe

Askush sja fik dot flaket
Dhe dridhjet nen fustan
Benzina edhe shkrepsja
Me njera tjetren prane

Kjo grua floke arte
Me dy qirinj ne duar
Njehere dhe djalli vete
Prej saj e ka pesuar



14. E diele pa zot

Nje dite e zakonshme si gjithe te tjerat
Me njerez qe shkojne kot me kot 
Me tinguj kembanash qe shuhen nga ererat 
Pa, lutje, pa meshe, pa zot

Nje dite fustan rrudhur dhe fytyre prej meshire
Nen klithma lypsaresh perqark
Me pjaten e supes pa pike yndyre
Qe pret te pushoje ne stomak

Nje dite sypergjumur me cjerrje sirenash
Ambulanca qe vijne kur ti vdes
Fytyra vrastaresh ne ndenjese prej bencash
Dhe fqinje qe s'thone kurre: Mirmengjes

Nje dite goje pa lare dhe gogesima perversesh
Ne bare, ne lloto, ne klub
Nje turme qe tall veten me zera te dejshem
Dhe ajrit i ben plage ne trup

Nje dite e zakonshme made in provinciale
(I njejti peisazh si cdo dite)
Ku fryhesh pa fund me kafe dhe cigare
Se koha si gjarper te mbyt

Nje dite mjegullore me protesta dhe gure
Me shpresa dhe xhepa te vrare
Ku nisesh diku dhe atje s'mberrin kurre
Se rrugen ta mbyllin me trare

Nje dite kepuce shqyer si gjithe ditet e tjera
Ku ajri qe thith te ngjall ndot
Ku lutjet ne kishe i shfleton vetem era
Dhe mesha e radhes, ngjan kot!



15. Dashuri fillim marsesh

Me ka mbetur ende dhe ca mall nen xhakete
Une gjithmone mendoja se ti do te riktheheshe me eren
Kisha harruar se largimet ndonjehere ndodhin shpejt
Duke mbyllur pas deren

Me ka mbetur akoma dhe nje puthje nga ty
Une kisha pershtypjen se ajo mund te ish zhdukur 
Kisha harruar qe puthjet asnje dore s'mund ti fshije
Aq me shume, te nje gruaje te bukur

Me kane mbetur ende disa fjale brenda vetes 
Nga ato qe mi the kur u njohem dikur
Une kisha kujtuar se ti i more me vete
Ose ishin kthyer ne gur!

Me ka mbetur ende pak pagjumesi brenda syve
Nga ajo e dikurshmja, mbas grindjesh pa shkak
Kur beja tere naten biseda me yjet
Si nje enderrimtar torollak

Me kane mbetur ende ca xhelozi nga te tuat
Kur kafja e mbremjes na mbetej pa rrufitur
Ti si duroje veshtrimet qe mund te me hidh ndonje grua
Nga tryezat ngjitur

Me kane mbetur ende dhe ca rreshta mesazhesh
Qe une s'kisha mundur ti lexoj gjer ne fund
Se ca dashuri jane thjesht fillim marsesh
Qe dimri i zgjatur, nga stina i shkund!



16. Gosti maskarenjsh

Ata po hane, dhe nxjerrin gazra
Me miq, dashnore e shoke
Per ta ky lokal eshte vete parajsa
Nje cope Eden mbi toke

Pjatancat mbushur mish te pjekur
Dhe broket plot me pije 
Cdo fjale e tyre ndjell vec mjergull
Dhe thika marrezije

Askush prej tyre emer ska
Jane thjeshte brumbuj dhjamore
Mbeshtjelle me prona dhe para
Dhe epshe si hamshore

Vec syte, vec syte, su kane ndryshuar
Te ngrysur dhe pa rreze
Ata prej netesh jane krijuar
Dhe prej qirinjsh varreze

Me njeri tjetrin qeshin, puthen
Por kurre s'kane pike besimi
Takemi i thikave te bukes 
Ju ngjan si thika krimi

Atdheu tashme eshte prone e tyre
Dhe se leshojne kaq lehte
Shtepite tona, endrrat, yjet
Mor po, dhe ajri vete

Prandaj dhe une s'ndihem aq mire
Sa here tek i takoj 
Te jesh ne sy te lukunise
Eshte thjeshte nje akt heroi

Ata po hane, dhe nxjerrin gazra
Ngerdheshen si vampire
Ky lokal ka qene dikur i paster 
Tani vjen ere te ndyre
,


17. Vdekja e dimrit

Ka mbetur edhe pak nga bora e djeshme
Mbi bar dhe çatira shtepish
Furia e dimrit u tret sikur s'ishte
Dhe dielli po ndriska serish

Tere naten pikuan kurorat e pemve
Ca sytha buisen pa droje
Sikur te na thone se pranvera e sivjetshme
Tashme dhe aq shume s'do vonoje

Eshte ceshtje oresh edhe ditesh
Pranine e saj ta shpalle ne shesh 
Se s'jane vec sythat qe buisen
Por dhe kjo vajze qe buzeqesh

