Sonntag, 20. April 2014

Agim Gashi - Erdhën Pashkët

 
ERDHËN PASHKËT

Erdhën Pashkët, ndrit hareja,
Në këtë tokë të Skënderbeut, 
Nënë Tereza lart te Krishti
Lutet për liri t´Atdheut.

Shumë urime ju shqiptar
Pashkët sot që i festojmë, 
Jetë të lumtur e tolerance
N´tokë të Arbërit të gëzojmë.

Se ka thënë Zoti i qiellit
Jezu Krishti me u ringjallë, 
Me shpërnda n´botë dashurinë
Edhe armikun me e falë.

Sa madhështore e sublime
Është falja me shpirt e zemër, 
Me u shporr mallkimi e urrejtja
Dashuri e quajnë me emër.

Unë vjershëtori nga mërgimi
Ngado urime du me dergu, 
Qoftë i bardhë populli e atdheu
Jezu Krishti qoftë lavdëru.

Jemë shqiptar në tokë të Arbërit
Këtu Zoti na ka qitë, 
Kush sot lutet n´gjuhën shqipe
Ka me e pas të bardhën dritë.

Këtë gjuhë të ëmbël na e fali Zoti, 
Dhe Jezusi shqip na flet,
Sa t´jetë bota me jetue
Vetëm shqip me milona vjet.

Populli im kudo që gjendet
Pastë jetë e dashuri, 
Mbretëroftë paqja dhe mirësia
Kah i thonë Arbëri.

Düren, 20.04.2014

Freitag, 18. April 2014

Mark Kuzhnini - Shtatë poezi

 
JAM ODISEU

( Letër Penelopës sime )

Kur gjithçka më sulmonte,
Unë morra rrugë për tek ti,...

Dashuria jote më mbronte,
Sa në jug e sa ne veri.

Unë qiellin shumë e doja,
Por nga toka dilnin ciklop,
E kur në det po lundroja,
Jetën po e peshkoja me shkop?

Dhe pas vdekjes s'jam lënduar
E pas ujërave nuk shihja tokë,
Do të vij, të kam premtuar,
Ndoshta vetëm e jo me shokë.

Fikall vet flisja me vehten,
E vehtja ime s'kishte përgjigje,
Kush di si unë ta dënojë vdekjen,
Duke jetuar si gur mbi brigje.

Pak në ëndërra të kam parë,
Se pak kam fjetur bukuria ime,
Kaloi shumë kohë që jemi ndarë,
E ti mbete kujtim në jetën time.
 
 
 
 
PREMTIMI I KONSTANDINIT

Seç qenka natë e bukur
Varr ngrihu e bëhu kalë
Më duhet të ik si një flutur
Rrasë bëje një nder, bëhu shalë....


Duhet të ik e ta marr motrën
Që ta vë amanetin tek vendi
Të ngutem e ta hap portën
Kështu e kërkoi lokja e rendi.

Ah! Ore mal m'paska marr malli
Të të shoh përsëri
Jam nisur i vdekur nga varri
Që ta marr motrën në veri.

Natë e Pashkëve të mëdha
Nana jeton si në qeli
Dikush një lajm ma dha
Ka hudhur një hok mishi n'kusi.

Ja pra pragu i Dhoqinës
Ngrihu motër erdha të të marr
Ç'ke or vëlla prapa shpinës
Dukesh shumë në trup i pa larë.

Jo moj motër asgjë nuk kam
Veç jam ngutur duke ardhur
Duhet të nisemi në errësirë
E jo mëngjesi kur t'ketë zbardhur.

Por pse vëlla nuk pushon sot
Nesër nisemi me dritë dielli
Motra nga malli u zhyt në lotë
Po lotonte atë natë dhe qielli.

Duhet t'nisemi thot Konstandini
Hidhu në shalë moj Dhoqinë
Çfarë zemre e çfarë mendimi
Kishte trimi për shtëpinë.

Atij i ngutej shumë më shumë
Që mos ta zë agimi hershëm
Ta lë motren e të kthehet në gjumë
Aty ku ishte i përhershëm.

Ja...! Arritëm motër tek shtëpia
Unë po shkoj ta lidh kalin
Vajza troket në portë
Lokja si qyqe po e merrte malin.

Konstandini u kthye në varr
Nanë moj hape portën
Mos je bushtër a mortajë
Kush ta bind tani loken.

Është Dhoqina bija jote
Hape portën moj nanë
Qante plaka asaj kohe
S'kish parë diell e s'kish parë hanë.

Kush të solli ty moj bijë
Me Konstandinin këtu kam ardhur
Ah! që vërshoi tani një shi
Dhe mëngjesi sapo ka zbardhur.

Vdiq plaka vdiq e bija
U dha e u përmbush premtimi
Pas kësaj u shemb shtëpia
Besa besë ishte qëllimi.
 
 
 
 
MË DËNOI

Në sytë e zinjë ulliri dukesha si prehë gjahu,
në buzëqeshjen e saj i shëmtuar si bishë,
çfarë fjale lindi shpejtë e më ndau,
nuk gjeta shërim as n'xhami e as n'kishë....


Përsëri ajo buzëqeshte e unë isha pjesë mishi,
në afërsinë e saj, më binte copë, lëkura ime e flaktë,
mos vallë ishte mbretëreshë ferri që jetën ma prishi,
doja ta puthja, ta përqafoja për çdo natë.

Vetëm për pak çaste ishim qift ideal,
vetëm për pak kohë qëndruam me gëzime,
kur e kuptoi sa e dashuroja, në mendime su ndal,
më pas s'më harroi duke më dënuar me mallkime.
 
 
 
 
LOTËT E BURRIT

Kur buzëqeshja kalon në vaj,
e dhimbja është e pa kulluar,
në atë çast je diku ne skaj,
se fati yt është duke u martuar....


Kujtimet nuk peshohen,
dita kur e shikove për herë t'parë,
ndjenjat kurrsesi nuk ftohen,
pas vellos saj i sheh lotët që ka qarë.

Lotët e burrit janë sa pesha e shkëmbit,
vuan nga ndarja shumë më shumë se femra,
është më e rëndë se dhimbja e dhëmbit,
kur e kupton që i ka ikur zemra.
 
 
 
BABË*

Përse more babë je i pa fjalë
e i ftohur që nga dje
unë jam i yti djalë
përse bëhesh që s'më njeh.

Fol more baba ma thuaj një përrallë
më morri malli me ty me fol
ti i vdekur unë i gjallë...

dhimbja shpirtin ma ka lodh.

Më mungon buzëqeshja jote
jam si qielli i errët pa hanë
të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke
çfarë të bëj që s'të kam pranë.

Si do të them babë lamtumirë
se s'më del kjo fjalë e mallkuar
ah... sa e kam të vështirë
më kurrë s'kam për të të përqafuar.
________
 *Për prindin tim që ndërroi jetë.
 
 
 
FLOKËT TUA

I pashë flokët tua si dallgë deti,
Eh! Sa me vrap fillova hapin tim,
Por nuk e dija se çka më gjeti,
Kur preka supin e një tjetre...trishtim....


Më fal...në heshtje i flisja si qielli blu,
Mendova që ishe tjetër t'kam ngatërruar,
Këtë që e ndalova jo...jo nuk e du,
Me plagë të thellë rrugën e kam vazhduar.

Përse nuk ishte ajo, ajo që e dashuroj,
Nga të shkoj as këmbët s'më bëjnë punë,
Cili kapitull m'ka mbetur ta shfletoj,
Se të gjithë janë tituj që ndaj meje ushtrojnë dhunë.
 
 
 
SHPIRTI PA TY...!

E kur errësira pas diellit do t'bie
E kaluara si fantazma mezi pres të dalë
Nga dashuria mendja tek ti më shpie
Dhimbjet zemrës s'mund t'ia ndal....


Pas reve që shfaqen si mjegullë n'hapsirë
Kujtimet shëndërrisin si yje në qiell
Kur nuk shfaqet fytyra e saj aq e mirë
Shpirti im pa të duket si dita pa diell.

Malli është brenda dhomës
Dhe vetmia filloi t'i flas heshtjes
Trupi duket pjesë e kufomës
I shtrirë për dhe si gjethet e vjeshtës.

Ermentila Guci - Shtatë poezi

 
Jehona e Shpirtit

Drejt teje,kam ardhur
nis një lojë me ty,
bëjmë flirte.
Buzëqesh...dielli sipër teje akoma më shumë....


Qesh e loz,me rrembe,
me gënje,më hidh tej,
ndeshem me seriozitetin tënd.

Heq prangat...
Zinxhiriné e trishtimit të
prarua
pohimet-mohimet
bashkë kuvendojnë.

Era më zhvesh
buzë detit,
Jehona e Shpirtit
tingëllon...
hape zemrën!

Tregom je gjallë a vdekur!?
Maska brenda meje
ka rënë!
Loti brenda thëllesisë
tënde ra,
nuk të turbëlloii,kripë kishte e ai,
ngjyrën e kaltér
si pluhurë për krah
borxh ta marr!

Një lidhje e fortë
dashuri-urrjetje
si ndonjë dashuri,
e pse nuk jam bijëza jote!

Marr frymë lehtë
tallazet e shpirtit
mbi kurrizinë e dallgëve
lundrojnë,
ndoshta dhe mbyten!

Biseden intime
e thyej...
E veshtroj ,i jap përshendetjen e largimit...
Do të rikthem serisht ,
Jehona e shpirtit
kohë do kérkoj...

Eci drejt turmave,
dielli ecën mbi supe!
 
 
 
Rini e prerë

Hapa që nxitojnë pa patur frikë
Ëndrra qê thurren ,pa patur dyshim
Ndjenja që jetojnë në
tokë
ku dashuria është ndjenja
më e fortë.

Rinia,fjalë e bukur kur...

dëgjon
Brenda saj mbart shumè kujtime,
ku ecim para në kohë

Dikush rininë nuk e gëzoi
mozaikun e ndjenjave
vdekja me vete e mori,
pa patur mëshirë ndaj jetës!