Ne port trageti i porsa mberritur
Kete here nuk solli udhetare
Por zogj te bardhe pende ndritur
Qe bejne pikiate mbi trotuar

Me vjen dhe mua te perzihem
Te bej me ta nga pak humor
Nje fluturak si ta te ndihem
Te harroj paksa se jam tokesor

Ska gje se ne na lidh vec ajri
Dhe nuk ngjasojme me me asgje
Ky cast te zgjon nje dell te marri
Dhe krahe prej resh mbi sup na ve

Kane mbetur ende dhe ca foto debore
Mbi ndonje peme a mbi cati
Une nje grup zogjsh i ze perdore
Dhe dimrin shtyj sa kam fuqi



18. Puthje në shi

Ne po puthemi
Po bëjmë atë që bëjnë të tjerë
S’na bëhet vonë për shiunqë bie.
E lëmë të bjerë.

Prej zogjsh të lagur
dridhet ajri
Dhe flatra gjethesh pa adresë
Askush s’guxon të ikë i pari
Do rrimë këtu gjer në mëngjes.

Këtë muzg të malltë
që të ka mbetur
Me buzë kam nisur
të ta fshij
Ne jemi sot të njëri-tjetrit
Dhe kurrë të këtij relievi gri.

Gjer thellë në kockë
është qullur toka
Por sa çudi, oh sa çudi
Unë asnjë pikë s’kam ndjerë
tek koka
Dhe asnjë pikë s’ke ndjerë as ti.

Më kot vetveten dimri
shkund
Dhe valle shiu hedhin
retë
Ne vetëm puthemi pafund
Se kemi çadër, qiellin
vetë.



19. Gruaja e ëndrrave

Tashmë s'të kujtoj më as si emër
Si s'më mbet nga ty as dhe një shenjë?
Neve jemi dashur vec në ëndërr
Dhe gjithë ëndrrat dihet, që gënjejnē

Netëve ti vije afër meje
Majë gishtërinjve pa u ndjerë
Pa pyetur nëse isha vetëm 
Pa trokitur derën asnjëherë

Vije si e shtyrë nga ca duar
Nuk e di pse kishe kaq nxitim?
Ndofta kishe mall për të më vështruar
A të ndjeje erën e trupit tim!

Veç tashmë së fundmi e mësova
Ngutja jote kish një shkak të madh
Ti vetëm gjatë gjumit egzistoje
Ty të trembte keq mëngjesi i bardhë

Asnjëherë s'jam lutur gjatë të rrije
(Se me ëndrrat s'flitet asnjëherë)
Ndaj dhe nuk kam ndierë kurrfarë mërzije
Që siç erdhe, ike si një erë

Tashmë s'të kujtoj më as si emër
Se nuk kam nga ty as dhe një shenjë?
Ti ke qenë për mua vec një ëndërr
Dhe gjithë ëndrrat, kurdoherë gënjejnë



20. Pikturë qielli pa shi

U zhduk pa ndjerë edhe ky shi 
S'më tha se ku është nisur
Krejt bosh më ngjan qielli tani 
Dhe paksa më i ngrysur

Hutuar krejt më ngjajnë dhe zogjtë
Tek shfaqen befas nga një cep
I tremb dhe ta kjo erë e ftohtë
Dhe një pickim në krahë ju jep

Më mbeti kafja pa e pirë
Absurd më ngjan ky cast vërtet
Këtë peisazh gjysëm të ngrirë
E shkrin vec shiu që troket

Sa qejf do kisha kësaj dite 
N'intimitet me të të flas
Unë i pelqej pikat që bien 
Dhe akustikën që lënë pas

Pranë tyre sdi pse e ndjej veten
Si spektator ne nje koncert
Mua më deh cdo lloj muzike
Por kjo e tij më shkrin vërtet

U zhduk pa ardhur mirë ky shi
( S'më tha se për ku është nisur?)
Krejt bosh më ngjan dita tani
Dhe unë, krejt i braktisur!



21. Bukuri e zemeruar

Ç'e bukur je kur zemerohesh
Sa here qe bej ndonje gabim
Ne nje komete befas shnderrohesh
Qe mbjell ngado vetem verbim

Dhe une padashje ze e s'mbrapsem
Vetveten bind te ik me shpejte
Ti aq e ke vec disa caste
Por gjer atehere e keqja ngjet

Ç'e vetme je kur zemerohesh
Dhe gishterinjte tund me inat
Me vello ari krejt mbulohesh
Qe matet vetem me karat

Nen dritherime te rreh qerpiku
Te tille inat rralle here e ndesh
Kjo bore qe shkriu token pa cikur
Kete gje nga ty e ka "peshqesh"

Ç'magjike je kur zemerohesh
Dhe rrjedh drejt meje si nje lume
Ne nje statuje prej diejsh shnderrohesh
Dhe une atehere te dua, me shume!