Hapat ndalen në njé
rrugë të shkutër
ku duhet të ishte e gjate,
buzëqeshje që fiken,
ku lumturia ishte pjesë e saj,.
Ëndrra që ngelen si të tilla,pa patur realizim
në kohë.
Mendime të pashprehura,
me mendimin qé
kishte ende kohë!

Por koha.nuk kishte kohë për të.
Emocione,dashuri,shpresa e brenga mbetën
të kohës!

Freskia,forca e déshir
ën e jetës matriali i qefinit té tij
balta psheretiu fort për banorin e ri ,té përjetshëm né gji té
saj!
Vdekja vodhi jetén
duke lêné një ënderr pa udhetarinë që kujdeset
për ta jetuar atë...
 
 
 

Stacion i ndarjes

Shikime që shihen për herë t’ë fundit
Shohin tej shikimeve, që sytë tregojnë..
Puthjet përmbajnë ëmbëlsinë e dashurisë
Veç e fundit përmban shijen e hidhur t’ë ‘’lamtumirës’’...

Zemra e vrarë…e strukur në kraharore..
Tiktake e saj askush nuk po i dëgjon…
Valixha e largimit , gati në stacion
Loti i nxehtë fytyrën preku,…qerpiku seç u drodh…
potretin që mbartë dashuria jote I lë lamtumirën.
Kur njeri shkon..e lë kujtime…
tjetri mbartë një shpresë tjetër për jetë…
Duke lënë në stacion e ndarjes
‘’valixhen e kujtimev’e..dhe’’ emrin e personit
që u strehua në zemrën e tryre…

 
 

Më merr

Thjesht për të pyetur,
Në jam mirë a keq?
Ndoshta telefoni do të dal i fikur,
Por ti provo përseri ...

Më merr
Ndoshta thirrjen tënde,
Jam duke pritur .
Në qoftë se nervoizim të kap
Se zërin tim nuk po e dëgjon,
Shuke telfonin në tokë.
Por mos harro të marrësh sërisht ,
atje gjëndet emir im
Më merr
Kur them kam punë,
Mos e mbyll telfonin,
Në ato çaste po mendoj për ty…..
Para se qepallat të bien për gjumë
Nën tinguj e zërit tend,
Veshët të buçasin ëmbëlsin e ndjenjave…
Më merr
Po ke dëshir?
Më merr
zemra ta ndjej emocioni,
Që t’i ekziston !
Më merr…

 
 
Udhëkryqet

Hapa të cojnë diku larg
Dikë lë pas ,e dikë bën bashkudhetar,
Fytyra të qeshura, të heshtura,të trishta, pajetë
Të parakalojnë përpara si refleks...


Endesh midis turmës në kërkim
Të fatit,,, ëndrres apo diçkaje pakuptim
Pyetje ,enigma antiteza të vinë në mëndje
Pastaj mbështillen me misterin e jetës në kërkim.

Thua vallë lumturia të jetë
Një thesar që askush nuk e di ku ndodhet..?
Mbyll sytë e pyet zemën
Të tregoj udhëhkryqet e jetës…

Por zemra nuk tregon
Heshtja e saj shijën e hidhur pas lë……
Udhëkryqet e jetës nuk tregohen
çdo ditë ne disa nga ato përjetojmë

 
 
E shtrënjta  jonë

Foshnja dikur…
me ninullat e gjirit,
u rritëm.

Magjia e fjalës
së nënës ,
na mbushte shpirtin.

Mbi ballin tënd
skalitet e gdhëndet historia.
Nata i bën lutje Hënës,
Të qetësoj zemrën e një nëne.

Flokët e tua,ngjyrën platinitë marrinë.
Si shpresa të thinjura ,
Mokra e kohës ,shuan ditët,vitet,rininë…

Si flutura me krah të plagosura
drejt teje ndalim fluturimin…
Shtizën e lotëve
të tu puthim
‘’Dielli’’ shkaktari u largua prej nesh…

Duart rreth qafës
E shtrënjta jonë Nënë,
thurim pëqafimin balsam për shpirtin,
ku…
dhembja ka ngritur ‘’Perandorinë e Lotit’’

 
 
Jeta
 
Jeta ylberin hedh nën këmbët tona,,
Mjafton të jemi pak guxiimtar
Ëndrrat t’i mos i lë shurdhmemece.
Të vallëzojmë me shtatë ngjyrat e tij….
Jeta jonë të jetë ngjyrë e tetë …...


Tek përqafimi i çmendur shpresë e forcë
U themi ;Njerzve se duam ‘’Faleminderit’’
Jeta akrobaci u hodhi në krahët tonë ,
Ku bashkohemi e dëshpërohemi.

Si gjysëmhënza vitet
Këmbejnë unazat,
Tek flokët dëbora zbardh.

Kafshimi
i ëmbëll i vdekjes,
që mbjelll trishtim…
Jeta s’mundi dot të n’a e fshinte !